PAS PROVIMIT

0
714

Vjollca Tiku Pasku

PAS PROVIMIT

Poezi

Pas provimit ndihem si fllad që pushton gjithësinë e jetës…
teksa sytë e jetëve gjallojnë kënaqësinë e shpirtit gazmuar.
Alfabeti i fatit feks një fije të artë në altarin tim të vjetër,
ku shoh zemrën e qiellit teksa rreh në kaltërsinë e kulluar.
Kur mendoj se rrugët e jetës janë veshur prej shkëndijimit
më shfaqet pasazhi që lajmëron një ëndërr në lartësi resh,
valë të kripura djerse shkrihen nën këmishën e mendimit,
si të ngrejë një urë të ylbertë?!..të guxojë secili prej nesh.
Drita vjen me diellin në sytë tanë dhe ka përzënë errësirën,
shpresa e hapur vjen si të ecësh në një xham transparent,
kometa të errëta, pas një ylli pa zë, kanë fshehur fytyrën,
të provojnë je në krahun e keq, apo në luftën e mirë në jetë.