Nesër, nesër tek çadra!!!

0
681

Gjin Musa, gazetar dhe analist i pavarur.

Tashma vemendja eshte perqndruar ke çadra e “Rep. se Re”, aty ku thirrjet “paqesore” kerkojn destabilizimin e vendit.
Shqiperia dhe shqiptaret ndodhen ne dite jo te mira, nderkombetaret kane kuptuar gjithçkahin.

Çadra eshte sebepi?!
Ne keto 27 vite “demokraci”nuk nau nda kolera Berishiane, sa here humbi pushtet Berisha kercet dhembet, biles edhe me nderkombetaret, po deri me sot si hyri nji gjemb ne kembe!edhe pse bemat jane anti njerzore, ky njeri i rritur me boten e krimit dhe te spiunazhit neser do qe shqiperia te derdhi gjak…

Po si mundet ti mbi jetoje te keqes ky njeri, kur dihet se çfare ka bere ne keto 27 vite “demokraci”.

Kush eshte Sali Berisha?
Sali Berisha është dalluar për një ambicie të shfrenuar dhe një vullnet të hekurt për të realizuar qëllimin e tij. Shumë bashkëfshatarë të tij kujtojnë inatin e tij të verbër dhe karakterin e tij të ashpër për të arritur gjërat që dëshiron me çdo mënyrë. Në saj të kësaj ambicie Sali Berisha mbaroi me nota shumë të mira nivelin e ulët dhe të mesëm të arsimit të atyre viteve. Në vitin 1962, Sali Berisha erdhi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë. Pasi mbaroi studimet u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe më vonë si kardiokirurg. Në këtë kohë ai përgatit dokumentet për t’u futur në Parti. Një vëlla i tij, me emrin Selim, kishte mik kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës, Idriz Shehun.

Ai i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllanë për t’u pranuar në Parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës ( me probleme në biografinë e familjes – red ), për t’u pranuar në Parti, duhej që edhe ai ta ndihmonte shtetin me shërbime të veçanta, prandaj ai duhej takuar dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakord kështu. Pas takimit me Saliun në Tiranë dhe pasi mori miratimin e tij, i vëllai ( i cili sot nuk jeton, pasi ka vdekur nga zemra, dhe që ishte i vetmi person pozitiv në fisin e tyre ) u kthye në Tropojë. Pas kësaj, bashkë me kryetarin e Degës, u nisën me makinën e tij për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët e tërhoqën Saliun në bashkëpunim, pas kësaj, iu miratua edhe kërkesa për të hyrë në Parti.

Në atë kohë ishte rregull që dosja e kuadrit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit nuk ruhej në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit por nga Drejtori në Drejtorinë e Punëve të Brendshme në Ministri. Kur erdhi në pushtet, jo më kot, Sali Berisha e futi në burg ish Drejtorin në Ministri, Zef Luka, një burrë i ndershëm që e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën në zgjidhjen e çdo problemi familjar. Me këtë rrethanë shpjegohet edhe fakti që i nipi i Idriz Shehut ( ish kryetarit të Tropojës ), Baki Shehu, ish gjeneral në kohën e PPSH-së dhe drejtues në PS, një ditë të bukur bëhet deputet i PD.

Gjatë kësaj kohe ( para viteve ’90 pra ), Sali Berishës i ishte rritur ndjeshëm temperatura e etheve për pushtet dhe zbatonte me përpikmëri mësimet e PPSH, deri sa u bë sekretar i Byrosë i spitalit. Në këtë kohë filluan t’i shfaqen edhe simptomat e sëmundjes psikike si deliri i madhështisë, hakmarrjes, etj. Për shkak të kësaj sëmundjeje ai është dërguar nga Partia për mjekim edhe në Austri. Sëmundja mbikëqyrej dhe kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Në kohën kur Partia merrte nisma për të ndihmuar zonat veriore me mjekë, në një mbledhje të zhvilluar me kolektivin e spitalit, Sekretari i Partisë, Ilir Gjylbegu, kërkoi që kandidatura e Ylviut të mos përfshihej në transferim.

Kur u kërkuan sqarime për shkakun e këtij rekomandimi, Iliri shpjegoi se Ylviu duhej të qëndronte pasi nuk kishte se kush të mbikëqyrte Sali Berishën në sëmundjen e tij. Ky “ sqarim”, i kushtoi shumë pas 25 vjetësh Gjylbegut, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President i vendit. Presidenti e largoi Gjylbegun nga profesioni për 3 vjet dhe u desh ndërhyrja e miqve që ky mjek, specialisti më i mirë në Shqipëri për profesionin e tij, të rikthehej në punë. Ylvi Vehbiu, me ardhjen e Berishës në pushtet, u largua pa u ndjerë për në SHBA, pasi, siç u tha disa shokëve, duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës, do të bëhej kurbani i tij i parë. “ Mjerë Shqipëria ” u shpreh Ylviu dhe Sali Berisha bëri çmos për ta gjetur!

Gjatë kësaj kohe, Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën. Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fiskulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh, kur ai u martua me Milicën në Kosovë dhe lindën një vajzë, Sllobodankën. Kur u kthyen në Shqipëri, Sllobodankës ja ndërruan emrin në Liri. Në Jugosllavi, sipas arkivave të zhdukura flitet se njerëzit e gruas së Sali Berishës kanë qenë të lidhur ngushtë me shërbimet sekrete sllave dhe i kanë shërbyer më së miri interesave të tyre në Shqipëri.

Vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, motra e Milicës ( e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe vjehrra e ardhshme e Saliut ), kanë qenë njerëz me lidhje të forta në Jugosllavi. Djali i saj ( djali i tezes së Lirisë ), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Milosheviçit. Ndërkohë që, edhe lidhjet e familjes Berisha me Damir Fazlliçin, nipin e shefit të zbulimeve serbe, kanë treguar qartazi implikimin e tij me qarqet sllave. Uzurpimi i qelizave të ekonomisë nga bizneset e Fazllicit, ka qenë misioni i qeverisë shqiptare nga 2005 deri në 2013.

Nisur nga lidhjet e tij me qarqet serbe, shpjegohet edhe fakti që krahas detyrave të tjera të ngarkuara, Sali Berisha ngriti edhe shoqërinë “ Shqiponja”, për furnizimin me naftë të makinës ushtarake vrastare të Milosheviçit. Kur erdhi në pushtet, Sali Berisha nuk arriti t’i zhdukte por me anë të Gazidedes mundi të zhdukte dosjen e tij. Edhe Gazidede ishte i rekrutuar nga UDB-ja, i tërhequr në bashkëpunim kur ishte mësues në Peshkopi. Jo më kot Berisha i dha këtij personi pushtet të pakufishëm më 1997. Ai dinte shumë për të. Bashkë me Gazideden, Sali Berisha ka zhdukur edhe shumë dosje të tjera, të cilat i janë dorëzuar UDB. Fatmirësisht, të dhënat e mësipërme për lidhjet familjare të Sali Berishës dhe gruas së tij,jane tashma te njohura publikisht.

Si erdhi ne krye te PD-es Sali Berisha?
Sipas informatave, UDB përdori të gjitha metodat dhe format që Sali Berisha të zgjidhej kryetar i PD ( duke përdorur Rajersonin ), për shkak se atëhere CIA financonte Jugosllavinë me fonde për të ushtruar propagandë për të tërhequr bashkëpunëtorë në vendet e Ballkanit. UDB ka rekomanduar edhe Sali Berishën. Në garën për kryetar partie midis Meksit, Vejsiut, Cekës dhe Sali Berishës, u ndërhy që të fitonte Berisha por në fakt si kryetar u zgjodh Meksi. Është dashur këmbëngulja e Eduart Selamit që zgjedhjet të përsëriteshin duke dhënë dorëheqjen Meksi dhe për të dalë në krye Berisha. Meksit i premtuan postin e kryeministrit dhe zëvendës të bëhej Pashko në Qeverinë e Stabilitetit. Pashko ishte ai që gjatë vizitës në Greqi, në takimin me Micotaqisin, tha se Qeveria Shqiptare nuk ka pretendime për Çamërinë.

Sali Berisha ishte beniamin i Amerikës ndër udhëheqësit e lindjes, por ai nuk e justifikoi këtë, për shkak se ai drejtohej nga UDB-ja dhe, pas ardhjes në pushtet, e ktheu Shqipërinë në një vend ku strehohej fundamentalizmi islamik dhe në bashkëpunim me Gazideden strehoi terroristë shumë të rrezikshëm. Për këtë, ai e lejoi Gazideden të krijonte shoqatën islamike dhe të bëhej kryetar i saj si dhe e anëtarësoi Shqipërinë në Konferencën Islamike. Nga fondamentalizmi islamik ai ka marrë qindra mijëra dollarë bakshishe e shumë dhurata të çmuara për gruan e tij, që i mbajnë vetëm gratë e sheikëve dhe që shkojnë me miliona dollarë. Këto probleme i di ish-ambasadori ynë në Malajzi, Ferit Hoti.

Sali Berisha ka marrë miliona dollarë për t’u çuar armë palestinezëve më 1996. Ai i nisi avionët me armë, të cilët zbritën me detyrim në Çad dhe u ndaluan të vazhdonin më tej. Urgjentisht ka ardhur në mënyrë sekrete në aeroportin e Rinasit Arafati dhe ka biseduar për gati 1 orë me Sali Berishën, ku e ka kërcënuar se në rast të mos mbërritjes së armëve ose parave të paguara, do ta likuidonte fizikisht. Në këtë kohë dollarët ishin përdorur për qëllime të tjera. Për të larë këtë borxh ai ndërtoi strategjinë për t’i gjetur këto para. Në shtator 1996 Saliu jep konferencë për shtyp ku deklaron se paratë e shqiptarëve në firma janë më të pastrat, ndërsa disa ditë më parë, FMN kishte dhënë sinjalin për mbylljen e tyre. Pas kësaj pati një vërshim të parave të popullit në firmat piramidale, lekët e të cilave u morën nga qeveria për të shlyer Arafatin. Të tjerat u grabitën nga brenda oborrit të Saliut.

Sali Berisha dha urdhër të arrestohej Sudja, iu morën lekët, pjesa më e madhe e të cilave u fut në bodrumet e Presidencës, një pjesë u bllokua dhe një pjesë tjetër u grabit nga funksionarë të tjerë. Mbas disa ditësh, ndërhyn tek Meksi ( kryeministër ) në emër të Sali Berishës, Tritan Shehu, ish Ministër i Jashtëm dhe kryetar i PD, për ta liruar Suden, por Meksi u përgjigj se nuk e kishte futur ai në atë burg.

Sali Berisha është krijues i firmës piramidale Gjallica, me Shemsije Kadrinë, e cila ka qenë shoqe e ngushtë me motrën e Liri Berishës. Ndërsa Gani Kadrija ka qenë oficer i zbulimit dhe përfaqësues tregtar në Split të Jugosllavisë, mik i ngushtë i Sokrat Plakës ( ish ambasador në ish Jugosllavi dhe ish zv/ministër i jashtëm ) dhe ka të dhëna se ishte tërhequr në bashkëpunim nga UDB. Pikërisht me këtë lidhet fakti që motra e Liri Berishës ( në Jugosllavi ) ishte shoqe e ngushtë me Shemsije Kadrinë, e cila, pas një udhëtimi në Jugosllavi e më pas në Gjermani, si dhe lidhja me ish veliun e Stambollit, të cilit i kishin falimentuar bizneset e tij, bëri të mundur krijimin e firmës piramidale Gjallica.

I gjithë ky operacion u iniciua dhe u kamuflua nga UDB-ja. Ndaj Sali Berishës ka vepruar dhe vepron me intensitet UDB-ja. Zbulimi serb dhe ai grek, në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe ndihmën e Sali Berishës, kanë shkatërruar dhe po shkatërrojnë Shqipërinë. Ata nuk shkatërruan vetëm ekonominë nga veriu në jug, por krahas kësaj duan të shkatërrojnë edhe kombin shqiptar. Serbët nga veriu dhe grekët nga jugu filluan zbatimin e planit të tyre.

UDB përgatiti 2 Prillin 1991 dhe vrau në Shkodër, në bashkëpunim me politikanë të PD, Arben Brozin. Përpara se të niste protesta, kur sheshi para Komitetit të Partisë së Punës ishte ende bosh, ishin vendosur aty në gatishmëri aparatet e filmimit dhe të televizionit, çka tregonte se diçka do të ndodhte. Gjatë protestës, kur Brozi është qëlluar me një pistoletë, një person i quajtur Islam, që ishte afër më Arben Brocin, dëgjoi këto fjalë: “ Zef (i gjatë) pse ma bëre këtë ”? Kur ky person pa që Broci ra në tokë i mbuluar me gjak, e mori në krah dhe e çoi në spital, ku mjek roje ishte, Ali Spahia. Sipas Islamit, deri në spital Broci nuk kishte vdekur, por ishte gjallë.

Ai dyshoi te Spahia, sepse Spahia tha “ vdiq, çojeni trupin në shesh”! Të gjitha këto fakte flasin për një plan të parapërgatitur në mënyrë të hollësishme. Jo më kot, pas disa ditësh, në të gjitha muret e Shkodrës u shkruajtën parrulla se Arben Brocin e vranë Pjetër Arbnori dhe përfaqësues të Berishës. Sali Berisha futi hasmërinë dhe gjakmarrjen midis fiseve të cilat, për dhjetëra vjet, UDB nuk kishte mundur t’i bënte agjentë të saj. Të vrarët në Tropojë nga kjo armiqësi janë me dhjetëra. Pse nuk shkon Sali Berisha në vendlindjen e tij ? Ndërsa grekët në jug filluan të shkatërrojnë ekonominë dhe të bëjnë gjithçka sipas synimeve të tyre aneksioniste.

Plani i tyre për shkatërrimin e kombit shqiptar ishte konflikti veri – jug. Për këtë u ngritën firmat piramidale dhe u lejua fondamentalizmi islamik. Kunati i Sali Berishës, Agim Rama, Drejtor prej shumë vitesh në Bankën e Shtetit, është pronar pallatesh nga të cilat fiton qera të majme, pronar i teleferikut në malin e Dajtit, pronar i telesportit ( i fshehur pas Met Sulajt ). Po kush është ai që e bëri kaq të fuqishme këtë familje?

Berisha, Pjetri dhe Ali Spahia kanë shkuar në Francë në vitin 1994 dhe ilegalisht janë futur në Ambasadën Jugosllave. Në aeroport ata janë përcjellë vetëm nga shoferi i Ambasadës, i cili nuk ishte serb, por shqiptar. Ky person, i cili nuk i njihte ata, kur i ka parë në televizion, ka thënë se i njeh dhe se kanë marrë në ambasadën Jugosllave 17 milion dollarë dhe se janë tradhtarë të kombit shqiptar. Këtë e vërteton edhe diskutimi që është bërë në parlamentin Jugosllav ku Shesheli i kërkoi sqarime Milosheviçit se ku kanë shkuar 17 milion dollarë dhe ky i fundit iu përgjigj: “Shikoje Shqipërinë si është djegur dhe se si vriten me njëri tjetrin dhe ne mund t’i pushtojmë vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë.

Po të jepnin dorëheqjen Sali Berisha dhe Meksi më 1997 dhe të dorëzohej pushteti në mënyrë institucionale, nuk do të kishin ndodhur ngjarjet që shkatërruan Shqipërinë. Kjo kërkon analizë të hollësishme në të ardhmen. Berisha, për të marrë pushtetin ka bashkëpunuar me përfaqësues të zbulimit grek dhe vendeve arabe, duke bërë për këtë çdo lëshim. Me rikthimin në pushtet më 2005, ai me bashkëpunëtorët e tij po vazhdon të sabotojë çështjen shqiptare, po shkatërron më tej shtetin. Këta janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe do të përpiqen ta pengojnë këtë zhvillim, me çdo kusht. Nga intervista e zhvilluar me z. Marjan Gryka ,intervista u zhvillua nga un Gjin Musa.

Humbja fatale e 2013 e paralizoje Sali Berishen,po si ujke i vjeter,diti te mashtroje demokratet dhe mbare shqiptaret, jep nji “dorheqie”fallco, po duhej nji pasardhes besnik,Berisha i friguar nga bemat e shumta qe kishte bere, vendos nji fushat formale me dy kandidatura,te ndjerin Sokol Olldashi dhe zoterin sot ne detyre Lulzim Bashen.

Berisha behet epiqendra e humorit parlamentare,sharje dhe presione, thirrje te hapta per armatosje te popullates,mos bindje qytetare dhe e fundit çadra e turpit qe PD e nxorri jashte ç’do loje politike,ndeshkimi nga nderkombetaret tashma i ka terbuar totalisht,gjithçka munden sot bejne Sali Berisha dhe Lulzim Basha me nji grusht njerzeshe qe duane ti ven flaken shqiperis per te mbrojtur kokat nga ndeshkimi i drejtesis.
Ne keto 27 vite Shqiperia eshte perbadhur me trazira te pergjakëshme po nga i njejti njeri (Sali Beisha).

Neser tek çadra,po tek çadra ku Lulzim Basha dhe Sali Berisha vran 4 qytetar te pa fajshem me 21 janarin fame keqe,ku edhe protogonistet dihen, (askushe nuk u denue).

Po ky maj i 2017!!
Mos valle neser shqiptaret do bien viktim, e ujkut te terbuar nga dimeri i acart?
Le te urojm qe neser ajo çader te shembet,dhe s’bashku me te edhe klika e Sali Berishes,le te rilinde Partia Demokratike e vertet,partia e studenteve te dhjetorit,partia e shpresave te shqiptareve,partia qe do ndeshkoje krimet e ketyre 27 viteve.
Le te presim: NESER TEK CADRA!!!!