O zot, shpëto kombin tonë nga shqiptarët turqeli

4
1963
Pashko Vasa

Shkruan Asllan Dibrani

I madhi Pashko Vasa ka bërë një sinkronizim të asaj periudhe për Shqipërinë, po fatkeqësisht pa ndryshuar edhe sot, ai tha se Shqipëria nuk mbeti asnjëherë pa njerëz injorant, bashibozuk, dredharak, abuzues, mizor, maskara, mëkatar, çrregullues, demagog, cinik, rrugaç, skandaloz, deformues, intrigant, zuzar, faqezi, devijues, matrapaz, etj. Andaj për fund fare kisha me shtuar, O zot shpëto kombin tonë nga shqiptarët.

Lutfi Haziri donë Republikë sipas modelit serb!

Ata që protestojnë, pjesa dërmuese, janë mbrojtësit më të mirë të Republikës së Kosovës.
Nuk janë të kënaqur me “Kushtetutën e saj”, sovranitetin dhe integritetin e mangët të Republikës së Kosovës në pozicionin aktual, që përmendeni ju politikan i rrejshëm, maskara, mashtrues dhe manipulant i degjeneruar ! Më imponohet nga këta rreshta neveritës të reagoj mesa vijon nga thëniet e juaja të ma poshtme:

Republika mbrohet tuj e njoftë e tuj e dashtë atë, tuj ia dashtë flamurin e tuj e promovue me krenari… tuj e njoftë e dashtë Kushtetutën përnime. Republika nuk duhet e nuk mbrohet tuj e mohue, e tuj e rrënue… Republika garanton demokraci, e demokracia protesta, por të qeta! LH” përfundon sipas gazetës “Bota Sot” Lutfi Haziri.

Ja kush është kryetar i një komune të madhe në Gjilan. Nuk dinë të shkruaj shqip. Kryetar komune që i ka bërë hiq ma pak se 13 gabime në dy rreshta mos të flasim për formulimin ortografik dhe gjuhësorë sipas rregullave të gjuhës shqipe !!!.

1. Lutfi unë, po ta them shul shqip dhe troç që,”Republika nuk mbrohet me “Shkelje Kushtetute, as
2. As me “Krim e Korrupsion mafioz”.
3. As me ” Falje Tokash 8000-10.000 hektarë Malit të Zi ,Maqedonisë dhe Serbisë.
4. Republika nuk mbrohet me kriminel të Serbisë që hyjnë e dalin sa herë duan në “Kosovën e Pavarur dhe në Sovranitetin e saj” qe pretendon sipas modelit serb.
5. Kosova nuk mund të mbrohet me “ Zajebnica”qe pretendon ta këtë edhe një republikë në brendësinë e Kosovës, po me unitetin tonë kombëtare.
6. Nuk mbrohet as me ekstremizmin e leshave islamik mashë e fort e Beogradit, Athinës dhe Rusisë, që i keni manipuluar djemtë e rinj, të jenë argat të huaj!!!

– Ju jeni orkestrues i përgatitjes së tyre si pjesëmarrës duke i ngehur gishtërinjtë në formë kolektive,vetëm e vetëm qe je kryetar i Komunës së Gjilanit. Ju dhe qeveria e juaj bëtë kultivimin, joshjen dhe propagandimin e sektit primitiv islamik që tanimë u bë problem ndërkombëtar,po ashtu edhe rrezik potencial edhe për Kosovën dhe Kombin duke ju seruar jo kulturë dhe mohim të vlerave tona përmes analfabetëve të ekstremit fetar.
7. Republika nuk mbrohet sipas modeleve serbe, aq më pak me rrudh e me ngushtuar territorin e Kosovës,me ndërtuar Republikën e dytë brenda Kosovës nga një 3 % serbesh, sllavesh dhe gabelesh në Kosovë!!!

– Kosova nuk mbrohet me luksin e juaj dhe politikanëve tjerë nëpër shëtitjen, kursim parash edhe në shtete tjera me “Muaj e Mijaltash” për fëmijët e të korruptuarve dhe politikave, e në anën tjetër për ditë bëhen vetëvrasje nga pjesëtarët e ish “Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” në mungesë edhe të kafshatës së bukës, nga ata qe u ulet ne karriget e buta dhe po e nxisni gjakderdhjen vetëm për t’i mbrojtur karriget, he qofshin të mallkuara ato karrige.

A është turp? Po edhe po.

Vërtet turp poshtërsi nga një gard politike qe e mbron me çdo kusht pushtetin më dhunë!?.
8. Nuk mbrohet Republika me mijëra familje të rrezikuara deri në skajshmëri nga varfëria???

9. Republika nuk mbrohet me shantazhe e propagandë në fushatën elektorale, pa e hap edhe një vend pune gjatë mandatit!!!
10. Nuk mbrohet Republika kur pjesën dërmuese të trungut kombëtar e keni rrezikuar për një kafshatë buke me kërcënime e me njëqind e njëmijë kurtha, deri në poziciononim e tyre si spektator të ngjarjeve që po i rrëshqasin Kosovës nën këmbë drejt rrënimit të saj.

Nga këto fenomene qe po na përcjellin me fatkeqësitë e kombit me përçarje, dhunë denigrim, mosmarrëveshje vëllavrasje, korrupsion, tradhti antikombëtare po ju sjell vargjet e Pashko Vasës me një shkëputje nga poezia “O moj Shqipeni”:

O MOJ SHQİPENİ

“Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t’rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t’bardhe gjithmone asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t’ambel askush s’ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s’te ka mbetun as em’n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t’zeze.
Shqyptar’, me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:” jam turk”, tjetri:”latin”
Do thone: ” Jam grek”, “shkije”-disa tjere,
Por jemi vllazen t’gjith more t’mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,!
Per me ju damun me ju vorfnue
Vjen njeri i huej e ju rri n’voter,
Me ju turpnue me grue e moter”.

I madhi Pashko Vasa ka bërë një sinkronizim të asaj periudhe për Shqipërinë,po fatkeqësisht, pa ndryshuar edhe sot,ai tha se Shqipëria nuk mbeti asnjëherë pa njerëz injorant, bashibozuk,dredharak, abuzues, mizor, maskara, mëkatar, çrregullues, demagog, cinik, rrugaç, skandaloz, deformues, intrigant, zuzar, faqezi, devijues, matrapaz, etj. Andaj për fund fare kisha me shtuar edhe këtë, “O zot, shpëto kombin tonë nga shqiptarët turqeli”.

4 KOMENTE

Komentet janë mbyllur.