NJERIU I ZI (1925) – poezi nga Sergej Esenin

0
1919

SERGEJ ESENIN
(1895-1925)

Sergej Alexandrovich Esenin, u lind
më 3 tetor 1895 në Konstantinovo (sot
Esenino), në rajonin e Ryazan (Rusi)

NJERIU I ZI (1925)

Miku im, miku im
jam shumë shumë i sëmurë,
nga më vjen kjo e keqe, s’e di as vetë
në qoftë se më vjen nga era që fishkëllen
mbi fushën e zbrazët, shkretëtirë,
a mbase, si në shtator në korie,
a mbase alkooli në tru po më bie.

Koka ime valëvit veshët,
siç bën një zog me krahët e tij.
Koka ime nuk është më në gjendje
të përkulet mbi qafë.
Një njeri i zi,
i zi i zi,
një njeri serë i zi
vjen e ulet në shtratin tim,
një njeri sterrë i zi
nuk më lë të fle gjithë natën ai.
Njeriu i zi
fut gishtat në një libër të shpifur
dhe, me një këngë hundore mbi mua,
si një murg mbi një të vdekur më lexon jetën
e një maskarai
dhe zuzari të thekur,
duke përzën ankthin dhe frikën në shpirti ai.
Njeriu i zi
i zi, i zi …

“Dëgjo, dëgjomë, –
më dërdëllit, –
në libër ka projekte,
mendime shumë të bukura.
Ky njeri
jetonte në një fshat
me banditët më të neveritshëm
dhe me sharlatanët më mandat.

Në dhjetor në atë atë vend
bora është e pastër
për dreq,
dhe furtunat venë në lëvizje
çikrikët më të hareshëm në argëtim.
Ai njeri ishte një aventurier i prapë,
por i markës më të mirë,
më të lartë.

Ai ishte elegant,
për më tepër, poet,
edhe pse imcak,
e kapte forcën e vet,
dhe një farë gruaje,
që ishte dyzet dhe ca vjet,
ai e quante putankë
si dhe të dashurën e vet”.

“Lumturia – thoshte ai, –
është shpejtësi e mendjes dhe e duarëve.
Të gjithë shpirtrat e plogët
janë të njohur në pakënaqësinë e tyre për ne.
Nuk ka rëndësi fare,
nëse shumë tortura
janë frut i trajtimeve
dhe dredhimeve gënjeshtare.

Në stuhitë, në shtrëngatat
në jetën e ftohtë,
në humbjet e rënda të jesh
dhe kur i trishtuar je,
duku i qeshur, i thjeshtë –
është arti më sublim në tokë, mbi dhѐ “.

“Njeriu i zi!
Mos e guxo këtë!
Ti nuk je në shërbim
si një polumbar.
As më intereson fare jeta
e një poeti skandaloz dosido.
Të lutem, dikujt tjetër lexoja
dhe tregoja këto”.

Njeriu i zi
më shikon ngulët.
dhe sytë i ngjyrosen
me një kolor blu të butë,
sikur të donte të më thoshte se
unë jam një kriminel dhe një hajdut,
që në një mënyrë të paturpshme, i pa fe
që ka vjedhur diku, dikë.

Miku im, miku im
jam shumë shumë i sëmurë,
nga më vjen kjo e keqe, s’e di as vetë
në qoftë se më vjen nga era që fishkëllen
mbi fushën e zbrazët dhe shkretirë,
a mbase, si në shtator në korie,
a mbase alkooli në trurin tim në delir.

Nata e acartë …
Paqja në udhëkryq është e heshtur
unë rri vetëm në dritare,
nuk pres as mik e as të ftuar
gjithë rrafshnalta me gëlqere
të butë e të shkriftë është mbuluar,
dhe pemët, si kalorës në kopshtin tonë
janë tubuar.

Diku qan
një zog kob nate.
Kalorësit prej druri
mbjellin një zhurmë thundrash.
Ja prapë kjo gjë e zezë
që ulet në kolltukun tim,
ngrinte pak lart cilindrin e saj
dhe duke hedhur pa kujdes shtresat për mbulim.

“Dëgjo, dëgjo! –
thotë me zë të neveritshëm duke më pare në fytyrë,

ende më afër. –
ende më pranë më përkulet.-
nuk kisha pare kurrë
ndonjë kriminel në jetë unë
që në mënyrë kaq të kot dhe idiote
të vuajë nga pagjumësia krejt i pagjumë.

Ah, mbase u gabova!
Sepse hëna s’ka humbur .
Për çfarë tjetër ka ende nevojë
kjo botë e vockël gjysmë e pëgjumur?
Mbase , me kofshët e saj të mëdha
do të vijë fshehurazi “ajo”
dhe ti do t’i lexosh asaj
lirikën tënde të flashkët, të mekur apo…?!

Ah, unë i dua poetët!
njerëz argëtues.
Në ta gjej kurdoherë
një histori familjare në zemër,
si ajo e një studenteje plot me puçrra përherë
dhe e një përbindëshi që flokët të gjata i kish
që për kozmos e planete i i flet,
të dëshiruar të gjithë seksualisht.

Nuk e di, nuk mbaj mend,
në një fshat,
mbase, në atë të Kalugas,
ose mbase, në atë të Ryazanit,
jetonte një djalë diku
në një familje të thjeshtë fshatare,
me flokët bjond,
me sy blu …

Dhe ja ai u rrit u bë i madh,
dhe po ashtu poet,
edhe pse i vogël
e kuptonte forcën e vet,
dhe një farë gruaje,
që dyzet e ca vjeçe ish
ai e quante fëmijë të keq,
si dhe të dashurën e tij natyrisht “.

“Njeriu i zi!
Ti je një mysafir shumë i keq.
Kjo famë për ty
që prej shumë kohësh sillet rrotull”.
Jam i tërbuar, me veten time,
dhe fluturon bastuni im
madje drejtë në turiri të tij,
në rrëzë të hundës me furi


Sergej Esenin në shtratin e tij të vdekjes

Hëna vdiq,
kaltëron agimit në dritare.
Ah, ti, natë!
Ç’kombinove moj, natë?
Po rri në këmbë këtu me cilindrin tim.
Nuk rri askush me mua për t’më shoqëruar.
Jam vetëm…
Me një pasqyrë të copëtuar…

Përktheu: Faslli Haliti