Myslimanët kundër myslimanëve

0
1641

Gani MehmetajBotaSot.info, 30 janar 2018

Luftërat më të egra në historinë e njerëzimit janë zhvilluar nga myslimanët kundër myslimanëve. I pari i arabëve sauditë, Muhameti, në emër të islamit e udhëhoqi luftën që e dogji Lindjen e Mesme, skllavëroi gra e fëmijë jo myslimanë, masakroi ata që nuk pranuan të bëheshin myslimanë dhe i pushtoi shtetet arabe me gjak e më hekur. Trashëgimtarët e tij në emër të shtrirjes së islamit dogjën shtete aziatike e shuan kombe deri në Indi, nxitën luftëra të brendshme qytetare e luftëra sektesh fetare në mes arabëve me masakre që nuk i mbanë në mend historia njerëzore. Arabët myslimanë e luftuan egërsisht arabin mysliman nga Medina në Bagdad nga Xheda në Aleksandri.

Perandoria Osmane disa qindra vjet më vonë mori pishtarin e islamit dhe i pushtoi arabët nga Siria e Palestina deri në Arabinë Saudite. I vrau dhe i masakroi myslimanët si asnjëherë më parë ndonjë pushtues, i mbajti nën sundim të egër pesëqind vjet Iranin, Kurdistanin Sirinë, Irakun, Arabinë Saudite e më pak Egjiptin, duke i shtypur myslimanët herë me jeniçerë të krishterë nga Gadishulli Ilirik, herë më nizamë shqiptarë. Janë shtetet e krishtera evropiane që u ndihmuan myslimanëve arabë e iranianëve të çliroheshin nga Perandoria islamike turke.

Tradita e luftërave të myslimanëve kundër myslimanëve vazhdon me të njëjtin intensitet e egërsi edhe sot. Arabët janë në një shkallë më të ulët qytetërimi, prandaj feja i mobilizon më shumë se sa kombëtarja. Prandaj kanë sukses ata që i thërrasin në luftë në emër të islamit kundër islamit ndryshe, kundër islamit të sektit tjetër. Shitët luftojnë kundër sunitëve me një luftë të pistë, ku vriten e gjymtohen gratë e fëmijët, ku masakrohen kryesisht civilët. Shpërthimet e bombave të vetëvrasësve nëpër tregje, xhami, festa fetare e grumbullime, janë veprime që i bëjnë njëra sekt myslimanë kundër sektit tjetër mysliman.


Loading…


Në emër të islamit u bënë luftëra shfarosëse të Irakut kundër Iranit, sirianët luftonin kundër libanezëve, Arabia Saudite është duke bombarduara katunde e qytete të Jemenit, sirianët e irakianët myslimanë luftojë kundër sirianëve e irakianëve myslimanë.

Turqia islamike e ka përshkallëzuar luftën kundër kurdëve. Turqia ka njëqind e ca vjet që nuk ka rreshtuar së luftuari kurdët. Ndërkaq, Bashkësia Islame e Kosovës përmes xhamisë në Prizren doli në mbështetje të hapur të luftës së turqve kundër kurdëve, pra të myslimanëve kundër myslimanëve në prani të ambasadores turke e ushtarëve turq, që nuk e dimë pse janë këtu dhe pse nuk i dëbojmë. Gratë e Prizrenit kësaj radhe nuk shkuan në ISIS që t’u rrinin gati nevojave mashkullore të luftëtarëve islamikë, por thurën shalle për ata ushtarë që do të vrasin sa më shumë kurdë.

Asnjë reagim kundër luftës, ku më së shumti pësojnë fëmijët e gratë, asnjë vajtim për myslimanët që vrasin myslimanë, asnjë keqardhje për fëmijë, gra e pleq që po pësonin nga bombardimet turke.

Disa vjet më parë kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës me hoxhallarë çirreshin në kupë të qiellit për fëmijët myslimanë në Siri, duke harruar se atëbotë në luftë pësonin edhe fëmijët e krishterë sirianë. Kreu i myslimanëve të Kosovës nuk brengosej për fëmijët e krishterë sirianë, ashtu si nuk brengosët as për fëmijët myslimanë e të krishterë kurdë. Kurrë nuk e ka mbështetur Bashkësia Islame e Prizrenit luftën e shqiptarëve kundër Serbisë, kurrë nuk i ka gjykuar rimet e ushtrisë serbe në Dardani. Ishin qytetarë të dëgjueshëm të Milosheviqit e kriminelëve të tij. BIK-u i lufton interesat e shqiptarëve të Dardanisë, duke u vënë në herë në shërbim të Serbisë herë në shërbim të Turqisë. Hoxhët e BIK-ut nëpër xhami rekrutuan të rinj që lanë kokat në luftërat islamike në Siri e Irak. Po rekrutojnë turma të pa tru kundër shtetit e kombit tonë. BIK-u është bashkësia fetare më antishqiptare në rruzullin tokësor.
Kreu i BIK-ut na futi në luftërat e myslimanëve kundër myslimanëve.