Pavarësia e Kosovës një hap i madh drejtë bashkimit të shqiptareve në një shtet të përbashkët

0
747

Nue Oroshi

(Fjala e mbajtur në Rovinj të Kroacisë nga Mr. sc. Nue Oroshi, Kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit”, më 17 Shkurt 2018 me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës)

Historia kombtare dhe politike shqiptare ështe gërshetuar me ngjarje të mëdha historike dhe ka kaluar periudha tragjike por edhe krenare gjatë tërë historisë iliro-arbëroro-shqiptare. Sot që jemi mbledhur këtu që të festojmë 11 vjetorinë e Pavarësisë së Kosovës, dua të them qartë se Pavarësia e Kosovës është vetëm një hap i madh drejtë bashkimit të shqiptarëve në një shtet të përbashkët. Kosova apo Dardania siç duhet të quhej në të ardhmën, me historinë e saj ka qenë dhe mbetët pjesë e rezistencës shqiptare nëpër shekuj. E them të rezistencës shqiptare për faktin se historia e Kosovës nuk mund të ndahet nga historia e Shqipërisë, qoftë në aspektin politik apo edhe në atë historik.

Nuk mund të ndahet sepse rezistenca shqiptare qoftë kundër pushtusve osman, qoftë kundër pushtusve serbo-rus, ka qenë e përbashkët edhe pse historia dhe padrejtësitë politike i kanë ndarë trojet shqiptare. Kështu që Pavarësia e Kosovës ka rrënjë të forta historike mijëra vjeçare dhe nuk është asesi vetëm fryt i luftës së fundit heroike dhe rezistencës kombëtare shqiptare, të përkrahur nga miqtë dhe aletatët tanë siç është Amerika, Anglia, Gjermania por edhe miku ynë Kroacia.

Kur jemi tek Kroacia, këtë fjalim dua ta filloj pikërisht duke dhënë disa shënime për Albanolugun e madh kroat, mikun e madh të shqiptarëve Dr. Milan Shuflai, ku për koinçidencë pikërisht nesër, më 18 shkurt 2019 bëhën 88 vjet nga qëllimi për vdekje nga plumbat e Beogradit dhe pasnesër më, 19 shkurt bëhën 88 vjet nga vdekja e Albanologut të madh kroat Dr. Milan Shuflai, i cili përveç punës shkencore, për ta mbrojtur të drejtën historike, ku ishte pikërisht kjo e drejtë historike që shkruante Shuflai për historinë shqiptare, që i mori edhe jetën dhe në gjysmë i mbetën edhe dy vepra të planifikuara të Acta Albania, si dhe tetë vëllime tjera të historisë së Shqipërisë prej antikitetit e deri në vitin 1912.

Prandaj ne shqiptarët i kemi një borxh të madh Dr. Milan Shuflait, kurse Shoqata “Trojet e Arbrit“ është e gatshme që në të ardhmën të mbajë një sesion të veçantë shkencor për punën shkencore të Dr. Milan Shuflait, dhënë historisë shqiptare. Po kush ishte Dr. Milan Shuflai dhe ç’ka bëri ai për çështjen shqiptare do ta them në këto pak rreshta. Milan Shuflai ka lindur në vitin 1879 në Lepogllavë të Kroacisë. Shkollën fillore e mbaron në vendlindje, ndërsa gjimnazin Klasik në Zagreb. Studimet i mbaron në shkencat shoqërore në Universitetin e Zagrebit, kurse doktorron në vitin 1901.

Interesimi i Milan Shuflajit për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore. Duke hulumtuar e mbledhur dokumente nëpër arkivat e Dalmacisë për „Codes Diplomaticus“ të Tadije Smiqiklasit, ai gjen materiale burimore të pabotuara ndonjëherë, që i takoni mesjetës shqiptare. Gjatë gjithë kohës sa u morë me studime Dr. Milan Shuflaj dolën studime të jashtëzakonshme me vlera të larta shkencore në fushën e albanologjisë.

E tillë është vepra monumentale “Acta et diplomata res Albanie mediae aetatis illustrantia“, të cilën e boton së bashku me L. Thalocin dhe K. Jiriqekun. Materialet i mbledh dhe i sistemon me komente të ndryshme. Vepra “Acta Albania“ fillimisht ishte planifikuar në katër vëllime, pastaj vetë Shuflaj pohonte se “Acta Albania“ do të botohej në pesë vëllime dhe shkak për këtë ishte materiali i madh arkivor. Në këto vëllime u botuan vetëm dy.
Vëllimi i parë përmban 834 dokumente dhe përmbledhe, kohën prej vitit 344 e deri 1344 që është botuar në vitin 1913, kurse vëllimi i dytë për mbanë 812 dokumente, që përfshin periudhën kohore prej vitit 1344 e deri në vitin 1406 dhe është botuar në vitin 1918. Burimet dhe dokumentët e botuara në vëllimet “Acta Albania“ bëjnë fjalë për hapësirën territoriale në katërkëndëshin Tivar-Prizren-Ohër-Vlorë, në pikën e kryqzimit diagonal tek të cilët emri Shqipëri (Albania) ka qenë i njohur që nga kohët e ilirëve antikë.

Prejardhjen Ilire të Shqipërisë dhe të shqiptareve, Shuflaj e dëshmon me argumente shkencore nder të tjera edhe me praninë e emrave të vendeve, krahinave dhe të vllëzërve, të cilat i trajton si emra Ilir, që mund të zbërthehën me brumin gjuhësor të shqipes. Në anën tjetër shpreh mendimin se Shqipja është një idiomë e Ilirishtës dhe fazë e re e një të folme të moçme Ilire, ngase shqiptarët jetojnë aty, ku në kohë të lashta ku kanë jetuar ilirët dhe në këto treva ishin pa asnjë dyshim para dyndjes së sllavëve.

Në letërkëmbimet e shkëmbyera në mes të Dr. Milan Shuflajt me Dr. Ludevit Thalloczyn dhe Jozef Bajzen shihen qartë planet afatgjata që kishte studiuesi Dr. Milan Shuflaj për studimet e themelta në fushën e Albanologjisë duke përfshirë edhe përgaditjen e një historie të Shqipërisë në tetë vellime që nga antika e deri të shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

Në vitin 1929 Akademia Vjeneze e Shkencave i propozon Dr. Shuflajt të vazhdonte vjeljen e lëndës arkivore për vazhdimin e botimit të “Acta et diplomata res Albaniae mediae illustranta“ vëllimet III dhe IV. Këtë iniciativë e përkrahu edhe Qeveria e mbretërisë shqiptare, e cila shprehu gadishmërinë e saj, që të heqë shpenzimet për një punë kaq të madhe shkencore. Dr. Milan Shuflaj ftohet ta vizitojë Shqipërinë. Ai arrin në Shqipëri, më 12 Janar të vitit 1931. Në mbrëmjen e 18 Shkurtit të vitit 1913 rreth orës 20 në rrugën Dalmatinska nr. 6 në Zagreb, në një pritë Dr. Milan Shuflaj qëllohet për vdekje. Plagët ishinë të renda dhe ai vdes të nesermen me 19 Shkurt 1931.

Kjo vrasje u krye me urdhërat e Beogradit. Vrasja e Dr. Milan Shuflait u bë pikërisht në kohën kur ai e kishte arritur pjekurinë më të madhe shkencore dhe pikërisht në kohën kur kishte të gatshëm dy projekte për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi të përgaditjes se vellimit III dhe te IV të Acta Albania, si dhe të përgaditjes së 8 vellimeve për historinë e Shqipërisë prej Antikitetitë, e deri në vitin 1912. Dr. Milan Shuflain e vrau politika e Beogradit për shkak se e shkruante Historinë Shqiptare. Prandaj do të ishte mirë që në të ardhmen ndonjë institucion kulturor dhe shkencor shqiptaro-kroat të emërohet me emrin Dr. Milan Shuflai. Ngjarjet historike dhe rezistenca shqiptare ishin gjithmonë përballë njëra-tjetrës.

Ardhja e pushtimeve osmane preji vitit 1389 e deri ne vitin 1912 në trojet Shqiptare la pasoja të paparashikushme dhe i ktheu Trojet Shqiptare në tokë të djegur, përkundër kësaj rezistenca shqiptare vazhdoi nëpër periudha të ndryshme historike, e ku me e veçanta është historia e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, i cili prej vitit 1443 e deri sa ndërroi jetë në vitin 1468, u bë shkëmb i pathyer dhe një mburojë e mbrojtjes së qytetërimit Evropian. Lirisht mund të them se kjo rezistencë na dha ne shqiptareve dinitetin dhe krenarinë e të qenurit shqiptarë, kurse Evropës së qytetruar i dha mburojën e identitetit Evropian. Viti 1912 solli Pavarsinë e një pjese të Shqipërisë, 28 nëntori i vitit 1912, ku atdhetarët Dom Nikollë Kaçorri, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Mustafa Merlika Kruja, Isa Boletini, Zefi i Vogël dhe shumë të tjerë arritën që ta pavarsojnë Shqipërinë, por fatkeqësisht pjesa me e madhe e tokave shqiptare mbeti jashtë trungut arbëror.

Se si zhvilloheshin luftërat për Pavarsinë e Shqipërisë dhe si këto luftëra ishin të përhapura në katër vilajetet shqiptare, që duhet të bashkoheshin në një shtet të përbashkët po i jap vetëm disa të dhëna rreth veprimtarisë së Çetës së Fandit, e cila ishte themeluar nga Zefi i Vogel, Pjeter Qeli Luka, Pjeter Ramaja, Zef Gjidoda dhe kishte 400 luftetarë, ku do të luftojnë për krahë Isa Boletinit, Bajram Currit e Sadik Ramë Gjurgjevikut. Sipas të dhënave të gazetës Vardar të Shkupit të datës, 18 Janar 1909 dhe 11 mars 1909, Zef Gjidoda së bashku me Qelin e Lukës (Pjeter Qelin Luka), Zefin e Vogel e Pjeter Ramajen, gjendën në ballë të njësitit me 400 luftëtarë të besimit katolikë, që atdhetari At Engjell Palaj i kishte përgaditur dhe dorëzuar në komandën supreme të Isa Boletinit.

Edhe At Marin Sirdani në një shkrim të tij Kontribut i Elementit katolikë shqiptarë në lamë të atdhetarisë ndër të tjera do të thotë: “Nuk asht për ta qitë në harresë as aktivitetin e katolikëve të Kosovës, ku s’bashkut me muhamedanet ndër çashtje komtare ken edhe ata me gjithë kler.” Veprimet e Patër Klemend Mirajt në Pejë e të Dom Shtjefen Krasniqit në Gjakovë ende nuk janë harrue. Ndër katolikët shqiptarë të asaj krahine u danë në shejë kryetarët e komitës katolike Zefi i vogël, Pjeter Qeli, Pjeter Ramaja e Zef Gjin Doda. Atje u banë fli për atdhe edhe dy françeskanë Pater Luigj Palaj dhe Pater Shtjefen Konstanini Gjeçovi.

Kështu që me 12 gusht 1912 Çeta e Fandit e komanduar nga Zefi i Vogel, Pjeter Qeli, Pjeter Ramaja e Zef Gjidoda, të parët e ngritën flamurin kombtarë shqiptar në Shkup, të pasuar me pas edhe nga mijëra kryengrtitës shqiptarë të armatosur të udhëhequr nga Hasan Prishtina, Isa Boletini, Gjon Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë të shquar. Lirimi i Shkupit u prit me shumë gëzim nga shqiptarët. Kryengritësve u doli përpara grupi muzikor dhe i përshendeti me këngën “Zgjidhni shqiptarë Bajrakun tesh n’luftë buria na thërret – Me derdhë për dhé tonë gjakun, tash pushka po na fletë.” Është për t’u theksuar, se këtë kryengritje financiarisht shumë e kishte ndihmuar edhe Kolë Bojaxhiu – babai i shenjtëreshës tonë shqiptare Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu. Për shkak të kësaj përkrahje, Kolë Bojaxhiu ishte helmuar nga serbët dhe kishte vdekë vetem pak kohë pasë kryengritjes.

Shteti shqiptar i ndarë dhe i coptuar pati edhe shumë veshtirësi në fillimin e egzistimit te tij. Më pas vije edhe lufta e dytë botërore ku shqiptarët ndahen në dy grupe politike në rrymën politike perëndimore dhe në rrymen politike lindore. Ideologet e orjentimit perëndimorë të shqiptareve Shqipërinë dhe Kosovën i shihnin në një shtet të bashkuar dhe në bashkëpunim të ngushtë me Evropën dhe Amerikën kurse rryma komuniste kishte shkelur në tradhëti të plotë dhe ishte bërë argat qorrë i shkatrrimit të shqiptarëve, duke u ndikuar nga politikae Beogradit dhe ajo e Moskës.

Rrymës politike komuniste ju prijnin tradhtarët Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Fadil Hoxha, Ali Shukriu dhe shumë spiunë të tjerë të tyre, të cilët në krah me Beogradin dhe Moskën vranë në trojet shqiptare 47 300 shqiptarë, ku 90 % të tyre sot e asaj dite nuk u dihen as varret. Kurse Nacionalistatë e Shqipërisë Etnike të mbledhur rreth Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Ballit Kombëtar, Grupit Nacional Independent, Besës Kombëtare, dhe organizatave të tjera nacionaliste Shqipërinë dhe trojet shqiptare i shihnin të lidhura për perëndimin…

Po kush ishin nacionalistët, të cilët luftonin për bashkimin e kombit shqiptarë, në një shtet të përbashkët. Ata janë të shumtë, por kësaj radhe do t’i përmendim vetëm disa prej tyre, duke filluar nga Kapidan Dr. Mark Gjon Marku, Midhat Frashëri, profesor Ernest Koliqi, Kapidan Gjon Marka Gjoni, Ismail Vërlaci, Marie Shllaku, Xhevdet Blloshmi, Xhevat Korqa, Shaban Polluzha, Ndue Përlleshi, Mehmet Gradica, Gjon Sereqi, Prenk Cali, Gjelosh Luli, Muharrem Bajraktari, Alush Lleshanaku, Gjon Gjinaj, Haki Tahaj, Hysen Terpeza, Hysni Rudi, Kapidan Ndue Gjon Marku, Xhafer Deva, Aqif Blyta Haxhiahmeti, Rexhep Mitrovica, pater Anton Harapi, Mulla Idriz Gjilani, Xhemë Gostivari, Pater Bernard Llupi, Mulla Nuredin Gjinovci, Prof. Dr. Rexhep Krasniqi, kapidan Llesh Gjon Marku, Tahir Shaban Zajmi, Rexhep Mitrovica, Ukë Sadiku, Zef Gjidoda, Adem Gllavica, Luan Gashi, Ibrahim Lutfiu, Qazim Komoni, Fuad Dibra, Ibrahim Osman Kelmendi, Ajet Gërguri, Bedri Pejani, Halim Spahia, Tahir Deda, Kajtaz Ramadani, Rexhep Kabashi, Stak Mark Shkorreti, Miftar Bajraktari, Mulla Ilaz Broja, Bedri Gjinaj, Tahir Kolgjini, Xhelal Mitrovica, Kolë Parubi, Gjergj Martini, Demë Ali Pozhari, Kolë Margjini, Mulla Ramë Govori, Esat Berisha, Qazim Bllaca, Ahmet Selaci, Bislim Bajgora. Adem Voca, Hajredin Vidishiqi, Sherif Terstena, Ukshin Kovaqica, Gjon Destanisha, Mustafa Kruja, Mulla Jakup Kombi, Musa Shehzade, Hysen Lepenica, Halim Begeja, Pater Danjell Dajani, Patër Gjon Shllaku, Mark Ndoc Quni, Faik Quku, Hasan Dosti, Shuk Gurakuqi, Sak Fazlija, Zhuk Haxhia, Kolë Bib Mirakaj, Bashuk Bib Mirakaj; Jahja Fusha, Njazi Alishani, At Lorenc Mazreku, At Daniel Gjeqaj, Rexhep Xheli, Miftar Bajraktari, Hazir Gjakja, Sulejman Vuqitërni, Mehmet Agë Rashkoci, Mufaili i vogel, Mufaili i Madh nga Zajazi, Vasil Andoni, Prof. Dr. Isuf Luzaj, Mark Staka, Sylë Hotla, Bardh Isufi, Col Bajraktari, Bajram Gashi, Osman Bunjaku, Shemsi Mramori, Rifat Krasniqi, Hajdar Planeja, Qazim Bajraktari, Lec Kurti, Ymer Lutfia, Zef Pali, Gasper Pali, Seit Kazazi, Dom Ndre Zadeja, Ndoc Jakova, Ndue Pali, Qazim Rroji, Kuka, Xhelal Hardolli, Xheladin Kamata, e shumë e shumë të tjerë.

 

 

Është për t’u theksuar se shumë prej këtyre nacionalistëve kishin një përgaditje të lartë shkollore duke mbaruar studimet nëpër Universitet përëndimore, kryesishtë në Itali, Austri e Gjermani, por edhe në vende të tjera. Duke kërkuar falje prej shumë e shumë nacionalistëve tjerë të Shqipërisë etnike, që përkulem para veprës së tyre dhe që në këtë fjalim – nuk po ia shënoj – emrat.

Komunistët serish i ndanë trojet shqiptare. Ky pushtim i Kosovës zgjati prej vitit 1945 e deri ne vitin 1999. Kjo periudhë në histori duhet të shkruhet dhe njihet si periudhe e ripushtimit jugosllavë dhe qëndresa shqiptare. Vitet e nëntdhjeta në skenën politike në Kosovë sollën një rezistenc të hapur dhe një mosbindje qytetare.

 

Rezistenca kombëtare shqiptare e viteve të nëntëdhjeta dhe lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin dhe mbeten të lidhura me njëra tjetrën si mishi me thonin, pavarsishtë edhe problemeve që kishte me ecurinë politike. Flas këtu për luftëtarët e vërtetë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe jo për profiterët e luftës apo tregtarët e flamujve, që dita ditës janë duke e zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë. Është fatkeqësi se gjatë kësaj rezistence të gjatë shekullore shqiptare sot të dalin në Kosovë individë që janë të gatshëm t’i shesin serish trojet arbnore.

Pavarësia e Kosovës duhet të ruhet si sytë e ballit, sepse kjo Pavarësi ka ardhur si fryt i luftërave shumë shekullore, që kemi bërë ne shqiptarët gjatë shekujve, si dhe përkrahjes që na kanë dhënë miqtë tanë amerikanë, gjermanë, anglezë etj. duke mos e harruar edhe shtetin mik, Kroacinë, e cila e la terrenin e hapur të veprimit të oficereve shqiptarë, që ta planifikojnë dhe zhvillojnë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rovinj – Kroaci, 17 Shkurt 2019