Peshku kronik Valon Murati

0
443
Valon Murati

Reagim mbi një artikull të Valon Muratit me titull:” Ta heqim Serbinë nga Kosova apo të mbetet Serbia prezent në Kosovë: deri tani ne kemi zgjedhur të dytën“., në portalin e Expresit

https://www.gazetaexpress.com/ta-heqim-serbine-nga-kosova-apo-te-mbetet-serbia-prezent-ne-kosove-deri-tani-ne-kemi-zgjedhur-te-dyten-ge/

Ky peshku kronik na e thotë se:” Varianti i parë e sjell zgjidhjen finale dhe nënkupton ripërcaktimin e kufijve me Serbinë përkatësisht bashkimin e pjesëve shqiptare të Kosovës Lindore me Kosovën dhe bashkëngjitjen e pjesës serbe të tri komunave veriore të Kosovës Serbisë”.

Bekim Rexhepi Nga Bekim Rexhepi

Nganjëherë nuk ka aq shumë nevojë për ta vështruar dhe njohur lëvizjen e peshkut sepse pakujdesia e tij edhe kur vështrohet i nxjerr efektet e zanatit të tij, se si lëvizë dhe ka mbanë më shumë. Valon Murati nuk është më në vështrim të askujt. Për rastësi, duke shikua mbi lum u shfaq vet, desha të ikë por nuk mund të mos e përsërisë se ky peshk ka lëvizje kronike dhe të duket i çuditshëm se si lëvizë, ndofta kjo specie do ta ndihmonte mjaftë trapistin ose mjekun me peshk në trajtimet e tij profesionale.

Ka një akuzë personale kur u thotë që politikanët e Kosovës nuk kanë një vizion politik, duke pretenduar një anshëm se ka vetëm një vizion tjetër politik që është personalizuar dhe tashmë ka një autorësi. Dihet qe një vizion politik duhet të mbaj mbështetje dhe po ashtu duhet përfitoj sa më shumë mbështetje të vije në shprehje. Një vizion pa mbështetje është vizon i mbyllur dhe si i tillë ai mbetet kronik, vazhdon të trajtohet si i tillë, ngase çrregullon më shumë marrëdhëniet ndërkombëtare.

Forcimi i superfuqive si Kina dhe Rusia nuk është ndonjë shpikje e për të cilin tek tani mësojmë diç, ato nuk do të ishin superfuqi sikur të mos forcoheshin dhe sikur të mos kishin ndikim në zhvillimet botërore. Kina dhe Rusia janë cilësim kronik i vlerësimit politik si kundërshtar sepse nuk kemi arritur ende të relakësojmë marrëdhëniet tona me këto dy superfuqi, që në disa raste kyçe nuk kanë mbështetur synimet tona, por nuk mund të thuhet se nuk mund të ofrojnë mbështetje ne të ardhmen, nëse ne arrijmë të imponohemi me argumente tona të drejta. Ashtu siç po bënë Serbia me Amerikën duke bërë përpjekje të ofrojë argumentet e saja edhe ne duhet të ofrohemi me Rusin dhe me Kinën qe disa gjëra të mos jenë stagnuese.

Me Amerikën ne kemi marrëdhënie dhe këto nuk vihen ne diskutim pasi nuk ka as spektër dhe as lider politik qe dëshiron të dëmtoi këto marrëdhënie politike dhe ekonomike. Dhe tashmë janë fraza të stërpërdorura, dhe nuk mund të bëjmë rekrutime adhok të konvojeve tona politike mbi këto fraza.

Ky peshku kronik na e thotë se:” Varianti i parë e sjell zgjidhjen finale dhe nënkupton ripërcaktimin e kufijve me Serbinë përkatësisht bashkimin e pjesëve shqiptare të Kosovës Lindore me Kosovën dhe bashkëngjitjen e pjesës serbe të tri komunave veriore të Kosovës Serbisë”.

Le të pyesim se kush e do këtë zgjidhje, kush përcakton në këtë formë agjendën e zgjidhjes dhe se a është kjo një zgjidhje e mirë për të dy palët. Kjo far broçkulle e peshkut kronik nuk gëzon aspak përkrahje në Kosovë, më shumë gëzon mbështetje në Serbi se sa tek shqiptaret sepse tokat tona po rrëshqasin në tkurrje dhe jo në zgjerim. Një kërkesë e tillë është kryekëput antishqiptare dhe anti Kosovë, sepse një zgjedhje tjetër pas kësaj zgjedhje nuk është aspak më fatlume sepse Serbia do të provonte në një kohë tjetër serish një variant të tillë ku do të futej edhe më brenda Kosovës, duke aluduar në peshq të tjerë kronik.

Si mund ta quash:” bashkëngjitjen e pjesës serbe të tri komunave veriore të Kosovës Serbisë”. Ku merr të drejt ta quash kështu pjesën e Kosovës si pjesë serbe, e qe sipas peshkut kronik duhesh edhe ti takoj Serbisë. Vetëm tradhtare dhe vizioni i tyre mund ta synojnë këtë, por kjo s’ka për të pasur kurrë atë ndryshim proserb, kjo mund të fle vetëm në logjikën e atyre qe janë bërë bashkë në këtë kohë kur kriminelët, të korruptuarit janë në pushtet dhe politikisht kanë sforcuar vetveten e tyre edhe me ligj, ku mund të kriminalizohet gjithçka sipas tekave të tyre, ku mund të vjedhjet kudo e çkado qe u teket. Por, edhe kjo s’do të ketë fat.

Pse duhet të epën 30% të territorit të Kosovës për tri komuna që po ashtu ishin dhe mbase do të jenë ende shqiptare, që po ashtu janë tjetërsuar nga ndarjet e mëhershme nga Kosova, po kështu siç po pretendohet të tjetërsohet sot veriu nga peshqit kronik.

Në jetën tonë publike dhe politike, që kishte edhe ditë të mira ndonjëherë, sot ka edhe kësi tradhtaresh tipik që edhe hapur publikojnë tradhti…