Poemë për kryengritjen e Malësisë së Madhe – nga Lasgush Poradeci

0
2452
Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci

Kujtimit te poetit Risto Siliqi

MBI TA

Risto Siliqi-nisu shpejt
Ku shfren me kob e liga,
Ku ndeshet kombi i ngritur krejt
Me tri Kuçedra shtriga.

Shpejt me mauzerin tënd zemrak
Dhe penden e praruar,
Ku mposht halldupin turkoshak
Atdheu duke u deshmuar.

Ne Hot e Grude e Traboin
Puth Ded Gjo`Lul viganin,
Mirdite e Shale e Dukagjin
Puth Mehmet Shpend Luanin.

Dhe puth kuvendin heroik,
Ku ngrihet kombi peshe,
Ku mposht t’urryerin armik
Malsija burrereshe;

Malsija qe bën sulm ne zjarr
Po si dragoj me flete,
Siç bënte sulm ngadherimtar
Gjergj Kastrioti vete.

U zgjua Shkodra me tundim
Prej lajmit te papritur,
se cak me cak leshoj kushtrim
Malsij`e kryengritur.

Leshoj kushtrim shpagimtar
Malsij`e burreruar,
se prapë qeni turk barbar
Për dhunë u pat leshuar.

Dhe prapë djem e pleq e gra
Ngarendin t’armatosur,
te pershendesin krah për krah
Vellezerit e kanosur.

U nismë shokë e miq
Prej Shkodrës ne malsite,
Ku Ded Gjo`Luli me Deçiq
I mbron atdheut kufite

Pershkuam Tuz e Grude e Hot
E Shale dhe Tropoje,
Ku Mehmet Shpendi i gjindet zot
Atdheut ne pararoje.

Me Ded Gjo`Lul e Mehmet Shpend
U bujtem gjith nji nate,
Na dha si kush me gaz e shend
N`agim nga nji dhurate :

Nga nji djalosh për lufte e zjarr
Nga kull`e vet krenare,
Nga gjaku i zemrës, gjak shqiptar,
Per Motren shqiptare.

Ky Deda qe nuk njeh Sulltan
Na dha Kol Marash Vaten,
Ky Shpendi qe s’njeh Turk-Osman
Na dha Zef Bua Shpaten;

Po Gjon Pullumbi zhvat krenar
Prej gozhdes jatagane.
” Do vij dhe vete vullnetar,
Ta skuqim tok mejdane”.

Hajt! Digjni plumb n`atë mauzer,
Me qitjen e pashare,
perftoni lavd, perftoni nder,
ta ndjeje Evropa mbarë.

Tumirembeç, i shtrenjte atdhe-
Dh`u nisem shtatë vete,
Dhe fluturonim plot hare,
Si t’ishim zogj me flete.

Dhe krep me krep e zall me zall,
Me shpirt te paduruar,
Nga i madhi shkas, nga i madhi mall,
Plot duf për te luftuar :

Kaptuam shtatë male rresht,
Dhe s’folëm shtatë fjale,
Kaptuam shtatë male rresht
Malesise për t’ju fale.

Dhe ja! Të shtatë burrat tok
Ne kulm te Malesise,
Ku Drin`i Bardhe nën`Istok
Merr fill drejt Shqipërisë.

Mes Arberit, me mall rinor,
E zbret kalitas drumi,
Ku Drini plak e perrallor
Buron prej Shendaumi.

Mirë se te gjejmë atdhe bujar!
Malësi e lavduruar!
Pranon ti, oh! Pak gjak shqiptar
Qe vjen për t`u deshmuar.

Për t`u mbuluar me lavdi
Ne sulmet fitimtare,
Të bëhet fli, ku bëhen fli
Heronjet shqipetare.

S`qendronim dot, s’duronim dot
Prej kobit te papritur,
Mirdite e Lume e Shale e Hot
Pa beft ish kryengritur.

Se kish dhen`urdher qeni turk
Të ç’armatoset vendi,
te derdhet gjak shqiptari çurk,
te lidhet Deda e Shpendi.

Kur zbritem ne shtegim jugor,
nga Drini i zi matane,
kendonin me ze burreror
Hatjan dhe Shaljane :

”Nuk lidhet Ded Gjo`Luli i math
Dragua fis prej fisi,
Të kap si berr, te ther`ne vath
Të var ne dege lisi.“

” Nuk lidhet Shpendi lart ne Theth,
Pret gjylet njiqind oke,
I pret mbi sup e prap t`i hedh,
Sulltan jezit, mbi kokë.“

Duke shtegtuar gjithnjë,
Degjonim kengetore,
Ia thoshin fort qe çke me te
Lumjane e mirditore.

“S`hyn dot ne Lume, qen zuzar,
Manov anadollaku,
Rrok pushken qindvjeqari,
Dhe shtatvjeçar çunaku”.

“S`hyn dot, ti turk e turqeli,
Ne kullat mirditore,
Të pret ne prite e ne frengji
Mirëdita pushkmizore”.

Kendonte vendi ne kushtrim
Perballe me gjith Turqine,
Qe vjen me kob e perdhunim
Të çarti Shqipërinë;

Por turku avitet plot maras :
Marshon kuçedr`e pare:
Marshon kuçedr`e dytë pas-
Dy xhindrit pashallare.

Shefqet Pashai, me peshtjellim
E britme e zjarr e hekur,
marshon për dhunë e çarmatim
Drejt Lumes se pa prekur;

Bedri Pashaj, me fe dhe din,
E me trumbete e loder,
Del ne Mirdite e Dukagjin
E Shale e Hot e Shkodër.

„Nuk duam fe ,nuk duam din”,
Kendonin Malesia,
ze turfullon e shkrefetin
e shfren e shfryn Bedrija.

Filloi ne Lume sulmi i zi,
Do Lumen ta shkretoje,
Pashai finok, përpara tij,
Dergon një pararoje:

Nji kumadar i eger`halldup,
Hypur serbes mbi kale,
takon me pushken permbi sup
Aty përball nji djalë.

Kendonte djaloshari i lum’
Me delet n`ato shpate,
I shfryu turqeliu-dumdum:
”He! Jep at ‘armën tate!”

Po shpejt bariu qëllon e shtje,
Permbys perposh barbarin :
Ja shpje Sulltanit për meze,
Kush çarmatos shqiptarin.

Kështu pashane e leu me gjak,
nuk e pandeu tirani,
E leu ne Lume nji çunak,
nji brisk i ri Lumjani.

Nga krism`e rrepte atje mbi shpat,
Sa shtiu djaloshi jonë,
U ngrit gjith Luma fshat me fshat,
Siq kish dhe ka zakone,

Dhe pa vonim e pa durim
Krahin`e tërë ish gati:
Gezoheshin qe për luftim
Erdh me në fund sahati.

Buçiten pushket n`ate ças,
Mbi gerxhe, mbi livadhe,
Gjemonin si për shend e gas,
Si t` ishte dasme e madhe.

U mbush me vrer pashaj allçak
Nga krismat prej çdo anë,
Ndaloj ne prag, ngurroj ne prag
N`ato kufi lumjane.

Mbi katër ushtrira zot
Dhe dyzetmije ushtare,
Prej vrerit s`e permbante dot
Marshimin sa me pare.

Prapo-u shpejt, bre derbede,
Marsh!Me gjithë ushterira!
Vjen Luma dhe t`i shtrin perdhe
Të majmen egersirat.

S`ta le ty nderin Luma aspak
Qe te sulmosh i pari :
M`i pari nëpër lufte e gjak
Sulmon gjithnji shqiptari.

Ne front t`armikut ne kufi
S`rektin as fryme as jetë:
Pasha finok, me dredheri
Gaditet me te fshehte.

Do nis sulmin ndeshkimtar
Ta beje Lumen troke:
“Do ta shtroj popullin shqiptar,
Do t`i ve mend ne kokë”.

Ec hijerende e vuv e hesht :
Sa mirë i ka renduar
Të katër ushtrirat rresht!
Gati për te sulmuar.

Ndan njezet mijë e pret…e pret
Gjithë pret…për sulm përpjetë,
Krekohet plot me salltanet,
Si t`ish Sulltani vete.

Po befas Luma u derdh tallas,
Shperthen orti vigane,
Perball e anas e perplas
Sulmon hordhite osmane.

Ketej-dymije heronj mezi
Andej-plot njezet mijë,
Dymije plumba bresheri
Rrezojne`armiq dymije;

Dhe rish dymije batare-
Dymije armiq te shtrire,
Dhe rish, e rish, e rish-perdhe
Të gjithë shtrire e grire.

Dhe prap sulm: „Mbi ta!mbi ta!“
Mbi mijërat e tjera,
Iu shtir përmendsh te ziut pasha
Sikur vershoj sketerra.

Dh`ish nji perleshje e mbytje e mort
E britem e tmerruar,
U mbraps pashaj, i tundur fort,
Me ushtarët e gjysmuar.

Dhe te plagosurit e shkrete,
Mes fushes se mejdanit,
I la plot plage e gjak e et
Dhe ashk kundër Sulltanit.

Kështu bën Luma sulm shqiptar,
shkon vrake e lum gjaku :
Rrok pushken plaku qindvjeqar,
Dhe shtatevjeqar çunaku.

Por kur u mbraps Shefqet Pashaj
Me ushtarët e gjysmuar,
Nji lajm i keq për kuj e vaj,
Ne zemr`e pat pikuar :

Ne Qaf t`Agrit ku si horr
Bedri Pashaj vraponte,
E pret ne ball nji mirditor
Qe shtiu e po kendonte:

S `del dot ti turk e turqeli,
Prej atmes mirditore,
Të shtrine ne prite e ne frengji
Mirëdita plumbmizore.”

Kështu Mirëdita kish adet,
Kur turku vjen ta ngas,
ne prite e ne mejdan përvjet
Nga nji pasha ta vrase.

Shko shpejt, mos hash dhe ti nji plumb,
Shefqet Pasha, ne kokë :
Dhe bënte Lumen troke e shkrumb,
Të bëri shkrumb e troke.

Dreken perjasht ne karakoll,
Nis shpejt llandon, hamshore,
Dhe darken brenda ne Stamboll,
Sa shpejt e bën nji fore :

„ Me faj e turp, Sulltan-Baba,
Po kthehem i ngarkuar,
Se Mehmet Shpendi ish katalla,
S`do mbret për ta sunduar;

As Ded Gjo`Luli s`do ne Hot
Mbi krepat tmerrimtare,
Ku as shqiponjat s`ngjiten dot,
Veq djajte shqiptare;

Dh`as Luma s`te le nder aspak
Qe te sulmosh i pari :
M`i pari, thotë, ku rrjedhe gjak,
Sulmon vetëm shqiptari;

Dhe thotë ajo bën sulm shqiptar,
Rrjedh vrake e lume gjaku.
Rrok pushken plaku qindvjeqar
Dhe shtatvjeqar çunaku”

Marre nga http://www.forumishqiptar.com