NDRYSHIMI I EMRIT  ME PËRMBAJTE TË NJËJTË

0
214
Rama - Vuçiq - Zaev

Diskursi  politik

Takimi i ditëve më parë në Shkup nga përfaqësuesit e Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut, paraqet vazhdimësi të takimëve të “Mini-Shengenit Ballkanik”, pa ndonjë risi përveç ndryshimit të emrit në “Ballkan Open” me përmbajtje të njëjtë, që vazhdon të refuzohet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosna e Hercegovina, të cilat prioritet i japin integrimeve europiane e jo atyre regjionale duke i ofruar përparësi Serbisë, e cila ende vazhdon të jetë faktor destabiliteti në regjion, pa pasur guxim politik të kërkojë falje për krimet e bëra ndaj popujve tjerë në regjion e në veçanti shqiptarëve në Kosovë

Dr. Nail Draga Dr. Nail  Draga

Nga formimi i “Mini-Shengenit  Ballkanik” në Novi Sad (2019) nga tre shtete (Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut), opinioni është informuar se projekti synonte katër liritë e BE-së, ate të lëvizjës së njerëzve, të mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve. Por, varësisht nga qasjet politike  u prezantuan opinione të ndryshme duke theksuar se një iniciativë e tillë regjionale të përkujton ish Jugosllavinë e cila  tani përmes Serbisë  nën idenë e integrimit regjional, aspiron  Serbinë e madhe. Menjë fjalë kemi të të bëjmë me strategjinë politike  të Serbisë  e cila ate qe nuk ka arritur ta realizojë me luftë, ta arrij në paqë, duke dëshmuar se nuk mund të shkëputet nga ambiciet ekspansioniste, që kohëve të fundit paraqitet me sintangmën “bota serbe”(srpski svijet).

Serbët faktor destabiliteti

Kemi të bëjmë me një regjionin specifik, i populluar kryesisht me popullsi sllave, ku në vitin 1918 u themelu Jugosllavia e parë, fillimisht si Mbretëria SKS, e cila kishte këtë emër pa popull jugosllav, duke qenë e sunduar nga serbët dhe përfunduar se ekzistuari në vitin 1941. Jugosllavia e dytë përfundoi së ekzistuari në vitin 1991, ndërsa ajo e treta e përbërë nga Serbia e Mali përfundoi në vitin 2006.

Nëse analizohen raportët shoqërore dhe politike del qartë se faktor destabiliteti ishin serbët, andaj të gjithë janë përpjekur të largohën nga sundimi i tyre, për të u pavarësuar si shtete sovrane. Kur me serbët nuk kanë dashur të jenë në një bashkësi shtetërore popujt sllavë të cilët kanë origjinë të përbashkët etnike e gjuhësore, për shqiptarët si popullsi jo sllave ka  qenë fatkeqësi kombëtare e imponuar nga të tjerët të jetohet në një bashkësi  të tillë jashtë shtetit kombëtar shqiptar.

Nisma integruese

Çështjet integruese regjionale nuk lidhën me Novi Sadin(2019), por janë më të hershme, sikurse është ajo nga viti 2008, kur katër shtete (Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni) mbanin takime vjetore presidenciale.

Ndërsa në vitin 2011, Mali i Zi ka propozuar nismën “Western Balkan 6″, e më vonë në Tiranë u lansua “Beneluksi Ballkanik”. Ndonëse ishin ide të qelluara, për bashkëpunim regjional të panjohura më parë të gjitha ishin refuzuar nga Serbia. Nuk ka dilemë se ajo kishte si atëherë edhe tash sindromin e liderit në regjion, që përmes “mini Shengenit” iu mundësua nga Shqipëra e Maqedonia e Veriut.

Nuk ka dilemë se në Forumin e Shkupit ditë më parë(29 korrik) u ndryshu vetëm emri “Ballkan Open” ndërsa përmbajtja ka mbetur e njëjtë. Eshtë përshtypje e përgjithshme se një integrim i tillë regjional nuk mund ta zëvëndesojë BE-në, nga del qartë  se kemi të bëjmë me një veprim perfid të Serbisë për të  dëshmuar gjoja gadishmëri të bashkëpunimit regjional, duke u prezantuar si lidere në nismat integruese.

Gjeopolitika regjionale

Se Evropa Juglindore paraqet çështje specifike edhe në aspektin gjeopolitik, nuk është e panjohur, sidomos nga shek.XIX e më pas, sepse këtu kanë pasur interesat e tyre fuqitë e mëdha. Ndonëse të modifikuar një interesim i tillë është i pranishëm edhe në ditët tona, që u manifestu në praktikë në sajë të  luftërave  në territorin e ish Jugosllavisë(1991-1999).

Nëse analizohet situata gjeopolitike nga ajo kohë e deri më tash del qartë se kemi të bëjmë me orientime politike të kundërta të pjesëtarëve të “Ballkan Open”, sepse kemi të bëjmë me Serbinë e cila është anti NATO, dhe më afër Rusisë, ndërsa dy të tjerat(Shqipëria e Maqedonia e Veriut) janë në NATO, ku bën pjesë edhe Mali i Zi, ndërsa Kosova është pjesë e strukturave të tilla.

Varësisht prej qasjeve politike, del qartë se kemi të bëjmë me një regjion i cili vazhdon të jetë labil, në sajë të politikës destabilizuese të Serbisë, e cila me gjithë krimet e kryera në ish Jugosllavi, udhëhqja aktuale politike nuk ka guxim të kërkojë falje publike ndaj popujve  të tjerë në regjion. Serbia duhet të distancohet nga e kaluara, të dënojë gjenocidin ndaj shqiptarëve jo vetëm nga lufta 1998/99 dhe të pranoj shtetin e pavarur të Kosovës.Vetëm pas një veprimi të tillë pragmatik në favor të paqës dhe fqinjësisë së mirë Kosova do të ishte partner dhe  pjesë e nismave të integrimeve regjionale.

Por, jemi dëshmitar se presidenti Vuçiq, si ish ministër i kabinetit të kriminelit të luftës Millosheviq, sot e kësaj dite mbron agresionet serbe kundër popujve joserb dhe shkel vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila  ka përcaktuar masakrën e Srebrenicës si gjenocid dhe parlamenti europian ka miratuar rezolutë të posaçme në vitin 2009. Duke marrë parasysh këto të dhëna del qartë se kemi të bëjmë me personin i cili në sajë të biografisë nuk mund të jetë faktor stabiliteti por në mënyrë përfide është duke shfrytëzuar momentin si inicues të bashkëpunimit regjional, për përfitime shtetërore.

Shqiptarët e Luginës  diskriminohen nga Serbia

Në takimet e mëparshme në mes kyreministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të  Serbisë por edhe së fundit në Shkup, ndonëse janë bërë publike temat të cilat janë trajtuar nuk kemi pasur rast të dëgjojmë se është trajtuar çështja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ka qenë e udhës dhe obligim moral e kushtetues nga kryeministri Edi Rama, që para A.Vuçiqit ta trajtojë me kompetencë pozitën dhe statusin diskriminues të shqiptarëve në tre komuna  që janë të administruara nga pushteti serb.

Po ashtu duhet cekur se deri më tash nuk kemi pasur rast të dëgjojmë as më një fjalë për regjionin e Sanxhakut, ku  në sajë të politikës diskriminuese serbe shqiptarët janë asimiluar pothuaj tërësisht, pa të drejta elementare. Kujtojmë këtu se në Libovshë të Fierit ka vite që është hapur shkolla në gjuhën serbe, e cila furnizohet me libra dhe vizitohet nga përfaqësues zyrtar të qeverisë serbe. Kemi të bëjmë me një komunitet sllavisht folës të cilët janë vendosur këtu pas Luftës së Parë Botërore. Sipas informacioneve që disponojmë, kemi të bëjmë me popullsi nga Sanxhaku, e cila me origjinë  nuk është serbe, me përkatësi fetare islame dhe e asimiluar gjuhësisht.

Nëse kryeministri Edi Rama nuk ka informata të mjaftueshme në lidhje mbi pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ka pasur mundësi të njoftohet nga raporti  i Komitetit të Helsinkit të Serbisë(15 korrik) ku renditën  të gjitha problematikat me të cilat përballen shqiptarët atje, nga mosnjohja e diplomave te pasivizimi i adresave, duke mos ngurruar ta quajë këtë spastrim etnik.

Në mënyrë që të zvogëlohet numri i shqiptarëve që jetojnë në jug sa më shumë të jetë e mundur, shteti po kryen procesin e ashtuquajtur “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë. Kjo masë është, në thelb, një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”.

Duke u rikthyer te pasivizimi që rrudh në mënyrë artificiale numrin e shqiptarëve në Medvegjë, Bujonac dhe Presheve, raporti thekson: “Pasivizimi” (pasivizimi masiv dhe selektiv i vendbanimit) i bën individët të humbin statusin e tyre si shtetas të Serbisë dhe në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile – të drejtat për të votuar, të drejtat për pronë, sigurim shëndetësor, pension, punësim, etj. Duke qenë se qytetarët nuk janë informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për ankesë, afati për të cilin është tetë ditë.

Gjithashtu, kur bëhet fjalë për përballjen me të kaluarën, është humbur mundësia për të ndjekur penalisht rastet e ekzekutimit, abuzimit, dhunës dhe rrëmbimit të civilëve në periudhën midis 1996 dhe 2002.

Sipas Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, është e nevojshme të ndalet menjëherë ky proces dhe të rivendosen të drejtat civile të shqiptarëve.

Ajo që është tregues, është se kjo masë zbatohet ekskluzivisht për shqiptarët, dhe jo për serbët që punojnë përkohësisht jashtë vendit, ndërsa thekson se Serbia duhet të mbajë parasysh tu japë shqiptarëve në Serbi të njëjtin status që kërkon për serbët në Kosovë.

Një raport i tillë  në me tjerash është i mjaftueshëm për një takim të veçantë në mes dy qeverive(Shqipëri-Serbi) për të trajtuar me kompetencë çështjet diskriminuese të shqiptarëve në Luginë, ku kryeministri i Shqipërisë e ka obligim kushtetues që të kujdeset për shqiptarët jashtë kufijve politik të Shqipërisë, çështje e cila ka munguar në fokusin e politikës e diplomacisë shqiptare.

(Gusht 2021)