Për amandamentin e ndryshimit të Kushtetutës në Maqedoni, shqiptarët u vonuan me faijin e tyre

0
586

SHSHA në Çikago kërkon të sqarohet amandamenti për çështjen shqiptare në fokus të ndryshimit të Kushtetutës në Maqedoni

Amandamenti për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë në dritën e Marrëveshjes së Prespës në mes të dyja vendeve Greqi-Maqedoni për emrin e ri Republika Veriore e Maqedonisë, u miratua njëzëri nga parlamentarët e pozitës dhe opozitës shqiptare në Shkup.

Me rastin e këtyre ndryshimeve kushtetuese, populli maqedonas veçse e ka forcuar në shkallë të lartë gjuhën dhe identitetin kombëtar në relacionet ndërkombëtare që është bërë hisetari i parë i shtetit maqedonas tashti me emrin e ri Republika Veriore e Maqedonisë. Ndërkaq, populli shqiptar në hapësirën etnike ka mbetur në pozitën e njëjtë kushtetuese (pakicë kombëtare dhe jo shtetformues) këtë duhet të kuptojmë që sot dhe nesër, ndonëse për amendamentin e ndryshimit të Kushtetutës së këtij vendi, shqiptarët u vonuan me fajin e tyre, duke pritur që “faktori ndërkombëtar”, do të kryejë punën dhe të drejtën demokratike e kombëtare dhe në anën tjetër përqarjet e skajshme politike kanë penguar njeri-tjetrin, që me kohë të afrojnë amandamente për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni, thekson SHSHA në Çikago.

Na duket paksa si paradoks (politik), ku dy subjektet shqiptare të opozitës ASH dhe BESA (Ziadin Sela dhe Billal Kasami) dy ditë para se të mbahej mbledhja e parlamentit në Shkup lidhur me votimin e amendamentit për ndryshimin e Kushtetutës dhe për emrin në dritën e Marrëveshjes së Prespës, ata takojnë ndaras kryeministrin Zaev në Shkup dhe bashkëbisedojnë për amandamentet shqiptare karshi ndryshimeve të Kushtetutës, vë në dukje SHSHA në Çikago.

Në praktikën ndërkombëtare kur nisin ndryshimet e Kushtetutës, thuhet në Çikago, organizohen debate me qytetarët, institucionet arsimore, shkencore, universitare, shoqërinë civile dhe ato fetare dhe, kur e kur merren vendimet e rëndësishme për ndryshimet e Kushtetutave të venedeve me demokraci dhe liri të qytetarëve, thuhet në këtë debat të SHSHA-së në Çikago.

Kjo nuk ka ndodhur në Maqedoni dhe tërë (procesi) i amandamentit për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë ka nisë dhe ka mbaruar në zyrat e partive politike dhe “bekimin” e ka bërë ne marrëveshje kryeministri Zaev, me kabinetin e tij qeveritar me koalicionin BDI të Ali Ahmetit. Në këtë nismë dy subjektet politike ASH dhe BESA kanë qëndruar vetëm pa asnjë përkrahje të partisë “liderë” BDI që në tërë këtë odisejadë politike dhe pozita kushtetuese jo e mirë e shqiptarëve, ajo ka qëndruar neutrale pa e thënë të paktën asnjë fjalë çfarë më tutje…?

Në përmbylljen e këtij procesi të amandamentit për ndryshimin e Kushtetutës në Maqedoni, duhet thënë se amandamntet e subjektit politik BESA, as sot nuk i kemi të qarta dhe si të tilla në paraqitjen e SHSHA-së në Çikago, kërkojmë që të njëjtat të sqarohen para shqiptarëve në mënyrë që mos të zë vend dyshimet dhe orvajtjet për nismën shkel e shko apo si thuhet “të marrim aq sa na jep qeveria e Zaevit në Shkup”(!).

Përkitazi me sqarimet e këtij subjekti dhe të Billal Kasamit, me interes politik dhe kombëtar do të përmendim amendamentet e z.Kasami. Nuk e kemi të qartë përkufizimin (kushtetues) për shtetësinë e shqiptarëve – në gjuhën maqedone shtetësia maqedon, në gjuhën shqipe nga përkthimi nga Maqedonia e në gjuhën angleze macedonian.

Çfarë i thuhet kësaj nga përkthimi (nga Maqedonia)?!? Në të vërtetë ku na mbeti identiteti kombëtar i popullit shqiptar (lexo: nga përkthimi – do të thuhet e shkruhet: Nga Maqedonia(sic!) – pyet zëshëm SHSHA në Çikago.

Ndërsa për dy amandamentet e BESËS lidhur me lejenjoftimet dhe diasporën shqiptare në botë nuk dëshirojmë të komentojmë, ndonëse substanca e pozitës së popullit shqiptar në Maqedoni ka mbetur e njëjtë (pakicë kombëtare dhe jo shtetndërtues) dhe kërkojmë që ky subjekte opozitar të dalë publikisht të flasë për amandamnetet e veta dhe të thotë fjalën para historisë se çfarë vërtetë kanë marrë të drejtën e hises së vet demokratike e kombëtare në Maqedoni, thekson në fund të paraqitjes për opinionin e gjërë në Maqedoni dhe atë ndërkombëtar SHSHA në Çikago.

Skënder Karaçica,
Drejtor Ekzekutiv i SHSHA-së
Çikago-SHBA

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com