Politika po bëhët luftë e klaneve?!

0
390
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Klasa e mesme, është zinxhiri pa te cilen nuk ka stabilitet politik dhe ekonomik te nje shteti. Kosova gjithnje e me shume po mbetet pa klasën e mesme. Ata që e drejtuan timonin e shtetit, i mbyllen te gjitha kanalet vertikale të përparimit. Korrupsioni, klinetelizmi dhe nepotizmi per nga natyra jane rrenuese per secilin shtet, jane frenueset me të mëdha të te gjitha reformave. Të gjitha shtresat shoqërore duke filluar nga punetoret e krahut, sfera e turizmit, bujqesia… dhe te gjitha potencialet tjera të shumta, të cilat do të bënin ndryshime pozitive, por të cilat po duken si te vdekura. Të gjitha kategoritë shoqërore pushteti po i kontrollon pa asnjë problem. Ky kontroll është futur duke përdorur premtime sa për sy e faqe. Secili është duke luftuar për interesa të veta, por që në fakt në fund të gjitha këto jemi duke i paguar më çmim shumë të lartë.

Shteti është bërë gjah i politikanëve të pandërgjegjshëm dhe përkrahesve afër tyre, të cilët e kanë legjitimuar të keqen, duke e bëre ate program politik. Shteti po i rehaton më poste të larta pushtetare vetëm njerëzit e vet, po i punëson duke i avancuar në karriere pa asnjë meritë e as dije. Nuk po është më rëndësi talenti e as dija, së në sisteme të tilla aftesia bëhët pengesë, kurse ndershmeria është turp! Këto sisteme te ne vetëm formalisht po ekzistojnë, së nuk funksionojnë, janë të dizajnuara sipas atyre që kontrollojnë pushtetin.

Proceset demokratike nuk po vijnë në shprehje, ato po manipulohen dhe po keqpërdorën. Institucionet të sajuara nga klikat e ndryshme politike janë shumë të zbrazëta në formë dhe përmbajtje. Politika po bëhet luftë e klaneve dhe tarafeve për interesa të caktuara. Në këtë menyrë po rrenohen idetë e mira dhe të kuptueshme, si dhe alternativat serioze për shtetndërtim. Është shumë normale që shoqëria të jetë e drejtë, mos të kuptohet si iluzion dhe largë nga ardhmeria. Institucionet e një shteti për të qenë stabile, duhet të bazohen në ndarjën e drejtë të punës, të ketë kontroll në menyrë hiearikike, te kemi kuadro të shkollua, si dhe qasje profesionale në relacion më punën të cilën e kryejmë.

Ne Kosovë secili mund të punon çka dëshiron ! Minisitër kulture mund të bëhët edhe ai që i kallë librat! Këto janë deformime të mëdha. Shkollimi është me shume formal pa përmbajtje. Nuk po kërkohet dije, po blihen diplomat si në pazar deri të doktoraturat! Dhe, si të presim atëherë të kemi arsim cilësor?!

Korrupsioni po konsiderohet si diçka e drejtë, pikërisht edhe aty ku kërkohet siguri i nivelit të lartë, ku kërkohet e drejta dhe liria përsonale. Korrupsioni, klintelizmi dhe nepotizmi janë duke na rrenuar të ardhmën. Pasojat e këtyre fenomeneve negative janë të mëdha dhe lëne gjurmë që zor shlyhen lehtë. Sistemi dhe rendi shtetëror e kanë bazën e fortë në ekonominë e zhvilluar, në funksionim të mirë të shtetit të së drejtës. Ndryshimi pozitiv e ka emërtimin – modernizim dhe evropeizim. Për të realizuar një synim të tillë, sigurisht së kërkohet luftë e pa kompromis klientelës, nepotizmit, hajnive të mëdha e të vogla. E ndryshimi më pozitiv për këtë vend, do të ishte largimi përfundimtarë nga postet politike-pushtetare te të gjithë këqbërëseve më të cilët na është stërmbushur aparati shtetëror…