Ndal më ndërtimit të objekteve fetare

0
376
xhami

‎Ulku Bardh‎ to Fjala e Lirë

Ne, si popull, kemi nevojë për gjëra që janë jetike për kombin tonë, si për ne, pra në kohën që e jetojmë, ashtu dhe për të ardhmen, pra për ardhmërinë e brezave që do vijnë, me fjalë tjera për ardhërinë e kombit shqiptar.

Duhet të ndërtohen institute për kërkime historike evropiane e botërore, që të mundemi të garojmë me kombet tjera dhe duhet të bëjme sa ma shumë miq në anën tone që do të jenë në mbrojtje të integritetit tonë kulturor, historik, gjuhësor dhe kombëtar. Mjaft më me xhamia e kasha. Nuk na hyjnë në punë këto për të mirën e kombit tonë shqiptar…?! Sepse, në parim, feja nuk e ka në thelb kombin por filozofinë ideologjike fetare kurse në realitetin jetësor është dëshmuar se bën një lloj tjetërsimi kombëtar, duke u thirrur gjithnjë në emër të “hyjnores”; në emër të asaj që është universale.

Këto gjëra neve na sjellin vetëm dëme financiare, na çojnë prapa dhe më e keqja është se na përcajnë edhe atë gjithmonë në emër të fesë… kinse me besim te zoti!? Por perëndia nuk ka nevojë për përçarje të njerëzve, për vëllavrasje, për tradhëti kombëtare, duke u thirrur gjithmonë në emrin tij!? Ai ka nevojë që çdo popull të edukohet, dhe përparojë si i tillë siç e ka krijuar ai vetë! Pra të humanizohet dhe demokratizohet në shpirt dhe në mendje e jo të radikalizohet deri në masën e “lufës së shenjtë” (e çfarë shenjtësie ka në vrasje?), e cila bëhet për qëllime fetare dhe e cila pas perdes e ka përfitimin e vet material e financiar të padjersë të individëve të caktuar në një hierarki sa reale po aq dhe mistike.

© Ulku