Përsëri për Kosovën dhe politikanët e sajë

0
961
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Liria ka një emër, UÇK-në dhe një plejadë patriotësh, atdhetarësh dhe intelektualësh që dhanë jetën në emër të saj. Kjo është liri e fituar me gjak, me shumë dëshmorë të rënë, dhe shumë sakrifica sublime. Sakrificat e Dardanisë dhe kombit shqiptar në këtë luftë kanë qenë mbinjerëzore. Historia e shqiptarëve në shekuj ka qenë e dhimbshme, por dhe shumë krenare. E dhimbshme sepse shtetet fqinje, Serbia, Greqia, Mali i Zi etj. gjithmonë kanë ndjekur një politikë pushtuese ndaj territoreve shqiptare. Aq e vërtetë është kjo, sa mund të themi se ato, i kanë ndërtuar shetet e tyre më së shumti mbi trojet shqiptare. Fqinj të pangopur.

Asnjëherë duket, nuk do ngopen! Lërini përrallat “politikan”, për një “erë të re” në marrdhëniet me Serbinë! Fqinjët tanë kështu kanë qenë dhe të tillë duket se do mbeten! Kjo është historia, në çastet vendimtare, problemet i ka zgjidhur lufta, siç qe dhe ajo e fundit me Serbinë. Këtë nuk e dëshiron kush, na e ka imponuar armiku, por na e ka mësuar dhe historia. Kjo, për ne është e shkruar dhe e larë më gjak! Nuk ka popull në botë që ta ketë pësuar më keq se shqiptarët. Kjo është e pa pranueshme për fuqitë e mëdha vendimmarrëse evropiane! Amerika, Austro-Hungaria, dhe ndonjë fuqi tjetër e kanë shpëtuar kombin tonë gjatë historisë, nga copëtimi.

E historia përsëritet, në formën e një spirali, por të një spirali me “ngjitje”më lartë. Dhe kjo po ndodh deri diku dhe sot me Kosovën. Politikanët nuk duan, dhe më keq bëjnë sikur nuk duan, ta kuptojnë këtë! Sa esadistë! Të përçarë e të përçudnuar në luftën për feude! Ka shekuj që është shembur feudalizmi! Kemi fituar së bashku luftën, por mos na humbni paqen! Etja për pasuri ju ka verbuar sytë. Armiku, që doni me çdo kusht me e bërë mik, Serbia, nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës por vetëm strategjinë. AJO NUK DO TJU NJOHË KURRË, TANI! E çfar rëndësie ka kjo, nëse ajo nuk don t’ju njohë? Me gjak u fitua liria. Jo me bisedime shterpë me të, siç po bëni ju politikanë të dobët.

Bisedimet janë formë shumë e pranueshme e demokracisë, për zgjidhjen e momarrveshjeve midis palëve. Por kur janë të sinqerta. Kur kërkohet një zgjidhje nga të dy palët! Mos prisni bisedime të sinqerta nga pala serbe! Ajo nuk ju njeh si palë, po përfiton në kohë dhe po armatoset frikshëm…Denoncojeni këtë në organizmat ndërkombëtar. Ajo po armatoset me armatime dhe pajisje moderne luftarake. Përse vallë? Për të ruajtur paqen! Agresori mund të ruaj paqen? Kurrsesi jo. Ajo ka qëllime të tjera! Nuk i intereson Rusisë, stabiliteti i Ballkanit!

E kundërta po. Këtë po e realizon, veç të tjerash dhe nëpërmjet Serbisë. Lexojini mirë politikanë të Kosovës këto “sinjale”, nesër mund të jetë shumë vonë. Burgosja e komandantëve dhe e çlirimtarëve të UÇK-së, dhe aq më shumë aktakuza ndaj tyre, është një këmbanë e madhe alarmi për Kosovën. Përgjegjësia ëdhtë individuale, jo kolektive. Drejtësia mendoj do e thotë fjalën e sajë. Ndaj kësaj situate, merrni përgjegjësitë dhe silluni si burra shteti dhe jo si pronar “gardhimesh”. Situata e vështirë ka zgjidhje. Zgjidhja është BASHKIMI, jo, NDARJA.

Për të dalë nga situata e rëndë mendoj se duhet:
▪︎ Të ndërpriten urgjentisht bisedimet me Serbinë.
▪︎ Të shkojë sa më shpejt vendi në zgjedhje të parakohëshme.
▪︎ Të zgjidhet presidenti ri nga populli, pavarësisht faktit, se Kosova është Republikë Parlamentare.
▪︎ Të bëhet ndryshimi i Kushtetitës së Kosovës, si dokumenti themeltar i shtetit. Ajo nuk është as bibël dhe as kuran të cilët nuk mund të ndryshohen.
▪︎ Të forcohen institucionet e shtetit shumë të brishtë të Kosovës, në të kundërt dështimi është i sigurtë.

▪︎ Të realizohet një qëndrim panshqiptar në bisedimet me Serbinë. Për këtë duhet një “Lidhje e re panshqiptare që mund të mbahet në Prizren” me një ideolog të ri, si Abdyl Frashëri i dikurshëm. Kjo është e mundur, por jo nga ato që kanë drejuar deri më tani shtetin.
▪︎ Të krijohet një Qeveri e re me intelektualë dhe specislistë të fushës, jo militantë partiakë. Partitë kanë lindur vonë, atdheu dhe kombi shumë më herët…

▪︎ Të krijohet një legjistacion me kritere bashkëkohore dhe në Kuvend të vijnë akademik, specialistë të devotshëm që janë dhe patriotë dhe atdhetar të flaktë. Merrni shembull nga disa deputete gra të Kuvendit të tanishëm të Kosovës, ky duhet të modeli që kërkojmë. Jo deputet sharlatanë!
▪︎ Të formulohet një platformë shtetërore për bisedimet me Serbinë, dhe mos të ketë, birë nëne, të luaj me ndryshim kufijsh apo shkëmbim territoresh. Turpi qoftë mbi to, për përkrahje të kësaj teze, alla serbe.

▪︎ Të sillet si shtet Kosova dhe politikanët e sajë dhe jo si “provincë” e Serbisë.
▪︎ Të forcohet ushtria e Kosovës sepse kjo është ushtri mbrojtëse, dhe jo ajo e Serbisë.
▪︎ Të forcohet shërbimi inteligjent i Kosovës.
▪︎ Të bëhet konfiskimi i pasurive abuzive të ish udhëheqësve, ish komandantëve, ish pushtetarëve dhe atyre që vazhdojnë të abuzojnë e që e shohin Kosovën si “plaçkë” tregu e mjet për tu pasuruar.

▪︎ Të mbrojnë luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të kenë një qasje të re ndaj ish protagonistëve dhe luftëtarëve të lirisë, në rastin më të mirë, një pjesë prej të cilëve i kanë braktisur…Po si mundet që ish komandantët, të braktisin ish luftëtarët e tyre…Paraja, Pushteti, Pasuria! E kjo pasuria! Konfiskimi do ishte një mësim i mirë për to. Vjosa dhe Albini janë të pa përlyer dhe duhet ta venë drejtësinë. Bëjeni, tani është koha.

▪︎ Të bëhet denoncimi me mjete, me shkrim, foto, argumenta, i krimeve serbe në gjykatan e Hagës. Shoh vetëm fjalë për këtë, moral e moralizime, biseda mjerane, akuza ndaj njëri tjetrit, “qarje” deri në dhimbje, asgjë konkrete, teori boshe, biseda horrash të shitur apo jo, dhe fatkeqësisht asgjë konkrete më shumë…Këtë e bëjnë institucionet. Përse hezitojnë? Përçarje! Sundim! Nënshtrim! Amatorizëm primitiv që i shërben dashje pa dashje Serbisë dhe politikës së saj ndaj Kosovës. Thuajini jo, kësaj situate bashkëkombas të mijë të zgjedhur apo të emëruar përgjegjës për këtë probleme, në Kosovë e gjetkë, në Shqipëri.

▪︎ Të merret në konsideratë mendimi intelektual, të mblidhen e diskutojnë, të nxirren detyra e këto detyra të kthehen në vendime nga institucionet.
▪︎ Të vihen në lëvizje, e bëhen studime nga institucione shkencore dhe akademike të Kosovës dhe të Shqipërisë për këto probleme. Asgjë. Vetëvrasje kolektive!
▪︎ Të nxirren me votë nga skena politike politikanët e vjetër “titist”, të kohës së Titos dhe ato të korruptuar.

▪︎ Të luajnë rolin që u takon, politikanët e rinj të tipit Osmani dhe Kurti, konform votës së qytetarëve dhe përgjegjësive të marra prej votuesve tyre. Koha nuk pret! Podujeva e rikonformojë verdiktin e sajë. Albini me Vjosën janë shpresë për Kosovën! Asnjë lëshim Serbisë për çështjen kombëtare!

▪︎ Ti thuhet jo kultit të individit, Kosova po vuan shumë kohët e fundit prej këtij kulti. Shpresojmë se e tejkalojë këtë. Fenomen mbarë shqiptar ky, që po na merr frymën. Demokracia është sundim i popullit, i popullit që zgjedh e drejton me institucione dhe jo i individëve… Jo INDIVIDEVE, kushdo qofshin ato! PO INSTITUCIONEVE demokratike.
Në vitin 1923, kryetari i “Vatrês” Faik Bej Konica, në një artikull të shkruar për fatin e Shqipërisë ndër të tjera shkrun:

…Shqipëria u ngjall nga idealistët
U ruajt nga rastet
U vra nga politikanët…

Natyrisht kjo qe për Shqipërinë e atyre viteve, por mendoj se mbetet aktuale dhe për Kosovën e sotme. Eh, Konica, ky simbol i madh i kombit shqiptar, gjithë jetën e tij ja kushtoj Atdheut, vdiq në mjerim, pa shpi e katandi, vetëm 32 dollarë e 15 cent u gjetën kur vdiq, xhepin e tijë…E këto politikanët e sotëm, u vunë pas pasurisë…Po na hiqen dhe si “baballarë” të kombit… I rren mendja, vetëm të tillë nuk mund të jenë!

IBRAHIM KABILI
Tiranë më 07.12.2020