PËR NJË BALLAFAQIM TË KRITIKËS ME POEMËN “DIELLI DHE RRËKERAT”

0
769
Faslli Haliti - viz. Kamberi

Viz. S.kamberi «Artist i Popullit»

KRITIKA E 10 GJIMNAZISTEVE BOTUAR ME 25 JANAR NE GAZETEN”SHKENDIJA”KUNDER POEMES “DIELLI E RREKERAT”
DHE PJESE NGADITARI GJATE VITEVE ME PUNE SE DETYRUAR NE KOOPERATIVE BUJQESORE PER GABIME IDEORE E POLITIKE
NE KRIJIMTARINE LETERARE, SIDOMOS NE POEMEN
DIELLI DHE RREKERAT


Me rastin e botimin të kritikës së dhjetë gjimnazistëve të shkollës
“16 Tetori”, Lusnjë para 45 viteve, më 25 janar 1974


FASLLI HALITI

PJESË NGA DITARI I KONVALESHENCËS SIME IDEOLOGJIKE

(PRILL 1973 – PRILL 1977)

Janar 1973

Gjatë muajit dhjetor 1972 u pëshpërit diçka për poemën time të botuar në tetor të vitit 1972 në gazetën “Zëri i Rinisë”. Flitej se do ta kritikonin. Thoshin se do të bëhej një mbledhje e rrethit letrar të Shtëpisë së Kulturës. Humoristi Gori P., qe i pari që më tha se poema ime po analizohej në Komitet të Partisë së Punës së rrethit për gabime ideopolitike. Gorit i kishte folur, lulishtari i qytetit të cilin e kishin thirr në Komitet të Partisë. Meqë shkruante artikuj në gazeta i kishin kërkuar mendim për poemën “Dielli dhe rrëkerat”. Më saktë e përpunuan lulishtarin që ta kritikonte poemën në një mbledhje eventuale. Në fillim kjo s’më bëri përshtypje. Por më vonë thashethemet u shtuan, u bënë më serioze, më alarmante, më të rrezikshme. Tre skicat e mia «Thërmijëza jete», të botuara në «Zërin e popullit» në fillim të janarit të vitit 1973, ngjallën një reagim shumë të madh në Lushnjë. Instruktori që mbulonte sektorin e sigurimin në Komitetin e Partisë i kishte treguar sekretarit të parë gazetën «Zëri i popullit», ku ishin botuar skicat e mia.
-Më fal shoku Sekretar, po shiko pak të lutem se ç’ka shkruar Faslli Haliti. S’lë njeri pa sharë. Edhe djalin tënd e ka sharë, në një nga artikujt e tij, shoku Sekretar, Faslli Haliti, pa iu dridhur qerpiku, sulmon, diskrediton deri edhe kunatin e zëvendës ministrit të ministrisë së…
Më thanë se Rrap Gjermeni i ishte përgjigjur me diplomaci:
-Është e drejtë e tij që të shkruajë për të mirat e të metat. Të shkruajë për të mirat, por jo shajë djathtas e majtas, shoku Sekretar i Parë.
Atë do ta shohim…
Instruktori i Komitetit të Partisë që mbulonte sigurimin, me hundë të madhe dhe me kasketë proletare, ishte habitur me gjakftohtësinë e sekretarit. Ai priste që sekretari ta përgëzonte për informacionin që i dha, kurse ai… Instuktori priste që sekretari të tërbohej. Priste që sekretari të më thërriste menjëherë në zyrë, për ndonjë informacio shtesë që ta sitnin së bashku në zyrën e tij. Por nuk ndodhi ashtu. Sekretari dinte ta mbante veten. Si ish diplomat ai dinte ta ruante brenda vstes tërbimin dhe hakmarrjen. Si ish ambasador dinte të sillej me diplomaci e tolerancë.
-Ky nuk u nxeh fare – kishte thënë instruktori që mbulonte sigurimin në Komitet të Partisë.
-Kot s’është diplomat ai – kishte folur instruktori më Jago dhe më servil i Komitetit të Partisë DhG, për të cilin flitej se e kishte lënë të atin të vdiste në korronecin e misrit, në qoshe të oborrit, pranë një grumbulli plehu.

* * *

Skicat e botuara në gazetën “Zëri i popullit” krijuan shqetësime edhe tek mjekët edhe në gjimnaz edhe tek një shofer taksie, i cili ishte betuar se do të më shtypte rrugës me rrotat e prapme. Mjekët kishin thënë se po të vente gruaja e tij në Maternitet për të lindur, do t’ia nxirrnin fëmijën çika-çika. Kunati i zëvendësministrit të Ministrisë së…ishte tërbuar. Kishte thënë se më kishte futur në shenjestër prej kohësh, që me poezitë “Njeriu me kobure”, “Djali i Sekretarit”, të botuara në revistën “Nëntori” dhe se tani që e kisha mbushur kupën me botimin e poemës “Dielli dhe rrëkerat dhe sidomos me botimin e skicave në gazetën “Zëri i popullit” ai do të ma mbante në lule të ballit sapo t’i krijohej rasti më eventual.
Shokët më thoshin gjithçka që dëgjonin. Më vinin në dijeni përsa flitej poshtë e lartë. Në fillim e mora si me shaka. Qeshja. Më bëhej qejfi që skicat kishin ngjallur reagime. Por shpejt filloi shqetësimi, alarmi tek brenda meje.
Njëra nga skicat që fliste për një mjek spekulant, kishte tërbuar mjekët. Megjithëse skica ishte një krijim letrar, atë ia adresonin atë një kolegu që nuk e donin. Dikush thoshte se mjeku i skicës ishte profesori i tre pave, (i tre minuseve), domethënë: profesor gjimnazi pa diplomë, gjeneral pa ushtar dhe shkrimtar, pa asnjë libër.
Skica e dytë fliste për kunatin e zëvendësministrit të Ministrisë së…Personazhin e kësaj skice e identifikonin me kunatin e zëvendësministrit të Ministrisë së… Por dikush tjetër thoshte se ai përafronte më sumë me shoferin e taksisë i cili ishte kushuri me sekretarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor. Për skicën e tretë nuk flitej. Personazhin e saj nuk e përafronin me ndonjë person konkret të qytetit. Personazhi i saj ishte një vanitoz. Po vanitoz ka shumë. Kështu që ai u la në heshthje.

* * *

Dëgjoja gjithçka dhe shqetësohesha. Flitej se do të bëhej mbledhja e letrarëve. Pse?
Që të kritikohej poema dhe poezitë e mia që kishin qenë polemike, kritikuese të cilat demaskonin burokracinë.
Çfarë nuk thuhej. Ç’nuk më vinte në vesh. Lemerira.
Pyes përgjegjës i rrethit të Aktivistëve të Letërsisë dhe Arteve pranë Shtëpisë së Kulturës. Më thotë:
Ne si rreth aktivistësh letrar nuk kemi në plan të bëjmë ndonjë mbledhje. Për këtë të garantoj unë.
Ai thoshte gjysmën e së vërtetës. Këte unë do ta kuptoja më vonë. Mbledhja me të vërtetë s’do bëhej në shtëpinë e kulturës me Aktivistët e letërsisë dhe arteve. Ajo do të bëhej në Gjimnaz me rrethin e letrarëve të gjimnazit.
Pra përgjegjësi i Rrethit të Aktivistëve të Letërsise dhe Artev më kish thënë gjysmën e së vërtetës.
Dinaku…, thashë me vete.

* * *

Vjen më takon, tregimtari HJ. U çudita. Ne gati nuk flisnim dhe ai vinte e më takonte, madje më futi dhe krahun.
– E di, – më thotë – ti mbase edhe habitesh që të takova, por si shok që të kam patur, pavarësisht nga një farë ftohje apo qejfmbetje që kemi për fajin tim, unë si shok, e kam për detyrë që të të ve në dijeni për diçka që për ty është shumë serioze. Madje , më tepër se serioze, varrosëse, do të thosha.
U preva në fytyrë. Më vajti mendja tek mbledhja, tek autodafeja që po më përgatitej.
– Dëgjo – më thotë. – Në Gjimnaz – kanë bërë një mbledhje me rrethin letrar. Aty është analizuar poema jote “Dielli dhe rrëkerat” si dhe poezitë e tua sidomos “Njeriu me kobure”, “Djali i sekretarit”, “Çifligu”, “Unë dhe burrokracia” e disa të tjera. Në të vërtetë aty nuk është analizuar asgjë, por u është lexuar anëtarëve të rrethit letrar një kritikë për poemën dhe krijimtarinë tënde në përgjithësi.
Shoku vazhdoi: letrari i ri, gjimnazisti, BXH. më tha se poemën e kanë quajtur reaksionare, dekadente, formaliste e ku di unë. Anëtarëve të rretit letrar të shkollës iu të solidarizoheshin me kritikën dhe të vinin firmat. I siguruarn se kishin përkrahjen e Komitetit të Partisë, veçanërisht të Sekretarit të Parë.
E falënderova shokun tim. U ndava me të menjëherë, shumë i shqetësuar. Ç’të ishte kjo kështu. Ç’ishte ky sulm me përforcime nga lart. Takoj drejtorin e gjimnazit. I them:
-Ç’bëhet kështu, shoku drejtor? Partia nxit debatin dhe ballafaqimin. Ju analizoni poemën dhe krijimtarinë time dhe s’më ftoni në mbledhje. Drejtori më thotë prerë: S’të marrim leje ty ne, për të për të bërë analiza për këtë apo atë. Ashtu?, Po, ashtu, më thote drejtor dhe iku. Pashë se ai i kishte shpatullat e ngrohta. Pas tij qëndronte Sekretari i parë i Komitetit me të cilin ai kishte krushqi.
Pësova disiluzion.
Pas dy-tre ditësh më vjen përsëri tregimtari H. në klasë në orën e mësimit. Më thotë se kritika është nisur për në gazetën “Zëri i Rinisë”. Kritika u çua doras në gazetë. Për ta çuar nisën mësuesin e fizkulturës.
Por kritika nuk u botua në gazetën “Zëri i Rinisë”. Ajo u botua në gazetën lokale “Shkëndija”, organ i KP.
Kur e pashë të botuar u shqetësova. Kur e lexova u habita se si mund të botohej në shtypin tonë një shkrim i tillë me prirje denigruese, sensacionale.
Artikulli ishte gjithë insinuata në planin politik e personal, se gjoja unë beja thirrje kundër pushtetit…

* * *

Shkoj në Tiranë. Takoj Kadarenë.
Kadareja pasi e lexoi më tha:
– Ky shkrim është i gabuar. Ta them unë. do të kritikohet.
Ma dha gazetën dhe më tha: Fute kritikën në një zarf. Dërgoja Mehmet Shehut dhe i thuaj: “Kjo është demokracia juaj”?
Takoj Dritero Agollin. Pasi e lexoi shkrimin Dritëroi u shpreh: -Ky shkrim është një aktakuzë. Me këtë ti futesh në burg. Lexoi emrat e autorëve të kritikës:
– Këta janë një tufë rrugeçësh – më tha dhe e palosi gazetën.

TAKIMI ME SEKRETARIN E PARË TË KP SË RRETHIT

Kërkova takim me sekretarin e Komitetit të Partisë së Rrethit. Ai më priti pa mëdyshje. Më futi krahun që nga sheshi gjer lart në zyrë. U ulëm. Më dha një cigare.
-S’e pi i thashë.
-Do ta pish – më thotë si me të qeshur. Po s’e pi fare, i thashë.
Ai e pa që unë dridhesha nga emocioni.
-Pije, – më tha, po me buzë në gaz, po ta jap unë.
E mora cigaren. Ma ndezi me çakmakun e tij. E thitha dy herë dhe e lashë mbi tavëll. S’e futa më në gojë.
-Hë – më tha – Ç’kemi.
-Erdha për kritikën – i thashë – që kanë bërë letrarët e gjimnazit.
-Ashtu?
-Po – i them.
-S’e kam lexuar – më thotë. Të mos e kish lexuar vërtet?.
Kjo më tronditi. E reduktova në maksimum bisedën. Ai nuk po tregohej i sinqertë me mua. Unë isha në dijeni të gjithçkaje. Kurse ai po më thoshte s’e di, s’e kam lexuar. U lemerisa. I them se më janë bërë insinuata politike dhe personale.
-Do ta lexoj më thotë…
-Po ç’punë ka Dega e Punëve të Brendshme me poemën time,i them sekretarit me një ton të belbët: pse Dega e brendshme merret me krijimtarinë letrare shoku sekretar?
-Më konkretisht – më thotë sekretari.
-Po ja një nga anëtarët e Jurisë Së konkursit HÇ., e ka çuar poemën time «Dielli dhe rrëkerat», në Degën e Brendshme…
-Kush ta tha ty këtë?
-Kryetari i juries së Konkursit, Murat Nexha – ma tha.
Po nga e mori vesh Murati që HÇ e çoi poemën në Degën e Brendshme?
-Murat Nezha është Kryetari i jurisë së konkursit të letërsisë së shpallur nga Shtëpia e kulturës me rastin e 30-vjetorit të Çlirimit të atdheut. E pse e çoi në Degë HÇ, poemën tënde?
-Sepse e quajti një krijim të poshtër, reaksionar dhe si anëtar jurie ia dërgoi Degës së brendshme. Mendimin e H.Ç. për poemën, kryetari i jurisë e shtroi në juri për një mendim kolegjal. U propozua që poema të lexohej nga gjithë anëtarët e jurisë së Konkursit dhe nëse edhe juria do ta ciësonte poemën si një krijim të poshtër, reaksionar, atëherë i takonte Degës së brendshme të merrej ajo përmes specialistëve të saj më kompetent.
Kuptova se s’ishte e nevojshme të zgjatej më biseda.
Kaq kisha – i thashë sekretarit. – Nuk më vjen keq për kritikën që i bëhet poemës. Ajo është e botuar. Unë e kërkova këtë të takim me ju, vetëm që t’ju thosha se unë kritikat në plan artistik e ideologji, por nuk pranoj kurrësesi kritikat që më bëhen në planin politik e personal.
Më thotë si me të qeshur:
-Më vjen mirë që pranon kritikat dhe se krijimet e tua ti nuk i quan të të përsosura.
-Përsosmërinë s’e kanë arritur as poetët më të mëdhenj, shoku sekretar…
-Sigurisht, sigurisht. Furra nuk i pjek të gjitha bukët – më thotë sekretari– ca i pjek, ca i lë pa pjekur, ca i djeg…

U largova nga zyra e Sekretarit, duke thënë me vete:
– Poemën time, ku e fut Sekretari, te tullat e papjekura apo te tullat e djegura.

TAKIMI ME RAMIZ ALINË

PËR KRITIKËN E10 GJIMNAZISTËVE KUNDËR POEMËS
«DIELLI DHE RRËKERAT»


Të paskan tmerruar ata lushnjarët. Ç’duan të thonë ata me këtë
“sa pa qenë tepër vonë”? Domethënë sa pa të fut në burg.
Më tha Ramiz Alia, sapo u futa në zyrën e tij në KQ.


Kërkova të takohesha me shokun Ramiz Alia që ishte sekretar i Komitetit Qendror për ideologjinë.
Pas dy-tre kërkesash u takova me të.
Ilo Kodra më tregoi zyrën e shokut Ramiz. Trokita dhe u futa.
Në zyrë ishte shoku Ramiz dhe Hamit Beqja. Me të më parë shoku Ramiz shprehu habinë:
-Ti qenkë Faslli Haliti?
Unë të përfytyroja më të moshuar. Ti qenke i ri.
Unë atëhere isha 37 vjeç.
Hamit Beqja më tha të hiqja pardesynë mbasi zyra ishte e ngrohtë. Unë nuk e hoqa pardesynë, pasi xhaketën e kisha të vjetër. Ai më thotë përsëri:
-Po hiqe xhaketën se bën ngrohtë.
-Mirë e kam – i them.
-Po hiqe – më thotë.
-S’ka gjë se mirë e kam – i them.
Ndërhyri shoku Ramiz:
-Lere Hamit, lere, se myzeqarët edhe në mes të korrikut rrinë me fanela leshi.
U ula.
Hamit Beqjen e kisha përballë. Në krye të tavolinës në formë T-je qëndronte shoku Ramiz.
Në fillim biseduam për gjëra të zakonshme. Më pyeti për familjen. Mua më ishte tharë buza nga emocionet. Gjatë bisedës buza po më lëngëzohej. Më thotë:
-Ka diell Myzeqeja?
-Ka, si s’ka – i them.
-Të paskan tmerruar ata lushnjarët. Ç’duan të thonë ata me këtë “sa pa qenë tepër vonë”? Domethënë sa pa të fut në burg?
Pastaj shtoi me seriozitet.
-Mirë, mirë. Ne nuk jemi dakord me atë pjesë të kritikës që të bëhet në planin politik e personal. Për këtë do t’u heqim vërejtje atyre shokëve të gazetës “Shkëndija” dhe atij shokut të Komitetit të Partisë që përgjigjet për gazetën. Kritika që të bëhet për poemën qëndron, është e drejtë.
Ndërkaq shoku Ramiz nxjerr nga sirtari i tavolinës së tij, gazetën “Zëri i Rinisë ku ishte botuar poema dhe gazetën “Shkëndija” ku ishte botuar kritika e 10-të gjimnazistëve.
Më thotë:
-A bëjmë një diskutim krijues?
-E bëjmë – i them.
Diskutuam për poemën dhe kritikën.
Në kritikë thuhej se unë bëja thirrje me qitje të largët për përmbysjen e pushtetit popullor. Kjo ishte insinuata në planin politik. Në kritik thuhej gjithashtu se unë kërkoja vilë, kjo ishte insinuata në planin personal.
Kishte dhe insinuata të tjera. Kritika ishte vepër e përbashkët e HÇ. dhe e Razi Brahimit. Ndihmesë të madhe në përpilimin e saj kish dhënë padyshim edhe Gazmend Kongoli,Demka i sekretarit të Komitetit të Partisë…
Më pyeti shoku Ramiz:
-Ky titull “Dielli dhe rrëkerat” mos ta kujton pak atë thënien “uji nga lart vjen i kulluar, por turbullohet rrugës?”
-I jam ruajtur kësaj. E dija që këtë e ka kritikuar shoku Enver – i them shokut Ramiz.
-Këtë s’kishe se si të mos e dije ti – më thotë shoku Ramiz.
Në të vërtet unë s’e dija që Enver Hoxha e kishte kritikuar, por ma bëri të ditur poeti Fatos Arapi, kur unë i dhashë poemën ta lexonte për të dhënë ndonjë mendim ose sugjerim. Dhe ai më sugjeroi që titullin e poemës ta ndryshoja, t’i vija një titull tjetër, sepse shprehjen se uji nga lart vjen i kulluar, por e turbullojnë rrugës të cilën e kishin thënë klerikët në gjyq dhe, Enver Hoxha me ta mësuar, e kishte kritikuar thënie e tyre. Atëherë i hoqa poemës titullin «Burimi dhe rrëkerat» dhe i vura titullin «Dielli dhe rrëkerat».
Pastaj shoku Ramiz më tha:
-Ti Faslli, kap tema të mprehta dhe bën mirë. Më kanë pëlqyer disa poezi të tuat në revistën “Nëntori”. Vetëm duhet të kesh një gjë parasysh. Duhet që këto tema të mprehta të trajtohen saktë nga nga ana ideologjike. Kritika të integrohet, të shkrihet në gjithë poezinë. Nuk duhet që një strofë të jetë pozitive dhe tjetra negative. Pozitivja dhe negativja të shkrihen në një, në tërë poezinë.
Ndërhyn Hamit Beqja:
-Lenini ka thënë se « jeta ka tmerret e veta. Po u more me këto tmerre, tmerron dhe të tjerët veten edhe ».
-Stalini, pasi kish lexuar poemën «Bataku» të Demian Biedni e cila merrej me anët e errëta të jetës i tha ati se ai kishte rënë vetë në batak.
-I ditke mirë këto, më thotë Shoku Rmiz! Pra duhet të jesh më i saktë ideologjikisht. Me këtë nuk dua të them që t’i hedhësh verës ujë, domethën të mos e zbusja kritikën.
Kjo shprehje më dha zemër. Edhe habija e Ramiz Alisë se unë i dija mirë vërejtjet që i bëheshin Demjan Bjednit nga Komiteti Qëndror i PKBS, personalisht nga Stalini, tek i cili poeti ankohej se i bëheshin kritika tendencioze, më dha zemër. Fillova të bisedoj më lirshëm, më me guxim. Ramiz Alia m’u duk shumë i komportueshëm, shoqëror, gati liberal. Me të mund të bisedoje gjërë dhe thellë. Ndjehej shpirti tolerant i tij. Me mendje krahasova pritjen që më bëri Rrap Gjermeni, me pritjen që po më bënte Ramiz Alia. Ku njëri, ku tjetri.
-Edhe një gjë të kesh parasysh, – më thotë Ramiz Alia. – Partinë nuk duhet ta fetishizomë, apo jo?
-S’e kam fetishizuar – i them – ja e kam konkretizuar:
“Partia dhe Enveri kanë vënë dorën aty ku pikon” i lexova gjithë strofën. Më thotë me seriozitet:
-Që ti je një poet i talentuar, kjo s’ka diskutim.
Më bëri përshtypje ky vlerësim i Ramiz Alisë. Edhe më erdhi mirë, por edhe se si m’u duk, sikur…
Tani pas 17 vjetësh më duket sikur unë e politizova bisedën. Nuk e di në se kam të drejtë, por kështu m’u duk.
Ramiz Alia kishte folur mirë për disa poezi të miat, sidomos për ciklin e nëntorit të vitit 1971 dhe të vitit 1972.
I pari përshtypjet e Ramiz Alisë, m’i tha Dritëro Agolli në prani të Nirvanës, gruas sime duke ecur drejt Radio Tiranës, ku Dritëroi po shkonte për të dhënë një intervistë. Dritëroi më tha se për poezitë e mia atij i kishte folur Ramiz Alia, se i kishte vlerësuar ato. Atë ditë Dritëroi më foli me entuziazëm për krijimtarinë time. Këtë vlerësim të Dritëroit unë e mora si diçka etike. Meqë unë isha me gruan, ai në sytë e saj, më foli me superlativa për poezitë.
Edhe Kadareja pasi lexoi kritikën për poemën më tha se:
poema është në rregull, se për të i kishte folur mirë Ramiz Alia, kur kishte shkuar në shtëpinë e tij që ta uronte për lindjen e vajzës, Besianës. Në bisedë e sipër për letërsinë, më tha Kadareja, ra fjala për poetët e rinj. Ramiz Alia, më pyeti për ty nëse të njihja apo jo. I thashë se e njoh, se jam kujdesur për botimin e librit të tij të parë «Sot». Dhe ja tani tha Kadareja, shoku Ramiz më foli vetë direkt për poezitë e tua, të botuara në revistën «Nëntori»
Xhevahir Spahiu gjithashtu, më tha atëherë se cikli me poezi i btuar më 1972 në revistën «Nëntori», kryeredaktori i «Zërit të popullit», Dashnor Mamaqi, kishte folur me entuziazëm para gazetarëve të Zërit…
Kjo poezi na duhet ne sot, iu tha Mamaqi gazetarëve.
Në fund të takimit shoku Ramiz më tha:
-Pra jemi dakort me kritikën që të bëhet në planin ideologjik, por nuk jemi dakort me kritikën që të bëhet në planin politik e personal. E kupton?
-E kuptoj – i them.
Takohemi. Më rrok në qafë. U ndam . Dola nga zyra. Poshtë në korridor më priste Kiço Blushi, i cili më shoqëroi gjatë gjithë peripecisë.
Një diçka.
Kiço Blushi insistoi dhe më nxiti që unë ta ngrija zërin kundër asaj kritike ultra denigruese. Bile i vinte inat që unë nguroja të takohesha me shokun Ramiz. Një nga arsyet që guxova të takohem me Ramiz Alinë ishte edhe nxitja e Kiço Blushit. Por nxitja më e madhe qe çasti kur Kiço më tha:
-Bisedoja një ditë me Ismail Kadarenë për punën tënde Faslli. E di si më tha Ismaili?:
-More Kiço, pse është tulatur kaq shumë Faslli Haliti, sikur të ketë ndonjë grup dhe ai të jetë kryetari i tyre.
I them Kiços duke qeshur:
-Si, si? Unë grup? Vërtetë kështu tha Ismaili?
-Po. Kështu tha. – Të betohem.
Të nesërmen kërkova takim me shokun Ramiz.
Ecja dhe mendoja. Para sysh më kalonin të gjitha telashet.
Pas leximit të kritikës së pashembullt që mund të ishte bërë për ndonjë krijues.
Kadare më thotë, mos u mërzit o Faslli Haliti. Mjafton të mos ia kemi me hile Partisë. M’u duk një përkujdesje prej poeti thënie e tij, me një formulim të tillë që tregonte madje afërsi dhe besim shoku, kolegu. Sapo dola nga Komiteti Qëndror, bëra një copë rruge me Kiço Blushin.
-Hë, – më thotë, si vajti takimi.
-Shumë mirë, – i them, – shumë mirë.
Ecëm gjer te sheshi i Skënderbej. Aty u ndava me Kiçon.
Afër Lidhjes së Shkrimtarëve, përballë Kinema “Republika” takoj Ismail Kadarenë. Ishte me Luan Qafëzezin.
Hë, më tha, u takove me shokun Ramiz? U takova, i thashë. Si të priti? Shumë mirë, i them. Ç’të tha? Më pyeti se mos titulli i poemës të kujton pak atë thënien se uji nga lart vjen i kulluar por turbullohet rrugës?
Kjo është e vërtetë, tha Kadare, pavarësisht se këta snuk duan ta pranojnë…
Unë u habita që Ismaili foli kështu në sytë e Luan Qafëzezit.

Po tjetër, më pyeti Ismaili. Tjetër, më tha, se nuk ka dyshim që ti je një poet i talentuar. Por të duhet të shprehesh më qartë kur trajton tema të guximshme, siç është lufta kundër shfaqeve të burokracisë apo kur kritikon kuadro të nomenklaturës…

Gazmend Kongolin dhe për Hasanin, konatin e zëvendës ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ç’kanë me ty këta krijues si Gazmend Kongolin, Spiro Dinaku, Kapllan Resuli, Murat Nezha, pyeti shoku Ramiz.
Nuk e kuptoj, i them. Mbase çeshtje ambicjeje, xhelozie.
Por edhe për diçka tjetër më të ligë…
Për çfarë ligësie e ke fjalën?
Ata më quajnë një krijues pa formim të partishëm.
Po me Ismail Kadarenë ç’kanë? Razi Brahimi e ka inatin me Ismail Kadarenë.
Pse ç’ka Raziu me Ismailin?
Raziu ka një urrejtje biologjike për Ismail Kadarenë. Po këta dy të tjerët, Kapllani, Gazmendi, Murati, Hasani, Spiro, ç’kanë ? Këta mbajnë anën e Raziut. Po Gazmendi si sillet me ty? Çkaaaaaa, i them duke e zvarritur fjalën çka.
Po pse e vë dorën në zjarr, për atë maskara, mor Faslli Haliti, më tha Kadareja i cili i njihte mirë këtë xhongler, ambicjozë, xhelozë, me karakter zhive.

Kur u ktheva në Lushnjë, më rrethuan shokët. Shtëpia u mbush plot. Djali im Helidoni që ishte i vogël, tre-katër vjeç, nuk e kuptonte pse vinin kaq shumë njerëz ato ditë në shtëpi. Manjola, vajza e mitur, gjithashtu. Plaka, nëna ime, e kuptonte se diçka e keqe vërtitej. Ajo rrinte me gjak të ngrirë. Po kështu dhe gruaja ime, me të cilën bisedoja gjithçka.
Në qytet qarkullonin lloj-lloj mendimesh, fjalësh, supozimesh, pohime, mohime kontraverse.
Dashamirësit thoshin se me porosi të Ramiz Alisë, mua më sollën me «Benz» nga Tirana në Lushnjë.
Ramiz Alia nuk e di ku ka kokën e vet, u thoshte me nervozizëm përkrahësve të poemës, vëllai i sekretarit të parë të komitetit të partisë që duke qenë vëllai i anëtarit të KQPPSH, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor i cili ishte në dijeni të disa zhvillimeve për të cilat nuk dinin gjë njerëzit e thjeshtë. Kritikuesit e poemës, beniaminët, militantët e komitetit të partisë dhe të sekretarit të parë, kishin përhapur versionin se mua nuk’më kishte pritur fare Ramiz Alia, se më kishin nxjerrë me shqelma nga zyra e tij
Por e vërteta qëndronte ashtu siç e tregova unë më sipër.

15 mars 1973

MBLEDHJA E LSHASH

Më vjen një ftesë nga Lidhja e Shkrimtarëve. Më 15 mars 1973 organizohej një mbledhje me të gjithë poetët, në sallën e Lidhjes.
U nisa për në Tiranë.
Mbledhja filloi. Më vunë në presidium. Mbledhjen e drejtonte Dritëro Agolli. Në presidium ishte edhe Ismail Kadare. Dhimitër Shuteriqi ishte në sallë. Qëndronte ulur në rreshtin e parë dhe mbante shënime për cilindo që diskutonte. Më duket sikur protokollin e mbledhjes po e mbante ai vetë.
Në mbledhje folën e diskutuan shumë krijues e kritikë. Kritikuan poemën time, disa poezi të miat, veçanërisht poezinë e “Njeriu me kobure”, “Vetëshërbim” etj.etj. Krahas poemës sime kritikuan edhe poemën e Viktor Qurkut “Shkëlqimi”.
Poezinë “Njeriu me kobure” e sulmuan sidomos dy pseudopoetët ushtarakë, IG dhe LD, etj. Kur flisnin e diskutonin krijuesit ushtarakë, përvishnin mëngët e gjimnastorkave. Revani i tyre ishte i egër shkumbues. Nuk mbaheshin. Filluan të kritikonin edhe Ismail Kadarenë për tregimin “Zbërthimi”, “Provokacioni” etj. Në këte mbledhje u atakua edhe poema “Pse mendohen këto male” nga dramaturgu oficer BK. Me këtë dramaturg kisha udhëtuar një ditë më parë në tren, duke ardhur për në Tiranë. Gjatë rrugës ai më ndejti ftohtë. Më foli keq për disa krijime të Kadaresë si dhe për poemën “Pse mendohen këto male”. U çudita. E kundërshtova. Tani që ai po fliste në mbledhje për poemën, tani që po e kritikonte atë, kuptova se ushtarakët sikur kishin një mllef kundër Kadaresë dhe ndaj atyre që kishte në konsideratë për Kadarenë. Kush i ndërsente këta ushtarakë, kush ua hapte syrin edhe gojën këtyre?
Unë vetëm dëgjova. Nuk diskutova, nuk bëra autokritikë për poemën, për poezitë që m’u kritikuan. Viktor Qurku, diskutoi. Mirë diskutoi. Nuk bëri autokritikë. Ai kishte bindje se poema e tij nuk ishte e gabuar.
Kujtim Spahivogli foli pas Viktor Qurkut. Kujtimi ishte i mendimit se poema “Dielli dhe rrëketë” duhej të ishte më e fuqishme. Pra ai kërkonte më tepër prej saj kur atë edhe ashtu siç ishte po e kritikonin për ashpërsi dhe nxirje të realitetit të mrekullueshëm socialist. Kujtim Spahivogli tha se Viktori duhet të tregonte më shumë buonsens në diskutimin e tij. Ai tha se Kadareja me shokë në vitet ‘60-të kishin treguar shumë buonsens gjatë debatit me gardën e vjetër të shkrimtarëve.
Qamil Buxheli ndër të tjera mbrojti poezinë time “Vetëshërbim”. Kjo poezi u kritikua si një manifest i hermetizmit, si një poezi që bënte thirrje për zëvendësimin e partishmërisë proletare me atë borgjeze. Kjo poezi u kritikua më vonë në gazetën “Zëri i Popullit” nga Fiqret Shehu, një vit më vonë po Fiqreti e kritikoi për të njëjtën gjë këtë poezi, si dhe poezinë “Njeriu me kobure” në revistën “Rruga e partisë” Nr.3, viti 1974 me rastin e një vjetorit të fjalimit të 15 marsit 1973 të Enver Hoxhës.
Ruzhdi Pulaha e mbrojti poezinë “Njeriu me kobure”. Ai tha:
-Po ju ushtarakët të pakritikueshëm jeni kështu?
Me këto fjalë Ruzhdiu iu drejtua shkrimtarëve ushtarakë që e kishin shumë zët këtë poezi. Dritëro Agolli tha për poezinë “Njeriu me kobure”. -Hë mo mirë e ka Faslliu. Mburren me koburen disa. Edhe ai faturino i autobuzit ngre xhaketën dhe na tregon koburen.
Dalan Shapllo në diskutimin e tij tha se poezitë e Faslli Halitit janë të fuqishme, realiste e të sinqerta. etj.etj.
Kështu më kishte folur edhe Dritëroi në prani të tjerëve si dhe në prani të poetit të ri Fatbardh Rustemi:
-Edhe unë shkruaj poezi, por ti Faslli shkruan poezi burrërore, etj.etj.
Kurse tani thoshte, të shohim, si do të qëndrojë poezia “Njeriu me kobure” në dritën e fjalimeve të fundit të partisë. Nejse. Punë e tij. Më tha dikush:
-Tjetër është talenti, tjetër karakteri, shok i dashur.
Vetëm më vonë do t’i kuptoja këto fjalë.

Në mbledhje foli edhe Kadareja. Ai tha për Razi Brahimin se:
-Raziu ka një vështrim policesk për poezinë.
Ismail Kadareja foli për trajtimin e temave të mëdha. Kur Ismaili tha se gjuha nuk është superstrukturë e bazës, se këtë marrëzi të akademikut sovjetik Marri, po e përsëriste edhe Razi Brahimi, duke i gjykuar fjalët si superstrukturë të bazës, por ndërhyri Dritëro Agolli dhe e kundërshtoi Ismailin:
-Fjala vërtetë s’ka karakter klasor, por kur ajo kthehet në figurë stilistike, merr konotacion klasor.
Ismaili nuk iu përgjigj objeksionit të Dritëroit.
Pastaj diskutoi Luan Qafëzezi-luani atakoi në diskutimin e tij Fadil Paçramin. Tha se Fadil Paçrami, poemën “Baballarët” e kishte quajtur konservatore etj.etj. që s’më kujtohen.
Duke dëgjuar Luan Qafëzezin të kritikonte Fadil Paçramin, m’u kujtuan fjalët e Agim Shehut i cili një natë më parë pasi mbaroi mbledhja në sallën e Lidhjes, më kishte thënë:
-E di kush është ai “rrufjani” politik, për të cilin flet Enver Hoxha?
-Jo, i them, – s’e di. E si mund ta di unë. Pse ma bën këtë pyetje mua ti Agim. Ç’punë kam unë me këto gjëra?!
Agimi më tha me nervozizëm:
-Edhe ai Ismaili yt nuk është pa gjë. Edhe ai me klika vepron. Prandaj mos ma mbaj për idhull ti atë. Dëgjove?
I them prerë Agim Shehut:
-Dëgjo ti Agim Shehu, Ismail Kadareja, s’është vetëm imi, ai është i gjithë Shqipërisë, është edhe shoku yt i fëmijërisë. Unë e di se ju edhe tani jeni shokë. Si më flet kështu për Ismailin ti? Ku do të dalësh ti? Fol më shkoqur.
-Kaq mund të të them tani për tani. Ai rrufjani politik për të cilin flet në fjalimin e tij Enver Hoxha është Fadil Paçrami, që nuk vlen jo për sekretar por as për kryetar kooperative. Prandaj të mbash qëndrim kritik ndaj Ismail Kadaresë. Mos ma mbaj për idhull.
-Unë, për idhull e kam mbajtur dhe për idhull do ta mbaj – i them.
-Mirë – më thotë – bëj si të duash.
U ndamë.Tani që Luan Qafëzezi kritikoi Fadilin m’u bë e qartë biseda me Agimin.
Kur Luan Qafëzezi po vazhdonte të fliste për Fadilin, Ismail Kadareja u çua. I thotë Dritëroit:
-More Dritëro, ndërhy… Ç’flet ky?
Dritëroi nuk i ndërhyri Luanit. E la të fliste siç deshi.
Duke parë këtë skenë që për mua ishte e qartë pas bisedës me Agim Shehun, kuptova se Ismail Kadare nuk ishte fare në dijeni se ç’po ndodhte. Agim Shehu siç doli më vonë kishte qenë i mirinformuar.
Të nesërmen u muar vesh se Enver Hoxha e kishte kritikuar rëndë Fadil Paçramin.
Gjithçka u sqarua.
Nën dritën e këtij fjalimi sekretari i KP, Rrapi Gjermeni organizoi një mbledhje që mund ta quaj tani me plot gojën një autodafe të vërtetë mesjetare, vetë Rrapin një inkuizitor.
Në fund të mbledhjes, që zgjati gjer në mesnatë Kadareja më tha:
-Po tani, Faslli Haliti; ku do të shkosh të flesh?
-Në hotel – i thashë.
U ndamë.
Në të vërtet unë fjeta në hotel, por në apartamentin e Viktor Qurkut. Në të vërtet nuk fjetëm si dy të kritikuar rëndë, por e kaluam natën duke biseduar për poemat tona, nëse ishin apo nuk ishin ato në të vërtet kaq të gabuara sa thuhej…
Gjatë natës e kaluam duke diskutuar me këtë temë e duke pare piktura në revistat Iskustvo, koleksion i Viktorit.

PYETJA E DJALIT TË VOGËL

Gusht 1974

Dy fëmijtë e mi të vegjël vajza 7 vjeçe dhe djali 5 vjeç, më bënë sot këtë pyetje që unë s’e pata të lehtë t’i përgjigjesha:
-Babi, pyeti djali, pse nuk vijnë më në shtëpinë tonë xhaxhi Halili e xhaxhi Bardhi…?
-Kanë shumë punë – i gënjeva unë.
-Pse, kur vinin çdo ditë në shtëpinë tonë nuk kishin punë ata?
-Kishin, por jo kaq sa tani.
Djalit dhe vajzës s’ju mbush mendja. E kuptuan që unë nuk iu thashë të vërtetën.
Ata e kuptuan se diçka e madhe kishte ndodhur. Kaq. Nuk më pyetën më. Heshtën gjatë katër viteve që unë punova në fshati 12 kilometra larg shtëpisë sonë.

* * *

Në të vërtetë dy shokët e mi që s’më ndaheshin nuk vinin më. Bardhi ishte i ri. Ishte nën tutelën e prindërve dhe mua kjo më dukej krejt e natyrëshme, s’më vinte keq. E mirëkuptoja. S’i mbaja mëri.
Halili që ishte më i guximshëm dhe gati një moshë me mua e justifikoi mosardhjen e tij me një arsye të fortë që më bindi plotësisht.

* * *

U takuam një ditë rastësisht me Halilin afër Uzinës së Plastmasit. Unë vija me biçikletë nga Fier-Shegani, ai vente diku. Më ndali. Them më ndali se unë nuk ndalja, nuk takoja njeri. Ky ishte një parim vetjak që unë e vendosa fill pas “dënimit” tim për të punuar e jetuar me fshatarët për të njohur jetën përmes punës në bujqësi. (Sa qesharake, sa inkuizitoreske, duket një gjë e tillë sot), mirë, mirë por atëherë ishte shumë serioze, e rrezikshme, e frikshme, madje.
Rreptësia ishte ngritur në apogje. Egërsia e kishte mprehur briskun si gjuhë neperike guri. Lulëzonin inatet, cmirat, hakmarrjet si asnjëherë tjetër. Një lemeri e vërtetë. Vetja më dukej e rrethuar nga informatorët, provokatorët, cmirëzinj, bashkëpunëtorët ose më troç, vetja më dukej i rrethuar nga spiunët e Degës. Më kujtohej shpesh thënia e Hygoit për spiunët dhe smirëzinjtë, sidomos përcaktimi i tij i tehtë se “spiuni është si qeni e ndjek gjahun për tjetrin, cmirëziu është si macja e ndjek prehën për vete”. Nuk ia thosha askujt këtë shprehje të Hugoit, sidomos interpretimin tim se si spiuni si cmireziu ishin veshi dhe syri i Partisë s’ia thosha as nënës në sy të fëmijëve, përveçse e mërmërisja me veten time gjatë prashitjes, hapjes së v ijave kulluese apo gjatë udhëtimit me biçikletë në erë e në shi ose në këmbë.

* * *

-Po kthehesh? – më pyeti tregimtari H.
-Po – i them.
-Lodhesh?
-Jo edhe aq.
-Si e ndjen veten në kooperativë?
– Shumë mirë!
-Shumë mirë, mos thuaj ti – më thotë tregimtari H. s’e honepste shtirjen, – thuaj më mirë se më gjeti dhe do ta heq.
H. qeshi… I erdhi keq me tkurrjen time.
Më pa mirë nga koka gjer te këmbët. Më pa këmishën me jakë të grisur… Më tha:
-Dëgjo. Mbaje veten më mirë. Mos ua bëj qejfin atyre mutërve që s’na duan.
Kjo vërejtje m’u duk e drejtë, shoqërore, intime, dashamirëse.
-Nejse, po si ia kalon, – më pyet H.
-Mirë, shumë mirë…
Kjo shprehje më ishte bërë steriotipe që kur përgjegjësi i sektorit të drithërave më pyeti si po ia kalon këtu në kooperativë, ndihesh mirë, mirë je dhe unë iu përgjigja, shumë mirë shoku përgjegjës. Kështu si m’u përgjigje mua kështu t’i përgjigjesh gjitkujt këtu dhe përherë…
E vura vëth në vesh këshillën e tij prej urtani. Kuptova se duhej të tregohesha i kënaqur, para kujtdo. Duhej të isha optimist dhe unë ashtu tregohesha. Kjo ishte gjendje krejt artificiale. Në të vërtet unë ndjeja kalbëzim në vetvete. I ngjaja një trungu që është ngrënë përbrenda. Megjithatë kujtdo i thosha jam shumë mirë.
-Po si ia kalon tani – më pyeti shoku im H.
-Ja kështu i vetmuar. Më janë larguar të gjithë shokët.
-Të janë larguar shokë që të duan dhe të janë afruar spiunët, më thotë H.
Ai deshi të fliste më gjatë, por iku duke thënë:
-Nejse. Do të bisedojmë ndonjëherë tjetër.
Me të vërtetë mua po më vinin në shtëpi ca njerëz me zellin më të madh për të më “ngushulluar”. Më i rrezikshmi ishte V., spiun i deklaruar i Degës së Brendshme i cili kishte dalë disa herë dëshmitar kundër personave të cilëve u kishte shkuar në shtëpi. E pranova V. një herë, dy herë. Pastaj i mbylla derën. Më vonë, kur do të punoja, 6 vjet me të në sektorin e Dekorit do ta quaja me zë të lartë: V baraz paturpësi, hile pabesi, baraz Qeni D… Në atë kohë dyshoja mbase fare pa të drejtë edhe për një njeriun tim. Isha shumë i kujdesshëm me të. I ruhesha e kuptoja se po e teproja me dysimet e mia me vend e pavend për njerëzit…

Në prashitje

Në ngarkim-shkarkim

Në pastrim barërash

* * *

U takova përsëri me tregimtarin H. në kinema. Ishte një takim krejt i rastësishëm, ai ishte me të shoqen dhe unë me gruan time. Shfaqej filmi “Të mjerët”. Si për çudi, biletat na kishin qëlluar pranë. Të ishte kjo një rastësi?
E përshëndes H. me të shoqen. Më përgjigjet i rezervuar. Diçkaje i ruhej. Më thotë:
-S’duhet të na shihnin bashkë,
-E pse? – i them.
-Ta tregoj më vonë. S’duhet të na shohin bashkë.

* * *

Kur u ktheva nga fshati shoku im H. ma tregoi arsyen pse nuk takohej e pse s’vinte më tek unë as aid he as pet ii ri Brdhi.
-Më thirrën në Degë, më tha. Më pyetën se ç’flisje ti për kooperativën, pagesën, bunkierët. U thashë se unë s’flas me të. Prandaj u shqetësova atëherë në kinema. Më thanë të të haja grurin. Me një fjalë të të spiunoja.
Unë qesha.
-Pse qesh? – më thotë H.
-Qesh se më duket si çudi. Po vërtetohet ajo që kishim dëgjuar.
-Çfarë ?
-Atë, pra, që të fusin shokun më të afërt. Bile edhe nipin…
-Akoma ti – më thotë H.
-Çudi!
-Natyrisht që unë ua dhashë rrugën. U thashë se unë nuk flas fare me Faslliun etj.etj.
Pastaj H. më porositi:
-Veç mos bëj gabim t’ia thuash njeriu këtë që të thashë, se janë hakmarrës këta.
Unë ia tregova tregova nënës, vëllait dhe piktorit SK. mikut të shtëpisë.
Vëllai pasi më dëgjoi më tha:
-Mbase H. Justifikohet që s’të ka ndenjur pranë.
Kurse piktori S. më tha të kundërtën:
Besoji shokut tend H. Atë paske shokun më besnik.

* * *

E pra mund t’ua thosha unë vajzës dhe djalit të vogël të gjitha këto, kur më bënë atë pyetjen engjëllore:
– Babi, pse nuk vijnë më xhaxhi Halili me xhaxhi Bardhin në shtëpinë tone?
Ç’të vinin?
Unë konsiderohesha si Hamit Matjani. Të gjithë më shmangeshin.
Ç’kohë ish ajo, ç’kohë ish…!
1974

EDUKATORJA E KOPSHTIT GABOI

MAJ 1974

Është gjysma e dytë e majit, fëmijtë e kopshteve përgatiten për 1 Qershorin. Kanë përgatitur këngë, valle, recitime. Doni ka përgatitur një poezi që flet për automatikun. E ka përgatitur mirë. Veç gjatë recitimit nxitohet. Nxitimi karakteristikë i tij vazhdon. Siç nxitoi të lindëte në shtëpi pa pritur të shkohej në maternitet; vazhdimisht nxiton të mbarojë sa më parë punë me diçka që është angazhuar. Recitimin e shoqëron me një automatik lodër. Kuptohet. Të paktën unë e kuptoj mirë se Doni më shumë i gëzohet automatikut që mban në qafë, shkrepjes së tij në çastin e duhur se sa recitimit të poezisë.
Doni është më shumë i veprimit se sa i meditimit, hutesave, përhumbjeve poetike.
Ne presim me padurim që të vijë 1 Qershori që ta shohim djalin në skenë. Kur morëm vesh se do të vijë një grup xhirimi i televizionit, u gëzuam edhe më tepër. Nëna tha:
-Të më dali ky çun njëherë në televizor, pa le të vdes pastaj.
Nëna kishte shumë merak ta shihte Donin në televizor. Manjola kishte dalë mëse njëherë. Edhe për Manjolën nëna ishte gëzuar, por gjithë merakun ajo e kishte tek çuni. Edhe ne kishim qejf ta shihnim djalin në televizor. Por nëna gëzohej, përgjërohej më shumë se ne.
Për mua dalja e djalit në televizor ishte një provë. Kjo do të thoshte shumë. Do të nxirrte në shesh qëndrimin zyrtar ndaj meje, kisha një farë shqetësimi, megjithatëe shpresoja se ndaj djalit do të mbahej një qëndrim pozitiv, dashamirës. Megjithatë meraku më brente. Diçkaje i frikësohesha. Çdo gjë munsd të ndodhte.
Dhe ndodhi.
Shokët e televizionit erdhën për të filmuar fëmijët. Edukatorja Meri, komuniste me stazh i thotë djalit:
-Ti Doni, merr borsetën dhe shko në shtëpi.
Djali erdhi në shtëpi plotësisht i revoltuar. Për herë të parë në jetën time e shihja të revoltuar atë Helidon që dukej disi i çkujdesur, sikur nuk kuptonte asgjë se ç’ndodhte në shtëpinë tonë. Më thotë duke qarë nga inati:
-Pse më i mirë është Edi se unë. Ai as që di të recitojë fare. E pse atë ta venë në rresht të parë. pse të më thotë edukatorja:
-Ik ti Doni në shtëpi.
Nirvana u indinjua shumë. Indinjatën e shoqëroi me të qara. Unë e ruajta gjakftohtësinë. Por përbrenda zieja…
-Kjo është një gafë që ka bërë edukatorja Meri. – i them Nirvanës.
-E gafë; gafë thua ti. Pa shikoje pak çunin si është bërë. Një grusht.
-Do bisedoj vetë më Meri, i them Nirvanës.
-Të bisedosh e ta telendisësh atë telelkën, – thotë nëna shumë e zemëruar. – M’i trembi gjakun çunit.
Nënës, në të vërtetë i ishte trembur vetë gjaku. Edhe një rast që u paraqit për ta parë të nipin në televizor dështoi.
-Kur vinë të këqijat, hapu derën, – tha nëna dhe filloi të përgëzonte nipin.
Revolta e Donit nuk zgjati shumë. Ai humbi pas lojës. Tani i gëzohej lirisë. Kishte ikur para kohe nga kopshti. kjo e gëzonte sepse i jepte mundësi që të luante me shokët e pallatit.
Doni u qetësua. Ne u tërbuam.

Takoj edukatoren e kopshtit. I them:
-Kush e hoqi djalin nga grupi që do të filmohej?
-Unë, – m’u përgjegj edukatore Meri.
-Me urdhër të kujt e hoqe? E pyes.
-Me urdhër të askujt. Vetë e hoqa. Jam kaq e formuar unë sa të vendos për kaq gjë. Kam kaq kohë komuniste.
-E di, që ke bërë gabim? – i them.
-Gabim unë?
-Po!
-Fare.
-Ta shohim – i them.
-Ta shohim, – më thotë.
Meri, nuk ia bënte syri tërr. Bile ajo ishte shumë krenare që e kishte përzënë djalin nga grupi dhe për këte veprim “revolucionar” priste ta shpërblenin. Kthehem në shtëpi.
-E, – më thotë Nirvana – bisedove?
-Bisedova – i them.
-Hë. Ç’të tha?
-Më tha se nuk ka bërë gabim. Përkundrazi. Ka bërë mirë që e ka larguar djalin. Për këte ka bindje “komuniste”.
-E, të thashë unë… Ti më thoshe se ajo ka bërë gabim dhe se e gjithë ngjarja është në favorin tonë – tha e revoltuar Nirvana ndaj qëndrimit tim prudent.
-Meri është një gomaricë. Dhe ja ku po ta them se ajo ka gabuar dhe se gjithçka do të kthehet në favorin tonë, – i them Nirvanës.
-Aty mbahu ti – më thotë Nirvana.

TË NESËRMEN

Liljana, Vajza e sekretarit të parë të KP. Rrap Gjermenit është në një shkollë me Nirvanën, në shkollën “Foto Puka”. Sa vete Nirvana në shkollë të gjitha mësueset që janë në dijeni të ngjarjes e rrethojnë, e pyesin. Vajza e sekretarit të parë Liljana, i thotë Nirvanës:
– Mos u mërzit ti Nirvana. Ajo edukatorja ka bërë gabim. Faslliut nuk i bëhet luftë klase.
Po këto fjalë do t’i dëgjonim edhe nga Siku Velo, sekretar i Komitetit të Partisë. Fjalët e tij do të na i sillte në vesh Nermin Manka, burri i së cilës kishte shumë shoqëri me Siku Velon. Vetë Siku, sekretari i KP për ideologjinë, më tha se edukatorja kishte bërë gabim që e largoj djalin tend nga aktiviteti që do të fimohej. Ty nuk të bëhet luftë klase. Dhe jo rastësisht, të nesërmen, ai më futi krahun dhe shkuan bashkë në stadium për të pare ndeshjen. Disa nga sportdashësit, mbase dhe u habitën që ai më kish futur krahun.

Sapo Nirvana u fut në shtëpi thotë e gëzuar:
– Doli fjala jote, Faslli.
– Kush ta tha ty?
– Liljana, vajza e sekretarit të pare, Rrapi Gjermenit.
– E ç’tha ajo?
– Tha se edukatorja ka vepruar gabim, se Faslliut s’i bëhet luftë klase, se ky gabim do të ndreqet së shpejti.
U gëzuam. Atëherë për hiçgjë hidhëroheshim, për hiç gjë gëzoheshim. Një buzëqeshje na e binte gjakun në vend, një vrenjtje vetullash, një e parë vëngër na prishte gjakun.
Po si do të ndreqej gabim?

1 QERSHOR 1974

Kopshtet japin shfaqje në kinema. Donin e kanë caktuar të recitojë jo një por dy vjersha. Unë edhe Nirvana rrimë me gjak të ngrirë aty nga mesi i sallës.
-Po sikur të na e punojnë – thotë Nirvana.
-S’e bëjnë kurrë atë – i them gruas.
-Thua ti!
-Them unë dhe kështu është!
-Mirë. Të shohim – thotë Nirvana Shumë e shqetësuar.
Edhe unë kisha një farë frike në vetvete, megjithatë s’ma merrte mendja që ata të bënin një gafë të dytë.
Konferencierja tha:
-Dhe tani reciton Helidon Haliti.
Ne u mekëm. Mezi prisnim të dilte djali. Doni doli me nxitim, shumë me nxitim. Qëndroi në mes të skenës me automatik në qafë. Filloi të recitonte me një shpejtësi automatike, rectim me breshëri. Nga nxitimi iu zu fyti. Doli nga skena.
Ne u bëmë helm. Por befas na qeshi fytyra. Doni kishte dalë përsëri në skenë me automatik krahqafë. E recitoi vjershën nga fillimi gjer në fund si një breshëri automatiku.
Ngutja, nxitimi sa vinte e shtoheshin tek ai.
U qetësuam.
Kur mbaroi shfaqja e përgëzuam, pa ia përmendur defektin.
Ai vetë kishte luftuar me mish e me shpirt për ta korrigjuar gabimin. Kishte bërë të pamundur: Me intuitën fëminore e kishte kuptuar se ne do të na pikëllonte së tepërmi.
Bëri të pamundurën dhe ia arriti qëllimit.
Kur shkuam në shtëpi i thamë nënës se Doni kishte dalë shumë mirë. Nëna s’la vend pa e puthur. Sa u gëzua. Por Doni i tha të vërtetën.
Ai s’mund t’i fshihte gjë gjyshes që e donte aq shumë.

KORRIK 1974

Zbuluam se Doni lahet në kanal. Alarmohemi. Më shumë alarmohet Nirvana, nëna akoma më shumë. Kanë frikë se mos mbytet. Unë në thellësi kam qejf që ai lahet në kanal. Le t’i provojë të gjitha. Unë vetë në moshën e tij lahesha në hendeqe, gropa kaminash, në sfratin e përroit që ngrinin bujqit për të vaditur arat.
Si u zbulua larja e Donit në kanal. Së pari nga flokët që i zbardheshin. Pastaj nga njollat e bardha që i dilnin në fytyrë. Por edhe e kishin parë edhe na e thanë.
E marr Donin veç. I them:
-Ti lahesh kanaleve.
Nuk foli. Vetëm më shikoi me sytë e kaltër që nëna i quante të bardhë.
-Lahesh apo jo.?
Nuk foli përsëri. Mua nuk më gënjente. E dinte që unë e toleroja. Por gjersa s’fliste, do të thoshte se e pranonte në heshtje. Nirvana e kishte folur shumë. Hëngri dhe ca të mira nga ajo. Kur Nirvana e rrahu, nënës i iku gjaku. I tha Nirvanës:
-Për zotin, ti je katile. Po rrihet çuni ashtu siç e rreh ti?
-Po si thua ti nënë, ta le të mbytet?
-Nuk mbytet ai, jo. ai është si ngjalë. Mbytet ngjala?
Donit i vinte mirë dhe krekosej. Gjyshja ishte kështjella e tij, kulla që e mbronte nga ne.
-Edhe mund të lahesh ndonjëherë – i them, por me shokë, se vetëm edhe mbytesh. – Edhe unë jam larë kur isha sa ti.
Kaq deshi Doni. U zbërthye: çfarë s’më tregoi. Ku s’ishte larë. S’i pushonte goja. Toleranca atë e bën të sinqertë.
-Do vuaj ky djalë – them me vete.
-Mirë, mirë. Lahu, por lahu me shokë.
-Po unë me shokë lahem o babi.
U gjallërua aq shumë. Kishte marrë pasaportën dhe vizën nga unë. e ndiente veten të lirë, të lirë. Tani mund të lahej sa herë të donte. S’kishte më asnjë brengë, asnjë lloj frike. Më tha gjithë qejf:
-Ika unë babi!
-Ku?
-Të lahem, pra, tek Sifoni me shokët.
Sifoni ishte vendi më i rrezikshëm. Atje ishin mbytur disa fëmijë. Doni vetëm atje nuk ishte larë.
-Ti e çarton djalin – më thotë Nirvana.
-Ah mor i shkretë – më thotë nëna – si bën edhe ti më keq se kalamanjtë. Po e di ti se atje te Sifoni janë mbytur gjithë ata fëmijë.
-Edhe ti plakë, s’kuptohesh. Mirë thotë Qemali. Ti je me 100 flamuj. Nirvanës i thua pse e rreh dhe e quan katile, mua më thua pse e le azat dhe më quan kalama.
Shkova menjëherë te Sifoni. Ç’të shihja. Doni notonte si peshk.
Ai ishte larë aq shumë nëpër kanale sa kishte mësuar të notonte për mrekulli.
Kurioz. Ai s’linte gjë pa provuar. Kështu do të vazhdonte gjithmonë.
Kur më pa duke ndenjur në këmbë buzë kanalit bërtiti:
-Sa i mirë është babi im-e!
Notonte si peshk. Mirë tha plaka: – mbytet ngjala?!
Doni rrëshqiste nëpër ujë si ngjalë.
Në shtëpi erdhi i qetë. S’e shqetësonte më asgjë. Kur njeriu ka një të fshehtë vuan, ndjehet inferior, bëhet shakaxhi, bëhet komplomentar.
Kjo është një vuajtje e hidhur. Doni shpëtoi nga kjo vuajtje.

DHJETOR 1977

VITI I RI 1974

Viti i Ri 1974 po afron. Është dhjetëditëshi i fundit. Të gjithë kanë blerë gjela deti. Unë jo. Doni vdes për gjelat. Pret çdo ditë që unë t’i sjellë një gjel nga fshati. Befas gjeli vjen. E bie Qemali, vëllai im i memë. Doni gëzohet sa s’ka. Gjithë ditën rri me gjelin. As në kopësht nuk do të shkojë. Çfarë s’bën me gjelin. Sapo erdha unë në shtëpi atë ditë, që vëllai e kishte sjellë gjelin më tha sapo u futa në korridor:
– Babi, ne kemi gjel. E solli xhaxhi Qemali.
Unë edhe u gëzova edhe u preka. Vëllai kishte menduar që edhe ne të mos e ndjenim ngushtësinë që na ishte krijuar, ndaj edhe na solli një gjel deti. Si u katandisa kështu, mendova me vete. U bëra që të tjerët të më falin, dhurojnë, të më japin ndihma. Ç’them edhe unë kështu, mendova i penduar, po mua vëllai po më ndihmon. Pastaj sikur nuk e njihja unë shpirtin e vëllait të mesëm. Ai i tillë ka qenë gjithë jetën. Kur Manjola ishte e vogël, ai e vinte mbi gju dhe hante së bashku me të. Manjola fuste gishtat në gjellë, vëllai nuk kishte merak. Kështu edhe me Donin. Po gjatë verës ç’bënte ai. Çfarë s’u binte fëmijëve; rrush, fiq, shalqi, pjepra, qershi, kumbulla… Po në vjeshtë, gjer në buzë të dimrit? U sillte nespulla, mandarina, bajame, mollë, dardha, hurma…
Pra unë prehesha, pikëllohesha me pa të drejtë. Vëllai vazhdonte normalisht. Ai i shikonte fëmijët e mi siç i kishte shikuar.
Po daja Fredi?
Daja Fredi i solli Manjolës një pjano. Dhurata e dajës ishte kuptimplote. Manjola ishte për piano dhe ai piano i bëri dhuratë për vit të ri. Më duket piano kushtonte 5000 lekë të vjetra ose 7500. S’e mbaj mend mirë. Kështu fëmijët s’po e ndjenin ndryshimin nga vitet e tjera.
Kulmi qe kur solla unë gjelin nga fshati. E bleva tek Murati, shoku im i brigadës së arave. Ai më dha gjelin më të mirë. Kur e pa Doni u hodh përpjetë. Më përqafoi e më tha:
-Tani po, babi. Edhe gjeli ynë është sa gjeli i xhaxhit.
-Pse kaq është dhe gjeli i xhaxhait? e pyes.
-E ka një çik më të madh, më thotë djali dhe ikën i gëzuar, del në oborr me gjithë gjel. E fut në tufën e gjelave të pallatit. E ve të zihet me gjelin e Toshit që mbahet më i forti. Gjelat kacafyten. Për fat ndahen pa e mundur njëri-tjetrin si dy gladiatorë të mirë.
Gëzimi i Donit nuk përshkruhet.

NATA E VITIT TË RI 1974

Darka u përgatit mirë. Kishim gjithçka: mish, verë, raki, birra, fruta, ëmbëlsira. Na mungonte vetëm gëzimi. Vetëm atë s’mund ta blenim dot. Ai as shihet, as blihet as peshohet. Gëzimin na e kishin vjedhur. Megjithatë fëmijët ishin të gëzuar. I gëzoheshin lodrave, pemës së vitit të ri, tavolinës plot e për plot.
Vetëm gëzimi i tyre na lumturonte. Gëzimin e tyre e shoqëruam edhe ne duke u bërë një shtojcë e gëzimit të tyre të pastër.
Pastaj fëmijët i zuri gjumi.
Unë edhe Nirvana të pikëlluar sa për mijëra vetë, shikonim televizorin, ndiqnim programin e përgatitur enkas për darkën e vitit të ri, hanim nga pak dhe pinim nga pak. Pastaj, të mërzitur, na zuri gjumi.
Dritat dhe televizorin i lamë ndezur me qëllim që të tjerët të mos pandehnin se po flinim.
Atë natë s’na erdhi askush nga tanët. As ata që s’linin darkë të viti të ri pa ardhur.
Nuk kishin faj.
Mua më konsideronin si ballist.

DITA E PARË E VITIT TË RI 1974

Doni doli që në mëngjes në oborr që të luante me gjelat që kishin mbetur ende pa therur, por që do të thereshin ditën e dytë.
Ne kishim therur vetëm gjelin e Qemalit. Tonin do ta thernim për ditën e dytë të Vitit të Ri. Kështu që Doni kishte kohë të luante. Veç ta shihje si gufonte, si gjel. E dinte që gjelin e kishte të fortë. E shihte që gjeli që kishte sjellur babi nga fshati ishte më trimi, më i forti se gjithë gjelat e mbetur pa therur të pallatit. Doni këtë s’e kuptonte dhe as donte ta dinte. Ai kënaqej që gjeli i tij i mundëte të gjithë gjelat.
Doni kënaqej, ne prisnim me ankth se kush do të na vinte për vizitë.
Na erdhën vetëm vëllezërit, motrat dhe të afërmit: djemtë dhe vajzat e xhaxhait.
Nga shokët na erdhi vetëm Halit Jaçellari me të shoqen.
I thashë:
-Vetëm ti erdhe për vizitë tek Hamit Matjani.
Ai qeshi dhe nuk harronte ta përsëriste këtë më vonë, sa herë që haheshim për ndonjë gjë. Ai më thoshte gjithmonë se vetëm ai nuk kishte çarë kokën dhe kishte ardhur për vizitë tek unë, tek Hamit Matjani…
Por Halili vetëm atë ditë erdhi dhe s’u duk më në shtëpinë time katër vjet rresht, gjersa unë u ktheva nga fshati.
Këtë periudhë ai s’kishte dëshirë ta kujtonte. Edhe një herë se si ra rasti dhe unë i thashë Stiliano Sallabandës që e kishin transferua nga Parisi në Lushnjë se, Bardhi dhe Halili gjatë periudhës së qëndrimit tim në fshat, s’më erdhën asnjëherë në shtëpi. Halilit s’i erdhi mirë. Më tha:
-Po ti pse i the Stilianit se nuk të erdhëm në shtëpi.
-Të vërtetën i thashë.
-Po ti e dije pse s’të vinim ne.
-Kjo është tjetër gjë, i them dhe unë këtë desha t’i tregoja atij, Stilianit se në ç’periudhë jetonim ne kur ai punonte në ambasadën tonë në Pris .

DITA E DYTË E VITI TË RI 1974

Mbasdite.
Gjithë paraditen s’na erdhi asnjë shok. Të afërmit na erdhën ditën e parë. Doni luan në oborr. Është disi i mërzitur. Gjeli u ther. I erdhi keq sa s’ka, por pastaj e harroi, duke humbur pas lojës.
Unë edhe Nirvana rrimë të ulur në divan. Dhoma e pritjes bosh. Në kuzhinë vetëm ne të dy. Një rregull i ftohtë, një pastërti e shkretëtirtë, pa këmbë njeriu.

Pa pritur dëgjojmë një zë:
-O Faslli!
-Sikur po të thërresin – thotë Nirvana.
-O Faslli!
-Dil se po të thërresin, më thotë përsëri Nirvana me një farë amkthi dhe gjallërie.
U çova, me një hare të brendshme, me idenë se diçka që prisja po më plotësohej. Ato ditë e gjithë vëmendja jonë përqëndrohej tek zilja, tek trokitja e derës. Po zilja nuk binte. Trokitje nuk dëgjohej.
Po ky zë ç’të ishte? Kush më thërriste kështu. Zërat e shokëve në Lushnjë pothuajse i njihja të gjithë. Po ky zë i kujt ishte? Hap dritaren. Poshtë shoh Xhevahir Spahin. Ai ishte apo më bënin sytë. Krejt si në përrallë. Po, po, mendova, përrallat e paskan me të vërtetë një bazë reale. Organikisht atë ditë e kuptova bazën reale të përrallave, pavarësisht se teorikisht e dija prej kohësh.
Xhevahiri u fut në kuzhinë, aty ku pritnin miqtë e vërtetë, intimë.
Biseduam gjatë. ai ndenji goxha.
U lehtësuam.
Shoku fjalën ka të lirë dhe të shtrenjtë njëkohësisht.
Ardhja e Xhevahirit ishte për ne një xhevahir me vlera kolosale inkurajuese, qetësuese.
Doni e pa ndryshimin. Më tha:
-Ti babi je i gëzuar shumë sot.
-Po, të keqen babi, shumë i gëzuar jam, Më gëzoi ardhja për vizitë e shokut tim nga Tirana për vit të ri…
Doni shihte dhe kuptonte se ne diçka kishim që nuk ia thoshim atij.

U ZGJATA, POR…

Vitet e konvaleshencës në fshat më sollën shumë prapësira, më prishën planet krijuese, më helmuan qetësinë, më larguan nga fëmijët. Nga puna me nxënësit si mësues.
Gjatë gjithë katër muajve të shqetësimeve të mia, rreziqeve para konvaleshencës ideologjike e politike për riedukimin tim dhe për njohjen e jetës perms punës së deturuar në bujqësi. Dy fëmijët: Doni dhe Manjola luanin të qetë. Ata nuk kuptonin se ç’po ndodhte. Dinin vetëm të luanin e të më hidheshin në qafë sapo hyja në shtëpi,, pa e ditur se më qetësonin aq shumë dhe ishin për mua stimuli më i madh. Doni edhe mbase ishte kënaqur shumë. Unë s’e mundoja më me mësimin e italishtes. Ai luante gjithë ditën me çekiç. Thërriste çdo ditë që poshtë dritares:
-Nëne!
-Hë të keqen nëna!
-Çekiçin!
-Ta bie nëna.
Tani më kënaqte dhe mua ky refren. Nëna s’përtonte. Zbriste shkallët. I jepte Donit çekiçin. Ngjitej përsëri. Me mua sillej me shumë kujdes. Më trajtonte si një të sëmurë. Po kështu edhe Nirvana.
Vëllezërit m’u gjendën aq sa mund të më gjendeshin. Më afër se kaq s’mund të më rrinin. Pazari gumëzhinte. Ata dëgjonin më shumë se unë, po s’mund të më gjendeshin, s’mund të më mbronin dot më shumë kundër një shteti të tërë që m’u kundërvu me egërsi sa trembeshin të gjithë të pinin qoftë dhe një kafe me mua.
Sa rëndësi ka të kesh njerëz kishlltarë të mirë në raste të tilla të mprehta, plot rreziqe.
Unë s’kisha njeri.
Kisha vetëm një nënë analfabete, një grua që nga mësuese në qytet, fill pas vajtjes time me punë të detyruar në kooperativë e çuan dhe atë mësuese në fshat. Kisha dhe dy fëmijë të vegjël që dinin vetëm të luanin në oborrin e pallatit…


“DIELLI, DHE NJË POEMË QË SPEKULLON ME TE” –
(Shënime kritike nga dhjetë gjimnazistë – gazeta “Shkëndija”, 25 janar 1973)


Nuk na e priste mendja se Faslli Haliti do të shkruante një poemë të tillë si “Dielli dhe rrëkerat”. Ajo është frut i një çoroditje politike e ideologjike dhe na jep një pasqyrë në themel të shtrembër të realitetit tonë, të natyrës së pushtetit popullor dhe të marrëdhënieve të partisë me popullin. Ky karakter i shtrembër ideologjikisht nis që me vargjet e para të poemës, në të cilat thuhet:
“Ndërsa çatia e atdheut tim është e kaltër, optimiste.
Çatia e shtëpisë time është qaramane”.
Ç’kuptim kanë këto vargje? A nuk është “çatia e atdheut” vetë çatia e popullit? Dhe, po ta zhveshim mendimin prej figurës, a nuk ndërtohet socializmi në Shqipëri nga populli e për popullin, a nuk është qielli ynë “i kaltër dhe optimist” për të gjithë ata që luftojnë e punojnë me popullin e për popullin? Vështrimi i F. Halitit në këtë poemë është errësuar dhe kërkon (bile jep edhe “urdhër”) që edhe në të tjerët të shikojmë një tabllo të errët dhe t’i bëheshin shokë në pikëpamjet që ai shpreh në këtë poemë. Ai mendon se nga tavani (i kujt: i vetë poetit apo nga tavani i popullit?) “lot gjerbësh rrjedhin vu, vu… nat’ e ditë, rrjedhin me të madhe”. Sipas poemës të gjithë qenkan keq dhe njerëzit e pushtetit flekan gjumë të rehatshëm, iu mbyllkan dyert e zyrave punëtorëve, shtrëngokan buzët, strehokan “soj e sorollopin” e tyre dhe paskan degjeneruar deri në atë shkallë sa për “një cigare filtër, një rekomandim” u venë përpara të njohurve “një apartament”. Nga e gjithë poema del se pushteti ynë qënka burokratizuar deri sa nuk mban më, se askush nuk i qan hallet e popullit, se punëtorët duhet ta rregullojnë vetë strehën e tyre dhe në poemë u jepet “urdhër” atyre që t’u thyejnë “dhëmballët burokracisë” dhe po u munguan gurët të shkulin dhëmbët e nëpunsave. Si t’i marrim të gjitha këto, si vargje figurash të bujëshme, apo si pikëpamje të gabuara për realitetin tonë revolucionar? Jo, ato nuk tingëllojnë aspak drejtë në luftën kundër burokratizmit, flamurin e sëcilës e mban kurdoherë partia, por gumëzhijnë për anarshi dhe rebelizëm.
Që të kthehemi prap tek figurat artistike, në poemë si përfaqësues të vetëm të pushtetit dalin shoku Koli dhe shoku Lili, të cilët sikurse “uni i poetit” nuk mund të mos jenë përgjithësime artistike dhe këto përgjithësime janë negative. Në poemë, për realitetin konkret për të cilin flitet, autori nuk na jep asnjë të drejtë të mendojmë se ata janë “tipa të rastit” dhe as përjashtime nga gjëndja e përgjithëshme, prandaj edhe mendon, se “shkretëtira e kontradiktës” nuk mund të zgjidhet as me shokun Lili, as me shokun Koli. Pa shihni se ç’rrugë propozohet?! Duke u nisur prej aksioneve revolucionare për ndërtimin e banesave me kontribut vullnetar, autori i poemës, duke injoruar të vërtetën, mendon këtu se asgjë nuk është bërë për punëtorët, se atyre u është përvetësuar djersa. A nuk është shpifje me qitje të largët kjo? A nuk kalohet prej luftës kundër burokratizmit nga pozitat e partisë në pozitat e kundërvënies ndaj pushtetit popullor? Fundi i poemës tingëllon pikërisht kështu.
Madhështia dhe forca e partisë sonë është se ajo ka farkëtuar një unitet të çeliktë me popullin. Në Shqipëri nuk ekziston një parti që rri e numuron gjerbat, që trishtohet në mënyrë sentimentale për hallet e njerëzve dhe që rri pa gjumë prej “melodisë diletante të pikave, po një parti luftëtare që udhëheq popullin në revolucion dhe është kurdoherë në veprim për të mirën e masave punon jëse. Çdo gjë tek ne është vepër e partisë, e shokut Enver dhe e gjithë popullit. Partia realizon çdo ditë dhe kudo demokracinë socialiste dhe drejtësinë për popullin, duke qëndruar pranë tij, duke qarë hallet me të, duke e bërë atë të ndërgjegjshëm. Përballë kësaj të vërtete të madhe autori ka mbyllur sytë dhe ka krijuar në poemë një përfytyrim subjektivist krejt të dyshimtë mbi marrëdhëniet parti-popull-pushtet, duke u orvatur të krijojë të çara për të futur kontrabandë pikpamje anarshiste mikroborgjeze. Sipas poemës askush nuk bën gjë, kështu që i mbetet “unit të poetit” të japë “urdhërin”: “Thyejani dhëmbët burokracisë!” Ky është një shtrembërim flagrant i së vërtetës, që e ka burimin në mentalitetin e vjetër e tërë të çara të autorit, që ose shitet shumë “naiv” në politikë, ose është prej atyre që shfrytëzon situatat revolucionare për të nxjerrë në shesh kundërshtimet e tij prej mikroborgjezi. Pra, ndërsa “fle shoku Lili… fle shoku Koli”… në këtë situatë (autori është kontradiktor, në gjithë këtë konfuzion ideologjik, poema nuk di cilës shpifje t’i hapë portën më parë) shoku Lili dhe shoku Koli prashitin si të duan dhe “qindra këkesat” e punëtorëve “thyejnë kokat” se “nuk hyjnë dot” në zyrat e tyre.
A është kjo e vërteta e jetës sonë socialiste? A mund të shkruhet kështu për partinë dhe klasën tonë punëtore? A kemi nevojë ne për një poezi që të na gënjejë me lajka për partinë, që të shikojmë me dyshim realitetin dhe të na bëjë thirrje të ngrihemi kundër tij? Jo, për një poezi të tillë nuk kemi nevojë. Ne e hedhim poshtë atë me përbuzje dhe jemi të bindur se vjersha të kësaj natyre, të servirura me çfardo dredhirash e marifetesh stilistike, kurrë nuk do të mund të spekullojnë dhe ta errësojnë diellin e jetës sonë.
Poema “Dielli dhe rrëkerat” botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 16 dhjetor 1972, na kujtoi se ky konfuzion ideologjik ka pasë nxjerrë kokë edhe në krijime të mëparshme të F. Halitit, me të cilat ne nuk kemi qënë dakord. Mjaft vjersha të tij ideologjikisht të gabuara apo gjysëm formaliste që lexonin nëpër faqet e organeve letrare (duke u çuditur si botoheshin) ne na revoltonin. Prandaj për këtë poemën e fundit, është kjo arësyeja që menduam se do të gabonim sikur të heshtnim më gjatë.
Sa për mendimin që është hedhur se F. Haliti në poezitë e tij shquhet për prirjen që shkrin në një të vetme personalen me shoqëroren, do të mjaftonte dhe një ballafaqim fare i shpejtë i egocentrizmit dominues në krijimtarinë e tij me faktet nga çështjet e tij personale, për të hedhur poshtë këtë “prirjen e shkrirjes”. Përkundrazi, ai, me personalen i kundërvihet shoqërores dhe pikërisht këndej fillon çoroditja, duke i vënë së përgjithshmes revolucionare vulën e personales mikroborgjeze. Për këtë le të marrim rastin e poemës që po diskutojmë.
Ne të gjithë e dijmë që F. Haliti ka trashëguar prej paraardhësve të tij një shtëpi të vjetër të madhe në qendër të Lushnjës, të cilën deri para pak kohe dhe për disa vjet rrjesht nuk ka dashur ta këmbeje me apartament modern. Siç tregojnë faktet, këtë nuk e ka bërë “për sentimentalizëm”. Se “as babai, as mamaja nuk ishin sentimentalë”, po për t’ia shitur pushtetit popullor me pare “mallin e trashëguar” Ai pengoi për dy vjet e sa rrjesht ngritjen e një pallati të ri në vënd të karakatinës së tij përballë kinoteatrit që po përfundon në qendër të qytetit. Nuk u tund e nuk pranoi asnjë lloj strehimi për derisa futi në xhep shumën e parave me të cilën u vlerësua shtëpia e tij. Jo vetëm kaq, por kundërshtimet e tij arritën deri aty sa të pretendonte t’i jepej një vilë më vehte. Më në fund mezi pranoi të marrë një apartament. Prandaj nëqoftëse pikënisja personale e poemës është kjo histori prej xhambazësh, atëhere ne do të thoshnim se jo vetëm që nuk ka asgjë nga “shkrirja e personales me shoqëroren”, por këtu shtrembërohet e vërteta, dhe autori bën gabim kur e vë vehten në një radhë me traktoristin “që zbukuron fushat me traktorin e tij”, me elektriçistin “që elektrifikoi disa fshatra”, dhe me muratorin që “ka zbukuruar qytetin me pallate”, se punëtorët as mendojnë as veprojnë si F. Haliti dhe, qoftë edhe si personazhe, u vjen turp të vihen në shërbim të egoizmit mikroborgjez, që shprehet në poemën “Dielli dhe rrëkerat” duke e analizuar atë qoftë në planin e karakterit përgjithësues të figurës artistike dhe të “unit të poetit”, qoftë në planin e thjeshtë personales.
Pa u çliruar sa s’është vonë nga individualizmi mikroborgjez F. Haliti nuk mund të na japë poezi të shëndosha të realizmit socialist, por përkundrazi ashtu siç vihet re nga ecuria e krijimtarisë së tij, ai ka rrezik të thellohet në çoroditjen ideologjike dhe atëhere do të jetë tepër vonë.