PASSWORD – poezi nga Ndue Lazri

0
1020
Ndue Lazri

Ndue Lazri

PASSWORD

Kur bie mbrëmja trurin e mbyll në qeli,
ja heq të drejtën për të të menduar,
portat e shtigjet që e çojnë tek ti,
ja kyç me pasword të ndërlikuar.

Por zgjohem natën dhe e kap në befasi,
tek bisedon me ty e vargje të kushton,
se si e thyen paswordin vetëm ti e di,
e hapësirat e trurit vjen m’i pushton.

Atëherë i drejtohem zemrës me pak fjalë:
Të lutem, ti mos u merr me këtë punë,
ajo, me naze, më përgjigjet ngadalë:
Për kë e kur rrah e di vetëm unë.