Politika kosovare ka nevojë të kulturohet

0
333
Ilir Muharremi

Niveli politik e kulturor në Kosovë ngjallë vetëm neveri. O artist, sa më larg tyre sepse asnjë politikan nuk flet për zgjidhjen e problemeve shoqërore, shtetërore, ata vujanë nga vetvetja, janë paranojak, e ti je më lartë.

Ilir Muharremi, kritik i artit

Skena politike e kosovës ka nevojë për artistë për teatrin, galerinë, muzikën, baletin, arsyeja që këta njerëz të pa kulturë të kulturohen. Sëpaku ata pretendojnë për rregulla të holla, bindje të holla, në fakt vijnë nga një botë e vrazhdtë, tinëzare, e mprehtë, që mbrohet mirë nga shikuesi i pagdhendur (opinioni i cili do të votoj). Të gjithë në fakt ne jemi zënë në një thesë dhe një rrjetë të shtrënguar me detyra që nuk mund t’ia dalim andej. Edhe populli vallëzon me zinxhirë dhe midis shpatave dhe afër nesh kemi torollakë për nga pamja e jashtme dhe e brendshme.

Çfarë kërkon artisti në politikë?

Të shndërrohet në kafshë grabitqare, ta përdhosë natyrën e tij për një shumë të madhe parash, apo për ta “rregulluar” vizion e shtetit? Apo për ta zbukuruar jetën, t’i edukojë të pa edukuarit me ligjet e mirësjelljes, pastërtisë, njerëzillëkut. T’i shndërroj ato të shëmtuarat e të nxjerrë në pah anën domethënëse? Jo këtë artisti kosovar nuk mund ta bëj sepse nuk ka guxim, ose të guximshëm janë vetëm individët të cilët asgjë nuk kanë të bëjnë me shtetin (nuk kanë vende pune, janë të vetmuar), ky është njeriu opozitë.

Kundër kujt duhet të luftojë artisti? Këtyre egërsirave të cilat nuk dinë as debat televiziv me zhvillu ngaqë asnjëri ende nuk di të tregojë ndonjë ide të qartë dhe vizion. Nuk kanë koncepte bindëse, për problemin kryesor në Prishtinë. Ndotja e ajrit, një fenomen alarmues, për të cilin problem ende edhe sot nuk është shkruar as një vepër, as një shfaqje, as një film. Pagat janë më të ulëta në Evropë, pothujase edhe në botë. Kosova vuan nga mjerimi dhe është në kolaps. Tjetra, ta shpëtojmë kosovën nga dembelët, sidomos administratat vujanë nga ky lloj i njerëzve.

Rregullimin e gjendjes në arsim, funksionimin e ligjit, zbrardhejn e krimeve, kriminelët ta meritojnë atë që ju takon, pra burgun. Kjo fatëkqesisht nuk po ndodh në asnjë debat, por vetëm zhurmë, monotoni e përsëritjes mediale, dhe tashmë jemi mësuar me batuat monotone duke klithur njëri tjetrit “ti je hajn, ju po vjedhni e ne do ta rregullojmë”, këtyre frazave bajate tashmë as një fëmijë nuk do t’i besoj. Askush në debate nuk e përmend kulturën në radhë të parë atë të cilën Aleksandri aq mirë e integroi pas çdo pushtimi, si elementin më primar, ndërsa te ne është sekondare kultura.

Artisti politikan nëse futet në këtë ferr kulturor do të takoj egërsira patologjike, shterpësi në zemër dhe afsh dëshirash, atëherë artisti duhet të qëndroj përbri këtij afshit dhe të ndez zemrën. Ose nëse artisti tenton të hy në politikë, të bëhet deputet me kravatë, e në esencë është njeri i thellë (filozof-artist), duhet të sillet si komedian në lidhje me deputet tjerë, me qëllim që të kuptohet, e kjo ndodh vetëm nëse duket si sipërfaqësor.

Si duhet të veprojë artisti në kosovë?

Ta mbërojë shëndetin, mendjen dhe shpirtin. Niveli politik e kulturor në Kosovë ngjallë vetëm neveri. O artist sa më larg tyre sepse asnjë politikan nuk flet për zgjidhjen e problemeve shoqërore, shtetërore, ata vujanë nga vetvetja, janë paranojak, e ti je më lartë, përse tash të rrëzohesh pranë këtyre gënjeshtarëve. Artisti i sotëm në Kosovë përreth vetes duhet të krijoj më shumë liri dhe gjerësi pamjeje, ajrin e ka më të freskët, edhe më të ëmbël, ngaqë hapi i tij është më i gjallë, më i sigurt plot guxim dhe gjykim. Nga sot rruga jote duhet të jetë e vemtuar, por më e rrezikshme se më parë se tash nuk je më në kope politikanësh mediokër, por je i vetmuar, ke krijuar afër vetes bunker, izolim të plotë.

Me artisin e thellë kjo shoqëria jonë nuk bashkëpunon, por tenton ta politizojë, e kjo nga ti nuk guxon të ndodh se je artist i sinqertë dhe i drejtë. Mos beso në parti politike sepse ata nuk kanë se çka i ofrojnë një qytetari të thjeshtë e lë më artisti të thellë. Sa më larg partive dhe grushtet nuk duhet t’i përdorin politikanët në emisone, por ata duhet t’i hanë grushtet nga populli.