Prania e Alex Soros në “Open Balkan”. Rama: Shpifjet vijnë nga ata që kanë probleme me të vërtetën! Soros i ka ndihmuar shqiptarët

0
111
Edi Rama - intervistë

NewsBomb.al, 06/11/2021

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe praninë në “Open Balkan” të Alex, Soros, djalit të filantropit George Soros.

Rama u shpreh se Alex Soros nuk ka qenë pjesë e tryezës ku është biseduar mes liderëve, teksa shtoi se të gjitha shpifjet ndaj George Soros vijnë nga skutat e atyre, që kanë probleme me të vërtetën, pasi filantropi ka bërë shumë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve në Shqipëri. George Soros ka bërë për Shqiëprinë jashtëzakonisht shumë dhe ka plot fëmijë që shkojnë në shkollat e rindërtuara nga George Soros.

Fondacioni është pjesë e një përpjekje të vazhdueshme dhe për këtë arsye, Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë pjesë e asaj për çfarë fondacioni ekziston. Të gjitha shpifjet në drejtim të Soros vijnë nga skutat e atyre që kanë probleme me të vërtetën dhe të shkuarën e tyre.

Në tryezë nuk ka qenë Alex Soros me ndihmësit e tij, por ka qenë Këshilli i Atlantikut. Ky Këshill është një pikë referimi në politikën amerikane dhe është një tjetër forcë, që mbështet Ballkanin e Hapur”, tha Rama.