Nji cikë me poezi të poetit brilant Dodaj Zef

0
820
Dodaj Zef

Dëshiroj të bëhem shqipe

Të fluturoj lartë deri n’Re
Ti shiqoj tokat fisnike
Gjë ma t’bukur pa nuk ke
Me knaqësi do t’ja nisë zanit
Me krah t’hapur fluturoj
Mbi ato bjeshkë të Deqanit
Pamjet e bukura ti shiqoj.
Do vazhdoj mbi bjeshkë t’Rugovës
Me i shique bukurit tjera
Gjanë e gjatë i bi Kosovës
Edhe n’vdeksha kam parë vlera
Ta shiqoj rasën shqiptare
Nga lartësia si po duket
Si ka ditë Zoti me i falë
Rasë e bukur kurr nuk hupet.
Kam të drejtë për njeri t’parë
Që ashtu unë e mendoj
Me t’vertetë ka qenë shqiptarë
Me mjeshtri Zoti i mbaroi
S’pari i bani tokat tona
Të mbaruara bukuri
Rasë ILIRE tha ta shtojna
S’ka me rasën shqiptari.
Bukuria e bjeshkve tona
Që ne zemrat po na i knaqë
U falem nderit ILIR t’ju thona
Qdo armik kemi me i plasë
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::

Kijet dhe Ujku
Në livadh t’u ngranë dy Kije.
E pa mundshme kush me i thye.
Bukuri bashk po jetonin.
Kush nuk mundte ti ngatrronin.
S’mujke Ujki as Arusha.
Jet te mir tu ba ne fusha.
Ishin trash e shpina thuk.
Sa te mir mishin per Uk.
Per gjith dit Ujku tu i pa.
Veq mendojke si me i nda.
Nji ditë Ujku u mendue.
kam me i qit me u ngatrrue.
Shkon nji ditë e u afrue ngatë.
Ka nis t’madhe ju piskatë.
Cili asht ma i fort si tjetri?
Kau i ri apo ma i vjetri?
E shiquan pak njeni tjetrin.
Kau i ri e shiqon t’vjetrin.
Nisi koken tu e lëkundë
Mos mendo se ti me mundë.
Rri o vlla se ësht rrezik.
Ujkun na e kemi armik.
Por ky tjetri ish que peshë.
Brina tjetrit po ja ngjeshë.
Filloi sherri u prish puna.
Nermjet veti filloi dhuna.
Kapu shtyju nermjet veti.
Armik Ujku vet naleti.
Me at dit kur kta u ndanë.
Në dhamb t’Ujkut te dyt ranë.
::::::::::::::::::::::::::::::::::

Shqiponja
Une po vijë por ju ku jeni!
Në flamur më nuk më keni!
Pse nga shenja më larguat?
A prej frige mua më ndërruat.
Apo janë qëllime tjera.
Me jau zhdukur ato vlera.
Që gjithnji te ju i gjeta.
Kush ju tha e pse u hjeka?
Interesat i keni veq për veti.
Se në shprit ju erdh naleti
Të përqamë edhe të ndamë.
Nuk fluturoj jo për herë t’mbramë
Nda n’parti e shum drejtime.
Prej që e hjekët shenjën time.
As gjë s’ka n’Kosoven trime.
A mos une juve ju nema.
Pa dëshir por m’plasi zermra.
Ku na mbet gjaku i t’vrarve?
Që luftuan për komb t’shqiptarve!
Me shenjë time n’dorë e në zemër.
Kurse sot m’shkelët me thembër.
E banë disa sa me bër emër.
Sa për shenjë s’kesh ka idhohem.
Por qdo ditë une kur të zgjohem.
Nepër qiell kur fluturojë.
Veq bashkim për ju mendojë.
Nuk ka të bëj me shenjën time.
Por për të drejtën legjitime.
Me u bër bashkë Shqipëria ime.
……………………………………………

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar