Pezullimi i kryesisë së PD në Durrës, antiligjor

0
1786

Bashkim Kopliku

Intervistë

[Durrësi Bulevard, 06.06.2016]

(Gazetarja znj. Jona Doko, kërkoj opinion lidhur me ngjarjen para dy ditëve, të pezullimit të Kryesisë dhe Kryetarit të PD në Durrës. Një ditë pas këtij pezullimi, në zyrat e PD –Durrës paskësh ardhur zoti Enno Bozdo dhe paska shqyer dyert e zyrave dhe të sirtarëve. Në vijim përgjigjet e botuara në gazetë)

B. Kopliku:

PD në qoftë se do të vijë ndonjëherë në pushtet, duhet të demonstroje se ka ndryshuar, se do te zbatojë ligjin, si në vitet e para të saj. Në këtë rast e kam fjalën për ligjin baze te partisë, që është statuti.

Ajo për të cilën ka, prej vitesh, shumë nevojë Shqipëria, është zbatimi i ligjit. Ky ka qenë prioriteti kryesor i partisë Demokratike në krijimin e saj, “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”, do të thoshte ta shndërroje nga një vend komunist ku nuk zbatohen ligjet, në një vend demokratik ku zbatohen ligjet. Shembulli që çdo parti duhet të japë, është zbatimi i ligjit brenda partisë, dhe mbas zbatimit të ligjit brenda partisë, ka shpresa se ajo parti do të zbatojë ligjet jashtë partisë, si kur fiton zgjedhjet, si dhe kur është në opozitë.

Siç thashë, ligji bazë i partisë është statuti i saj, dhe me sa kam informacion nga leximi i shtypit, në PD po ndodh shkelja e radhës e statutit, pra moszbatimi i ligjit. Vendimet që janë marrë për pezullimin e kryesisë dhe kryetarit të PD Durrës, mesa di unë, janë krejtësisht në shkelje të ligjit. prandaj PD-ja nëse do të vijë ndonjëherë në pushtet duhet të provojë që është një parti që ka ndryshuar dhe nuk është më partia e këtyre 20 viteve të fundit që veçse ka shkelur ligjet, por po bëhet një parti e djathtë evropiane, që duhet të zbatojë ligjin edhe kur zbatimi i tij mund të mos i pëlqejë njërit kryetar apo tjetrit.

Ndërsa lidhur me këtë që më thoni për veprimin e Enno Bozdos, nuk e besoj, me aq sa e njoh unë personalisht, të ketë arritur në këtë fare pike, pasi më duket si njëri që nuk ka temperamentin e gangsterit, pasi këto janë veprime gangsteri. Nuk besoj ta ketë bërë vet ai, mund ta ketë bërë dikush tjetër. Është një veprim tërësisht i shëmtuar nëse kjo që po thoni vërtetë që ndodhur!”

Bashkim Kopliku
Phone: +355 52 223663;
Mob: +355 672858090;
E-mail: <bkopliku@gmail.com>
optional: <bkopliku@infinito.it>

Please, send important e-mails on both addresses!