“Nuk ka më keq për Kosovën…!” dhe “Dy partitë në Amerikë luftë kundër epidemisë”

0
533
Skënder Karaçica

Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com


E kohës

Nuk ka më keq për Kosovën…!

Udhëheqja politike dhe shtetërore e shtetit të Kosovës është përçarë skajshmërisht dhe janë bërë pikë e pesë…! Kjo po shihet në pikë të ditës në kryeqytetin e Republikës në Prishtinë.

Në demokraci, vota e sovranit është një kontratë për të zgjedhurit në institucionet e shtetit. Për këtë vlerë universale të demokracisë dhe vota e lirë, kërkon që sovrani i votës së lirë në Kosovë (populli) të dalë në ballë të kësaj të keqeje dhe të thotë fjalën e fundit:

KTHIMI I VOTËS SË LIRË!


Amerika dhe Koronavirusi

Në Washington PR-PD bashkaraisht në “luftë” kundër epidemisë vrastare, ndërsa në Kosovë pikë e pesë!

Në Washington, të dyja partitë PR-PD bashkarisht në “luftë” kundër epidemisë vrastare të Koronavirusit, kështu tha sot presidenti Donald Trump në konferencën për shtyp në THE WHITE HOUSE WASHINGTON.

Në Amerikë të gjitha institucionet shëndetsore janë në gadishmëri dhe afër qytetarëve amerikanë, ndërsa të gjitha shtetet tashmë kanë marrë masat preventime (qendroni në shtëpi) si dhe ilaqet e nevojshme për të shpëtuar nga më e keqja, kështu thonë lajmet e sotme në SHBA.

Ky do të ishte një shëmbull i mirë se sa herë vjen në plan të parë shteti amerikan, të dy partitë (PR-PD) bëhen bashkë me popullin amerikanë për të përballuar edhe epideminë vrastare të koronavirusit, që ka përfshirë tërë planetin me 7.8 miliardë njerëz, të bëhet pjesë e programit shtet-ndërtues për Republikën e Kosovës.

Ndonëse tashmë e kemi bërë program jete për kombin shqiptar: Miqësi e përjetshme me Amerikën, atëherë merrni mësime nga përvoja demokratike dhe të shtetit ligjor nga Washingtoni, ju institucione të shtetit të Kosovës!

/s.k./