Për ty atdhe – poezi nga Ramë Thaçi

0
975

Ramë Thaçi

Për ty atdhe

Kur fushat e lulëzuara dhe malet e ngjethura
po merrnin pamje të zymta,
përcjellur me shira e shtërngata të shpejta,
tok me Drinin e Bardhë tërbuar
ku valët dhe dallgët të përgjakura lartësoheshin,
e Drini ngutej duke ushtuar.
Atëherë gratë më fëmijë e pleq,
të strehuar në Ruhot dhe në fshatra përrreth,
në mbështetje patën ushtarët e UÇK-së
me Shtab te”Komandant Mixha,”
e me spital ushtarak te profesori,
aty mantelbardhët, të plagosurit dhe të sëmurët ndihmonin.
E kur këmishëzinjtë faqezi
tentonin të futëshin në oborre e shtëpi,
ushtarët e UÇK-së nuk prisnin dot
duke u bërë prita e duke i ndalur troq,
sa prej tyre ranë në altarin e lirisë tok:
Hamdi,Elez e Ekrem Berisha,
Kasim Shala e Muharrem Gashi
gjakun dhe jetën atdheut ia falën!


Madhështia e Kelmendit

Në kohë të egra, me rrebeshe e shtërngata
Malësorët e Kelmendit bënin prita.
Të shquar për nder e burrëri,
për trimëri, besë e bujari.
Gjithmonë i dolën zot tokës se Arbërit,
ballpërballë me grekë e otomanë,
serbë, malazesë e kapedanë.
Sot, Logu i këtyre bjeshkëve
duket një magji, nga Zoti dhunti!
Me djem e vajza të bukura të Kelmendit,
me veshje kombëtare e xhubleta
si dikur, në lashtësi.
Kur bie fylli, kavalli, lahuta, daullja e çiftelia
ushton Logu, jehon pylli,
këndohet kënga, luhet vallja,
është këtu gjithë Malësia.
Sot, në Lëpushë dhe në Qafën e Predelecit
ngritet lart flamuri i Skënderit!
Ty të lumtë o Kelmend,
sot e mot je mburojë për këtë vend!