Milazim Krasniqi mburret me numrat „zyrtarë“ të sivëllezërve të tij myslimanë…

0
823

Ndërsa Ibrahim Kelmendi i tregon se cilat kushte duhet të plotësojë një person për t’u cilësuar mysliman!

Nga Revista Drini19 Prill 2018

Milazim Krasniqi, ish-udhëheqësi i Departamentit të Gazetarisë së UP “Hasan Prishtina”.

Këtu e kemi “hajmalinë” e sajuar nga vet Milazim Krasniqi, ku ai mburret e krenohet për numrin “e madh të myslimanve” në Kosovë.

Ibrahim Kelmendit për “statistikat” e Milazim Krasniqit:

Milazim Krasniqin me gjasë e paskësh irrituar një përgjigje primitive që kryeministri Haradinaj i dha një televizioni serb, prandaj na i tund tani statistikat “zyrtare” për përkatësi fetare të popullsisë në Kosovë.

Fatkeqësisht nga ajo “intervistë” rezultonte se marioneta Haradinaj vuan nga kompleksi i inforitetit – prandaj duke belbëzuar u prezantua se qenkësh pinjoll i katragjyshit me emrin kristian “Gjoka”; bile qe përjargur për të përfituar simpatinë e gazetarit serb, se Gjoka shqiptar paskësh ngjashmëri me gjokoviqin serb…

Po Milazim Krasniqi përse po na i tund herë pas here statistikat “zyrtare”? Nga se është mysliman fundamentalist (selefist), (pseudo)mysliman shqiptar apo mercenar shqipfolës, i angazhuar për të sabotuar emancipimin iluminist, sekularist, laik, të popullit shqiptar?
Kush e njeh biografinë e Milazimit , di se ai ishte një komunist tititist, tepër i angazhuar. Kur është konvertuar në (pseudo)mysliman nuk kam informacion. Por e kam vërjetur nga paraqitjet se ai Islamin nuk duhet ta ketë besim fetar, por, fatkeqësisht, angazhim simulues për përfitime mercenare.

Milazimi e di se cilat kushte janë të domosdoshme që njeriu të jetë mysliman. Janë pëso. I dyti është lutja pëso herë në ditë (arabisht: salat / صلاة, turqisht: namaz; i thuhet edhe salavat). Nëse myslimani nuk kryen këtë obligim, kur nuk është i penguar (puna nuk vlerësohet pengesë e arsyetuese, por sëmundja, pjesëmarrja në luftim, etj.), atëherë ai është “kafir” / كافر (në shumës: kufar / كفّار), që shqip i bie jobesimtar.
Gjithashtu Milazim (psudo)mysliman e di se në Kuran është sanksionuar obligimi i lutjes (kap./surja 2, versi/ajeti 3), por edhe 62:9 obligon ekstra lutjen në mesditë ditën e premte (xhuma).

Ata që i dinë këto obligime e kushtëzime e nuk i plotësojnë dhe megjithatë deklarohen myslimanë, janë mashtrues, se pari të vetes tyre pastaj edhe të Allahut muhamdan; ata bëhen akoma më fajtorë se sa ata që nuk deklarohen myslimanë sa për formalitet ose për mashtrim! Kjo kategori e njerëzve janë të pa karakterë, janë mashtrues, hibrid…

Milazimi duhet di të dhënat që në gjithë Kosovën mesatarisht rreth 17 mijë veta kryejnë lutjet në xhamia. Këta plotësojnë kriterin e domosdoshëm dhe kanë të drejto të deklarohen myslimanë. Po kështu, zyrtare është edhe anëtarësimi i myslimanëve në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK). Në një debat televiziv, kur merrte pjesë edhe një funksionar i lartë i BIK-ut, qe thënë se në BIK janë të anëtarësuar rreth 25 mijë myslimanë. Edhe rezultatët e votimit të partive islame që kanë garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, dëshmojnë se numri i myslimanëve në Kosovë është simbolik; të gjithë kandidatët myslimanë, bashkarisht, nuk kanë mund të marrin as 1 % të votave…

Ata që kanë plotësuar pyetësorët gjato regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 duhet të kenë qenë të pa përgjegjshëm, prandaj i kanë regjistruar ibrahimat, mustafat, muhametat, fatimet, ajshet… me “automatizëm” si myslimanë. Bastardë regjistrues! Bastard edhe secili që i shpërdoron ato statistika “zyrtare” për të na prezantuar rrejshëm popullin se qenkësh


Gjergj Kabashi, Revista Drini

Autori i librit “ISLAMI religjion agresiv(?!!)”, Ibrahim Kelmendi, tek profili i tij në fb i ka bërë një analizë një deklarate të Milazim Krasniqit, ish-udhëheqësit të Departamentit të gazetarisë të UP “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku islamisti i njohur politik i vë në pah disa të dhëna statistikore rreth përbëjes së popullsisë sipas përkatësisë fetare. Pseudointelektuali dhe dhe profesori i rrejshëm i gazetarisë, person ky me prani të jashtëzakonshme në formimin e opinionit publik (padyshim një opionbërës destruktiv dhe kombëtarisht i rrezikshëm), i cili me sjelljet e veta aspak intelektuale dhe johumanizmin që e shquan si një shovenist tipik religjioz islamik, vazhdon ta helmoj opinionin publik shqiptar, e sidomos ta infektoj brezin e ri të shqiptarëve me virusin e jotolerencës dhe të mosdurimit kombëtar, pasi një pjese të kombit mundohet me cdo kusht e mjet që t’i jep identitet e identifikim fetar islamik, e jo identitet kulturor kombëtar shqiptar.

Tashmë është e kotë të thuhet e të flitet për dëmin e madh e të pariparueshëm që ky person, e të tjerë si ky, ia kan shkaktuar Kosovës dhe shqiptarizmit në përgjithësi. Si islamist politik i dehur me Islam, ky tashmë nuk është në gjendje me e kuptue gabimin e tij e as me e pranue fajin e madh si propagandues i islamizimit.

Por, shpesh mendoj që Milazim Krasniqi,- si mediokër e smirëzi që është, “nuk ka faj”, sa kan faj të ashtuquajturat politika kombëtare-shtetërore në Kosovë e Shqipëri, që ia japin gjithë hapësirën e mundësitë e mundshme , që ky të shndërrohet në një propagandist kaq të zellshëm islamik; në vend që ta heshtnin me kohë duke e gjetur mënyrën e duhur që e shfrytëzon cdo shtet (kombëtar) në botë, që të tillëve t’u mbyllet goja. Masa më e butë “edukative” ndaj tij do të ishte largimi nga procesi edukativo-arsimor për shkak të shovenizmit të rrezikshëm religjioz-islamik të tij , dhe mbyllja e “dritareve” të caktuara, që ky më të mos mundet ta shpreh mosdurimin dhe urrejtjen e vet me bazë në një përkatësi religjioze.

Në këtë kontekst, “statistikat për Muslimanët”, që i ngre lartë si bajrak turku Milazim Krasniqi, nuk janë e nuk thonë asgjë, po të silleshin si shqiptar të ndërgjegjshëm ata që përdit janë të detyruar të jenë pranë tij! Ata që janë përreth tij nuk po sillen si Shqiptarë të mirë e të emancipuar, se po të ishin të tillë, Milazimit do t’ia kthenin shpinën me kohë. Ky intelektual-mediokër, që të thuash për 18 vite me propagandën e vet konstante islamike na e shndërroj Kosovën tonë Shqiptare një një foltore të propagandës islamike, cfarë mund të shihen vetëm në vendet ku sundojn në një a mënyrë tjetër “Ligji i Sharias” dhe ku janë aktive e kujdestarojnë në mbikqyrjen e muslimanizmit, policitë religjioze islamike?!…

Nëse je Musliman aq i madh, atëhere bëhu Musliman i vërtetë Milazim Krasniqi dhe në vend që t’i bindësh të tjerët që të myslimanizohen deri në fund, binde familjen tënde të ngusht e të gjerë, që të sillen si Musliman; që t’i falin rregullisht të “pesë vaktet”, që të vishen ashtu “sic u ka hije” femnave Muslimane; e jo që të mundohesh t’i fusësh në “thesin” e një përkatësie fetare të gjithë ata që ta ka ënda ty, pavarësisht se a duan a nuk duan të jenë të tillë.

Bëhu Musliman për vete, e jo për mua, Milazim Krasniqi!
Bëhu Musliman për vete,- Musliman i heshtun e i devotshëm, që pa zhurmë e pa pasur nevojë t’i kallxoj tjetërkujt se ç’farë besimtari është, i falë rregullisht “pesë vaktet”, që nëse mund t’i duken pak, mund t’ua shtoj edhe ndonjë extra-“vakt namazi”, e jo person që do ta myslimanizoj e t’i jap vulë Muslimane, Kosovës Shqiptare?!

Ç’ka mund të fitosh me mësymjen e dehjen tënde religjioze islamike, he i lumi ti për vetën tënde, ore Milazim Krasniqi?!
Ç’ka fiton me numrin aq të madh të “myslimanëve” që po të dalin në bazë të “statistikave zyrtare”; pavarësisht që mendja yte dhe e të tjerëve si ti, po të lejoheshin prej Shqiptarëve, do të mund t’a krijonin një “geto muslimane”, por të rrethuar gjithndej “me kaurr”?!…

Një “tabelë qitjeje” për armiqt e tokave të AtMëmëdheut tonë!
Për me e shtue edhe më shumë numrin e “myslimanëve”, të pengon Bullgaria, e Turqinë “tënde” , e pengon, po ashtu Bullgaria?!
E si të fluturoj tek “umeti i vet” ,-pos me mendje Milazim Krasniqi ; si të “fluturoj” për tek bota e madhe turke dhe arabe-islamike?!
Lena të qetë e lena Shqiptarë, o Milazim Krasniqi , he “Don Kishoti i Mancës” nga “rradhët e muslimanëve shqiptarë”?!…

* * *

Në fund duhet shtruar pyetjen se a është fotoja kryesore në këtë shkrim “model i shqiptarit” që e praktikon Islamin si fe? Natyrisht që nuk mund të jetë kjo foto si model i tillë për “shqiptarin”, por është “model për shqipfolësin”, ish-Shqiptarin e shndërruar në Musliman prej propagandës së tërbuar antishqiptare nëpër xhami dhe , deshtëm a nuk deshtëm ta pranojmë, edhe prej propagandave islamike cfarë i bënë islamisti më i njohur politik i Kosovës, të cilin këtu e kritikon me të drejtë njohësi i cështjeve të Islamit dhe Kuranit, Ibrahim Kelmendi.

Shqiptarët në përgjithësi, e në këtë vështrim edhe Shqiptarët e Kosovës, sikur e kan të vështirë që ta pranojnë se ka kaluar koha e “islamit tradicional”, që në viset e pushtuara shqiptare në ish-Jugosllavi ishte i mbikqyrur nga komunizmi jugosllav dhe se tashmë me hapjen e botës, është hapur “edhe Islami”, që është ai burimori i kohës së profetit të muslimanëve, Mohammad-it, një Islam tejet pretendues, shovenist e ekspansionist njëherit, që i shkatërron pamëshirshëm kulturat e kombeve të tjera, sikurse kulturën shqiptare; apo qysh mund ta quajmë me gjuhën e bashkëkohësisë: Islam Politik Global.

Pra, është Islam me pretendime që të jetë Islam i miletit apo umetit të profetit Mohammad, qysh është sajue nga i “dërguari i Allahut” që në zanafillë. Për këtë arsye Milazim Krasniqi qe pothuaj dy dhjetëvjetësha ka filluar të numroj musliman, të vuaj për “pësimet e tyre” dhe të mburret me numrin e tyre, sidomos “ndër muslimanët shqiptarë”, sic ka qef të shprehet ai.

Në të vërtetë, krenaria Muslimane e tij dhe e shumëkujt në Kosovën e pasluftës, nuk ishte gjë tjetër pos punë e “kolonës së pestë” të Turqisë në Kosovë dhe në viset Shqiptare në përgjithësi, e ka dëmtuar dhe lënduar tepër shumë ndërgjegjën kombëtare shqiptare.

Si shoqëri (shqiptare) tashmë kemi ardhur deri në atë pikë kritike sa nuk mund t’i lëshohet pe islamizimit të shoqërisë Shqiptare, islamizim c’farë e synon dhe do edhe Milazim Krasniqi. Kjo duhet ndaluar me cdo kusht e mjet, nëse duam ta shpëtojmë kombin shqiptar nga asimilimi, nacionalizmi paralel dhe zhdukja e tij në perspektivë.

Milazim Krasniqi është i dehur me religjion, dhe të dehurit kurrë nuk mund të jenë pjesë e ndonjë debati në shoqëri! Se i dehuri vetëm mund të “fantazoj” , pa kuptuar asgjë nga realiteti i njëmendt jetësor.

* * *

Janë mbi 300 kosovarë që iu bashkuan “Shtetit Islamik” në Siri dhe Irak, për idealet e së ashtuquajturës “Toka e Shamit”, të cilët janë atje që nga themelimin i organizatës më 2014, ndërkaq afër 80 prej tyre mendohet që janë vrarë gjatë luftimeve në territoret e Sirisë dhe Irakut.

Pse shkuan atje?
Kush i dërgoj?
Hoxhallarët po thonë: Jo!
Islamistët politik si M.K., -Jo!
Une si Shqiptar, -Jo!

A askush nuk i paska dërguar ata për “shehidllëk” atje, a?
“Shqiptarët jane kombi ma besnik i Al-Baghdadit”, i tha para ca ditësh një burim “Insajderit” të Prishtinës.
E ka pasur fjalën për Shqipfolësit, pra për ish-Shqiptarët, pasi vetëm shqipfolësit mund të jenë mercenarë, gjë që është një fakt i dëshmuar historik!

Momentalisht, raportohet se mbi 100 kosovarë të tjerë, ende vazhdojnë të jenë pjesë e ISIS-it. Do të thotë që ata kan “dalur” nga “gjiri” i “shumicës muslimane” të Milazim Krasniqit dhe të marrocëve të tjerë që mburren në mënyrën më tragjikomike e të turpshme njëherit për numrin e madh të “muslimanëve”. Asnjëri prej tyre nuk ka dalë prej “gjirit” të Shqiptarëve, por prej eksperimentit antishqiptar për zhbërjen e popullit Shqiptar, duke e shndërruar atë fillimisht në një Shqipfolës të mjerë, “mish për top” të panislamizmit e xhihadizmit botëror.

Prandaj, Shqiptar, mos lejoni numërimet “statistikore” të së ashtuquajturës “përkatësi fetare të popullsisë shqiptare”, pasi regjistrimet e tilla nuk mund të bëhen kurrë pa dominuar propaganda shtetërore kombëtare shqiptare shumë e shumë vite para një regjistrimi të tillë. Regjistrimi në të cilin thirret Milazim Krasniqi është bërë nën mbikqyrjen e rreptë antishqiptare të BIK-ut dhe të Islamit Politik të “Arnautllukut”, degës së Islamit Politik Botëror.

Të gjithë duhet t’i ikim e të mos i lejojmë shprehjet “pakicë fetare” apo “shumicë muslimane “shqiptare”, pasi nuk mund të ketë në asnjë mënyrë as “shumicë” e as “pakicë” brenda një kombi, pasi në këtë mënyrë e fyejmë dhe përdhosim vet natyrën e kombit, traditën, kulturën dhe historinë e tij të vuajtur shumëshekullore nën pushtime të ndryshme, veçanërisht nën pushtimin shkatërrimtar turk-osman.

Nëse insistohet, siç insiston antishqiptarizmi i vetëdijshëm apo i pavetëdijshëm, në thirrjet “statistikore” si argument, atëher realiteti atë “shumicë” e paraqet të shkretë e të marrë, se vetëm “të marrët”, e shndërrojnë vetën e vendin e vet në “mish për top” për qëllimet e huaja antishqiptare.