Përse femrat e jashtëzakonshme kanë jetë më të keqe dashurore

0
420

Opinion.al

Gjetja e dashurisë është çështje e fatit, mirëpo gjithashtu varet edhe nga ajo se çfarë personi jeni.

Derisa disa femra kënaqen në marrëdhënie shumë të shëndetshme, të tjerat konsiderojnë që është shumë e vështirë të gjejnë partnerin e vërtetë.

Femrat e tilla zakonisht përfundojnë në marrëdhënie me njerëz të gabuar dhe në fund mbeten të vetmuara.

Femrat përgjithësisht të forta, të pavarura janë ato të cilat kanë tendencë që të mos kenë sukses në marrëdhëniet e tyre dashurore. Cili mund të jetë shkaku?

Janë të mençura, të bukura, të pavarura. Edhe pse kjo mund të tingëllojë çuditshëm qe se përse është fjala.

1. Ajo është e pavarur dhe ëndrrat e veta i ka prioritet

Kur femra është e fuqishme dhe e pavarur, patjetër që ëndrrat e veta do t’i vërë në vend të parë të listës së përparësive. Asaj i nevojitet hapësirë për t’i plotësuar ëndrrat vetjake. Nëse partneri nuk e kupton dhe bëhet pengesë në vend që ta përkrahë, ajo do të zgjedhë ëndrrat e veta jo atë.

2. Dashuria nuk është prioritet i saj

Ka arritur sukses shumë e re. Për të – nëse dashuria ndodh, do të jetë e mirëseardhur, mirëpo nëse dashuria nuk ndodh, edhe kjo është në rregull. Mund të jetë e vetmuar me punën e saj.

3. Zgjedh shumë kur është fjala për meshkujt

Jeta për të është luftë dhe ajo di si t’i realizojë ëndrrat e veta. Nuk janë të gjithë meshkujt interesantë për të. Asaj i nevojitet dikush, i cili mund të kuptojë rëndësinë e përpikërisë, i cili mund të kuptojë afshin e saj, ëndrrat.

4. Nuk do të tolerojë ndërhyrjet nga asnjë mashkull

Ajo di sa vlen. Nuk varet nga tjetri. Prandaj, nga partneri i saj nuk do të tolerojë kurrfarë lloj sjelljeje të papërshtatshme.

5. Është e vështirë ta mashtrosh

Ajo e ndien gënjeshtrën. Për të nuk ka rast tjetër. Pra, nëse kupton që është e tradhtuar, kurrë më nuk do t’ia falë.

6. Ajo është shumë më e pjekur se të tjerat

Ajo di dhe kupton më mirë se të tjerët. Pra, kur është fjala për kuptimin e saj, mashkulli patjetër duhet të tregojë nivel më të lartë se ajo.

7. Ajo është unike

Ajo dallohet nga të tjerët. Kjo e bën të jetë e veçantë.

8. Kurrë nuk do të vërë në pah egon

Për shkak të natyrës së pavarur përmbahet nga forcimi i egos të partnerit të saj. Pra, njeriu patjetër duhet të ulë egon e vet ose të ndahet nga ajo. Në shumicën e rasteve, kjo edhe ndodh.