Palestina pas rënies së Perandorisë Osmane dhe rrënjët e organizatave terroriste

0
196
Izrael - Palestinë

Skënder Jashari - UÇK Skender Jashari *

Me rastin e rishpërthimit të konfliktit izraelito-palestinez, Institucionet e Republikës së Kosovës heshtën dhe në fund dolën në mbështetje për të drejtën e Izraelit që të vetëmbrohej. Mirëpo as në këtë rast nuk i dhanë ndonjë shpjegim qytetarëve tonë, për ta arsyetu vendimin se ishte i drejtë. Nga ana tjetër me mijëra jurist vetëm në Kosovë, por asnjë nuk pamë që të shpjegonte pse Shqipëtarët jemi pro-Izraelit dhe kundër Palestinës. Në këtë rast do lëmë anash qëndrimet politike të këtyre vendeve ndaj Republikës së Kosovës.

Palestina si edhe vendet tjera të rajonit ishin nën pushtimin e Perandorisë Osmane, e që me rastin e rënijes së saj, i’u premtu dhe garantu në fund të fundit sovranitet dhe ishin relativisht të lirë që të formulojnë dhe përsosin identitetet e tyre dhe kulturat, për të krijuar nacionalizmat e tyre. Por për dallim nga shumica e fqinjëve të tyre Palestinezët kishin histori të nacionalizmit që ndryshonte nga përvoja e të tjerëve në regjion, pasiqë në embrion të nacionalizmit palestinez në fillim të viteve 1920, u ballafaqu me nacionalizmin sionist. E që të dy kërkonin mandatin pas Britanikëve.[1] Derisa nacionalizmi tek kombet tjera kishte lindur më herët. Por kjo konkurencë me sionistët, bëri që të ketë rolë përbashkues tek palestinezët, mirëpo që në fillim të historisë së nacionalizmit palestinez ndeshen me rivalitetet të ashpëra të klaneve, fraksioneve dhe me konflike,[2] karakteristikë e shoqërive tribal që ende nuk kishin arritur emancipimin e duhur shoqëror.

Pas Luftës së II Botërore, në dekadën e dekolonizimit që kishte filluar, pak e ndikuar edhe nga koncepti i OKB-së, për “të drejtën për vetëvendosje” që ndikoi edhe tek legjitimimi i aspiratës nacionaliste palestineze,[3] mirëpo me fillimin e Luftës së Ftohtë, shumica e organizatave nacionaliste që luftuan për pavarësi, përfshirë edhe ato palestineze, u përfshinë në ideologjitë sekulare, marksiste dhe antiperëndimore, pra të lidhura me Bashkimin Sovjetik.[4] Sekularizmi shikohej tek pan-arabizmi, si mënyrë e vetme që kombet e bashkuara arabe nën unitetin e sekulartit të progresojnë dhe modernizohen dhe si e vetmja mënyrë që mund ta shkatërronin Izraelin dhe të çlironin Palestinën.[5] Derisa ideologjia sekulariste pan-arabe tek Palestinezët ndërthurej shpesh edhe në shkallë të ndryshme me ideale majtiste dhe revolucionare.[6]

Nga ana tjetër hebrenjët u treguan shumë më të përgatitur në shtetndërtimin e tyre, që e shpallën me 14 maj 1948, si pjesë e Madatit Britanik të Palestinës, që menjëherë shpërtheu Lufta e I arabo-izraelite.

Ekzili për palestinezët, bëri që t’i mbajë të bashkuar dhe të forcojë ndjenjën e tyre kombëtare, mirëpo për sa i përket mënyrës sesi do e arrinin aspiratën e tyre kombëtare, kjo ndikoi negativisht, pasiqë krijoi ndasinë në dy fraksione mes palestinezëve që favorizonin alternativën arabe dhe atyre që favorizonin alternativën palestineze të zgjidhjes së problemit të tyre.[7] Me formimin e Lidhjes Arabe, Organizata për Çlirimin e Palestinës, në vitin 1964, u lidh ngushtë me ideologjinë pan-arabe dhe u lidh edhe më shumë me lider të fuqishëm arab.[8] Kjo çoi në luftën arabe kundër Izraelit, e që dështuan keq. Mirëpo pas kësaj Lufte 6 ditore të vitin 1967, u shkatërru besimi i palestinezëve në pan-arabizmin,[9] e që dëshmoi se patronazhi arab nuk ishte i mjaftueshëm për çlirimin e Palestinës, gjë që palestinezët u riorientuan në drejtim të Islamizmit.[10]

Derisa pan-arabizmi humbi mbështetjen tek palestinezët, fraksionet dhe organizatat palestineze ruajtën  ndikimin sekular, revolucionar dhe antiperëndimorë, mes 10 fraksioneve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, besohet që mbetën sekulare, si: Fronti popullor për Çlirimin e Palestinës dhe pasardhsja e saj Fronti demokratik për Çlirimin e Palestinës në nivele të ndryshme mbetën marksiste ose majtiste,[11] e që prej kësaj të fundit u nda organizata Unioni demokratik i Palestinës i njohur si Fida që ishte socialdemokrat poashtu edhe Partia popullore Palestineze.[12]

Sai’qa ishte krahu palestinez i Baathistëve Sirian, ndërsa Fronti Çlirimtar arab dhe Fronti arab palestinez ishin të lidhura me Partinë Baathe të Irakut.[13] Fronti për Çlirimin e Palestinës dhe Fronti i Luftës Popullore palestineze, ishin me prirje majtiste, që lidhen me origjinën e tyre me Frontin popullor për Çlirimin e Palestinës, si edhe Fatah, që ishte me ideologji majtiste dhe sekulariste. Por edhe përkundër ideologjive të tilla, organizatat e tilla palestineze thuhet se i mungon thellësia ideologjike, [14] derisa të qëndruarit e liderëve të këtyre organizatave e sidomos Organizatës për Çlirimin e Palestinës në ekzil, ka bërë që të t’huajzohen.[15]

Duke qenë i pamjaftueshëm që pan-arabizmi të çlironte Palestinën dhe duke e pa që vendet e ndryshme arabe, më shumë i shfrytëzonin për qëllimet e tyre sesa për qëllimin e proklamuar gjoja të  çlirimit të Palestinës, këto bënë që pastaj Organizata për Çlirimin e Palestinës të përpjeket të gjejë dhe zhvillohet si organizatë e pavrur palestineze.[16] Deri në Intifadën e Parë më 1987, politika palestineze u bë sinonim me Organizatën për Çlirimin e Palestinës.[17] Përshkak të mbipeshimit të rëndësisë së ideologjisë për lëvizjet nacionaliste palestineze, në vazhdimësi janë krijuar dhe rikrijuar në kohë të ndryshme ndikime nga Marksizmi, pro-arabizmi dhe islamizmi.[18]

Prandaj grupet terroriste palestineze, më shumë ndikoheshin nga ideologjia e tyre sesa që kishin objektiva kombëtare për Palestinën, madje edhe organizatat e tilla, gjatë periudhave të ndryshme lundronin në ideologji të ndryshme, me qëllim që të gjejnë mbështetje në popullatën e tyre, për të marr qeverisjen sesa për të luajtur një ndikim në zgjedhjen e problemit të tyre nacional.

Edhe pse shumica e palestinezëve janë musliman, më parë në Palestinë islami nuk ishte përdorur për të mobilizuar masat por as si shenjë e identitetit të tyre,[19] edhe pse siç kemi pa, nacionalizmi palestinez lind pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane, e vetëm pas Luftës së II Botërore, filloi më intensivisht të dallohet. Nacionalizmi në përgjithësi në botën islame lindi me vonesë. Mirëpo edhe në këtë rast, lundroi më shumë në valët e majtizmit, marksizmit, sekularizmit dhe sekularizmit pan-arab, të sponsorizuar edhe nga BRSS-ja. Derisa pas dështimit të luftës arabe kundër Izraelit më 1967, bëri që Islamizmi të fitonte prioritet në këtë vend.

Hegjemonia e Fatah-ut, bëri që sekularizmi të kishte epërsi në Palestinë, derisa më parë asnjëherë nuk ishin mbajtur zgjedhje popullore për Këshillin kombëtar Palestinez.[20] Duke qenë se nuk ka pasur zgjedhje, por vetëm sondazhe dhe atë të rralla, kanë bërë që organizatat formuese të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të mos kenë mënyra të besueshme për të njohur nëse projektet e tyre ideologjike dhe kombëtare kanë mbështetjen e opinionit popullor.[21] Në sondazhet e viteve 1982, 1984 dhe 1986 të gjithë indikatorët theksonin se nuk kishte gjasa reale për sfidimin e sekularizmit të Fatah-ut nga feja a diç tjetër.[22]

Në sondazhin e vitit 1982, 56% e palestinezëve të Bregut Perëndimorë kërkonin shtet demokratik sekular,[23] kurse në vazhdim, shihet sesi feja copëtoi shoqërinë palestineze mes atyre që avokonin sekularizmin dhe atyre që avokonin fetarizmin.[24] Kurse në atë sondazh të 1982, 35% preferonin shtetin islamik palestinez.[25] Mirëpo vetëm në vitin 1986, 56% e palestinezëve mbështesnin shtetin islamik palestinez, mes tyre 26% e mbështesnin shtet islamik, kurse 30% e mbështesnin në nacionalizmin arab dhe islam.[26] Rritja e islamizmit shpjegohet edhe si mungesë e dhënijes së rezultateve, nga qasja e politikës së Fatah-ut, në zgjidhjen e problemit palestinez gjë që bëri të transferohej mbështetja tek lëvizjet islamike.[27]

Lëvizjet sekulare dhe pan-arabe, me rastin e zgjedhejve në fillim të viteve 1990, nuk arritën më shumë se 10%.[28] Kurse shumica e organizatave islamike në territoret palestineze, të lidhura me Vëllazërinë Muslimane, kanë qëndruar apolitike deri vonë në vitet 1980, derisa Vëllazëria Muslimane mbështeti ri-islamizimin e Palestinës si parakusht për çlirimin dhe për pasojë u përfshi në veprimet sociale dhe religjoze më shumë sesa në ato politike.[29] Grupet religjioze që ishin aktive politikisht, të tilla si Vëllazëria Muslimane dhe grupet pasardhëse të saj si Xhihadi Islamik, nuk ishin rritur mjaftueshëm të sfidonin monopolin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës.[30]

Derisa fillimi i politizimit të Islamit, jo vetëm në Palestinë, por në shumicën e vendeve arabe të rajonit, filloi në vitet 1979, e që ndjeken nga Revolucioni Iranian,[31] edhe pse mund të kuptojmë që kjo është vala e dytë e islamizimit të politikës, pasiqë e para kishte të bënte me lindjen e Vëllazërisë Muslimane. Me rritjen e ndikimit islamik në nacionalizmin palestinez, u legjitimu dhe popularizu, me shfaqjen e Hamas-it, pas Intifadës së I vonë në vitin 1987.[32]

Derisa Fatah-u, ishte një organizatë sekulariste, e cila ishte më e fuqishmja në territoret palestineze, deri në vitin 2006, kur zgjedhjet legjislative për Këshillin Kombëtar Palestinez i fitoi Hamas-i, islamizmi në Palestinë tregoi rritje të vazhdueshme, prej viteve 1980, kur filloi ri-islamizimi i Palestinës. Në këtë rast duke analizuar shohim që ri-islamizimi i Palestinës erdhi nga fraksionet dhe organizatat si dhe degët e organizatave që u hapën në Palestinë e që rrjedhnin nga vendet arabe, siç ështe edhe Hamas-i, e që më shumë e dëmtuan vetë popullin e Palestinës dhe kauzën e tyre duke u përdorur për interese të fqinjëve arab.

Më: 20.05.2021

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit.
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] Palestinian Identity: The Construction of Modern National Consciousness, Khalidi, Rashid, New York, NY: Columbia University Press,2010, faqe 193.

[2] Armed Struggle and the Search for State: The Palestinian National, Movement, 1949–1993, Sayigh, Yezid, Oxford: Oxford University Press,1997, faqe 1-10.

[3] “Palestine’s Declaration of Independence: Self-Determination and the Right of the Palestinians to Statehood.” Quigley, John, Boston University International Law Journal 7, 1989, faqe 1–33

[4] Moscow’s Third World Strategy, Rubinstein, Alvin Z, Princeton, NJ: Princeton University Press, 1990, faqe 78.

[5] “The Three Faces/Phases of Palestinian Nationalism, 1948– 2005.” Baumgarten, Helga, Journal of Palestine Studies 34,2005, faqe 27.

[6] Palestinian Identity: The Construction of Modern National Consciousness. Khalidi, Rashid, New York, NY: Columbia University Press, 2010, faqe 181; Revolution until Victory? Politics and History of the PLO, Rubin, Barry, Cambridge, MA: Harvard University Press, 1994, faqe 8-9.

[7] “The Three Faces/Phases of Palestinian Nationalism, 1948–2005.” Baumgarten, Helga, Journal of Palestine Studies 34, 2005, faqe 25–48.

[8] The Palestinian Liberation Organisation: People, Power, and Politics, Cobban, Helena, Cambridge: Cambridge University Press, 1984, faqe 28-29; “What Is the PLO?” Hamid, Rashid, Journal of Palestine Studies 4, 1975, faqe 93-94.

[9] Palestinian Identity: The Construction of Modern National Consciousness, Khalidi, Rashid, New York, NY: Columbia University Press, 2010, faqe 193.

[10] Face to Face With Political Islam, Burgat, Francois, London: I. B. Tauris. CEC. 1996. “Results 1996 General Election, 2003, faqe 26-28.

[11] The PFLP’s Changing Role in the Middle East, Cubert, Harold M,  London: Frank Cass & Co. Ltd, 1997, faqe 96-112.

[12] Armed Struggle and the Search for State: The Palestinian National Movement, 1949–1993, Sayigh, Yezid, Oxford: Oxford University Press, 1997, faqe 647.

[13] The Palestinian Liberation Organisation: People, Power, and Politics, Cobban, Helena, Cambridge: Cambridge University Press, 1984, faqe 157, 163.

[14] Armed Struggle and the Search for State: The Palestinian National Movement, 1949–1993, Sayigh, Yezid,  Oxford: Oxford University Press, 1997, faqe 97.

[15] https://www.cmi.no/publications/file/4875-questioning-the-secularreligious-cleavage-in.pdf, faqe 104-105.

[16] “What Is the PLO?”, Hamid, Rashid,Journal of Palestine Studies 4, 1975, faqe 98.

[17] “The Polarization of the Palestinian Political Field.” Hilal, Jamil. Journal of Palestine Studies 39, 2010, faqe 24-39; “Beyond Hamas and Fatah.” Malki, Riad, Journal of Democracy 17, 2006, faqe 131–137;  “Towards Coexistence: An Analysis of the Resolutions of the Palestine National Council.” Muslih, Muhammad Y, Journal of Palestine Studies 19, 1990, faqe 4.

[18] “Hamas: Conflating National Liberation and Socio-Political Change.” In Political Islam: Context Versus Ideology, ed. Hroub Khaled, London: Saqi, 2010, faqe 163.

[19] https://www.cmi.no/publications/file/4875-questioning-the-secularreligious-cleavage-in.pdf, faqe 105.

[20] “Towards Coexistence: An Analysis of the Resolutions of the Palestine National Council.” Muslih, Muhammad Y, Journal of Palestine Studies 19, 1990, faqe 5.

[21] “Hamas: Conflating National Liberation and Socio-Political Change.” In Political Islam: Context Versus Ideology, ed. Hroub Khaled. London: Saqi, 2010, faqe 168; “Political Attitudes of Palestinians in the West Bank and Gaza Strip ,Shadid, Mohammed, dhe Rick Seltzer,” Middle East Journal 42, 1988, faqe 23-24.

[22] “Political Attitudes of Palestinians in the West Bank and Gaza Strip ,Shadid, Mohammed, dhe Rick Seltzer,” Middle East Journal 42, 1988, faqe 16–32; “Trends in Palestinian Nationalism: Moderate, Radical, and Religious Alternatives, Shadid, Mohammed dhe Rick Seltzer,” Journal of South Asian and Middle Eastern Studies XI, 1988, faqe 54–69;  “Radical, Resentful, but Ambiguous: An Unprecedented TIME Poll Gauges Feelings in the West Bank , Smith, William,” Time International 24, 1982, faqe 15.

[23] “Radical, Resentful, but Ambiguous: An Unprecedented TIME Poll Gauges Feelings in the West Bank, Smith, William,” Time International 24, 1982, faqe 15.

[24] “Political Attitudes of Palestinians in the West Bank and Gaza Strip ,Shadid, Mohammed, dhe Rick Seltzer,” Middle East Journal 42, 1988, faqe 24.

[25] “Radical, Resentful, but Ambiguous: An Unprecedented TIME Poll Gauges Feelings in the West Bank,  Smith, William, ” Time International 24, 1982, faqe 15.

[26] “Political Attitudes of Palestinians in the West Bank and Gaza Strip ,Shadid, Mohammed, dhe Rick Seltzer,” Middle East Journal 42, 1988, faqe 24.

[27] “Growth in Islamic Fundamentalism: The Case of Palestine.” Shadid, Mohammed, dhe Rick Seltzer, Sociological Analysis 50, 1989, faqe 297–298.

[28] Center for Palestine Research and Studies. 2000. Ramallah: Center for Palestine Research and Studies, Polls, #1 – #48.

[29] “Hamas: Conflating National Liberation and Socio-Political Change.” In Political Islam: Context Versus Ideology, ed. Hroub Khaled. London: Saqi, 2010, faqe 162-166; “Trends in Palestinian Nationalism: Moderate, Radical, and Religious Alternatives.” Shadid, Mohammed, dhe Rick Seltzer,  Journal of South Asian and Middle Eastern Studies XI, 1988, faqe 67.

[30] Islamic Fundamentalism in the West Bank and Gaza: Muslim Brotherhood and Islamic Jihad. Abu-Amr, Ziad, Bloomington, IN: Indiana University Press, 1994, faqe 93.

[31] “Islamism, Nationalism, and Western Modernity: The Case of Iran and Palestine.” Aburaiya, Issam,  International Journal of Politics, Culture, and Society 22, 2009, faqe 57-68; “Hamas: Conflating National Liberation and Socio-Political Change.” In Political Islam: Context Versus Ideology, ed. Hroub Khaled. London: Saqi, 2010, faqe 170.

[32] https://www.cmi.no/publications/file/4875-questioning-the-secularreligious-cleavage-in.pdf, faqe 110.