PERSONALITETI – HISTORIKU,  FAKTORËT, ETAPAT E ZHVILLIMIT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SHOQËRORE

0
312
Personaliteti - grafik

Argjira Ukimeri PËRGATITI:

ARGJIRA (ARI) UKIMERI
– MA.SC. PEDAGOGE

PRIZREN, TETOR 2021

KUPTIMET MBI PERSONALITETIN

Mbi persoanlitetin dhe problemet e themelore të psikologjisë, kuptimi roli dhe rëndësia për datojnë qysh nga lashtësia, e që vazhdojnë deri në ditët e sotme. Me termin personalitet, në lashtësi kuptohej një maskë që vinin aktorët në skenë që të mos njiheshin dhe me këtë emërtim filluan të cilësoheshin aktorët e skenës.

Ndërsa me kalimin e kohës, kuptohej se njerëzit e ndryshëm, në ambiente të ndryshme, kryenin funksione dhe punë të ndryshme. Në këto rrethana as njerëzit nuk ishin të njëjtë. Ashtu siç nuk ishin as rolet, as punët që bënin. Përgjithësisht, kuptimi mbi personalitetin jepet në aspektin psikologjik dhe në atë sociologjik.

Në aspektin psikologjik, personaliteti e trajton atë si njeri me vetëdije, një njeri konkret e normal, që formohet në kushte dhe rrethana të caktuara. Të gjitha këto janë nën ndikimin e shumë faktorëve, që zënë vend në shoqëri. Kurse në aspektin sociologjik, me personalitet kuptojmë një njeri të shquar që jep kontributin e tij në fusha të ndryshme dhe të caktuara të veprimtarisë njerëzore si psh: Shkencë, Art, Kulturë, Sport, Politikë, Ushtri.

Përkufizime të shumëllojshme, janë dhënë mbi personalitetin. Mirëpo një përkufizim, ku të gjithë psikologët janë pro tij, është ky: Personaliteti është tërësi e organizuar e tipareve, intenelegjencës, karakterit, të konstruktit trupor, dhe temperamentit, e cila ka karakterstika relativisht të qëndrueshme, ku formohet gjatë veprimtarisë së ndërsjelltë të njeriut dhe mjedisit ku jeton.

Poashtu, shumica e studiuesve e pranojnë se kuptimi mbi personalitetin si një organizëm i cilësive të njeriut, por jo si një organizëm të çfarëdo cilësie, që mund të ketë një person. As me shumën e cilësive të thjeshta të një individi, por me ato më të veçanta që një person mund të posedojë. Së fundmi, mund të thuhet që: Personaliteti nuk është i lindur dhe i trashëguar. Cilësitë që e përbëjnë atë formohen gjatë gjithë jetës.

Vlen të përmendët që trashëgimia është parakusht për formimin e njeriut dhe personalitetin e tij. Përkufizimet e ndryshme që u dhanë mbi personalitetin na vënë në dukje shumë elemente esenciale për kuptimin dhe konceptin e personalitetit. Dukuritë dhe cilësitë e ndryshme, tregojnë qartazi edhe disa karakteristika, që do t’i përmendim më poshtë:

  • Integriteti – kur flasim për këtë fushë, kemi parasysh të gjitha proceset e veçanta praktike. Por edhe individin si tërësi. Sjelljet e njeriut nuk janë një grup aktivitetesh të ndryshme. Por integriteti përfshin një tërësi, një unitetet të integruar në formë të një sistemi.
  • Duke u mbështetur në sjelljet e njerëzve, vërejmë se secili tregon karakteristika (secili për vete). Çdo njeri, është individ për vete. Që mjafton për të folur, për një personalitet të posaçëm. Gjë që ndryshon prej individëve të tjerëve.
  • Prej një uniteti të integruar, rrjedhë edhe cilësia e tretë, që është Qëndrueshmëria Relative në sjellje. Kjo qëndrueshmëri manifestohet në sjellje të ngjashme por në situata të ngjashme. Ai (njeriu), që është i vrullshëm, i ndershëm, ambicioz, i shprehë të gjitha cilësitë në një numër të madh sjelljesh. Edhe kjo pandryshueshmëri është relative. Individi, nuk i shfaqë këto cilësi në çdo situatë. E gjithë kjo varet nga situata, vlerësimi, përvoja, e mëparshme. Vlen të përmendet që, qëndrueshmëria e sjellës është e tillë, sa që për çdo individ të mund të fllitet për një person me cilësi të caktuara dhe që mund të parashikohet sjellja e tij.
  • Veçantia e e personalitetit që lidhet me unitetin e tiparve karakteristike dhe ndërlidhjeve të tyre, në bazë të të cilave një individ ndryshon nga një tjetër.

 

PSIKOLOGËT – MENDIMET E TYRE MBI PERSONALITETIN

  • JOHN WATSON – themelues i Shkollës Strukturaliste dhe i laboratorit të parë për hulumtime shkencore. Poashtu, ka dhënë edhe mendimet e tij mbi personalitetin. Ndër të tjerash, ai dha këtë mendim: Personaliteti është produkt i sistemeve tona të zakoneve.
  • WAREN – sqaron kështu për personalitetin: Është një organizim i integruar i të gjitha funskioneve dhe veçantësive, të funskioneve të njohjes, të ndjenjave, të sjelljes, të dhënave fizike. Të gjitha këto i dallojnë një individ nga një tjetër.
  • ALLPORT – jep këtë mendim për personalitetin: Personaliteti është model i kaegorizimit të marrëdhënieve, organizim dinamik, individual i sistemeve psikofizike, që përcaktojnë përshtatjen e tij unike ndaj mjedisit të tij.
  • CATELL tregon mendimet e tij kështu: Personaliteti është ajo që na lejontë parashikojmë se çfarë do të bëjë një individ në një situatë të dhënë.
  • PIERORN – Personaliteti është tërësi e integruar e njeriut, me të gjitha karakteristikat e përhershme, diferenciale të tij, të intelegjencës, të karakterit, të temperamentit, të konstitucionit, dhe e të gjitha mënyrave të posaçme të sjelljes.
  • VEXLIARD thotë se: Personaliteti është një strukturë dinamike integrative dhe integrante, që siguron një unitet relativ dhe vazhdimësi në kohë të tërësisë së sistemeve që përgjigjen për veçoritë specifike të një individi. Të gjitha këto tregojnë mënyrën e të menduarit, të ndjerit, të veprimit, të reagimit në situata konkrete.
  • AJZENK – Personaliteti përkufizohet si një organizim i fortë dhe i qëndrueshëm i karakterit, i temperamentit, i intelektit, dhe konstruktit fizik të një individi i cili përcakton nivelin dhe mënyrën e adaptimit të tij në rrethin ku jeton.

 

Faktorët që ndikojnë në formimin e personalitetit të njeriut

Si të gjitha funskionet dhe proceset psiqike, edhe personaliteti ka rolin, rëndësinë dhe bazën e biologjike. Kjo ndodhë për shkak që çdo njeri lind me karakteristika të ndryshme dhe të caktuara. Edhe pse të gjitha proceset biologjike në zhvillimin e personalitetit, janë bazament i nevojshëm për zhvillimin e mëtejm për krijimin e personalitetit të njeriut. Një rol të rëndësishëm dhe shumë vendimtar luajnë faktorët social dhe ekonomik.

Në krijimin e personalitetit të njeriut, luajnë një rol të rëndësishëm i faktorëve si psh: Ambienti dhe kushtet familjare (në të cilën rriten fëmijët), Institucionet arsimore, Mësimdhënësit, Të njohurit, Moshatarët, Shoqëria në të cilën personi është anëtar, dhe roli që ka në këto veprime, literatura, Filmat, Marrëdhniet bashkëshortore, Profesioni dhe shumë të tjerë. Vlen të përmendet që kushtet socio-ekonomike, luajnë një rol të rëndësishëm mbi procesin mësimor të fëmijëve.

Poashtu, në kuadër rë këtyre kushteve, fëmiu zhvillohet në rrethin social dhe mëson individualisht. Të gjitha këto ndryshimet individuale vërehet më së miri tek fëmijët që lindin dhe rriten në një familje të vetme. Të gjitha rrethanat e caktuara në të cilat rritet fëmiu, paraqesin një faktor tjetër të rëndësishëm, e gjithë kjo mund të ndikojë në zhvillimin e tij.

 

FAKTORËT SOCIALË

Formimi dhe krijimi i personalitetit lidhet ngushtë edhe me faktorët social. Këtu kemi të bëjmë me ndikimin e faktorëve social, kjo ndikon mbi bazën e të dhnëve biologjike. Kushtet e përgjithshme, sidomos ato sociale, aktivitetet me njerëz, janë shumë të domosdoshme për t’u zhvilluar personaliteti i individit. Kjo vlen si qenie humane dhe individ me shumë karakteristika. Kur flitet për kushtet sociale dhe për faktorët e edukimit të personalitetit, kemi paraysh familjen, mikromjedisin social, e pedagogjik dhe shkollën.

Faktori më i rëndësishëm social për fëmiun është familja. Mendohet që familja ndikon që në ditët e para të fëmijërisë, që të zhvillohet personliteti. Jo vetëm në ditët e para të fëmijërisë ndikojnë në formimin e personalitetit, por edhe periudha e adoleshencës ka ndikim në këtë proces. Në këtë periudhë fëmija kalon në stadin e pavarësisë në mendime, në veprim, në jetë. Dhe natyrisht kjo paraqet një pavarësi graduale e relative nga familja e prindërit. Në realitet, familja është bashkësi primare njerëzore.

Në këto raste individi takohet me jetës shoqërore, të cilat përcaktojnë kornizën, në të cilën mund të zhvillohet një individ. Mund të themi se personaliteti njerëzor formohet procesi i ndërveprimit shoqëror. Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm që kontribuon në krijimin e personalitetit është shkolla. Shkolla përbën dhe përgatit fëmiun për një mjedis më të mirë social. Në pozicionin tim, persona psikologjik, vlerësoi që në sajë të marrëdhënieve dialektike që zhvillohen ndërmjet subjektit dhe mjedisit të tij, ndërtohet një personalitet i një subjekti.

Të shkosh në shkollë – nënkupton të krijohet një mjedis i ri. Të përdoresh dhe të zhvillosh aspekte të reja të personalitetit. Në marrëdhëniet sociale të fëmijëve me fëmijë të tjerë, të cilët nuk janë bashkëmoshatarë, zbulohen forma të reja të të mësuarit, personaliteti i fëmijëve/individëve, pasurohet me përbërës të rinjë. personaliteti si procës, zhvillohet në një shoqëri të vogël të strukturuar, sipas moshës të secilit fëmijë.

 

FAKTORËT KULTURORË

Në gjithësecilin mjedis kulturor dhe ekonomik, secila bashkësi dhe secili komb ka kulturën e vet. Përmes mjedisit kulturor dhe tipareve personalitetit egziston një ndërlidhje e veçantë dhe e ngushtë. Të gjthë pjesëtarët e e mjedisit kulturor, kanë veti të sjelljeve, qëndrimeve dhe vlerave të përbashkëta. Dhe të gjitha këto burojnë nga një mjedis kulturor, që kanë zakone, tradita, qëndrime, dhe vlera sociale. Vlen të pëmendet që të gjitha këto që u thanë më lartë, karakterizohen për atë mjedis.

Në një mjedis të caktuar kulturor, zhvillohet Familja,Shoqëria, Shkollat e të gjitha niveleve, tipeve, sikruse ehde institucionet e tjera sociale, ekonomike, kulturore dhe fetare. Në të gjitha këto institucione, qëndron një themel i ndërtuar mbi vlera kulturore, zakone, tradita, vlera. E mbi të gjitha këtu fillon zhvillimi dhe formimi i personalitetit. Shumë fise kanë një sistem vlerash kulturore të përbashkëta.

Ndërsa arkeologët kanë argumentuar se fiset ndryshojnë nga njëri tjetri, duke u bazuar gjithmonë nga tiparet e sjelljeve të pjesëtarëve të tyre. Në mjedise të ndryshme, ku ka edhe njerëz të ndryshëm gjithmonë hasim në kultura të ndryshme. Aty formohen edhe personalitete dhe tipare të ndryshme, të cilat janë edhe karakteristike e veçantë për një shoqëri të caktuar. Secili mjedis kulturor riprodhon personalitete sipas sistemit dhe vlerave të caktuara të tij. Duke u bazuar që zhvillimi dhe formimi i personalitetitdhe tiparave,  mbështetet në një themel të caktuar dhe të përbashkët, pak a shumë të ngjashëm të zhvillimiy të sistemit të sjelljeve të caktuara kulturore.

Një sistem i përbashkët kulturor ka rregulla, parime dhe norma të veçanta të sjelljeve kulturore të pjesëtarëve të tij, ku mbi to zhvillohen dhe formohen tiparet e personalitetit që përputhen me kërkesar kulturore të mjedisit të tyre. Megjithatë, sistemi i vlerave kulturore të një vendi përcakton pozitën dhe rolin e gjithësecilit individ në atë sistem. Ndërsa pjesëtarët e asaj shoqërie, e atij institucioni orvaten dhe përcaktojnë pozitën dhe rolin e secilit individ sipas aktivitetit konkret dhe vijueshmërinë e aktivitetev gjenerale.

ETAPAT E ZHVILLIMIT TË PERSONALITETIT

Përveç faktorëve që ndikojnë në formimin e tipareve dhe krijimin e personalitetit, një vend të rëndësishëm e zënë edhe Etapat e zhvillimit të personalitetit. Etapa njerëzzoe dallon nga njëra tjetra, sikurse edhe zhvillimi psiko-fizik i individit/fëmiut. Zhvillimi dhe formimi i personalitetit përbëhet prej 4 etapa , të cilat po i përmendim më poshtë:

  • Etapa e fëmijërisë,
  • Etapa e adoleshencës,
  • Etapa e pjekurisë,
  • Etapa e pleqërisë.
  1. ETAPA E FËMIJËRISËKjo etapë njihet ndryshe edhe si “Etapa e zhvillimit të fëmijëve. Përfshin (shtrihet) nga mosha 0-15, apo edhe moshën e pubertetit. Kjo periudhë shquhet për një zhvillim të hovshëm organik të fëmijëve. Ky zhvillim i hovshëm, është fazë e zhvillimit të shpejtë organik, social, intelektual, emocional dhe psiko-motorik i fëmijëve. Poashtu, zhvillimi integral i fëmijëve në këtë moshë realizohet përmes një klime të ngrohtë në familje. Gjatë kësaj periudhe të fëmijërisë, zhvillimi i personalitetit është mjaftë dinamik.

    Shumë studime kanë treguar se kushti më i mirë për zhvillimin e personalitetit të pjekur dhe të shëndoshë, është qëndrimi i përzemërt dhe i ngrohtë i prindërve, por edhe një rigorozitet në evtimin e pasojave të pakënaqshme të raksioneve të fëmiiëve. Një moment tjetër shumë i rëndësishëm në zhvillimin e cilësive, tipareve dhe kushteve të personalitetit, është fillimi i parë shkollor. Kjo gjë bën që të kemi një bazament të fortë në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve, dhe zhvillimin e karakterit të individit.

    Paraqitja e fëmijëve në shkollë, është një ardhje më e re në rrethin e ri social, me kërkesa të reja dhe me më shumë obligime. Në të gjitha këto gjëra, fëmiu duhet të gjendet çdo gjë pozitive, pasi që kemi ndryshime në kërkesa pasi që fëmiu është mësuar në një rreth të caktuar familjar. Duke u bazuar në pikëpamjen sociale, fëmiu bëhet më pak i varur nga prindërit dhe familja e tij, dhe më shumë i ndjeshëm shoqërisë dhe ndaj të moshuarve.

    Zhvillimi kognitiv vazhdon të bëhet më shpejtë, kur fëmijët iu afrohen fundit të periudhës së fëmijërisë. Vlen të përmendet që fëmijët përjetojnë ndikimin e fortë, madje edhe presionin e fëmijëve të tjerë të moshës së tyre. Nëse fëmijët ndjejnë se moshatarët e tyre i duan ata, do të kenë besim tek vetja, dhe do të përfshihen edhe më shumë në sjellje pozitive. Ndërsa, fëmijët refuzohen nga bashkëmoshatarët e tyre, fëmijët mund të bëhen agresiv dhe të padisciplinuar.

 

  1. ETAPA E ADOLESHENCËS

Kjo etapë përfshin periudhën kohore të moshës nga 13-22 vjeç. Në këtë periudhë, individët pësojnë ndryshime trupore, seksuale dhe psikologjike. Në etapën e adoleshencës hasim në dy zhvillime të rëndësishme: 1. Zhvllimi Fiziologji dhe 2. Zhvillimi Social. Në zhvillimin fiziologjik kemi të bëjmë me rritjen e trupit (Fizikusit), Shtimin e peshës, Karakteristika të ndryshme seksuale dhe shumë e shumë kriza psikologjike që shfaqen në këtë etapë. Ndërsa në zhvillimin socail, na paraqiten shumë interesime dhe qëndrime të reja mbi jetën, zhvillohet ndjenja e vetëdijës dhe nevoja e pavarësimit dhe formohen pikëpamje mbi çështjet sociale. Rol të rëndësisëhm dhe të veçantë në personalitetin e adoleshentit luan kryesisht familja.

Poashtu, familja vazhdon të luajë rolin primar në edukimin dhe arsimimin e adoleshentit. Familja formon jo vetëm parafytyrimet fillestare për të mirë dhe për të keq, por edhe për atë që lejohet nuk lejohet mbi bazën e edukimit moral. Gjatë kohës së adoleshencës, individi kalon nëpër momente të rëndësishme fizike. Momenti më i rëndësishëm është ai i rritjes, një shtim i shoejtë i gjatësisë dhe i peshës. Në këtë periudhë karakterizohet jo vetëm ndryshimi fizik, por ka edhe ndryshime kognitive dhe socio-emocionale. Adoleshenca në mënyrë të pashmangshme shoqërohet edhe me stres të madh.

Gjë që lidhet edhe me shkollën,familjen dhe me moshatarët. Ndër burimet më të rëndësishme të tensionimit të adoleshentëve vjen nga fakti se ata që piqen fizikisht dhe seksualisht, shumë vite më përpara, se sa ata që piqen në pikëpamje psikologjike, dhe shumë më përpara sesa koha kur bëhen të gatshëm financiarisht të përballojnë përgjegjësitë që rrjedhin nga martesa dhe rritja e fëmijëve. Që të kalohen veprimet specifike, shpesh bëhen kritik ndaj njerëzve, veprimet e të cilëve janë në kundërshtim me parimet e tyre. Megjithatë, adoleshentët dëshirojnë të projektojnë një botë më të mirë, dhe mendimi për të, ua mundëson.

Ata (adoleshentët), janë në gjendje të imagjinojnë një numër të madh perspektivash të mundshme, për të ardhmen e tyre. Përpiqen të vendosin se cila ëshë më e mira për ta. Për kapërcimin e kësaj periudhe tek adoleshentët, që është e mbushur me trauma dhe probleme të ndryshme psiqike dhe fizike, dhe në mënyrë që të marrin kahje vendimtare drejtë cilësive të qëndrueshme të personalitetit (pozitive apo negative), ndikim parësor luajnë: Faktorët e fëmijërisë së hershme, Qëndrimet e prindërve, Qëndimet e mësimdhënësve, Pikëpamjet dhe normat shoqërore, dhe shimë faktorë të tjerë që ndikojnë pozitivisht në krijimin e personalitetit të fëmjëve/individëve.

  1. ETAPA E PJEKURISË

Përfshin peridhën 20-65. Etapa e pjekurisë zë një vend të veçantë në këtë periudhë të jetës së individit. Njihet ndryshe edhe si koha e stabilizimit të personalietit, saktësisht koha e organizimit  të tipareve të personalitetit dhe organizimin sa më të mirë të jetës. Bota e brendshme e individit, ka një unitet – i cili përjetohet si tërësi e përvojës dhe përjetimeve specifike. Pas moshës 20 vjeçare, integriteti dhe identiteti i personalitetit me veçori individuale dhe me konkurrencën e sjelljeve të tij.

Me të gjitha këto vlera, zhvillohet më tepër, ka më shumë mbështetje të raporteve sociale dhe ekonomike, sesa mbi bazën biologjike të personalitetit. Etapa e pjekurisë  së personalitetit të individit, përfshin kohën më të gjatë dhe më produktive të individit. Në këtë periudhë, formohet kuptimi i jetës, krijimi i vlerave, detyrimet e shumta, sidomos në fushën e ngritjes së përgjegjësisë ndaj detyrimeve individuale, familjare dhe sociale. Vlen të përmendet që pjekuria është kur bëhet marrja e vendimeve.

Në këtë etapë, bëhet edhe zgjedhja dhe zgjidhja e problemeve më të rëndësishme, për jetën e njeriut: këto zgjedhje përfshijnë: Zgjedhja e profesionit, Formimi i koncepteve mbi jetën,  Krijimi i familjes – ngritë ndjenjën e përgjegjësisë dhe i jep jetës kuptim më serioz, në vazhdimësinë e formimit të mëtejmë të cilësive të ndryshme dhe të qëndrueshme të personalitetit. Ndërsa rreth moshës 40 vjeçare, njerëzit evaluojnë suksesin e tyre në bazë të arritjes së qëllimeve të parashtruara.

Vlen të përmendet që në pjekurinë e hershme, duke kuptuar se tani e tutje do të mbetet mbrapa se përpara. Sepse ata – individët vitet i cilësojnë vite të mbetura si një vlerrë në rritje. Një gjë është me rëndësi: Personaliteti nuk përcakton asnjëherë kohë – kur individi arrin një pjekuri të plotë fizike dhe psiqike në moshën e rritur. Si një njeri i rritur, individi duhet të përballojë dhe të mësojë se si do të ia dalë mbanë  me sukses në situata të ndryshme. Dhe kështu, ka të ngjarë të ndikojnë në personalitetin e tij siç janë: Martesa, Karriera profesionale, Rritja e fëmijëve, Pensionimi dhe Perspektiva e pleqërisë dhe të vdekurit.

  1. ETAPA E PLEQËRISË

Etapa e pleqërisë – është etapa e fundit në të cilën kalon individi. E njohur si Koha e Pleqërisë, përcaktohet në momentin e përjetimit të simptomave të ngadalësimit dhe të ngecjes në reagime. Sidomos kj vlen për shkak të regresit në plotësimin e motiveve biologjike, fiziologjike, sociale dhe psikologjike. Gjatë periudhës së së pleqërisë personaliteti pas moshës 65 vjeçare, pëson ndryshime të mëdha fizike, shëndetësore, sociale dhe psiqike. Një ndër dallimet më të mëdha dhe më të dallueshme në këtë etapë janë: Funskionet intelektuale – të cilat vijnë duke u dobësuar vazhdimisht, interesimet dhe motivimet personale, humbim gradualisht fuqinë e tyre, ndërsa të mbajturit në mend dhe riprodhimi i pleqëve është në proces të dobësimit të vazhdueshëm.

Pleqëve më lehtë u kujtohen situatat e përjetuara në rini se sa para disa ditësh. Etapa e pleqërisë karakterizohet nga një personalitet i mbylur. Personat e kësaj kategorie, ndjehen të vetmuar, shpesh-herë edhe të tepërt në familjen e tyre. Këta individë,  kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve, pothuajse të gjithë kanë probleme shëndetësore, harrojnë shpejtë, ndërsa pë këto arsye nevoitet angazhim i madh i shoqërisë ndaj këtyre personave që të kalojnë sa më lehtë ditët e pleqërisë.

Përvojë shumë të pasur që kanë nga jeta e tyre, u mundësojnë që me sukses ti plotësojnë kërkesat që kanë. Disa persona e kanë shumë të vështirë këtë etapë, për shkak të frikës që kanë nga përfundimi i jetës. Këta individë, që i përkasin kësaj fushe/etape, duhet që t’ua përshtatin veprimtarinë e tyre zvogëlimit të vazhdueshëm të aftësive fizike dhe psiqike. Në këto aftësi bëjnë pjesë edhe përgatitja për vdekjen – si një proces i natyrshëm. Në fund – me përfundimin e kësaj periudhe/etape jetësore, përfundon cikli i përgjithshëm i zhvillimit të personalitetit.

 

PËRKUFIZIMET MBI PERSONALITETIN
NË FJALORËT E HUAJ (TË NDRYSHËM) PSIKOLOGJIK

  • Në fjalorin e gjuhës frënge LAROUSSE, mbi personalitetin shkruhet kështu: Personaliteti është ajo që është karakteristikë për një njeri.
  • LA LITRE tregon kështu: Personaliteti është ajo që i përket krejtësisht një njeri.
  • LA PETTITE LAROUSSE ILUSTRE tregon kështu: Personaliteti është individualiteti i ndërgjegjes, karakteri i veçantë, për çdo person.
  • LA ROBERT, e përshkruan kështu Personalitetin: Funksion me anë të  të cilit një individ i ndërgjegjshëm, ndjenë UNIN E TIJ.

Përzgjodhi përkufizimet mbi personalitetin: Argjira (Ari) Ukimeri