Mos na lini në “mëshirën” e huliganëve që kanë depërtuar në radhët e policisë

0
487

Në foto: Sulejman Xhaferi

Letër e hapur drejtuar Prokurores së Përgjitshme të Përkohshme Arta Marku dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa

Nga Sulejman Xhaferi

Unë që po ju shkruaj quhem Sulejman Xhaferi, lindur më 17/02/1950 në Mner të Sipërm Tiranë, banues në njësinë administrative nr 6 Kombinat Tiranë. Po ju shkruaj publiksht, pasi ju kam shkruar dy herë mënyrë institucionale për një çështje dhe strukturat policore dhe ato hetimit nga ana e prokurorisë, vazhdon të më krijojë shqetësime, në një moshë të thyer dhe me statusin e invalidit.

Historia ime nis më 19 maj 2012, kur im vëlla Ibrahimi më kërcënoi me jetë, duke më thënë se kam porositur djemtë me të vrarë. Arsyeja se unë paskam bërë propogandë për ta ndarë tim vëlla nga fisi! Pa u mbushur java, me 24 maj 2012, nisi skenari i tim vëllai për të zbatuar planet e tij kërcënuese ndaj meje. Ngjarja ndodhi në Rrugën “Siri Kodra” afër Urës së Paskuqanit. Teksa po pija kafe në një kafene aty pranë, dy persona që zbritën nga një motor i bardhë, afrohen pranë meje dhe më kërcënojnë me jetë, duke m’u drejtuar me fjalët” “Spiun!” “Mashtrues!”. I shmangem sherrit duke u larguar nga lokali nëpërmjet tualetit, duke lënë dhe çantën në lokal, por këto persona më zënë në rrugë dhe njëri më kap nga njëri krah e tjetri nga krahu tjetër.

Bëra thirrje për ndihmë, ndërhynë disa banorë të lagjes dhe ata u larguan, duke kërcëlluar armët, që i paskeshin pasur me veteI Lajmërova policinë dhe grupi policor erdhi menjëherë. Para se të vinte policia, mësova nga banorët se kërcënuesit e mi ishin punonjës të Ujësjellësit dhe ishin nxitur nga djali i vëllait tim, nga nipi im, i cili paskësh qenë duke pirë kafe pak metra më tej, bashkë me tezen e tij. Theksoj se djali i vëllait tim, Qeremi është person problematik për zonën, i skeduar nga policia me dosje kriminale. Pra, vëllai e kishte mbajtur fjalën, po më kërcënonte me jetë me anë të djalit të tij, që kishte futur në ingranazhet e këtij kërcënimi dy personat me motor të bardhë, punonjës të Ujësjellësit, për të cilët tregova më sipër.

Kërcënime verbale, me telefona dhe në rrugë nga persona anonimë kanë vazhduar pas kësaj ngjarje,për të kulmuar në një përplasje të fortë me tezen e nipit tim.

Me 2 maj 2017 takoj tezen e nipit tim Qeremit, e cila quhet Shpresa Alirexhepi, pranë Impiantit të Ujit, ku ajo ka shtëpinë. Ajo tentoi të më shtypte me makinë, duke më thënë: “Do të tërheq zvarrë pas makinës!”. Menjëherë lajmërova policinë, e cila erdhi dhe pasi bëra shpejgimet përkatëse, më rekomanduan t’i drejtohem komisariatit nr.5 për të bërë denoncimin. Mëgjithë lutjet e punëtorit të policisë për ta falur, unë kreva denoncimin në komisariatin nr.5, i cili bëri kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyësor Tiranë. Erdhi bashkëshorti i tezes së nipit tim nga Italia dhe kërkoi të më takonte, por nuk pranova. Më në fund, me ndërhyrjen e disa familjarëve të mijë, e takova dhe ai mu lut që ta tërhiqja denoncimin, pasi donte ta merrte bashkëshorten me vete në Francë, por nuk e merrte dot në process hetimi.

Pranova, e tërhoqa denoncimin, por i thashë prokurorit se më gjeti ndonjë e keqe, e kërkoj tek ajo! Edhe sot e kësaj dite ajo ndodhet në Francë bashkë me bashkëshortin. Shtëpinë dhe makinën ua ka lënë djemve të vëllait, nipave të mi nën ruajtje!
Vite më parë kam marrë me leje ujë të pijshëm, pjesë e fashtit, me lejen e pjesëtarëve të atij burimi, ku dhe kam punuar. Dëshmitarë janë gjithë lagjia,dhe farefisi. Në mënyrëarbitrare, pa pyetur njeri, e morën këtë ujë ujë vëllai im me disa komshinj. Pra nuk më lanë të merrja ujë, por arrita të merrja pak nga shkarkimet e tepruara, nga një tubë ajrimi, por dhe atë ma ndërprenë.

Duhet thënë se vëllai im I quajtur Ibrahim Xhaferi ka 27 vjet që ma shfrytëzon tokën forcërisht. Këtë tokë na e ka lënë babai, të ndarë në katër pjesë. I kam çuar njerëz që të mos ma prekë tokën, por nuk është bindur. Kam konflikte dhe për ujë vaditje që nuk më jep. Kam konflikte për kufij ndarës. Kam konflikte se derdh ujërat e zeza në tokën time, si dhe plehërat e mbeturnat. Të gjitha këto punonjësi I policisë së zonës Emri Demalia I kaditur, por siç duket ka konflikt interesi. Ai është parë shpesh të hajë e të pijë në atë shtëpi, e për ta verifikuar mjafton të verifikohet numri I telefonit tëtij. Ky person i dhunshëm ka dhunuar dhe dy invalidië të tjerë disa vite më parë.

Rasti më kulmor i sjelljes arrogante dhe të dhunshme të këtij punonjësi policie ka ndodhur në ngjarjen që poi u tregoj më poshtë:
Unë kam kërkuar ndihmë nga organet e policisë dhe në vend të ndihmës më ka dhunuar psikologjikisht e fizikisht, duke ushtruar dhunë të rëndë ndaj meje, që jam një invalid i përhershëm, ky punonjës policie, i cili e shikon vendin e tij të punës si vend përfitimi personal, duke dhunuar një pjesë e duke favorizuar në kundërshtim me ligjin një pjesë tjetër.

Ngjarja ka ndodhur më 13/04/2017, kur unë ndodhesha në Mner të Sipërm, në shtëpinë e dajës, që na e ka dhënë në përdorim për verim mua dhe vëllait. Atë ditë pata konflikt të ashpër me vëllain, (u ndjeva i rrezikuar fizkisht prej tij), pasi ai kishte ndërprerë ujin në shtëpinë tonë në përdorim dhe unë kam kërkuar ndihmën e të plotfuqishmit të njësisë administrative Zall Bastar, i cili quhet quhet Emri Demalia. Ky zotëri ka ardhur në shtëpi së bashku me katër policë, të gjithë ishin të dehur dhe me një fjalor të ndyrë, të padenjë për uniformat e policisë. Kjo eskortë policore, në vend që të më merrte në mbrojtje, ngaqë vëllai po më dhunonte, më ka marrë ashtu gjysëmzhveshur siç isha dhe më ka tërhequr zvarrë duke më goditur dhe kërcënuar. Nuk më ka lënë as të haja drekë, por më ka tërhequr sikur të isha një killer e jo një invalid që pata kërkuar ndihmë!

Gjatë kësaj kohe që ky i plotfuqishëm dhe policët e tij vërtitetshin nëpër shtëpi duke më rrahur e kërcënuar, më janë vjedhur edhe dyqind mijë lekë të vjetra që i kisha në xhepin e xhaketës dhe disa të holla të tjera, që i mbaja në xhepa të tjerë. As ilaçet e mjekimit të përhershëm nuk më kanë lejuar që t’i marrë me vete! Më kanë marrë dy celularët që kisha, pamë lejuar asnjë lloj komunikimi.

I plotfuqishmi z.Emri Demalia, gjatë gjithë rrugës, disa herë më ka godituir me grushte dhe ka përdorur ndaj meje fjalë të rënda fyese e poshtëruese. Si rezultat i këtyre goditjeve, kam pësuar traumë fizike dhe psikike, çfarë e dëshmojnë dhe ekspertrizat mjekësore, që po ua bashkëngjis kësaj letre. Ashtu të përgjakur, eskorta policore më ka çuar në një lavazh dhe ka urdhëruar punëtorin e lavazhit të më pastronte dhe për shkak të gjendjes së rënduar janë detyruar të më shoqërojnë për tek spitali “Nënë Tereza”, reparti i Kardiologjkisë, ku kam marrë ndihmën e parëmjekësore, gjë që vërtetohet dhe nga dokumentet përkatës.

I plotfuqishmi z. Demalia dyshohet për afera droge, merr para nga të përfshirët në këtë trafik, se gjoja i mbron ai, kur dihet se për afera droge është shkarkuar nga puna ish shefi i komisariatit nr. 4, para dy vjetësh dhe vetëm në fshatin Zgur të Zallmnerit janë nën hetim dhe ndjekje penale shtatë persona…

Pasi kanë mbajtur një proceverbal në zyrat e komisariatit nr.4, më kanë nxjerrë jashtë, dukemë thënë shko në Kombinat ku ke banesën dhe gjendjen civile. Nuk kisha ansjë lekë në xhep dhe as dëshminë e invaliditetit. Ju luta të më jepnin ndonjë pesëmijëlekëshe borxh për t’ua sjellë të nesërmen, por ata mbyllën dyert e komisariatit dhe nuk pranuan asnjë lloj komunikimime mua! I drejtohem Shërbimit Informativ Kombëtar, por ata më thanë se duhet të shkoja tek Drejtoria e Policisë Tiranë. Mirëpo gjendja ime shëndetësore u rëndua shumë, uria bënte punën e vet. Atë natë e kam gdhirë në lulishten e Pediatrisë së re. Në orët e para të mëngjesit pashë një person të njohur, të quajtur Rexhep Rama, i cili me bleu disa byrekë dhe më dha një pesëmijëlekëshe borxh, si dhe më solli nga shtëpia e tij një palë pantollona, këmishë, xhaketë që të ndërrohesha, pasi isha katandisur si mos më keq!

Fill pas ngjarjes kam njoftuar Avokatin e Popullit, i cili ka depozituar për ndjekje çështjen time.
Para dhe pas kësaj ngajrje kanë vazhduar e vazhdojnë presionet e kërcënimet ndaj meje; kërcënimet në telefon, qëllojnë me gurë shtëpinë e të tjera, për të dashur të më tregojnë se janë të paprekshëm dhe se unë duhet të ndihem i frikësuar!

Unë jam një qytetar i ndershëm, me aftësi të kufizuara fizike, që kurrë nuk kam pasur probleme me ligjin. Po ju shkruaj që të merrni masa që persona të tillë, që e ndotin uniformën e policisë të mos jenë më pjesë e strukturave të saj, e luftës që ajo bën për rendin dhe qetësinë qytetare.

Çështja ime për të cilën ju fola gjëra e gjatë ndodhet për hetim në prokurori, por deri tani nuk është bërë ballafaqimi im me të plotfuqishmin z. Demalia të cilin akuzoj, nuk është thirrur për të dëshmuar punonjësi i lavazhit, që ka qenë dëshmitar okulai dhënë shtazarake të ushtruar ndaj meje nga një i plotfuqishëm ploicor që duhet të më mbronte; nuk është bërë asnjë hetim serioz rreth kësaj çështjeje.

Mbetem me shpresë së letra kjoletër e hapur dhe publike do të shqyrtohet e verifikohet dhe të merren masa kundër këtij huligani dhe që vepron në emër të policisë, duke marrë nëpër këmbë të drejtat elemientare të një të moshuari dhe të një invalidi në kushte mbijetese.

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar