NË DITËN BOTËRORE TË LIBRIT – KUR DHUROJ LIBRA

0
364
Naxhije Doçi - LDK

MADHËSHTI KUJTIMI PËR DHURIMIN E LIBRAVE TË MI DISA FIGURAVE TË DËSHMUARA E TË ÇMUARA PËR PAQE, KRIJIME DHE BARDHËSI NË JETË. KUJTOJ SE TË DHUROSH LIBRA ËSHTË MIRËSI.

Naxhije Doçi

KUR DHUROJ LIBRA

Ndjenjësi e veçantë hirësie
kur dhuroj libra,
pa ndrydhje dhe trazime hamendjesh
është dhurimi
traditë e vazhduar nga rrënjë e trashëguar.
Lexuesin kur e dekoroj me një urti zgjimi
bulëzon lumturia shtigjeve,
puls i dehur hapërimi,
në galerinë e shpirtit një pasuri më shumë.
Kur shtrëngoj duartë e çiltërsisë
me uratën e falënderimit në gji
udhëtoj me vetveten në krahët e ëndërrës
gurrave të cemta shijoj gurgullimën
mveshur me shpresa të ndezura
për pasuri të reja me dituri.

Kur dhuroj libra
dollinë e ngrisim për rreze dielli,
buzëqeshja flakërinë e çmendur
skalitur deri në pafundësinë e etjes.
Në libër frekuenton e derdhur jeta
nëpër stinët dhe etapat e veta
lë një gjurmë në dritaren e gjithësisë
herë të ndritur e me përtëritje mrekullie,
e herë tëkërrusur nga peshë e rëndë e jetës
nga përkufizime e shqetësime trishti.

Gurrë e cemtë në gurgullimë
fjalët në libër,
perlë e flakëruar
nga orakuj me muzë të dehur
nga thellësitë e zemrës buruar,
melodi e gdhendur në komponim
me jeh të krisur prore
shkrirë në bukuri hyjnore.

Prishtinë – Prill – 2021