PRESIDENT THAÇI A FJETE HIÇ…?!

0
433

(A e pave në anderr Federica Mogherinin)

Nga Binak MAXHARRAJ

President Thaçi, a muj u çove, a fjete mirë? A e pave në andërr F. Mogherinin, A.Vuçiqin, E.Ramën por edhe Baton Stanishiqin, pasi je këthye nga Berlini. Pasi ju deshtoi plani i tradhëtisë ndaj Kosovës, deshtet ne errësirë ta plagosni Kosovën. Eh more paçavrat e shqiptarisë të stilit te Esat Pashë Toptanit dhe Ahmet Zogut.

President Thaçi, a po të dhembë hala shuplaka e A.Merkel. qe ta futi fytyrës kurse qyrrat nga zori të dolën jashtë, kur ta shuajti ambicjën për ta nda, apo korigju Kosovën, e cila edhe te injoroi sa ishe në Berlin.

President Thaçi me vij keq që simpatia e Juaj pro serbe-ruse F.Mogherini nuk ka shansin të diagolojë më më ty, dhe se asaj i shkoj huq se ne biografin e saj nuk mund ta shkruaj se si u angazhu me mish e shpirtë për ta nda Kosovën.

Ke harruar se për ne Shqiptarët e Kosovës Gjermania është po aq e shenjët sa edhe Amerika. Është mikja dhe e ardhmja e jon e përjeteshme. Gabove ne deklaratat injoruese se bashku me Baton Stanishiqin se Gjermanija nuk ndihmoj Kosovën. Eh more teveqela, eh more mistreca mjerë kombi qe ju ka.