PAK HISTORI PER AVIACIONIN

0
1153
Ndoc Selimi

Ndoc Selimi, ish-aviator, sot poet dhe studiues.

(Ne prag te 24 prillit, 66 vjetorit te aviacionit luftarak shqiptar)

Pamundesia per te fluturuar krijoi tek njerezit qysh ne lashtesi fantazi te ndryshme qe jane pasqyruar ne gedhenje, ne skulptura, gojdhena dhe deri tek idete e para dhe provat e para per shkeputjen nga toka. I pari qe dha kete ide ishte Leonardo Da Vinci (1452 – 1519), i cili ishte nje zheni ne shume fusha si matematike, fizike, anatomi duke lene materiale te shumta si ne kooficentet e ferkimit, rreshqitjet, goditjen, trajektoret e trupave e deri te idea e fluturimit duke skicuar modele te parashutes, aeroplanit e deri te helikopterit. Jane fjalet e tija te shkruara mbi 500 vjet me pare kur thote: “Njehere po te keni provuar te fluturoni, ju do te shkoni gjthemone me koken kthyer nga qielli. Qielli eshte vendi nga keni ardhur dhe ju kerkoni te ktheheni perseri”.

Pas Da Vincit u deshen disa shekuj kur pionieri i pare qe do te merrej me probleme te fluturimit ishte inxhinieri gjerman Otto Liljental (1848 – 1896). Ai duke u bazuar te fluturimi i shpendeve arriti ne konkluzion se profili i krahut te zogut ka formen e perkulur, ku krijon diferencen e presioneve poshte e siper krahut, kete studioi Bernuli kur krijoi teorine qe asht ligji themelor i aerodinamikes, ku sasia e ajrit qe hyn ne nje prerje jo te njellojte, eshte e barabarte me ate qe del, pavarsisht nga prerja”.

Kjo teori gjeti zbatim te plote te aeroplani (ashtu si krahu i zogut), mbasi suprina e siperme e krahut eshte ne formen profilit jo te sheshte, por te ngritur dhe siperfaqja e siperme e krahut eshte me e madhe nga ajo poshte duke krijuar keshtu diference presionesh qe konkludon me nje shpejtesi me te madhe te rrymave te ajrit siper krahut ne krahasim me ate poshte. Ne shpejtesi te madhe te rrymave te ajrit, presioni asht me i vogel . Keshtu krijohret diference presionesh poshte e siper krahut dhe kjo sjell forcen ngritese te aeroplanit. Kete provoi Liljental ne vitin 1896, vit qe pas disa fluturimesh e provash gjeti vdekjen, por na la nje nisem te madhe ne kete drejtim.

Pas vijne vellezerit Rajt 1867 – 1912. Ata vendosen ne planer te bere nga vete nje motor dhe me 1908 bene te paret ne bote fluturim me pasagjer ne bord. Duke u nisur nga keto eksperimente te vellezerve Rajt etj, aviacini do te ngjallte interesin e gjenerlve ushtarake. Ne vazhdim shohim qe me 1909 francezi Lui Blerno beri proven e pare duke kaluar ngushticen La Mansh (France – Angli) per 27 minuta.Viti 1910 do te sillte ndryshime te medha ne duarte e inxhiniereve ushtarake, te cilet te interesuar per kete mjet te ri, se shpejti do te behej makina me e madhe e luftes qe do te mirrte me mijera jete njerezish. Ne luften Italo – turke (1911 – 12) ne Tripoli moren pjese edhe 7 avione italiane kryesisht si zbulim, por edhe duke hedhur bomba dore nga lartesi te vogel.

Si statistike ne fillim te luftes pare boterore Rusia kishte 263 avine, Gjermania 232, Franca 156, Austro – Hungaria 65, Anglia 30, Sh.B.A. 30 dhe Italia 30. U rrite ne menyre te dukeshme shpejtesia e fluturimit, lartesia, manovra, fuqia motorike, pesha fluturuese etj. Viti 1915 solli ndryshime duke vendosur mitraloze ne avione, aeroplane bombardues, luftim ajrore etj. Me 1917 – 1918 bombardohet Londra dhe Parisi nga Gjermanet. Ne kete vit bombardohet Shkodra nga Austro – Hungarezet. Fundi i luftes pare boterore do te shenonte nje numer prej 60. 000 avione. Nje rus i quajtur Nesterov hyri ne histori si manovruesi me i madh i avionit ne ajer.

Edhe sot kujtohen figurat e tij vertikale e quhen “Laku i Nesterovit”. Ai kerkoi blindim te pjeses pare te avionit dhe ne lufte perplasej direkt me avionin armik duke mbet keshtu si nje pilot hero. Veç punishteve private te konstruksionit te trupit te avionit (veç motorrit), filluan edhe fabrikat e para dhe duke permirsu vetite areunautike qe po i afroheshin trupave te sotem si konstruksion, u veshen edhe me material rezistent si duralomini, pasi deri ne kete kohe ishin thjeshte me kombesate te forte. Filluan te dalin ne pah firmat e fuqishme qe prodhonin keta avione si avionat rus “Sikorsku”, “Voaze”, “Ferman”, “Moran”, Njupor etj.

U zevendesua helika prej druri me flete çeliku, per te shmangur goditjen e mitralozit gjate qitjes. Kete ide e dha piloti francez Garro, i cili beri nje emer te madh ne luften e pare boterore kunder gjermaneve. Filluan edhe fluturimet naten, sidomos me bombardiere. Aviacioni ne duarte e mjeshtrave te luftes po behej nje nder armet tmerruese te tokes dhe per kete si çdo mjet ofensiv, u gjet edhe mjeti difensiv. U mendua te krijohej artileria kunderajrore. Shekulli qe kaloi ishte shekulli i shkences perfshire edhe aeronautiken, ku veç per 50 vjet u bene ndryshime kolosale nga eksperimentet e para fluturuese deri te ulja e njeriut te pare ne hane.

(vazhdon)

Ne shkrimin pasardhes do te flasim per shqiptaret e pare qe provuan fluturimin duke filluar nga viti 1914 e deri te perpjekjet per nje aviacion shqiptar.

Dërgoi për publikim, Gjin Musa, gazetar