MOZAIK I DASHURISË NË POEZI DHE PROZË

0
300
Dragica Schröder - Mozaik dashurie

Botohet Antologji në dy gjuhë: serbisht dhe gjermanisht, me autoren Dragica (Matejević) Schröder, mjaft voluminoze

Këto ditë doli në qarkullim (qershor) mjaft voluminoze me mbi 80 autorë – poetë e prozator nga mbarë vendet europiane, aziatike dhe arabike “Mozaik dashurie me poezi e prozë” në përzgjedhjen dhe përkthimin në gjermanishte nga poetja e shquar Dragica Schröder, që zgjoi indinjatë veçmas në gjuhën gjermane. Botues është Klubi i dashamirësve të librit “MAJDAN” nga qyteti Kostalac (Serbi). Në këtë Antologji të llojit të vetë janë mpleksur emrat e fjalës së bukur.

Në mesin e 80 autorëve të Antologjisë, vendin e merituar e ka zënë emri i vetëm i poetit shqiptar nga Kosova që jeton e krijon Mustafa V. Spahiu nga Shkupi (RMV), me poemën e tij të njohur “Sikur të kisha lindur në Shkup”. Brenda ballinave të Antologjisë janë rradhitur si kokërrat në rruzare krijuesit nga ish-YU, vendet ballkanike, Europiane, Aziatike dhe Arabike.

Kjo Antologji është mbi standarden dhe është e pajisur me parathënien, përmbajtja e emrave të krijimeve ketrare, IN MEMORIAM (për pesë të ndjerë), shënimet biografike dhe pasthënia (kuptohet ne dy gjuhë). Botues është Klubi i dashamirësve të librit “MAJDAN”, qyteti Kostallac. Veçanë poeti e përkthyesi letrar Mustafa V. Spahiu, për të tretën i prezentohet lexuesit gjermanofolës.

Tafil KRYEZIU

Dërgoi për publikim, Mustafa Spahiu, poet e shkrimtar