Një marrëveshje e keqe

0
304
Shaun Byrnes

Postuar në Daniel Serwer – 13 Mars 2020https://www.peacefare.net/

Përktheu: Arben Çokaj

Shaun Byrnes, një diplomat në pension amerikan që shërbeu si shef i Misionit Vëzhgues Diplomatik të ShBA-së në Kosovë në vitet 1998-99, shkruan:

Presidenti i Kosovës Thaçi dhe presidenti serb Vuçiq kanë përgatitur një projekt marrëveshje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit që ka përcaktuar marrëdhëniet e Serbisë me qytetarët e saj shqiptarë për një shekull. Tani është gati gati për nënshkrim por lëvizja mbi të po bllokohet nga refuzimi i kryeministrit të Kosovës Kurti për të hequr tarifat për importet serbe dhe një mosmarrëveshje kushtetuese se kush është përgjegjës për dialogun me Serbinë. Drafti raportohet se përfshin shkëmbimin e territorit.

Uashingtoni po kërcënon që të tërheqë trupat amerikane, në shenjë hakmarrjeje dhe Thaçi po përdor presionin e përshkallëzuar të SHBA-së mbi Kurtin për të planifikuar rrëzimin e qeverisë së tij. Thaçi pretendon se refuzimi i Kurtit kërcënon me rrezikshmëri marrëdhëniet me SHBA.

Kurti ka marrë qasjen më të përgjegjshme, duke hequr në mënyrë të njëanshme disa tarifa më 15 mars dhe duke ofruar heqjen e pjesës tjetër në 1 Prill, nëse Serbia përgjigjet në mënyrë konstruktive. Dhe ai i shkruajti Sekretarit të Shtetit Pompeo se ai do të heqë tarifat dhe vetë do të rifillojë dialogun, nëse Serbia përgjigjet në mënyrë konstruktive për heqjen e tij të tarifave.

Në mbyllje të një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit së Kosovës afër mesnatës së 11 Marsit, Kryetarja e Kuvendit propozoi që të hiqnin tarifat në të njëjtën kohë Thaçi heq dorë nga udhëheqja e dialogut. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhë tani.

Udhëheqësit e Kosovës duhet të kujtohen se miqësia e SHBA-së është dhe do të mbetet e vendosur pavarësisht nga mosmarrëveshjet në lidhje me tarifat.

Në vitin 2016, Thaçi dhe Vuçiq vendosën të hedhin poshtë qasjen hap pas hapi të BE-së të filluar në 2013 në favor të një marrëveshje të madhe, gjithëpërfshirëse. BE kishte ndërmjetësuar një seri marrëveshjesh teknike – diploma universiteti, targa, automjete sigurimi dhe të ngjashme – që do të arrinin në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, më në fund “normalizimin” e marrëdhënieve të tyre me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Por, pak nga marrëveshjet teknike u implementuan dhe dialogu ngeci.

Të dy presidentët u takuan në fshehtësi, sipas shumë llogarive, shpesh nën kujdesin e ish-Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Mogherini. Deri në Nëntor 2019, këto takime prodhuan një projekt që raportohet të jetë gati për nënshkrim, por për disa detaje.

Drafti përfshinte, sipas rrjedhjeve, një shkëmbim territori (disa pjesë të Kosovës në veri të lumit Ibar dhe disa pjesë të luginës së Preshevës në jug të Serbisë), një shoqatë e komunave serbe me autoritetet që raportohet të mbetet për t’u pajtuar, ekstraterritorialiteti për manastiret serbe, dhe asnjë njohje de jure nga Serbia, përkundrazi një angazhim serb për të mos bllokuar pranimin e Kosovës në KB.

Ajo që Rusia do të bëjë në KS të KB mbetet problematike, përkundër sigurimeve të Putinit për Vuçiq dhe Thaçit në vitin 2018, që Rusia do të mbështesë gjithçka që Serbia dhe Kosova bien dakord.

Një shkëmbim territori (ndarje) dhe shoqata ngritën flamuj të kuq me shumë diplomat dhe vëzhgues. Ndarja rrezikon shkëmbimin e detyruar të popullsisë dhe madje edhe dhunën. Më keq, ajo mund të ringjallë ëndrrat e nacionalistëve radikalë diku tjetër në Ballkan. Një shoqatë virtualisht autonome serbe e komunave e zbeh Republikën e Sërbisë së Bosnjës. Kosova ka mosfunksionim të mjaftueshëm pa shtuar një përbërës tjetër.

Në zyrë gati një muaj, Kurti është nën presion intensiv dhe përshkallëzues nga SHBA, dhe presion në rritje nga partneri i tij i koalicionit, për të hequr menjëherë tarifat në mënyrë që dialogu të mund të rifillojë dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse të përfundojë.

Vuçiq nuk do të angazhohet, nëse Kosova së pari nuk heqë plotësisht tarifat. Kurti ka ofruar kompromis: të hepë tarifat duke i përfunduar së pari ato në lëndët e para në 15 mars. Me sa duket 80% e importeve janë lëndë të para, kështu që lëvizja e Kurtit shkon shumë drejt asaj që Serbia, SHBA dhe BE kanë kërkuar. Për më tepër, Kurti ofroi të heqë tarifat e mbetura, që nga data 1 Prill me kusht që Serbia të përgjigjet në mënyrë konstruktive duke hequr të gjitha barrierat jo tarifore për tregtinë me Kosovën dhe duke ndaluar fushatën e saj për të bindur shtetet që njohin Kosovën për të tërhequr njohjen.

Uashingtoni ka kundërshtuar kompromisin dhe insiston në heqjen e të gjitha tarifave tani dhe ka kërcënuar të ndalojë miliona dollarë ndihmë financiare dhe më pas të tërheqë trupat amerikane nga Kosova.

Sidoqoftë, Vuçiq nuk do të rifillojë dialogun deri pas zgjedhjeve parlamentare serbe në 26 Prill. Qëllimi i tij publik është që Partia e tij Progresiste të ketë më të mirë fitoren e saj të mëparshme vendimtare parlamentare dhe ai nuk dëshiron t’i japë kundërshtarëve radikalë nacionalistë ndonjë justifikim për ta akuzuar atë për shitje të Kosovës.

Vuçiq refuzoi të ecë përpara javën e kaluar, kur u shty nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare O’Brien, i Dërguari Special Grenell dhe dhëndrri i Trump, Kushner, duke përsëritur se ai nuk do të rihapë dialogun derisa Prishtina të heq tarifat. Edhe premtimet e Kushner për sasi të mëdha të ndihmës dhe investimeve të huaja nuk e lëvizën Vuçiq.

Në një intervistë pasi u kthye në shtëpi, Vuçiq deklaroi se nuk do të kthehej në Uashington për të rifilluar dialogun deri pas zgjedhjeve dhe kritikoi nxitimin për të arritur një marrëveshje të shpejtë. Vuçiq ka qenë i lumtur, që Kurti po përballet me presion të madh nga SHBA, për të rifilluar dialogun për shkak të refuzimit të tij për të hequr tarifat menjëherë.

Atëherë, cili është nxitimi? Kurti do të heqë shumicën e tarifave këtë fundjavë dhe Vuçiq nuk po nxiton të rifillojë negociatat. Për më tepër, ndryshe nga Uashingtoni, Brukseli ka mirëpritur vendimin e Kurtit për të filluar heqjen e tarifave dhe nuk po i bën presion të madh publikut për të bërë më shumë. Më në fund, nga do të vijnë “qindra miliona dollarë” e investimeve të huaja direkte dhe ndihma e premtuar nga Uashingtoni, veçanërisht kur SHBA nuk ka koordinuar nismën e saj me BE?

Do të ishte më e mençur të lëvizim gradualisht dhe të ndërtojmë konsensus midis liderëve politikë dhe shoqërisë për ndryshimet që do të prodhojë marrëveshja përfundimtare. Politikanët dhe publiku i Kosovës kanë nevojë për transparencë: nuk ka pasur asnjë. Thaçi duhet të jetë i hapur për përmbajtjen e marrëveshjes, në mënyrë që politikanët dhe shoqëria të vendosin për të, në vend që të habiten më vonë nga ajo dhe pasojat e saj. Kosovës i duhet kohë për të zhvilluar një konsensus se si të vazhdohet me dialog në mënyrë demokratike, dhe të mos shtyhet në vendime të shpejta.

Në mbylljen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të 11 Marsit për tarifat, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani (një nënkryetare e LDK), në një reagim ndaj Thaçit, bëri thirrje për heqjen e tarifave, në të njëjtën kohë që ai tërhiqet nga dialogu. Qortimi i Osmanit theksoi refuzimin e Thaçit për t’u përkulur ndaj kërkesës kushtetuese, që është detyra e qeverisë për të udhëhequr një negociatë të tillë.

Është Uashingtoni dhe Thaçi që po bëjnë presion për një marrëveshje tani, dhe kështu përshkallëzojnë presionin ndaj Kurtit për të hequr tarifat. Presidenti Trump, O’Brien dhe Grenell janë pas shtytjes për një marrëveshje të shpejtë.

Trump është në kërkim të një marrëveshje të shpejtë për të rritur perspektivat e tij të rizgjedhjes që po duken më të errëta për shkak të krizës ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e shoqëruar me rënien e çmimit të naftës dhe gjasat që ish Zëvendës Presidenti Biden do të jetë i nominuari Demokratik.

Nga ana e tij, Thaçi e shikon marrëveshjen si një shtesë e trashëgimisë së tij, por ka edhe konsiderata të tjera më të rëndësishme politike. Ai do të donte të rrëzonte qeverinë Kurti, për të mbrojtur veten dhe miqtë e tij të korruptuar nga përpjekja e Kurtit për të zhdukur korrupsionin e përhapur. Qëllimi i Thaçit është që më pas të krijojë një qeveri të re të koalicionit të përbërë nga LDK, partneri aktual i koalicionit të Kurtit dhe PDK, partia që themeloi Thaçi.

Ndërhyrja e Trumpit për të marrë përsipër dialogun i ka dhënë mundësinë Thaçit që ta bëjë këtë. Ai po shfrytëzon kërcënimet e veprimit ndëshkues të SHBA-së, si një mashtrim kundër Kurtit dhe po përpiqet të grumbullojë opozitën parlamentare dhe LDK për të kërkuar që tarifat të hiqen menjëherë. Në deklaratat publike këtë javë, Thaçi akuzoi se veprimet e Kurtit po i kërcënojnë shumë marrëdhëniet me SHBA-të dhe “të ardhmen e shtetit tonë“, një akuzë e papërgjegjshme.

Ndërsa lideri i LDK-së e mbështet Thaçin, tani për tani, Kuvendi nuk po e mbështet Thaçin dhe situata është në ngërç.

Vlen të kujtojmë udhëheqësit e Kosovës se asnjë marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk do t’i japë fund armiqësisë së Serbisë me provincën e saj të mëparshme. Derisa Serbia të pranojë se çfarë ka bërë në Kosovë nën sundimin e Millosheviçit marrëdhëniet e tyre nuk do të jenë as normale dhe as miqësore.

Më shumë rëndësi, ne duhet t’i kujtojmë udhëheqësve e Kosovës që SHBA është dhe do të mbetet një mik i vendosur dhe kjo nuk do të ndryshojë pavarësisht se çfarë mund të kërcënojnë Trump, O’Brien, Grenell, Pompeo dhe Kushner. Kosova nuk duhet të detyrohet të pranojë një marrëveshje pasuese me një Serbi armiqësore, politikanët dhe publiku i saj nuk e kanë parë për shkak të motiveve vetë-shërbyese të një politikani.