Për ty çifteli

0
2011
    Krijuesi Nikolin Guri na dhuron kete krijim shume domethanes …ne kete funde vitit te 2016.
    Urime Nikolin, presim shume nga ti, je nji talent i krijimtaris. /Gjin Musa, gazetar

    Titulli : Për ty çifteli

    Autor : Nikolin Guri
    Çifteli moj çifteli
    lumi aj qe knon me ty
    lumi aj qe din me t’nie
    kur bjen ti fort po t’ka hije
    Je e vjeter e shekullore
    shpat e fort e toks Arbnore
    mike madhe e kti vatanit
    nder ma t’vjetrat e ballkanit
    Ke lahuten shoqe e moter
    t’dyja bashk knoni ni voter
    fort te hershme ne kto male
    gjithmon t’parat n’festivale
    N’telat tu moj cifteli
    jan knu kang per dashuri
    i knon çikes djali ne krue
    du me t’marr i thot per grue
    I kendove mot mas motit
    Dukagjinit dhe Kastriotit
    knove ata qe sollen driten
    knove “Camen” edhe “Fishten”
    Asni her ti nuk u ndale
    hape e mbylle festivale
    dasmat tona ne malsi
    i kem ba gjithmon me ty
    Asni her ty s’tu ndal zani
    kur ne dor t’pat “Sali Mani”
    me at za por si uj kroni
    ty t’kendoj “Fatime Sokoli”
    N,telat tu ja pat nis kangs
    aj “Mhill Çuni” burri i Shals
    gjithka i ra me ty Shqipnis
    po i thon baba i ciftelis
    Vjen “Ndue Shyti” si dallg deti
    e po t’ban me fol me veti
    thehet lisi e plaset shkami
    kur t’merr n’dor “Gjovalin Shani”
    Cifteli ma thuj t’verteten
    a ke mall per “Syk Papleken”
    hic nevoj ske me m’kallxue
    se mar malsin keni nerue.

    Asht krejnue tan bajraku
    kur me ty ka knu “Gjergj Marku”
    aj “Gjon Frroku” e qindra t’jere
    s’ndalet kanga asniher
    Dikush asht, dikush ka vdek
    Por diçka asht e vertet
    Sa t’ket tok e sa t’ket det
    N’perjetsi kta kan me met
    Kangt e tyne n’çifteli
    Per Shqipnin jan pasuni
    i rujm fort si syt e ballit
    kem mej knue djal mas djalit
    Çiftelia ju dha jet
    ska mej lan kurr per me vdek
    ajo kurr ska mej harrue
    se dikur me ta ka knue
    Çifteli o zemra jon
    t’kem ne zemer e t,dum gjithmon
    nuk do t’lam ty varun n’mur
    kem me t’knu prap si dikur
    Me lahuten dhe sharkin
    neper sofra me rinin
    ne cdo ode e ne cdo kulle
    kanga jon ska me u nal kurre.

    Dergoi per publikim, Gjin Musa, gazetar