Gjithnjë më ka tërhequr kultura e krahinës sime, madje që në fëmijëri! Ruaj kujtimet më të mira për përçuesit dhe bartësit e kulturës në në vite. Që i vogël rashë në kontakt me këngët, vallet e kënduara, veshjet tradicionale të krahinës, zakonet, traditat dhe gjithça i përket kulturës. Kujtoj me shumë nostalgji atë brez të shkëlqyer ahengxhijshë që qenë me një nivel të lartë artistik dhe që i kishin kthyer veglat e tyre muzikore si; daullen, cigonën, fyellin, pipzat, çiftelinë, violinën(qemanen), në “skllave”, në duart e tyre. E këto ustallarë si: Memet Cani, Islam Cani, Tahir Luga, Hysen Hyra, Bajram Luga, Demir Luga nga brezi i vjetër ishin mjeshtër të përdorimit të veglave muzikore dhe ndikuan fuqishëm në çuarjen përpara të kulturës popullore në krahinë dhe promovimin e saj… Nostalgji dhe vlerësim maksimal për to…
Ky grup i pa arritshëm “ustallarësh” u pasua më pas nga të tjerë, e të tjerë në vijim… Emra pa fund! Ahengxhijtë ishin njëra pjesë e medaljes e pjesën tjetër e përbënin kërcimtarët, valltarët e valltaret; e brezit të vjetër, dhe deri më të rijtë që nuk i mungojnë Bendës… Brezat, zevendësojnë brezat dhe arti e kultura përcillen, forcohen në vijimësi dhe ecin më përpara! Me shumë nostalgji dhe respektin maksimal kujtohet në 7-të vjetorin e vdekjes së tij, mësuesi, kolegu, prindi, kërcimtari dhe njeriu i mirë Mustafa Duhani…
Në fotot e tij ka shumë protogonistë, mund të përmendim disa prej tyre si: Selim Kaloshi, Ibrahim Elezi, Abaz Dajti, Thëllënza Alla, Hasan Herceku, Filloreta Nasufi, Selime Tola, Avdi Sallaku, Musa Hasa, Sul Nasufi, Baftjar Jahi, Xheladin Dajti, Hanke Kaloshi, Shaban Luga, Azem Sallaku, Islam Sina, Ramazan Basha, Xhevdet Tufa, Flutura Sida, Hamide Basha, Lulzime Hasa, Kujtim Dajti, Zenel Muça, Luan Dedej, e shumë të tjerë që nuk mundëm ti veçonim. Ndjesë për to.
E enjte data 21.01.2021. Ditë me shi, ditë me shpresë! Shpresë dhe zhgënjim, njëkohësisht!
Shpresë se një ditë më parë presidenti Biden bëri betimin para popullit dhe zotit se do mbrojë kushtetutën dhe Amerikën. Amerika u kthye pas 4 vjetësh në identitet! Biden shfuqizoi shumë ligje të mëparshme dhe bëri thirrje për bashkim! Sa burr i madh shteti !!! Biden, shpresë për Amerikën e trazirave të fundit, shpresë për Botën, shpresë për shqiptarët e veçanërisht për Kosovën e re dhe të trazuar!
Greqia zgjeron kufirin në detin Jon me 12 milje në kurriz të ujrave shqiptare, e miraton me shumicë dhe në parlament! Heshtje dhe vetëm heshtje në anën tonë! Kjo heshtje vret! Vret nesër përpara GJ.N.D -së. Duhet reagim sa nuk është vonë nga Presidenti, Kuvendi, Qeveria, duhet kundërshtuar. Paradoksal Ligji i Luftës i Greqisë me Shqipërinë! Më paradoksale mos zënja me gojë nga ana jonë e ÇAMERISE!
Ndjesë pasi dola nga tema, por nuk mund të rri i qetë e nuk mund të shkruaj asgjë, në qoftëse shkëputem nga realiteti, dhe nuk shpreh mendimin tim modest për këto probleme madhore që janë shumë shqetësuese për ne shqiptarët, dhe jo vetëm.
Faja lindi në lagjen Kurth të Shupalit më 14.10.1957 në një familje të varfër por me tradita patriotike e kulturore. Që fëmijë ai qe i urtë, i zellshëm dhe shumë i zgjuar. Shkollën fillore e kreu në Shupal Kodër me rezultate shumë të mira dhe u motivua edhe me fletë nderi. Shkollën 8 vejçare e kreu në Zall-Dajt në vitet 1968 -72 me rezultate shumë të mira. Ai që në këtë moshë qe i etur për arsim, dije dhe kulturë. Në vitet 1972-1976 kreu Shkollën e Mesme Pedagodjike “17 Nëntori” në Tiranë edhe këtu me rezultate shumë të mira.
Nga bisedat me të sa qe gjallë shprehej: “E kam pasur pasion mësuesinë, prandaj jam munduar që heret që të kemë nota maksimale, dhe deri diku ja kam arritur qëllimit”. Sot duke parë dokumentacionin e tij, që e ka sistemuar për mrekulli bashkëshortja e tij Eminja, shpejt arrin konkluzionin se ai qe një nxënës me rezultate shumë të mira dhe sjellje shembullore. I tillë qe dhe mbeti Faja, në kujtesën e atyre që e njohën dhe punuan me të, modeli i një njeriu të mirë që rrezatonte kulturë. Gjendja e tij ekonomike u bë pengesë për të vazhduar studimet për matematikë në Elbasan pasi nuk ju akordua e dreja e bursës.
I detyruar nga rrethanat ekonomike në shtator 1976 fillon punë në CF në shkollën vartëse Hysaj. Më 1977 vaxhdon punë në CL në Shkollën 8 Vjeçare Selit e Malit deri më 1978 dhe jep mësim në disa lëndë, dallohet për punë dhe rezultate shumë të mira. Në vitet 1978-80 kryen shërbimin ushtarak në Tiranë si telegrafist, dallohet për rezultate e sjellje shumë të mirë e vlerësohet me urdhëra e medalje.
Nga janar 1980 deri në deri në qershor 1985 punon mësues në Selitë të Malit, kishte shumë rezultate me nxënësit dhe lidhje të ngushta me komunitetin. Në vitet 1985 deri më 1987 punon në Shkollën 8 Vjeçare Mojsit. Nga viti 1987 deri në vitin 1997 punon si mësues në fshatin e lindjes, Zall-Dajt. Në një bisedë me Fajen dikur, për emerimin si mësues në Zall-Dajt, shprehej: “Emerimi si mësues në fshatin tim të linjes, ku më parë kam qenë nxënës, ka qenë momenti më i bukur i jetës sime në arsim”. Dhe tani kur ai nuk jeton më, ish nxënësit e tij flasin fjalët më të mira për mësuesin e tyre, dhe e kujtojnë me nostalgji atë… I tillë qe, vërtet Faja! Nxënësit që dilnin nga “duart” e tij shkëlqenin në Ciklin e Larte. Ai qe korrekt, përgatitej sistematikisht, ishte serioz, shumë kërkues e mjaft human.
Nga viti 1997 deri në vitin 2014, Mustafai punoi si mësues në Ciklin Fillor në Shkollën 8 Vjeçare Tufinë, në klasat e treta dhe të katërta.
Duke kujtuar Fajen ish drejtori i shkollës Skënder Jata shprehet: “Me Fajen kam pynuar mbi 15 vjet në Tufinë. Faja qe modeli i mësuesit shembullor, metodist shumë i mirë, përgatitej në mënyrë sistematike, i donte shumë nxënësit, mbante lidhje shumë të mira me prindërit e kolegët e shkollës. Ai kishte një humor të hollë e merrej shumë me kulturën dhe vallet popullore të krahinës nga vinte dhe jo vetëm.E respektonte shumë fshati dhe kolektivi. Fjalët më të mira për të. Iku para kohe dhe na mungon shumë”.
Ndërkohë mësuesja e Shkollës 9 Vjeçare Tufinë, Shpresa Leta Tarja, kolege e Mustafait shprehet: “Kam punuar shumë vite me Fajen. Ruaj përshtypjet më të mira për të. Shkonte mirë me gjithë kolektivin. Qe mësues shumë i përgatitur, mjaft korrekt dhe komunikues, qe një metodist i rrallë në punën me nxënësit, lexonte shumë dhe megjithëse në moshë e mbaroi masterin shkëlqyeshëm. E donte shumë vendlindjen dhe qe i prirë në veprimtaritë kulturore”.
Po, i tillë qe Faja, me parametra të larta si specialist i CF, njeri që shërbeu mbi 38 vjet në arsim dhe nuk u lodh kurrë. Qe shumë vite si valltar me grupet artistike. Madje si valltar “fluturues” dhe shumë i mirë! Faja kishte një peng në jetë, mbarimin e arsimit të lartë. Në vitin 2008 në moshën 51 vjeçare vazhdon USHT, pranë Fakultetit të Histori-Filiologji në degën Gjuhë Letërsi pa shkëputje nga puna. Një rast unikal ky, për zonën tonë. E mbaron masterin në vitin 2014 me rezultate shumë të mira. Për fatin e tij të keq, për së gjalli nuk arriti ta tërheqë vetë, diplomën e masterit. E tillë është jeta, me të mirat dhe të këqiat e saj, e megjithatë ajo vazhdon…
Faja ka dhënë më të mirën e mundëshme edhe në fushën e kulturës. Ai ka qenë një kërcimtar dhe valltar shumë i mirë. Ka filluar të kercejë që në klasën e 7-të shkollës, ka vazhduar më tej me grupin artistik të Shupalit, më pas me grupin artistik të zonës Zall-Dajt dhe për disa vite me grupet artistike të Rrethit Tiranë në Dekadat e Majit, në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastres më 1983. Me grupin artistik të Qarkut Tiranë ishte në Prizren në 2006 me kërcimtarët Hasan Herceku, Shupal dhe Islam Sina nga Shëngjergji.
Kudo ku ka performuar është pritur mirë dhe ka përfaqësuar me dinjitet vallet e krahinës sonë. Ai qe model edhe si valltar dhe nuk lejonte interpretim tjetër, veç atij origjinal. Ai ka një mori fotosh në arkivin e tij që pasqyrojnë veprimtaritë e grupeve artistike në krahinë, sipas brezave nga më të vjetrit e në vijimësi. Kjo tregon qartë për dashurinë për artin dhe shpirtin e tij artistik.
Faja ka kërcyer shumë valle por katër prej tyre qenë më të dashura dhe realizuara mirë artistikisht prej tij dhe bartësit si:
▪︎ “Qemanja trish”.
▪︎ “Qemanja e Madhe”.
▪︎ “Qemanja e Vogël”.
▪︎ “Shupalçja”.
Vallet tona përgjithësisht janë valle të kënduara. Nga vitet ’70 dhe në vijimësi këngët dhe vallet tona kanë ardhur duke u perfeksionuar. Kjo ka ardhur nga përvoja e brezave , përpunimi i këngëve e valleve nga specialistët, zgjedhja e elementive dhe kujdesi i shtetit për kulturën.
Sipas specialistit, Profesor Doktor Ramazan Bogdani, nga studimet e bëra prej tij te IKP dhe botuar në: “Visare etnokoreografike”, viti 2003 rezulton se nga zona janë regjistriar 8 valle të të filmuara në vitin 1983:
▪︎ “But’ e kadal’ vallen-o, syzez-o”.
▪︎ “Plot’ molla plot”.
▪︎ “Valle brezash e Shupalit”.
▪︎ “Huna në zabel-ë, moj”.
▪︎ “Vallja e lepurit” dhe “Jam një lepur komtopall”.
▪︎ “Belushja”.
▪︎ Vallja “Qemania trish”.
▪︎ “Mylkja”.
Padyshim që disa valle kanë pasur si këcimtar dhe Mustafanë. Këtë e vërtetojnë fotot e tij dhe regjistrimet e studiuara nga profesori. Kjo përbën një vlerë. Po si trashëgohen vlerat?
Duke i mbytur pluhuri i harresës! Jo, jo! Po cilit i bie mendja te to? Një pjesë e mirë e protagonistëve, si dhe Faja, kanë vdekur. Kur këto valle e këngë të traditës, bëhen publike në rrjetet sociale sot si: Google, YouTube, WatsApp etj, ato nuk vdesin kurrë. Nxitoni biznesmen dhe njerëz të artit, nxirrni nga “varri” këto thesare. Unë përmenda pak, janë edhe qindra e më shumë të tjera… Ndiqni shembullin e Krahinave të tjera! Arti e mban gjallë njeriun, shpirtin!
Ndoshta nuk jam unë specialisti dhe personi për të dhënë këshilla të tilla! Ju siguroj se kjo ka brenda vetëm dashamirësi dhe respekt ndaj tyre! Këto janë gjenerata të tëra, me emra të përvetshëm, në fushën e muzikës, këngës, valles, instrumentave etj. Unë citova shumë pak, krijimtaria në dekada është shumë e madhe. Ato nuk mund të përmenden të gjithë këtu, nuk është ky objekti i shkrimit, janë përmendur në shkrime të tjerë…
Mustafai qe dhe një veprimtar dhe organizator shumë i mirë në komunitetin e tij ku u lind, rrit, formua dhe punoi në pjesën më të bukur të jetës së tij. Ai në vitet 1988 deri në vitet 1999 u zgjodh për 11 vite rresh Kryetar Këshilli dhe Kryeplak në Zall-Dajt. Këtë detyrë e kreu me shumë përgjegjësi dhe ndihmoi në zgjidhjen e shumë halleve e problemeve të bashkëfshatarëve të tij.
Mustafai u martua me Emine Sidën, lindën tre fëmijë, të tre të arsimuar me arsim të lartë dhe kanë krijuar familjet e tyre. Djali ka mbaruar U.B.T – në degen Politika Agrare, vajza e madhe U.T-në dega Histori, vajza tjetër U.T -në në degën Financë-Kontabilitet.
Njerëz si Faja i bëjnë nder vendlindjes, komunitetit, njerëzve të thjeshtë që ai i donte dhe i vlerësonte shumë!
IBRAHIM KABILI
Tiranë më 21.01.2021
Vdekie qe me kane lenduar, Kjo e Mustafa Duhanit me VRAU!
I perjetshem kujtimi tij ish nx.ime 1967-73.
Po. po.. te ndeuar lexuas, sa i miri Ibraim Kabili, mesues e drejtues i nderuar, pasues i denje ish nxenes sa shkruani, per nje nga te rralit nxenes modet te atyre viteve, une Drejtor i pare i shkelles 8vj.te atij fshati Zall-Dajt, si e dini… Mustafain buzequmesht, njohur ne shtepine e tij, hapur per here te pare shkollen fillore, te asaj lagje, (KURTH)-Shupal, sa ndertuar shkollen e re,me te paharruari Kryetar keshilli Ali Llusha dhe antar babain e Mustafalit, qe na vuri ne dispozcion shtepine e tij, gati nje vit. Me mesuese e pa harrur Lumturi Zaimi.ishte viti 1968…
Faja si i thoni ju,si mbaroi shkollen fillore ne Shupal Koder, me Lili Miten, erdhi me shoket e shoqe deri nga Kuthi, ne 7 vjeçaren ne Zall-Dajt, nje vit para hapur. Ai,simpatiku djale, do te shkelqente si thoni Ju, me te tera, deri me 1972, une mes tyre drejtor e N/Drejtor, kur u hape e mesmia, Maksim Gumeni Drejtor ispektor..
Po e citoj une,ate nga Ish nxenesit e viti 1968,te Zall-Dajtit hapur me 1967,Une drejtori i pare i asaj shkolle,( ne Zall-Mner 1966-67),deri hapur ne vijimesi dhe te MESME 1973* tetor,trasferuar ne Katund te Ri (urshek-)po drejtor. Mustafa Duhani, pasoj shoket e pare te kl V. nisur 1967 si Beqir me vellain e te motren,(ua kam harruar emra sot une prag 85 viteve jete),me Shaban Lushen e tj ,nga lagjia Kurth sa bri lumit ajo e Hysaj*.
E pa harruar ajo shkolle si e para sa 8 vjecare dhe e Mesme ne vijimesi,ne Zall-Dajt.*(Keqe me vjen mbyllur pas 90tes,ne deri me konvikt e pajisem ato vite.).Faleminderit sa shkruani i nderuar Ibraim Kabili,qe nuk ju Harroj per shoqerimin bere mua, dy vejt para,ardhur ne Zall-Bastar, tek shkolla tashme e mesme,ne festen tradicionale te Zones *BENDE,mbetur e paharruar.Nga Toronto,ardhur nga ku po ju shkruaj dhe sot,mes Janari 2021.Ju shoqerofshin aritiet ju dhe gjithe asaj zone, arresim e KULTURE dashese,Ne nga 1967-73-in,me grupet e para shkuar nga festivali ne festival.Me kenaqe sa permede amatoret e pare,po ka dhe para tyre te vite 55-70. qe po te permend vete ciftin At e bir,DAJTI( Abaze e Petrit)kergyer valen e pare te TRASHEGIMISE,deri mes Tiranes…
Me fotot e tyre *trinitrine*po plakem dhe tej oqeani. Shume te faleminderit dhe nje here te uroj MBRODHESI sa ndiese per ish NXENESIT,qe nuk eshte i vetmi i miri,deri MESUES pasues.Mustafa Duhani.Ma shkruaj nje shkrim per nxenesit e pare te Zall-Dajtit(e mesme sa mesuesit e atyre vitev1967-75 (matura e pare e asaj shkolle..) Me shume konsiderate 85 vjecari, RINUAR ne kete shkrim*TRINITRINE*,ketu ne Toronto te Kanadase,(dimri si ne malin me Gropa)po kaloj COVID 19te. Me lente gjalle,te vij mes jush te festoj 85 vjetorin tim te lindies, sa 50 vjetorin e shkolles marre emri *Hamdi Mancaku* Zall-Dajt-, fakeqesisht pas 90te mbyllur, – Amanet ta beni *MUZE*te zone se BENDES*. Mire qe u hap aty ne Zall-Bastar. Miresite ju shoqerofshin.
VO. M’i beni nje vizite ne Besh,mesuesit nderuar,i pari pas Sali Hides ne Mnerin e Eperm sot,kaluar 85 vite,Selman Muca.
Kalofshi me sukses COVID-in.
Mesuesi Veteran 85 vjecar- Dhimiter M Xhoga
Toronto, 25-01-2021
Faleminderit për komentin shumë prekës dhe nostalgjik nga juaj, profesor Xhoga! Jeta ka dhe të papriturat e saj. Kështu ndodhi edhe Fajen, ish nxënësin tuaj, i cili vdiq në një moshë fare të re.
Me mirënjohje e respekt për Ju, Ibrahimi!
Komentet janë mbyllur.