Ndërtimi i objekteve historike e fetare në tokën e huaj

0
682
Objekte fetare, Shkoder

Nga Fahri Xharra14 Nëntor 2017Konica.al

Ndërtimi i objekteve fetare iu shërben vendeve që i ndërtojnë. Cila është arsyeja që këto vende, ndërsa popujt e tyre kalojnë vështirësi ekonomike, investojnë me lehtësi miliarda lekë për ndërtimin e objekteve të kultit tek ne? Të ishte për probleme fetare, do të ishte gjysma e së keqes, por kur këto objekte ndërtohen nga vendet fqinje, që kanë bërë gjenocid ndaj popullit tënd; dëshmon se ato janë objekte që i shërbejnë gjenocideve të reja në të ardhmen.

Vendet Islamike duhet të krijojnë një vend islamik në mesin e Ballkanit, që ta përdorin kundër botës së krishterë në Evropë. Myslimanët dhe të krishterët ortodoksë luftojnë të zënë pozita të reja në hartën ndërkombëtare të fesë: po qëllimet greke dhe turke në Shqipëri janë më të thella. Objektet e tyre fetare kanë qëllime pushtimi. Turqia e ka mbytur Shqipërinë me xhami, që të krijojë një klimë mbytëse për shqiptarët, që ata të mbështesin politikën turke në trojet shqiptare. Këtë Turqia e ka arritur. Kudo në Shqipëri e sidomos në Kosovë e Maqedoni shqiptarët dalin në manifestime pro politikës turke.

Klerikët e fesë myslimane bëjnë hapur politikën antishqiptare, duke fyer historinë e flamurin e kombit. Për këtë turqit kanë investuar shuma të mëdha tek politika dhe agjentët e tyre në trojet shqiptare.

Edhe turqit edhe grekët bëjnë të njëjtën politikë, siç kanë bërë në shekujt e shkuar. Ata historikisht kanë luftuar të zhdukin çdo shenjë të kulturës dhe të ekzistencës fizike të shqiptarëve. Si rezultat i kësaj politike u masakruan shqiptarët historikisht dhe u dëbuan ata nga trojet e tyre në Çamëri, Kosovë, Maqedoni e vise të tjera të Ballkanit. Sot politika turke, greke e serbe është e njëjtë. Secila veç e veç dhe të gjitha së bashku luftojnë të shuajnë historinë e shqiptarëve, ta bëjnë atë të paqenë. Këtë bën Serbia në Kosovë dhe këtë bën edhe Turqia në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Këtë bën edhe Greqia në jugun e Shqipërisë. Turqia ka arritur deri atje sa të hedhë teoritë e ideologëve të saj shovinistë se “TË JESH SHQIPTAR ËSHTË TURP, SE DUHET TË THUASH SE JE TURK, SE JE MGSLIMAN, ETJ.”!

Këto ide dhe shqiptarët në përgjithësi dhe ata myslimanë në veçanti; duhet ta kuptojnë se janë ide asimiluese. Pra janë ato ide që ka përdorur historikisht Turqia në 500 vjet skllavëri, por, sot, me metoda më moderne. Duke i parë reagimet e myslimanëve shqiptarë, që ngrihen në mbrojtje të Turqisë, sa herë kritikohen politikat e saja të reja skllavëruese; arrijmë në përfundim se në një përplasje të mundshme me turqit në vitet e ardhshme, shqiptarët myslimanë, që thonë jemi turq, na bëjnë të mendojmë se do të mbajnë anën e Turqisë kundër shqiptarëve. Sot do të shohim problemin grek dhe politikën pushtuese historike greke kundër shqiptarëve.

Nuk ka nevojë të analizojnë qëndrimin fashist të grekëve, që vranë, masakruan dhe i dëbuan çamët nga trojet e tyre historike. Ato fakte janë të njohura, por është e papranueshme që qeveria shqiptare iu ka siguruar grekëve të Shqipërisë më shumë të drejta sa jua sigurojnë minoriteteve të gjitha vendet me konventa ndërkombëtare; pranon të mos flasë për Çamërinë e persekutuar nga grekët. Por nuk është vetëm kjo: Greqia akoma vazhdon politikën pushtuese me metoda të tjera. Ajo mbasi ka shtënë në dorë vendin e k/peshkopit të fesë ortodokse shqiptare; bën politikë antishqiptare zyrtarisht, duke luftuar Fan Nolin e patriotë të tjerë shqiptarë.

Sot do të flasim për varrezat greke, si objekt pushtimi. Përse nuk duhen ndërtuar dhe përse përbëjnë objekt historik pushtimi grek? Ato ndërtohen, sipas grekëve për arsye “njerëzore”, por asnjë vend nuk ka ndërtuar në një vend tjetër varreza të ushtarëve të saj. Ushtarët grekë u futën në trojet shqiptare me sebepin e luftës kundër italianëve. Duke patur parasysh qëndrimin fashist dhe gjenocidin e egër të grekëve ndaj popullsisë çame, arrijmë në dy konkluzione:

E para, grekët u futën në trojet shqiptare për pushtimin e Shqipërisë së jugut dhe këtë e vërteton e gjithë politika historike greke dhe politika e mbas Luftës së Dytë Botërore, e cila ka mbajtur ligjin e luftës për t’i mbajtur shqiptarët nën presion, që ata të mos ngrenë në forumet ndërkombëtare problemin e gjenocidit çam dhe të vazhdojnë politikën antishqiptare. Natyrisht, po të kemi parasysh gjenocidin ndaj çamëve arrijmë në konkluzionin se kanë bërë gjenocid edhe në fshatrat e Shqipërisë së jugut gjatë luftës. Ata kanë bërë spastrime etnike në jug të Shqipërisë me rastin e luftës italo-greke.

Me vendosjen e demokracisë në Shqipëri grekët arritën një fitore historike kundër shqiptarëve. Ata blenë në mënyrë agjenturore qeveritë shqiptare dhe arritën t’iu japin prona me ligj grekëve të Shqipërisë. Dihet historikisht që grekët e Shqipërisë janë të ardhur në troje të huaja, megjithatë qeveria agjenturore shqiptare iu dha tokë. Po të shohim hartat e Ballkanit, jo më larg, por në vitin 1913 Epiri është pjesë e trojeve historike shqiptare. Si mund të kenë pronat e tyre grekët në jugun e Shqipërisë?

Është qartë se pushtimet greke kanë ardhur deri në jugun e Shqipërisë. Nga Çamëria i përzunë shqiptarët e Çamërisë dhe në jug bënë pastrime të shqiptarëve me rastin e luftës italo-greke. Politika ekspansioniste greke nuk ndaloi këtu. Ata i kërkuan qeverisë shqiptare të bënin varreza të ushtarëve grekë në trojet shqiptare për arsye “njerëzore”. Do të shohin qëndrimin e egër e fashist grek ndaj Çamërisë për dëbimin e tyre e kuptojmë lehtë qëllimin e ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë. Grekët i kanë marrë tokat e Shqipërisë së jugut në pronësi me ligj nga shteti shqiptar, prandaj gjithmonë bëjnë protesta e thonë se po ju marrin pronat, kur shteti shqiptar shemb ndërtime pa leje në bregdet.

Grekët, gjithashtu, ndërsa iu ndaluan çamëve që mbetën në Çamëri të kishin kombësi shqiptare, kanë bërë me kombësi greke një numër shumë të madh shqiptarësh refugjatë në Greqi. Pastrimet etnike të bëra në luftën italo-greke, marrja e tokave në pronësi, ndërtimi i varrezave në trojet shqiptare dhe pajisja me pasaportë e kombësi greke të një numri të madh shqiptarësh përbëjnë një rrezik i madh për Shqipërinë. Ato janë një argument ndërkombëtar, që iu jep të drejtë grekëve në dekadat e ardhshme t’i thonë komunitetit ndërkombëtar: “GJYSMA E SHQIPËRISË ËSHTË TOKË GREKE. NE KEMI VARREZAT E USHTARËVE GREKË, QË JANË VRARË PËR ÇLIRIMIN E SAJ NGA PUSHTUESIT SHQIPTARË. KEMI GJITHASHTU PRONAT TONA TË NJOHURA E TË DHËNA ME LIGJ NGA SHTETI SHQIPTAR, POR KEMI EDHE NJË NUMËR SHUMË TË MADH GREKËSH NË SHQIPËRI. BËNI REGJISTRIMIN E POPULLSISË E DO TË SHIHNI SE GJYSMA E SHQIPËRISË ËSHTË POPULLSI GREKE”.

Këtë do të thonë grekët në dekadat e ardhshme për të justifikuar politikën e tyre pushtuese. Ata i kanë shtruar platformën politika brezave të ardhshëm grekë kundër shqiptarëve. Dhe po të shtojmë këtu edhe faktin që qeveria greke ka ndihmuar grekët e Shqipërisë që të përqendrojnë në duart e tyre bizneset kryesore në Shqipëri- kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme. Këto janë arsyet që shqiptarët duhet jo të mos ndërtojnë varreza të reja, por të shkulin edhe ato që janë ndërtuar duke blerë me ryshfete qeveritë shqiptare.