Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com
Në botën e lajmit
Në publikimet e ndryshme shkencore, publicistike dhe të botës së lajmit, figura e Nënës Terezë paraqitet herë-herë si (lexo: maqedonase) e asnjëherë si shqiptare, e lindur në Shkup (1910) dhe kur ka vdekur në Calkuta të Indisë (1997).
Po kështu, në Revistën e ilustruar “LIFE” (botim në New York, 2019) me temën bosht: “100 People Who Changet The World“, është botuar një pjesë e biografisë së Bijës dhe Nënës Shqiptare NËNA TEREZË.
Sikundër edhe herave tjera, po edhe në botimin e kësaj revisteje informative “LIFE”, me teknikë kolor dhe moderne, në mesin e 100 përsonaliteve që kanë ndryshuar botën, është edhe figura e Nënës Terezë, që, për shkak të mos reagimit më kohë të indtitucioneve tona shkencore dhe akademike në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, biografia e saj shënohet (vetëm) ka lindur në Maqedoni(sic!) pa asnjë shenjë të identifikimit kombëtar se ajo është shqiptare dhe jo maqedonase(sic!).
Në mungesë të hedhjes dritë dhe të bashkëpunimit me institucionet e informimit publik botëror dhe me këtë Revistë të njohur “LIFE”, që botohet në New York, të botës shqiptare shkencore dhe akademike, shpeshherë po ndodhë që, figura shqiptare e Nena Terezë të “bëhet maqedonase” dhe jo shqiptare(sic!).
Për të afruar për botim të figurave të historisë së kombit shqiptar, mendojmë që në faqet e shtypit botërorë (revista dhe publikime akademike dhe shkencore) të zë vendin e merituar Heroi i Kombit Gjergj Kastrioti Skenderbeu, që e ka vendin në mesin e përsonaliteteve të shquara në Evropë dhe në botë.
Kombi shqiptar i lashtë në tokën e vet dhe të grabitur nga fqinjët e vet në Ballkan, ka vlerat historike, kulturore, gjuhësore për të participuar me popujt evropianë, atje ku e ka vendin për të marrë hisën e vet kombëtare.