Nuk ka mundësi t’i shitet rregullisht popullit dushk për gogla?!

0
1297
Isa Mustafa

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

E lexova një shkrim “të mirë” të Isa Mustafës në fb. Kishte shkruar shumë mirë së çfarë në të vërtetë do të duhej të ishin proceset politike dhe veçmas rrjedhat ekonomike në Kosovë.

Kryeministri Mustafa lavdërohet në këtë postim për punën e mirë të qeverisë, të cilën ai e drejton, e plotë fjalë të mira të tjera, të cilat bien ndesh katërcipërisht më situatën politike tensionuese dhe rrjedhat ekonomike të dobëta. Mustafa e përmend rritjën ekonomike. Po, në rregull, po nuk e thekson së çka përfituan qytetarët dhe të pa punët nga kjo rritje ekonomike?

Edhe nese ka rritje ekonomike, sa vlenë ajo rritje kur kemi gjendjen alarmante të atyre të cilët po kërkojnë punë. Pse nuk tregoi kryeministri, Isa Mustafa së çka është duke u bërë në zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe ekonomisë së mesme të cilat janë të një rëndësie të madhe për zhvillim të gjithëmabarshem ? Pak. E përmend konsolidimin e buxhetit. Më mirë është ta kishte thënë së buxheti i trashëguar nga Qeveria e Thaçit ka qenë buxhet më shumë emergjent. E çka mund të bëhët në planin zhvillimor më këtë buxhet bie fjala? Fare pak. Por, këtyre qeveritarëve po iu mungon shumë transparenca, e cila pastaj po i kushton Kosovës.

Kur qendron puna kështu më një buxhet të tillë, atëherë sigurisht së burimet për avansimin e ecurive zhvillimore ekomomike duhet kërkuar. Ka burime, po sa ato po shfrytëzohen është një kapitull krejt tjetër. Thithja e investimeve të jashtme p.sh, do të ishte një punë fortë e mirë për zbutjen e gjendjës së papunësisë enorme. Kjo nuk po ndodhë së investitorët e jashtëm nuk po iu levërdisin kastës politiko – financiare në pushtet. Nuk dojnë t’i rrezikojnë të gjitha ato biznese të paligjshme që i kanë. E përmendë në këtë postim kryeministri Mustafa edhe sektorin bujqësor duke e cilësuar si stabil. Sektori bujqësor është shumë më rëndësi për Kosovën kur dihet së më çfarë tokash pjellore posedojmë, e veçmas Rrafshi i Dukagjinit.

17 vite pas përfundimit të luftës dhe produktet vendore nuk kan as sigurinë minimale në treg. Shiten prodhimet më çmime mizerable, duke mos pasur mundësi bujqit e vyer të Kosovës, të nxjerrin siç thuhet në gjuhën e popullit as shpenzimet minimale. Subvensionimet janë aq të vogla sa nuk ia vlenë as t’i përmendim, edhe pse ka mundur të bëhët shumë pikërisht në këtë plan. Një pronar i një restorani më thotë, “Merreni më mend, nuk kemi mundësi në Kosovë të kemi shumë prodhime vendore, madje duhet të importojmë thotë ai edhe majdanoz!!! Një pjesë të shkrimit Mustafa ia kushton korrupcionit, e krimit të organizuar. Që të dyja këto ishin dhe kanë mbetur fenomenet të cilat Kosovën dhe popullin e saj e kan katandisur si është më së keqi. Shumë ia kan zbehur imazhin vendit në sytë e botës demokratike.

Mustafa thotë gjithashtu së kemi mekanizma për ta luftuar krimin. “Kemi vullnetin e qeverisë të mos lejojë që njerëzit e inkriminuar në krim dhe korrupsion të punojnë në institucione qeveritare”. Po mirë, sigurisht se i kemi të gjitha mundësitë. Por për ta luftuar krimin dhe për t’i zbardhur vrasjet politike, të cilat nuk i ke përmend fare, kjo luftë duhet të fillon nga kreu i shtetit e deri zyrtari më vogël pa përjashtim. Bie pyetja logjike, a ka vullnet politik të luftohen krimi dhe korrupsioni ? Nuk ka. Pse, prapë shtrohet pyetja? Nuk ka mundësi të luftohen këto dukuri negative dhe dukuritë tjera më këtë kastë politike. Si të luftohet korrupcioni kur organët tona të drejtësisë janë të ndikuara nga politika ditore.

Në të gjitha hallkat e pushtetit janë instaluar më direktiva partiake ose direktiva të tjera njerëzit të cilët po vendosin për Kosovën? Natyrisht së lufta kunder krimit dhe korrupcionit bëhët shumë e vështirë. Për t’u luftuar krimi dhe korrupsioni duhet të lirohemi nga kjo kastë politike e korruptuar dhe e kriminalizuar. Vëtem atëherë mund edhe të llogarisim së lufta kundër çdo dukurie negative do të jetë shumë më efikase së deri më tash. Tash kur puna ju ka ardhur në zgripc të madh, shkaku i Demakrakcionit e përmendet luftën që duhet bërë kunder korrupsionit. Nuk e ke fare ndërmend atë punë, veç i lutesh Zotit ti bashkë më presidentin Thaçi, që të kalojë disi edhe kjo fortunë politike. Bukur vështirë është t’i shitet rregullisht popullit dushk për gogla, siç keni vepruar deri më sot…


Isa Mustafa në Facebook:

Një realitet,

I thashë para disa muajve një përfaqësuesi të lartë ndërkombëtar, që merrej me sundimin e ligjit në Kosovë, pse nëse keni informacione konkrete për korrupsionin në nivelet e larta nuk po merrni masa. Ne do t’u përkrahim në çdo veprim të ligjshëm.

Përgjigja e tij ishte se korrupsioni është çështje e kulturës. Është dëshmi sesa qytetarët e duan shtetin e tyre. Në vendin tuaj, sikurse edhe në disa vende përreth, njerëzit më me ëndje e akuzojnë Qeverinë, institucionet, bizneset se janë të korruptuara sesa që kanë gatishmëri, që atë ta argumentojnë dhe ta dëshmojnë.

Ju, po sa t’i zgjidhni njerëzit i shpallni të korruptuar, pa marrë parasysh se çfarë kanë punuar më parë dhe cilës pjesë të shoqërisë u takojnë. Në vendet tjera, korrupsioni nuk është temë e përditshme e publikut, por është çështje e organeve të cilat e ndjekin dhe marrin masa. Prandaj, askush nuk shpallet i korruptuar, pa vendim të drejtësisë. Këto janë dallime kulturash shtetërore, ata që e duan shtetin e tyre nuk e sulmojnë por e ndihmojnë.

Në Kosovë s’gjen askënd që nuk e ka plot gojën akuza kundër korrupsionit. As ata që kanë zënë punë me lidhje të llojllojshme as ata që janë diskriminuar gjatë punësimit. As ata që kanë privatizuar pasuri të paimagjinueshme, e para lufte s’kanë pasur asgjë, e as ata që jetojnë nga puna e tyre. Kritikojnë pronarët e kështjellave dhe pallateve, pa fije turpi se me cilat para i kanë ndërtuar ato, por edhe disa bosë që falë donacioneve të jashtme dhe gjeturisë menjëherë pas lufte kanë monopolizuar një sferë të shoqërisë. Prandaj, ajo çfarë mund të jetë më e saktë, deklarimet kundër korrupsionit më shumë po përngjajnë në biznes për të fituar para dhe për të fshehur burimet e parasë së përvetësuar, sesa një vullnet që ai të luftohet.

Ne duhet të kemi guxim qytetar dhe vullnet politik të shohim edhe gjerat shumë të mira, që po ndodhin në këtë vend. Rritjen ekonomike që e kemi më të lartë sesa vendet fqinje, infrastrukturën rrugore shumë të përparuar, stabilitetin buxhetor, rezultatet e mira në bujqësi, standardin e banimit, që asgjë nuk ngecë nga shumë vende fqinje dhe vende tjera, përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit, Projektin amerikan të MCC-së, luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit… Kemi popullatë dhe rini të arsimuar mirë dhe të edukuar. Traditë të urtësisë dhe respektit në komunikim e shumicës dërrmuese.

Mund të arrijmë ta mposhtim edhe korrupsionin dhe krimin e organizuar. Kemi institucione të cilat po tregohen të vendosura dhe kredibile, Policinë, Prokurorinë, Gjyqësinë. Kemi vullnetin e Qeverisë të mos lejojë që njerëzit e inkriminuar në krim dhe korrupsion të punojnë në institucione qeveritare.

Ajo që na nevojitet si vullnet i përbashkët është që të lirojmë nga kapja çdo segment të shtetit. Jo për ta çkapur nga njëra palë dhe për ta kapur nga pala tjetër. Por, për të krijuar hapësirë që të veprojë ligji, pa ndikim politik.