Mos ndryshimi në krye të LDK-së, një skenarë ogurzi…?!

0
481
LDK - Kuvendi IX zgjedhor

Nga Skënder MULLIQI

Pëgatitja për ta rizgjedhur Isa Mustafen në krye të LDK-së, ka qenë paraprakisht mirë e planifikuar. Që nga poshtë deri lartë të shprehem ashtu, janë zgjedhur delegatet të cilët e votojnë Mustafen, dhe për mua, s’ka qenë befasuese rizgjedhja e tij më aklamcion komunist, apo koncensual siç po e quajnë shumica. Kush i kupton mirë rrethanat politike, e ka të qartë, se Mustafa e ka të zënë bishtin me derë, se edhe ai ka shkelur më të dyja këmbët në allishvereshe të ndryshme, në përfitime jo ligjore, etj.

Edhe pse nuk është në gjendje shëndetësore të mirë, nuk ka “guxuar” të tërhiqet nga gara për të parin e partisë. Tërheqja e kandidaturave tjera të mundshme, flet katërcipërisht, se këto struktura në krye të LDK-së, e kanë vu interesin përsonal para interesit partiak dhe interesit të Kosovës.

Edhe këto zgjedhje në LDK, por edhe në parti tjera politike, treguan së edhe për një kohë nuk do të këtë ndryshime pozitive në vend. Kosova është kapur fortë për gryke nga grupet korruptive e kriminale, që nuk e lëshojnë, jo. Të mos ushqejmë iluzione kot! Qytetarët kanë rënë në hall të madh, se pak iu ka mbetur zgjidhje për zgjedhjet e ardhshme.

Por, megjithate duket se solucion iu ka mbetur “zgjedhja e të keqës më të vogël”, e qe është vazhdim i agonisë së Kosovës. Gjithafarë berllogi dhe analfabeti duke filluar nga komunat e deri ne organet qendrore ka arritur të ngjitet në pushtet! Kur në skenë mbeten ish strukturat e sistemit komunist, kjo është fatale për vendin.

Inteligjenca dhe rinia janë duke heshtur, dhe po heshtin shumë keq karshi të gjitha ndodhive, jo të mira që po na ndodhin para syve tanë. Kur është fjala te LDK-ja, e kam thënë moti së ka perënduar subjekti të cilin e ka themeluar Dr. Ibrahim Rugova, me atë ditë kur ka ndrruar jetë…

Sigurisht, se do të këtë festë në mesin e partive të tjera shtetformuese politike, pas dështimit të demokracise së mbrendshme, më instalimin e Isa Mustafes, dhe garniturës së tij në krye të LDK-së… Jo vetëm që i janë gëzuar për zgjedhjen e dëgjueshmit të tyre, Isa Mustafa por sigurisht do ta kenë shumë më lehtë në zgjedhjet e radhës, të jashtëzakoshme, se edhe gjendja në Kosovë, shumë po ngjan me gjendje të jashtëzakonshme, me gjendje të pa shpresë, për të jetuar dhe për të vepruar…

T’i lutemi të gjithë Zotit, që mos ndryshimet në LDK, dhe në krye të partive kryesore politike, nuk do të jenë një tjetër skenar ogurzi për Kosovën…