“Molla e Kuqe”, aty ku ishte kufiri shqiptaro-serb, prej nga na ndoqi e vrau Rusia me Serbinë!

0
762
Molla e kuqe

Nga Revista Drini4 Janar 2019

“Molla e Kuqe”, një nga dëshmitë e kufirit shqiptaro – serb (FOTO/VIDEO)

Një nga të deshmite qe ka të bëjë me një histori mbi kufijte real te tokave shqiptare që çojne deri ne Nish, aktualishte te okupuar eshet deri tek “Molla e Kuq”, që po e shifni në foto. Sipas kësaj historie, emrin Molla e Kuqe e kishin dy fshatra skajorë shqiptarë, njëri në veri dhe tjetri në jug të vendit, shkruan “Presheva Jonë”.

Fshati Molla e Kuqe në jug, i përket një zone që sot gjendet brenda kufijve administrativë të Greqisë, me emër të ndryshuar në Kalloreferis. Fshati tjetër, në skajet veriore të Shqipërisë, gjendet edhe ai jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme, diku afër një vendi të njohur me emrin Novi Pazar, afër Nishit.

Gazetat serbe dite me apre kane shkruajnë se shqiptarët po vazhdojnë të provokojnë serbët, dhe provokimet më të reja që sipas agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” e cila thotë se kanë dëshmi se Nishi gjithmonë ka qenë qytet i tyre. (“Kako tvrdi albanski medij “Presheva Jone” Niš je oduvek bio čist Albanski grad, ali je onda etnički očišćen od strane Srba, kao i sporazumima Beograda i Turske.”)

Media serbe duket e shqetësuar nga shkrimet e medieve shqip, pasi shkruan se një portal nga Presheva, pretendon se Nishi ka qenë gjithmonë qytet i pastër me shqiptar, por më pas është spastruar etnikisht nga serbët, si pasojë e një marrëveshje të dikurshme në mes të Serbisë dhe Turqisë.

Portali serb “Telegraf.rs” duke iu referuar shkrimit të agjencise “Presheva Jonë”, thotë se aty është postuar një fotografi si dëshmi, ku tregohet sesi shqiptarët nga Nishi në vitin 1912 janë dëbuar nga Serbia.

“Ata gjithashtu pretendojnë se deri në atë kohë në Serbi kanë jetuar mbi 100.000 shqiptarë, ndërsa tani kanë mbetur diku mbi 5.000!

Ky është një tjetër provokim nga shqiptarët, ndërsa kujtojmë se shqiptarët katolik nga Kosova, kanë argumentuar se manastiret dhe kisha ortodokse serbe në fakt janë tempujt e tyre të vërtetë të cilët kohë më parë ua rrëmbyen serbët, dhe tani kërkojnë që disa nga objektet serbe tu kthehen atyre dhe nga aty të dëbohen priftërinjtë ortodoksë”.

E dhëna e dytë është më e “freskët” në kohë. Ka të bëjë me një dekret të vitit 1968 të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSH-së. (dekreti nr. 4381, datë 13.4.1968) Ky dekret bën disa ndryshime të rëndësishme në ndarjen administrative tokësore të vendit. Mes rreshtave gjetëm edhe një vendim që ka të bëjë me një fshat me emrin Molla e Kuqe.