PËRMBYSJA E MARRËVESHJES PËR KOSOVËN NË UASHINGTON

0
238
Clinton - Albright - Clark

Nga Binak MAXHARRAJ

Madeline Albrihght: ”Më fitorën e Joe Bidenit do te anulohet Mareveshja e Uashingtonit”.

Që nga Mareveshja e Vashingtonit me 4 shtator 2020 po beheën analiza, diskutime, po jipen opinione të ndryshme për fatin e kësaj Mareveshje se çka do te ndodhë me te pas zgjedhjeve në SBA, a do te implementohet apo jo. Shumica mendojnë së ko mareveshje, nuk është ndonjë mareveshje e duhur, e nisur nga bishti e jo nga koka, se nuk mund te mbrrihet ndonjë marrëveshje vetem me një samit, por për ndonje marevshje lypset kohë, durim, negociata dhe pajtim te te dyja palëve, çfarë kjo nuk ndodhi në Vashington.Kjo do te thotë se shumica e analisteve ndërkombëtare por edhe vendor mendojnë së kjo mareveshje ishte e imponuar, sepse nuk mund te këtë kurrfarë marevshje pa ndonjë pajtim e ndersjelltë, pa ndonjë njohje mes Kosovës dhe Serbisë, nuk mund te zbatohet kjo marevshje kur sot Serbia haptas zotohet dhe bëtohet se do ta ruajë, do te luftojë për “Kosovën” brenda Serbisë, bile edhe kërcënohet me luftë të hapur për ta realizuar një gjë te këtillë.

Pra, Marrëveshja e Washingtonit ishte vetem një farcë për spektakël nga ana e Administratës Trump. Krejtë se çka ndodhi ne Shtepin e Bardhë është se aty nuk pati kurrfarë mareveshje e cila do te obligonte palet që ta zbatojnë, bile Shtepia e Bardhë as që dha ndonjë garancion për zbatimin e kësaj mareveshje. Në këto mareveshje u dhanë nenshkrime te ndara nga Kosova dhe Serbia qe nuk marrin kurrfarë obligime ndja njera tjteres. Kësaj “Mareveshje” as qe ju dha ndonjë rëndesi e poasçme ne mediat amerikane. Më kërë “Marrëveshje” Kosova u përmbys në Uashington, nuk fitoi asgjë, kurse Serbia çdo gjë qe deshti. Sipas kësaj mareveshje vetem se legjitimohet prania e Serbisë në Kosovë.

Kjo mareveshje nuk e përcakton edhe njohjën e Kosovës nga Serbia qe ishte edhe qellimi kryesor i delegacionit tonë atje, prandej edhe kjo marevshje zor ështe e zbatueshme kur nuk ka njohje te ndërsjelltë.

Kjo marrëveshje e cenon edhe integritetin teritorial te Kosovës duke e lejuar Serbin qe te bëhet hisedare ne asetet e rëndësishme te Kosovës siç është Ligjeni i Ujmanit.

Kjo hise e Serbisë ne Liqenin e Ujmanit paralajmeron edhe formimin e Asociacionit te komunave Serbe me kompetenca ekzekutive qe cenon sistemin juridik te Kosovës duke e krijuar një “mini shtet” ne shtetin e Kosovës.

Te pranosh me këtë marevshje më një mini-shengen qe ishte iniciative e Serbisë do te thotë te lejosh Serbin qe te kaluron dhe te glaberon pasuritë e vendeve, edhe te Kosovës, te pëfshiera ne ketë mini-shengen sepse Serbia është ekonomikishte me e fort nga te gjitha shtetet qe janë pjesë e këtij mini-shengeni.

Analisti i njohur nga Amerika David Philips e quan këte si një “deklaratë gadi te pavlerë, ligjerisht dhe ndërkombtarisht te paobligueshme. SHBA nuk veproi si garantuese”, po kështu mendon edhe Ambasadori i SHBA në Beograd Anthony Godfrey i cili marrëveshjen e Vashingtonit e quan si zotim politik dhe jo si një marveshje ligjerisht te obligueshme”. Ndërsa Eksperti për Ballkan Daniel Server tha së “Marrëveshja nuk ka shumë vlerë as për Kosovën e as për Serbinë, është një dokument i pa vlerë, i paobligushëm, që nuk ka garanci nga SHBA. Sipas Serverit kjo marrëveshje u bë nen trysninë e Richard Grenell për te rritë imazhin e humbur te Donal Trump, para zgjedhjeve ne SHBA”. Nga ana tjetër, Daniel Bieber thekson së kjo marrëveshje do te ”harrohet shumë shpejtë, jo vetem nga Administrata e Trumpit, nese fiton zjgjedhjet por ajo nuk do te zbatohet as nga Adminstrata Biden nëse i fiton zgjedhjet”.

Dhe zgjedhjet në SHBA përfunduan më sukses. Edhe përkundër pandesmis qe e ka kapluar këtë shtet, dalja ne zgjedhje ishte shumë e madhe, bile siç thonë analistet me e madhja ç’prej viti 1956. Të deshpruar me politikat jo te matura te Administartës Trump si mbrenda ku pati përplasje te mbrendshme te karakterit racor, te injorancës etnike, te menaxhimit jo te mirë te pandemisë, por edhe nga vetë sjellja arrogante prej një sharlatani te vetë Presidentit Trump, kurse ne arenën ndërkombetare shkaterroi gadi te gjitha urat miqesie dhe mareveshjet qe ishin lidhur në nivele ndëkombëtare, ndikoi në marrëdhënien midis shteteve e sidomos me e dhimbshmja ishte ajo me Bashkësin Evropinan. Të gjitha këto dhe shumë te tjera ndikuan, qe Donald Trump t’i humë bindshem zgjedhjet.

Fitoi rivali i tij demokrat Joe Biden, nje njeri me përvojë shumë vjeçare ne politik ne nivele ta larta të ploitikës amrrikane. Ishte njeriu i afërt me Bushet (babë e bir) ishte i afërt dhe bashkëpunëtor i Klintonit dhe nenpresident i Obamës për tetë vite më radhë. Ishte pjesmëarrësh dhe projektues i fushatës për çlirimin e Kosovës e cila u arrijtë me 1999, dhe Kosova sot është e lirë qe ështe edhe meritë e Joe Bidenit.

Fitorën e Bideni nuk e ka deshiruar lidershipi serb ne krye me Vuçiqin dhe Daçiqin. Me fitorën e Bidenit ata janë qartë po ulurojnë si bishat e egra, kanë mbëtë si te pa kokë.

Më fitorën e Joe Bidenit politika e jashtme amerikane do te ndryshoi për shumëçka dhe krysesisht do te kthehet në kornizat e kohës para Trumpit. Joe Biden prioritet kryesor do te këtë riparimin e maredhenjeve ndërkombëtare te shkaterruara nga para ardhësi i tij, e sidomos normalizimin e maredhënjeve me BE e veçararisht me shtetet si Gjermanin dhe Francën te cilat ranë ne pikën zero.

Por,ne administratën e Joe Biden do te këtë ndryshime edhe në Ballkanin përendimaor, sepse ekipet e Bidenit do te kenë si prioritet kujdesin përmanënt për Ballkanin pëerendimor e ne veçanti situatën shumë te brishëtë midis Kosovës dhe Serbisë ku Serbia edhe pas shumë vieteve dialog me Kosovën nuk heq dorë nga veriu i Kosovës, sepse për këtë qellim edhe ka hye ne dialog për te gllaberit teritorte Kosovës e jo për ndonjë normalizim te maredhenjeve midis shqiptareve dhe serbeve te Kosovës. Ajo sot haptas po kërcnohet edhe më luftë së një gje te tillë edhe mund ta bëjë duke e pas parasyshë se në Serbi sundojnë bandat çetnike të Millosheviqit ne krye me Vuçiqin Daçiqin të cilët u bënë si bishat e egra me fitorën e Joe Bidenit si presidnt i Amerikës, e kanë humbë tourrin sepse ata e dijnë se nuk mund te sillën me Bidënin si me pro serbet Trump dhe Grenell te cilët u munduan ta bejnë një marevshje kryekputet ne dobi te Serbisë.

Kohet e fundit, gjithashtu, është ediskutueshme se çka do te ndoshë me Mareveshjën e Vashingtonit e cila ishte një përmbysje për Kosovën, a do te merretë parasyshë a do te zbatohet kjo marevshje e kqe për Kosovën nga administrata Biden. Siç, pamë me lartë edhe nga analistet e spikatur mderkombetar del se kjo marevshje nuk është marevshje ligjerisht dhe ndrkombëtarisht e obligueshme e as garantuese nga SHBA, por u konsidru vetem si një deklaratë politike ne Shtetpin e Bradhë për spektakle parazgjedhor të administrates Trump. Do si do kjo mareveshje do te anlizohet edhe nga administrat Biden, por duke e parë njenashmerin e saj kah Serbia ne damë te Kosovës, besoj qe kjo mareveshje nuk do te zbatohet por do te hudhët poshtë si e demshme.

Se çka do te ndodhë me Marevshjën e Vashingtonit me fitorën e Joe Biden-it me se mire e thotë e Madhja Sekretarja e shtetit Mddeleine Albright një mike e Joe Bidenit e cila ishte në kohën e Bill Klintonit negociatrorja e fuçishem e hekurtë për te arrijtë një marrëveshje midis Kosove dhe Serbisë ne Rambujë të Francesë, e cila hapat deklaroi deklaroi këto ditë se:

Marrëveshja e Uashingtonit me fitoren dhe ardhjen e Joe Bidenit ne Shtepin e Bardhë as nuk do te shqyrtohet e as te analizohet, por thjeshte do te anulohet”.

Të gjithë në Kosovë shpresojnë se kjo edhe do te ndodhë, sepse vertetë është një mareveshje e një anshme dhe e damshme për Kosovën. Një mareveshje e cila u be veç për spektakl parazgjedhore, por e cila nuk pati jehonë as ne vetë Amerikën.