NJË DHURATË E ÇMUAR E ME VLERË PËR ARSIMIN DHE KULTURËN SHQIPTARE NGA VETERANI I ARSIMIT HAMZË MORINA

0
899

Një vështrim lidhur me librin “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut – Zvicër”, shkruar nga veterani i arsimit Hamzë Morina, me rastin e përurimit organizuar nga Këshilli kantonal i LAPSH “Naim Frashëri„ në Aargau të Zvicrës, më datën 2020-01-10 në 0ra 19.00 në Aula Haufländli 12 8957 Spreitenbach


Abas FejzullahiPërgatitur nga Abas Fejzullahi

NJË DHURATË E ÇMUAR E ME VLERË PËR ARSIMIN DHE KULTURËN SHQIPTARE NGA VETERANI I ARSIMIT HAMZË MORINA

Libri “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“ shkruar nga Hamzë Morina, veteran i arsimit, është një dhuratë e veçantë për arsimin dhe kulturën shqiptare në përgjithësi dhe për mërgimtarët në shtetin Zviceran në veçanti.

Bashkëatdhetarët mërgimtarë me familjet e tyre, të cilët jetojnë e veprojnë në Zvicër, në kohë dhe hapësirë janë vet brumi i librit të autorit Hamzë Morina të përpunuar, gatuar e pjekur mirë e me shumë kujdes të veçantë e shije, ku përmes punës praktike, organizative dhe hulumtuese afatgjate në drejtimin e arsimit dhe edukimit si në atdhe dhe në kurbet, si dhuratë për lexues ka shkruar librin: “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“, që secili që do ta ketë rastin dhe dëshirën për ta lexuar me interesim e kujdes, do t‘i le përshtypje të veçanta për të gjitha të dhënat e mbarshtruara me shumë kujdesë në këtë libër, lidhur me organizimin dhe punën e mësimit plotësues në gjuhën shqip për fëmijët e kurbetçarëve që jetojnë me familet e tyre në Zvicër.

Pamje nga të pranishmit në përurimin e librit

Libri ka një mbarshtrim të rrjedhshëm me një lidhshmëri të punës organizative në kohë dhe hapësirë sa i përket mësimit shqip në Zvicër në kantonet e shtetit Zvicëran në përgjithësi dhe në Kantonin e Aargaut në veçanti.

Libriu i autorit Hamzë Morina përfshin lëndën e përpunuar me kujdes të veçantë në 264 faqe, ku me foto dhe dëshmi të shumta plotësojnë përmbajtjen e librit të mbarshtruar në gjashtë shtylla kryesore apo kryetituj, ku secili kryetitull ka 3 deri në 9-të nëntituj që përshtaten dhe përputhen në vazhdimsi sipas rrjedhave të punës organizative në edukimin dhe arsimimin e nxënësve përmes mësimit plotësues shqip në Zvicër.

Saim Tahiraj pas përurimit përzemërsisht i shpreh urime Hamzës për librin

Autori për punën e këtij libri ka shfrytzuar një literatur burimore prej 25 burimeve të ndryshme që librit i shtojnë vëlerën sa profesionale aq edhe historike me të dhënat e paraqitura me data dhe vende të zhvillimeve të ngjarjeve me rëndësi historike në kohë dhe hapësirë dhe me mënyrën e mbarshtrimit të tyre në librin e tij, që i japin një rëndësi të veçantë jo vetem profesionale, por edhe historike që mbesin si gjurmë të pa shlyera si për rëndësinë e ngjarjeve dhe veprimtarive në kurbet e atdhe, si një thesar i veçantë për kulturën dhe arsimin gjatë rrjedhave shumë të rënda në kohë dhe hapësirë dhe gjendjen e popullit tonë në përgjithësi nga pushtuesit e huaj ashtu edhe për të gjitha përpjekjet e vazhdueshme për ruajtjen dhe mbrojtjen e përkatësisë kombëtare, kulturore dhe gjuhësore nga rreziqet e vazhdueshme në kushte dhe rrethana të caktuara e të jashtëzakonshme në atdhe dhe në kurbet.

Bashkëveprimtare e veprimtarë me Hamzë Morinen pas përurimit të librit

Hamzë Morina, me librin “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“, paraqet në mënyrë të rrjedhshme veprimtarinë e organizimit të mësimit shqip në Zvicër kryesisht në baza vullnetare të mësidhënësve në bashkëpunim me prindërit dhe nxënësit dhe me institucionet përkatëse arsimore të shtetit Zvicëran nëpër kantone dhe bashki, me emra dhe mbiemra, të gjithë ata që ndihmuan dhe bashkëpunuan në përfshirjen e nxënësve shqiptarë në mësimin plotësues shqip pa lënë anash edhe shoqatat e ndryshme kulturore shqiptare dhe Zvicërane, por edhe institucionet përkatëse të Republikës së Kosovë, Shqipërisë dhe Maqedonisë, në kohë dhe hapësirë si për rezultatet e arijtura si për pengesat dhe vështërsit e ndryshme nga faktorët e ndryshëm.

Me kujdesë të veçantë janë shënuar të gjithë mësimdhënëset dhe mësimdhënësit, veprimtarët e dalluar prindër e pedagog qofshin ata Zvicëran apo shqiptarë në kurbet apo nga vendi i origjines- atdheu, jetëshkrimi i tyre i shkurtër përfshi në këtë libër me rëndësi të veçantë, që do të jetë burim mjaft i rëndëesishëm për të gjithë ata që dëshirojnë të hulumtojnë më tej në këtë drejtim.

Si përfundim : Libri ka një vlerë të veçantë sa profesionale aq edhe historike me shumë të dhëna e dëshmi sa me data e vite aq edhe me fotografi.

Autori Hamzë Morina, veteran i arsimit në atdhe dhe kurbet, me librin e tij “Mësimi shqip në Kantonin e Aargaut-Zvicër“, pasuroi kulturën shqiptare në veçanti po edhe si një dhuratë e veçantë e me vëlerë për të gjithë mësimdhënësit, prindërit e nxënësit të mësimit shqip në Zvicër për të kujtuar e mos harruar veprimtarinë 30 vjeçare të punës kryesisht vullnetare në vazhdimsi për mësimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe në kurbet. Hamzë Morina pastë shëndet e jetë, dhe mirëpresim librin e rradhës nga përvoja e tij si veteran i arsimit.