Poeti i talentuar Gjekë Marinaj përballë shkrimtarit të regjimit komunist Ismail Kadare (Ik)

0
229
Gjekë Marinaj - uzbek

Shqiptarët fatkeqsisht po e luftojne komunizmin sikurse Don Kishoti që tund (vertit) shpatën me mullinjte e erës dhe kjo gjë do tu kushtoj shumë shtrenjtë atyre, sepse ia zgjatin jetën me vetëdije edhe ma shumë ideologjisë dhe praktikës së majtë komuniste.” – Imzot Zef Simoni, Ipeshkëv Ndihmës pranë Arqipeshkvisë Metropolitane, Shkodër

KUAJT

Tërë jetën duke vrapuar rrimë
Shohim veç përpara
Ç’bëhet prapa s’duam t’ia dimë.
Ne nuk kemi emër
Të gjithëve kuaj na thonë.
Nuk qajmë,
Nuk qeshim;
Heshtim,
Dëgjojmë;

Hamë atë ç’na japin,
Ecim nga na thonë,

Asnjë nga ne s’është mendje hollë.
Kush qe kalë mbreti,
Posti qe i lartë
Kush qe kalë princeshe
I bënë shalë të artë
Kush qe kalë fshatari
Pat samarë me kashtë
Kush qe kalë i egër
Tërë jetën fjeti jashtë.

Po qemë dhe mbetem kuaj, para njeriut…!” – Gjekë Marinaj, Gazeta “Drita”, Tiranë, 19 gusht 1990.

Shqiponjat fluturojnë lart

“Kështu në atë kohë të rendë pushtimi,
Kur bora u nxi
E balta zu thinjë,
Komunistët vendosën
THEMELIMIN,
Koha thirri në skenë
Partinë!

O shtëpi tiranase,
O mure me baltë,
Baltë nga kjo tokë e zhuritur, e lashtë!
Pragu yt ndante kohërat,
N’atë prag ata hynin,
Jashtë era gjëmonte,
jashtë gjethet binin.

Qenë minutat e fundit,
U hartua “Thirrja”,
Themeluesi i Partisë zgjati dorën për firmë.

Një firmë e tillë s’ish dukur asgjëkund, asnjeherë…
S’ish firmë senjori me shumë tituj e ndere…
Ajo s’ish firmë,
Ajo ish vetëtimë
Në qiell të revolucionit me re dhe suferinë.
Duke në nshkruar dokumentin e parë,
Shoku Enver Hoxha nënshkroi
stuhinë”. – Ismail Kadare (Tiranë, 1966)

Atë që Hoxha e thosh në prozë
E kthente Kadare në poezi,
Ku jetën blozë e bënte rozë,
Kur ajo shkonte zi e më zi.”
Petraq Kolevica (1934), arkitekt

Klajd Kapinova

Poeti i talentuar Gjekë Marinaj (1965), paraqet botën shqiptare në një frymë të re postkomuniste. Megjithatë poeti ynë Gjeka, ka promovuar Ismail Kadarenë, si shqiptar dhe shkrimtar, pa marrë pararysh bindjeve të tij komuniste, se ai ishte dhe mbeti edhe sot më i përkdheluri i diktaturës dhe pos-diktatutës komuniste në Shqipëri, pikërisht në Dallas të Texas, në Universitetin, ku ai po punon aktualisht.

Ai u thotë studentëve amerikanë nga vende të ndryshme të botës dhe shumica amerikanë, se Ik është kandidati më i mirë për fitmin e Çmimit Nobel në Letërsi. Mos të harrojmë se veprat e tij komuniste e morën frymëzimin në vitet 1958-1960 kur ai studionte në Moskë, në Institutin e Letërsisë Komuniste Botërore “Maksim Gorki”, duke sjellë prej andej formën dhe metodën e propagandës komuniste bolshevike. Kjo i shtoi horizontin e tij për letërsinë e “zhvilluar” në drejtim të luftës së klasave leniniste dhe staliniste.

Shumë vite më parë, Gjeka në një shkrim të tij, shkruan se kur shkoj ai në Texas, ndër të tjera ai u interesua të informohej apo mësonte se sa Universiteti dhe studentët e saj e njihnin propaganduesin e socialrealizmit komunist Ik, doli se shkrimtari i Dullës nuk njihej aty nga studentët. Nuk dihet me saktësi se a ka libra të Ik në shtetin e madh të Texas-it, si ndër 5 shtetët më të mëdha të të gjithë SHBA-së.

Mashtrimi sistematik i diktaturës dhe sot për njohjen që gëzonte Ik në SHBA

Diktatura propagandistike komuniste në Shqipëri, përmes makinës së fuqishme mashtruese të trushëpërlarjes, u thoshte vazhdimisht skllevërve shqiptarëve naiv, se Ik njihet kudo në ShBA, sepse Enveri ishte përkujdesur, që t’i përkthejnë dhe botuar me shpenzime luksi sa i biri të emen “veprat” e regjimit komunist, që përhapeshin në të gjithë gjuhët e vdekura dhe të gjalla të botës.

Martiri i vrarë esperantisti poeti dom Lazër Shantoja nga ideologjia e deputetit komunist Ik

“… Por turmat i mbytën njerëzit me veladona / Dhe poetët rebelë i shqyen me thonjë.” – Ismail Kadare

Por me e çuditshmja është se diktatura komuniste, mbasi eksploroi të gjithë gjuhët e botës, mësoi se në botë ekziston edhe një gjuhe e re ndërkombetare pa vlerë me emërin esperanto dhe shpejt e shpejt propoganduesit përkthyen librat e Dullës dhe të Ik.

I vetmi njohës i shkëlqyer i gjuhës Esperanto (një gjuhë e re e krijuar nga bashkimi i rrenjëve të disa gjuhëve të huaja) në Shqipëri ka qenë kleriku katolik, martiri dom Lazër Shantoja, të cilin rregjimi komunisto ateist e pushkatoi më 5 mars të vitit 1945.

I Lumi dom Lazër Shantoja (1892-1945), ishte prift e poet, martir. Ai ishte bir i traditës së shkollës gegë katolike të Shkodrës, i cili u rrit e u formua, si njeri e si meshtar, në Institutin Papnor të qytetit të tij dhe më pas shkoj në Universitetin e famshëm Insbrukut të Austrisë.

Dom Shantoja, bën pjesë denjësisht në listën e martirëve shqiptarë, dhe ishte meshtari i parë, që u arrestua nga regjimi komunist, në ditët e para të dhjetorit të vitit 1944, pak ditë pas vendosjes së diktaturës proletare bolshevike të regjimit komunist në Shqipëri, dhe, tre muaj më vonë, që meshtari i parë që u pushkatua.

Ky njeri i kulturës, i letërsisë e i artit, u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma e tronditur kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që nuk munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës, kur ishte në moshën 54 vjeç. E torturuan mizorisht në mënyrë çnjerëzore. I thyen krahët, i sharruan eshtrat e këmbëve, e ai ecte duke u hequr zvarrë mbi bërrylat e gjunjët.

I Lumi dhe sot Shenjti dom Lazër Shantoja, jetoi në mërgim plot 15 vjet: stinën më të mirë të jetës së tij. Fliste, lexonte e shkruante latinishten, greqishten, gjermanishten, frëngjishten e italishten. Ai gjithashtu ishte ndër të parët shqiptarë, që mësuan esperanton. Por kujdesin më të madh e kishte për të përsosur shqipen, si mjeti i tij kryesor letrar e estetik.

Ai Mësoi shumë prej së ëmës, që e shoqëronte në ravgimet e mërgimit e që fliste një shkodranishte të përkryer, me ngjyrime të gjalla e fisnike. Meshtari patriot, vuante nga brenga për shqipen, nga malli për atdhenë e gjithçka lidhej me të.

Rregjimi Ik, në dhjetor të vitit 1944, ndërsa Shantoja jepte e merrte në shtypshkronjë me korrekturën e bocave të botimit të plotë të “Faustit”, u arrestua.

Duke arrestuar shkrimtarët dhe intelektualët e shquar, që kanë studiuar në univesitet e famshme të Europës, Ik dhe rregjimi i tij do ta kishte më të lehtë të sundonte dhe të ngrihet në majat me të larta të pushtetit komunist dhe Lidhjes Komuniste të Shqiptarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.

Dhe kjo u bë realitet sepse Ik dhe regjimi sunduan, për 5 dekada në shtetin më të varfër dhe të shtypur në botë.

Pse komunistët janë sjellë aq barbarisht me shkrimtarin e madh meshtar që, i shtyrë nga dashuria e pakufishme për atdhe, kishte lënë Zvicrën e begatë e të qetë, për t’u kthyer në mjerimin shqiptar, ku, kur e arrestuan, jetonte pa u impenjuar, në pragun e rrymave politike, që turbullonin vendin.

Gjenialiteti i tij, sa shqiptar, aq edhe kristian e europian, i acaronte komunistët e Ik në të njëjtën kohë, i frikësonte, mbasi në veprën e tij shikonin një instrument, që do të depërtonte lehtësisht në zemrat e njerëzve, sidomos të rinisë.

Dr. Kundret Kokoshi

Dom Lazri qe poet, dramaturg, prozator, publicist, orator, përkthyes i talentuar. Dom Lazër Shantoja la një numër të madh veprash, si “Për natë kazanash”; përkthimet e “Faustit” dhe “Hermani e Doroteja” të Gëtes e “Vilhelm Telit” të Shilerit, por edhe shkrimet e tij të shumta, shpërndarë ndër gazeta e revista të kohës, si “Leka”; “Cirka”; “Zani i Shëna Ndout” e sidomos tek “Ora e maleve”, ku bashkëpunoi ngusht me Atë Harapin, Atë Gjergj Fishtën O.F.M. e Luigj Gurakuqin.

Më 1920 poeti botoi tek revista “Zani i Shna Ndout” ciklin me tingëllima “Duhia,” në të cilin bëjnë pjesë: “Duhia”, Lamtumira”, “Kështjelli” dhe “Baria”, kushtuar atdhetarit në zë, Imzot Gjergj Kolecit, si krijime romantike, që evokojnë të kaluarën në shërbim të formimit të ndërgjegjes kombëtare të njeriut shqiptar.

Ik përkthehet në post-komunizëm nga ish-komunistët në gjuhën e rrallë, por pa vlerë botërore me emrin e çuditshëm Esperanto. Kështu vetëm për librat politik propagandisitk socialkomunist, të shkruar nga Ik, botuar me interesimin e vijueshëm të një shtëpisë botuese me staf nga ish-numeklatura e kuqe e Dullës me emnin Toena, e cila solli një grup esperantistësh në Shqipëri. Shkrimtarët e reslizmit socialkomunist, komunistët dhe ne-komunistë lartesojnë vetën e tyre vetem tek figura kontradiktore e Ik. Kjo është e vetmja mënyrë për të përligjur “letërsinë” idiote të sistemit komunist, duke u kapur mbas publicitetit të madh ndërkombëtarë, që Dulla dhe rregjimi i bëri atij dhe po vijon edhe sot fatkeqsisht.

E shikoni se sot po bëhet gjithçka për Ik, për të përhapur sa më shumë propagandën e tij të vjetër démodé komuniste edhe në gjuhët e e tjera edhe pse ato janë të panjohura ose më saktë të vdekura dhe pa interes, për tu lexuar nga njerëzimit i këtij planeti.

Ik, po pranon pa pikë turpi që veprat e tij të përkthehen në këtë gjuhë. Esperanto, ka lindur si një gjuhë e re e krijuar nga Ludvvik Lejzer Zamenhof në vitin 1887. Kjo gjuhë u krijua për të “lehtësuar” komunikimin midis njerëzve të kombeve të ndryshme, si konkurencë e gjuhës më të folur në botë, anglishtes.  Gjithsesi tesh 100 vjet më pak se 1 milion banorë janë folës në kësaj gjuhe pa peshë dhe shpërndarje gjeografike “botërore”.

Enveri me intelektualë, ndër ta edhe Kadare

Gjithashtu, unë kam takuar esperantistin e kulturuar shkodran Luigj Mjeda, i cili, jetonte në lagjën Arra e Madhe, jo shumë larg kishës katolike. Ai e kishte mesuar autodidakt këtë gjuhë me bazë lingustike ango-saksone dhe grupin e gjuhëve latine…

Mirëpo ajo që tronditi opinionin shqiptar, ishte se shkrimtari i Dullës i vetëquajturi “disidenti” Ik, i quajti shqiptarët e shtypur në komunizëm, pra popullin e tij jashtëqitje, pra fekale ose merda… shit… Ai nuk e quajti me këtë gjuhë arrogante rrugësh sistemin e tij komunist, që ishte shkaktari i kësaj situate biblike, sepse ai ishte gjeneral në kupolën më të lartë të tij në Kuvendin e Shqipnisë, n/Kretar i Ftontit Demokratik të Shqipërisë, si krah i djathtë i gruas së diktorit Nexhmije Xhunglini Hoxha dhe ishte deputet servil i diktatorit, ku hartoheshin ligjet e skllavërisë së shqiptarëve të varfër.

Poeti i talentuar bashkëkohor Gjekë Marinaj e kundërta e propaganduesit komunist Ik

Gjekë Marinaj, ka të veçantën se ka talent dhe kulturë perëndimore në thurjen e thekshme të vargjeve poetike, që marrin frymë nga shpirti i tij i pastër, pa kompleksitete me të kaluarën komuniste, kurse Ik është e kundërta e poetit bashkëkohorë shqiptaro-amerikanë.

Librat e Gjekës nuk po përkthehen apo shkruhen në anglisht nga skllevërit përkthyes të burgosurit politikë të kohës së regjimit komunist, me djersën apo paratë e varfanjakëve, sikurse ndodhi për shumë dekada me rastin e “veprave” propagandistike të Ik.

I habitshëm është fakti se edhe shtëpia me motive otomane e Ik është kthyer në monument kulture, që mbrohet nga shteti dhe është rikontruktuar me shuma marramendse të taksapaguesve shqiptarë, shumica e të cilëve janë të taksapagusve shqiptarë janë ish të burgosur politikë dhe asnjë sponsor apo donator i huaj. Meqenëse ky është shumë i “mirënjohur” në botë pse shtëpitë botuese të huaja nuk morën përsipër për të rindërtuar shtëpinë e stilit orienetal otomane islame të klientit të tyre.

Gjithashtu vazhdimisht librat socialkomuniste të IK në New York, u shitëshin me pasion dikur nga mercenarët komunistë të Dullës me fanatizëm revolucionarë të tipit terrorist cheguevare, kastro, chaves, kabila, polpoti, etj., nga trushpërlarët shqiptaro-amerikanë bashkë me librat e Dullës së Gjinokatrës, ndërsa të Gjekës sot askush nuk i shet.

Si fitues të çmimit më të madh letrarë në botë, rast i rrallë ka qenë edhe ish kryeministri i Britanisë Sir Winston Leonard Spencer Churchill (1874-1965), vlerësuar me The Nobel Prize in Literature 1953. Motivimi i çmimit: “Për mjeshtërinë e tij, në përshkrimin historik dhe biografik si dhe për oratorinë e shkëlqyer, në mbrojtjen e vlerave të larta njerëzore”.  (“For his mastery of historical and biographical description as ëell as for brilliant oratory in defending exalted human values.”)

Fati i mirë është se Gjeka bashkëkohor shkruan anglisht librat e tij, kurse Ik ia kanë përkthyer të persekutuarit politikë dhe skllevërit përkthyes të regjimit të tij, pra falas, sepse ashtu thoshte Dulla.

Intelektuali i shquar Dr. Kudret Kokoshi (1908-1991) qëndroi 17 vjet në burg duke përkthyer “veprat” me përralla të Ik

Le të mësoj lexuesi shqiptarë, se ka ndodhur fatkeqsisht një ngjarje shumë e idhur në fushën e letrave shqipe.

Kadare me Enverin

Dr. Kudret Kaloshi pasi vuajti 20 vjet burg politik, në kohën e rregjimit të Dullës dhe Ik, përktheu për 17 vjet KadarenëAgollinArapinXoxen, etj., përkthime të cilat nuk patën autorësi për një kohë të gjatë, më pas janë bërë të njohura, por pa u bërë ndonjë klasifikim definitiv, në një regjistër të drejtash, si provë e pronësisë intelektuale të përkthyesit.

Asnjë nga këto “shkrimtarë” të Kupolës së Lidhjes së Skrimtarëve Komunistë të Shqipërisë, nuk protestoi për përvetsimin e hapur të mundin dhe djersës intelektuale (Copyright) të përkthyesit Kudret Kokoshi (1908-1991).

Pra, autori-shqipërues Dr. Kokoshi, mbylli sytë më 26 prill të vitit 1991 dhe fatkeqsisht e turpërisht asnjë nga autorët e socialrealizmit komunist të kohës së Dullës, që ai përktheu nuk e kanë cituar edhe sot e kësaj dite emërin e intelektualit skllav të tyre, që përktheu “veprat” e shkrimtarëve propagandues të rregjimit komunist dhe diktatorit Enver Hoxha.

Intelektuali i shquar Dr. Kudret Kokoshi lindi në Vlorë, më 18 shtator të vitit 1908. Ai arsimin e mesëm dhe të lartën për Drejtësi i kreu, po atje dhe fitoi gradën doktor i shkencave juridike.

Perkthyesi kishte pasion letërsinë dhe kreu edhe këtë fakultet. Po kështu, krahas gjuhës italiane, që e zotëronte dhe njihte në mënyrë të shkëlqyer, ai përvetësoi edhe disa gjuhë të tjera të huaja. Udhët i kishte të hapura për të bërë karrierë në perëndim, po zëri i atdheut e thërriste dhe në moshën 26-vjeçare në vitin 1934 u kthye të shërbente në atdheun e tij.

Kadare me Mehmetin

Aktiviteti patriotik: Në vitin 1934, ushtroi detyrën e avokatit në Vlorë, në vitin 1936 emërohet ndihmës gjyqtar në Bilisht dhe Pogradec, në vitin 1939, u emërua gjykatës në Korçë, më pas në Shkodër dhe Tiranë, kurse në vitin 1941, u emërua Kryeprokuror në Prizren, në atë kohë kur bashkimi i Shqipërisë me Kosovën ishte bërë një realitet, në vitin 28 nëntor 1942, e gjejmë në udhëheqje të demonstratës antifashiste në Prizren, ku u përlesh me forcat fashiste e u plagos.

Sapo filloi Lëvizja Antifashiste, ai u angazhua që në fillimet e saj dhe në vitin 1943, është një nga eksponentët e Ballit Kombëtar në Vlorë. Në muajin gusht të vitit 1943, është pjesëmarrës në Konferenca e Mukjes, ku u vendos bashkimi i shqiptarëve në luftë kundër nazifashizmit.

Ai gjithashtu më 7 mars të vitit 1944, u zgjodh kryetar i Komitetit të Rinisë Intelektuale të Kosovës, ku anëtar ishte edhe patrioti Selman Riza. Komiteti ishte forum i Komitetit Qendror të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, kryetar ishte Bedri Pejani, formuar në shtator 1943.

Në muajin maj të vitit 1944, për këtë aktivitet antifashist, ndërsa ishte duke ushtruar veprimtarinë për forcimin e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe luftën kundër bishës nazifashiste, u arrestua nga Gestapua gjermane dhe u internua fillimit në Prishtinë dhe më pas në kampin shfarosës Mat’hauzen.

Kudret Kokoshi nga kampet e përqendrimit nazist u lirua në dhjetor 1944, u kurua nga sëmundjet në Grac të Austrisë dhe me gjithë se ju propozua të bënte karrierë në perëndim, ai ashtu si në vitin 1934, preferoi të kthehej në atdhe dhe t’i shërbente atdheut të tij.

Sapo erdhi në Shqipëri, më 5 qershor 1945, komunistët e arrestuan dhe e dënuan me vdekje si udhëheqës i Ballit Kombëtar. Me vendimin e datës 1 tetor 1945, dënimi ju kthye në 25 vjet.

Ai vuajti dënimin në burgun e Burrelit dhe u lirua më 25 dhjetor 1964, pas plot 19 vjetëve. Dr. Kudret Kokoshi ndërroi jetë më 26 prill 1991 i lumtur, sepse pa të realizuar ëndrrën e tij për përmbysjen e diktaturës komuniste, prej së cilës populli shqiptar vuajti për 46 vjet. (Shih Kudret Kokoshi 1908-1991 Atdhetari i paepur dhe intelektuali vizionar (radiandradi.com)

Ja pse Gjeka është më i admiruar nga brezi i ri se sa Ik

Sikurse mësojmë nga biografia e tij publikuar në shumë ëebsite të boyës shqiptare dhe në vecanti nga www.shkoder.net tek Rubrika Fjala e Lirë, mësojmë se poeti i talentuar Gjekë Marinaj me punë e sakrifica, me një përpjekje të madhe ai në liri ia rriti të realizonte atë, që në Shqipërinë e mbyllur nuk do të kishte qenë e mundur ta arrinte kurrë! Ai u shkollua në Universitetin e Teksasit në Dallas, dhe më pas mbrojti doktoraturën për letërsinë botërore të krahasur.

Gjeka sot punon si Drejtor i Përgjithshëm në Shtëpinë Botuese të Universitetit të Teksasit në Dallas. Ai u rrit në shkollim e dije, në profesion e kulturë dhe poezitë e tij erdhën duke u sofistikuar më shumë, së bashku me shkrimet e ndryshme të tij, në gazeta të ndryshme, ku vërehej një shkallë e lartë e sofistikimit dhe elegancës së mendimit të tij të thellë, kritik dhe intelektual. Poeti Marinaj, thotë se letërsia i ngjan atij me një oqean, ku sa më thellë futesh, aq më e vështirë është të kthehesh pas.

Duke jetuar në një shoqëri të hapur e të lirë, me poetë e profesorë të njohur dhe të afirmuar, si Reiner Schulte dhe Frederik Turner, etj. dhe tani me punën e tij, që e lidhë me botën e librave dhe të letërsisë, Gjeka jo vetëm që erdhi duke u bërë një poet më elegant dhe më i sofistikuar, por kontaktet me poetë nga e gjithë bota, në 5 kontinente, e rritën edhe afirmimin e tij si poet në botë.

Poezitë e Gjekës u përkthyen në më shumë se 18 gjuhë të ndryshme, u botuan edhe libra në gjuhë të ndryshme me poezitë tij. Media të njohura në botë, shkruan për Gjekën si poet tashmë amerikan. The Dallas Morning News, La Gazzetta del Mezzogiorno, Boston Herald, Kitob dunyos (Bota e librit – Uzbek), gazeta vietnameze e koreane etj. etj.

Por Gjeka i mbante lidhjet me rrënjët në Malësinë e tij, në Shqipërinë e tij, pa lënë mënjanë edhe Kosovën. Ndërsa personaliteti i tij rritej në botë, Gjeka ruante anën njerëzore dhe thjeshtësinë e tij, prej një malësori të mirë shqiptar, i përulur gjithmonë para njeriut. Prej një poeti, që priret të thotë gjithmonë të vërtetën.

Detyra bazë e një poeti është të tregojë të vërtetën”, thekson Marinaj në intervistën e fundit me gazetarin korean Hyunsoo Jung. Në gazetën koreane flitet edhe për nominimin e Gjekë Marinaj për çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2022.

Nga faqja www.shkode.net, mësojmë se janë 12 shoqata dhe organizata, që e kanë propozuar Gjekën për çmim Nobel. Ky është një vlerësim i madh, për një poet shqiptar, pas Fishtës dhe plotësisht i merituar. E fiton Gjeka apo jo këtë çmim, ai është dhe mbetet një Nobel Man, një njeri fisnik, që na krenon edhe ne malësorëve të Malësisë së Madhe.

Poeti Gjekë Marinaj, ka marrë shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare, është shpallur edhe ambasador i kulturës shqiptare në SHBA. Nisur nga këto arritje të Gjekës në art e kulturë, që kanë patur impakt edhe për ngritjen e vlerave të vendit të tij të origjinës, Bashkia Malësi e Madhe i jep Gjekë Marinajt titullin Qytetar Nderi me motivacionin: “Për vlera të pamohueshme në fushën e krijimtarisë letrare, atë përkthyese, akademike dhe publicistike me kontribut në lartësimin e trevës tonë Malësi e Madhe e më gjërë.

“Suksesi” i Ik me 1301 botime në 45 gjuhë të botës

Sipas të dhënave të turpshme, që paraqiten si “mrekulli” e forcës së propagandës komuniste dhe neo-komuniste, sot del se Ik i oborrit personal të Dullës ka 378 botime në shqip dhe 923 në 45 gjuhë të huaja. Sipas kritikëve pozitivë lavderues të Ik, librat e përkthyer në kohën e komunizmit e kalon hapësirën “letrare” kombëtare e i bashkohet “vlera universale” në letërsi.

Kritika jargavitëse pro Ik shkruan: “Me këtë rast edhe gjuha shqipe krijon një funksion të ri në letërsinë shqipe. Tashmë letërsia e Kadaresë është shndërruar në dukuri europiane. Krijoi një vepër me karakter universal por që rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare. Me anë të figurave të ndryshme letrare si dhe të letërsisë gri, ai është një nga shkrimtarët më të shquar për kohën e sistemit totalitar të shekullit të 20.”

Nga 637 botime në 35 gjuhë, janë njëjtësuar 664 të tjera, gjithsej 1301, në 45 gjuhë, ose, dyfishi i tyre.

Në vitet 2000-2005-2015 më shumë të ndjekura kanë qenë botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Skoci, SHBA, Kanada, Australi. Gjithsej janë botuar mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. E gjithe kjo propagandë bëhet për të treguar se komunizmi dhe socialrealizmi i Dullës ishin shumë të mirë, sikurse Ik, përfaqsuesi më i denjë i saj.

Librat e tij politik dhe propagandisitk për diktaturën dhe diktatorin Dullë, janë fillim e mbarim një aset i çmuar i trashëgimisë “kulturore” të realizmit socialkomunist të mjerë shqiptarë dhe ngelet po ashtu universale dhe të pakrahasueshme me shkrimtarët e tjerë botërorë bolshevikë, për hymnet e turpshme për regjimin më të egër në botë.

Petraq Kolevica me librin “Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje

Hipokrizia dhe telpërdredhja e realitetit nga vetë shqiptarët servilë nuk kanë të sosur. Kështu për rastin në fjalë, kujtojmë se një varg apo lukunia e autorëve pa shtyllë kurrizore në punimet e tyre servile të turpshëm e trajtuan dukurinë në fjalë me një anë Ik vetë dhe përkrahësit e tij, të cilët mohojnë përkrahjen e tij dhënë sistemit dhe udhëheqësit komunist, Enver Hoxhës, dhe, më anë tjetër, autorët, studiues e shkrimtarë të kokës së Dullës dhe post tij të cilët, me poezi e me pjesë të veprave në prozë të Ik, dëshmuan të kundërtën.

Mirëpo fatbardhësisht, gjërat e shkruara, të nënshkruara nga Ik, janë të fiksuara në shenja, në fjalë, dhe, si të tilla, të botuara shumë herë, mund të sillen në formën e tyre të plotë, të pandryshuara, dhe ta bindin lexuesin për të vërtetën e mirëfilltë, pa marrë parasysh se çka thotë autori i tyre telpërdredhur Ik.

Një autor që dëshmoi përkrahjen që i dha Ik sistemit komunist dhe diktatorit, Enver Hoxhës, është arkitekti Petraq Kolevica me librin Autobiografia e Ismail Kadaresë në vargje”, të botuar (më 2002) nga shtëpia botuese “Marin Barleti” e Tiranës.

Kolevica, argument drejt dhe saktë: “Duke dashur të jem sa më objektiv, në të gjithë shkrimin, do të përpiqem të paraqes sa më shumë fakte dhe të bëj sa më pak komente, në mënyrë që t’i lë lexuesit të vëmendshëm e asnjanës t’i nxjerrë vetë përfundimet.”(f.5)

Vargjet e Ik për Dullën dhe diktaturën ta ndalin frymën

Arkitekt Kolevica, në vend të analizimit e të interpretimit të mendimeve të Ismail Kadaresë, i mbushi faqet e librit me shembuj të shumtë nga veprat e tij të botuara, ku del qartazi platforma e ideologjisë së kuqe dhe përkrahja, që shkrimtari propagandistik “disidenti” Ik sistematikisht për dekada i bëri atij sistemi.

Poezi të tëra për partinë e punës, për Stalinin e për Leninin, poezitë dhe poemat e Ik si “Shekulli im”, “Poemë blindazh”, “Përse mendohen këto male”, “Te kështjella e Hamletit”, “Shqiponjat fluturojnë lartë”, “Vitet gjashtëdhjetë”, “Lenini”, “Buzëqeshja mbi botë”, “Në festën e brigadës”, “Kënga e ushtarit të vjetër”, “Toka kufitare”, “Qeni i kufirit”, “Antena”, “Ëndërr industriale”, “Lulemollët”, “S’lindëm ne princa”, “Perëndimi” e nga ndonjë tjetër apo dy poezi hymnizuese kushtuar Stalinit, me rastin e vdekjes “Lamtumira e fundit” dhe “Pranvera dhe Stalini” si dhe poezinë kushtuar partisë së punës “Partia ime”, ku poeti Ismail Kadare, pos të tjerash, thotë:

“Atë, që dot s’ma jepte kush, / Partia ime, ti ma dhe” ose “Me mijëra zemra që janë lidhur / Si enë komunikuese varg / Në dejt e mi me anë të tyre / seç rrjedh ky gjaku yt i madh”.

Poema e tij “Vitet gjashtëdhjetë”, (“Fener i komunizmit n’Evropë s’u shua”), në të cilën Kadareja këndon edhe për frymëzuesin e ideologjisë së kuqe:

“Shoku Enver Hoxha mbështetur te dritarja

Vështronte pejsazhin e gjerë mbi dhe”.
“Enver Hoxha vështronte zymtinë e maleve…
Ai nuk i hiqte sytë prej maleve të zbardhur
Dhe nuk mendonte se në flokët e tij
Gjithashtu ishin shtuar thinjat.
S’mendonte
Se malet e lartë
Thinjen kështu nëpër stuhi.”.

*

“Përpara,
S’pyesnim për lodhje, për turne,
Djersa mbi këngët na binte në dhjetor.
Në bulevardin e madh
Kish dritë gjer vonë Komiteti Qendror”.

Ose “Shqiponjat fluturojnë lart”, ku poeti Kadare këndon me plot afsh e nderim:

“Ditët tona
Do të marshonin me Partinë pa u ndalur
Drejt horizontesh të ndritura.”

Edhe ndalimin e fesë në Shqipëri, të bërë nga partia e punës, Ik e përcolli flakë për flakë me poezi e me punime të ndryshme dhe volli pa u kursyer kundër “klerit katolik reaksionar”, kundër Fishtës e veprës së tij madhore dhe autorëve të tjerë. Bashkë me barinjtë shpirtërorë, priftërinj e hoxhallarë, të cilët, sipas Ik, të shurdhojnë veshët, duke bekuar gjakmarrjet, minaret dhe kumbonaret (sic!), Ik fut (radhit) në poezinë e vet edhe disa poetë, që, të përgjumur, ulërinë duke lavdëruar abstrakte gjenealogjike. Të parët (sipas Ismailit njerëz me veladonë të zezë si errësira kozmike) si dhe të dytët (poetët) duhet të dënohen ashtu si e meritojnë:

“…Por turmat i mbytën njerëzit me veladona / Dhe poetët rebelë i shqyen me thonjë.”

Natyrisht, këto vargjet të Ismail Kadaresë ta ndalin frymën.

Ideologjinë enveriane, përkatësisht partishmërinë në një pjesë të veprës letrare të Ismail Kadaresë Kolevica e konkretizon edhe nëpërmjet romaneve: Dimri i madh (që është përpunim i botimit të parë, 1973, me titull Dimri i vetmisë së madhe sipas mësimeve të Plenumit IV të PPSH dhe të vëllimit të 19 të veprës së E. Hoxhës) dhe Dasma (roman i shkruar sipas “recetës së platformës komuniste”).