POPULLIN DËGJOJE!

0
973
Bajram Bashota

Bajram Bashota

DARDANI KUQEZI

Kuqezi do të jetosh
Sa do të rrosh
S’ guxon kush të copton
Se qielli e toka do
Pse u derdh gjaku për liri
Për Dardani bashkë me Shqipëri
Kjo tokë dha shumë vajza e djam të ri
Që të dal në dritë kjo shqiptari
Mos me qenë kurrë nën Serbi
S’ guxon kush me të shti n’ pazar
Veç n’ dashtë me shpallë vehten tradhëtarë
Mos me quajt veten më shqiptar
Mos me dashtë kurr populli i vet
Më mirë është me ra n’ dot
Me tradhëtue popullin e vet
S’ i mbetet vend ma n’ shqiptari
Nuk e lanë as Drini i Bardhë as Drini Zi.

VOTO! MOS VOTO !

Mos voto për atë që thotë jam për qytetarin
E pas votës ta qet n’ shpinë samarin
Të llogaritë për shazë që e ha barin.
Voto për njeriun që e do barazinë
Mos voto për njeriun që ta fikë shtëpinë
Mos voto për njeriun që s’ është demokrat
E që zotin nuk e din hak.
Voto për njeriun që e do qytetarin
Që në çdo moment ia di hallin.
Mos votoni për njeriun që të lëmon deri ta merr votën
Pastaj për ty kurrë më s’ e çan kokën!!


POPULLIN DËGJOJE!

Popullin dëgjoni gjithmonë , o njerëz
mos dëgjoni premtimet ndër pushtetarë!
Dëgjoni vetëm zërin e popullit
I vetmi zë që s’është tradhëtarë
Kur të vjen vera kah dera
mos dëgjoni gënjeshtarë pushtetarë
dëgjonje cka thot populli
është më i sakti kandar.
Po qëse s’ dëgjoni ketë zë
pastaj do të jetë vonë
pendimi do t’u mbetet në shpirt
karvani hec për pushtetarë
që gjithmonë janë të marrë
e ju gjithëherë do të mbeteni duke qarë se ata janë të poshtër
janë gjakpirësa të popullit e tradhëtarë
populli le të udhëheq me ju
e jo me gjakpirës të tillë pushtetarë.

EGOIZMI

Egoizëm kishte komunizmi
Por lulëzoi në demokraci
Hajnia e korrupcioni pa kufij
E qiten n’ pod kët popull fatzi
N’ derë i solli skamje e mjerimin
Me të ” famshmin ” privatizimin
Me një euro në ditë a mbahet familja
Pa punësia ka mbërrijt kulminacionin
Ky popull si t’ia bëj vetit dermonin
Kjo rini po kqyrë me i marrë rrugët e gurbetit
Me ja sigurue kafshaten e bukës vetit
Por a është zgjidhje që të shpëtoi mileti
E këtë zgjidhje duhej t’ia bënte pushteti
Po s’mendoi për popull por veç për veti
Në qafë e paçin këtë milet
Prej si u bë ky i ri shtet pesimizmi veç po gufon
Shajnë udhëheqësinë me babë e me nanë
Se shumë premtime popullit u kanë dhanë
Dhe tash po kërkojnë dermanë
Se nuk po kanë as bukë me nganë
E ata vet në shpia e pallate
Dhe me biznise me shumë kate
Dhe për këtë popull s’qajnë kokën fare
As s’ u vjen turp as s’ kanë kokërr

PUSHTETARË E PARLAMENTARË

Pushtetarë e parlamentarë
Si n ‘Kosovë e në Shqipëri , në Preshevë e Maqedoni
N’ Camëri e Mal të Zi kudo që është kjo shqiptari
Folni me një gjuhë he gjuha ju shkurtoftë
Folni me një mendje ,mendja ju trubulloftë !
Për këtë atdhe që tjetër s’ kemi
Kur s’ jemi bashkë ku n’hamam do vemi
Si nuk ju dhimset gjaku i lirisë
I dëshmorëve që ranë për këtë Dardani ?
Ju pushtetarë e ju parlamentarë
Pse s’folni me një gjuhē s’folni me një fjalë
A zoti ua ka marrë ment apo jeni të marrë ?
Mbrone atdheun , mbrone lirinë
Si s’cani kokën o pushtetarë të mjerë
Mo ju ka marrë koka erë?
Conju more pre gjumit conju
Të gjithë në një besë shrëngonju!
Ta rujajmë këtë Dardani e këtë mëmë Shqipëri
Të mos e shkelë më armiku i zi
Ja sot ja kurrë për Dardani e Camëri e mëmën Shqipëri
Që me shekuj nën robëri nën këmbë të balozëve t’zi.

INATET POLITKE

Inatet politike
Ujë në mulli të armikut
Inatet politike atak ndaj atdheut
Janë veprim të munafikut
Që con ujē n’ mulli t’ armikut
Si shoqëroheni me inate ?
Në dëm të popullit e atdheut
Ju s’jeni gjak i Skënderbeut
S’ka inate me popull e atdhe
Për vend tëndin ku ke le
Për inate atdheu s’harrohet
Për inate populli s’damtohet
Për inat të resë më vdektë djali
Vallë pse kaq keq sharron shqiptari
Ai që n’ ballë të popullit u vu i pari
Pse kështu po ndodhë me këtë pari
Njollë e zezë për shqiptari
Mbledhni mend moj pari
Leni inatet në cdo parti
Se ky popull ju vuri n’ballē
Me udhëheq me besë e nderë
Nën bejlerë e nën krajli
O sa shumë hoq kjo shqipari !
Pse s’ pokthjellet kjo pari
Por con ujë n’mulli t’anmikut zi.
Tash që na erdhi kjo demokraci
Me i celë rrugë këtij populli t’ mjerë
Se mjaf vujti ndër agallarë e bejlerë
Nën bejlerë e nën krajli
Po pse s’ kthjellni ju e zeza pari
Me i lanë inatet në terr të zi
Me cue përpara këtë liri*
Me qitë n’ dritë këtë shqiptari.