PRESIDENTI E THËRRET POPULLIN NË PROTESTA!

0
620

Ndodhë edhe kjo:

IDRIZ ZEQIRAJ

Kur një avokat matrapaz ndërkombëtar, që ka rruar milionat, nga paratë e haraçit dhe të hajnisë zyrtare, duke mbrojtur ca kriminelë të Kosovës, vrasës serikë të kundërshtarëve politikë, interpretoi një klauzolë të rezolutës, që jep mundësi Parlamentit, ta zhvlerësojë vendimin për miratimin e Gjykatës Speciale, menjëherë filluan lëvizjet dhe grupimet e bandave kriminale, të cilat presin shenjëstrimin e kësaj Gjykate. I pari ishte shefi i Organizatës terroriste, SHIK, Kadri Veseli, i cili mblodhi krerët e të ashtuquajturave “Shoqata të dala nga lufta”. Ai, edhe pse i bindur se lista e veteranëve është shumëfishuar, pikërisht, nga këta krerë me shokë shumë, i mbylli sy e vesh, dhe premtoi pagesën e tyre. Qeveria, e gatshme, për ta rrënuar buxhetin, edhe ashtu të lodhur të Kosovës, vetëm për të qendruar në pushtet, filloi lëvrimin, dhënien e parave, pa bërë asnjë verifikim të listave emërore “jallane”, të rrejshme të “veteranëve!”

Bashkimi i partive-banda, kundër Gjykatës Speciale

Qëllimi i kreut të SHIK-ut, kreut të krimit, fatalisht e turpshme, edhe kreu i Kuvendit, po përgadiste kuadrin e nevojshëm, për organizimin e protestave të mundshme, me qëllim të amortizimit të rezolutës, të aprovuar më 3 gusht 2015, nga Parlamenti. Në kuadrin e kësaj kundërshtie, po shkriheshin kundërthëniet në mes partive-banda, duke realizuar frontin e përbashkuar të së majtës ekstreme në PAN, që hiqen, falsifikueshëm, si të djathtë. Dhe, populli e pa dhe tha se bandat u bashkuan, prisni rrebeshin, dje na terrorizonin e na vrisnin, sot, për ta shpëtuar prapanicën e tyre, po e bëjnë Serbinë hisedare, në sundimin e Kosovës, duke tjetërsuar edhe territore në favor të fqinjëve.

Por, “Shoqatat e dala nga lufta”, rrast të kopromentuara, përgjatë gjithë periudhës të paluftës, sidomos, me protestimet vandale, të mars-prillit 2004, të organizuara nga Serbia, me qëllim diskreditimin dhe destabilizimin e Kosovës, për t`ia imponuar Kosovës decentralizimin e deri edhe “Zajednicën”, të prirë, pikërisht, nga këto Shoqata, kryesisht, anëtarë të partive-banda, PDK-së dhe AAK-së, ose PAN-it aktual, nuk mjaftonin për seriozitetin, që kërkon realizimi i qëllimit në fjalë, siç është dështimi i Gjykatës Speciale.

PAN-i josh “Vetëvendosjen”, kundër Gjykatës Speciale

Bandës të PAN-it i duhen forca grumbulluese shtesë. Lëvizja “Vetëvendosje” ka krijuar një përvojë solide për protesta e demonstrime, madje, edhe të dhunshme. Populli, me votën plebishitare që i dha “Vetëvendosjes”, duke e nxjerrë në krye të listës pariake, sepse demonstroi për mbrojtjen e Veriut të Mitrovicës, kundër “Zajednicës” dhe kundër Demakimit të kufirit me Malin e Zi, në vijën kufitare aktuale, ndoshta, e bindë anëtarësinë e saj, për të protestuar edhe kundër Gjykatës Speciale!

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e ka votuar rezolutën për krijimin e Gjykatës Speciale, edhe pse e pranon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, me bandat e tyre terroriste e vrastare, kanë përgjakur Kosovën, duke vrarë shumë qindra shqiptarë të pafajshëm, kryesisht, kundërshtarë politikë, por, edhe brenda llojit, pra, militantë të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK-së), të cilët, ose i kanë rrezikuar në karrierë, ose i kanë kundërshtuar në krimet e bëra ndaj popullit. Shumë syrësh i kanë denoncuar, tek policia serbe, duke i vënë në pusira, në lëvizjet që bënin, përgjatë aksioneve luftarake në Kosovë.

Viktimë e këtyre denoncimeve ishin ushtarët e Ibrahim Rugovës: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha, Hamëz e Adem Jashari, komandant Agim Çelaj, komandant Mujë Krasniqin, me 42 ushtarët e vrarë në pritë dhe shumë raste të tjera. Vranë në fshehtësi: Sekretarin organizativ të LPK-së për Kosovën, Behaudin Hallaçin, komandant Ismet Jasharin – Kumanova, shefin e Emergjencës të Luftës, për krahun e LPK-së, Ilir Konushevcin dhe shumë të tjerë.

Lëvizja “Vetëvendosje” pretendon se mund t`i denojë ajo, kryekriminelët Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Ramush Haradinaj, me banditët e tyre numerikë, të gjithë në shërbim të SHIK-ut terrorist, kur të vjen në pushtet. Por, SHIK-u e krimi ka penetruar, depërtuar në çdo qëlizë të shoqërisë tonë dhe është e vështirë, në mos e pamundur, për ta çarë rrethin e hekurtë të krimit të organizuar mafioz. Pjesë të SHIK-ut, ose që zbatojnë urdhërat e SHIK-ut, janë bërë edhe ata që janë përgjakur nga SHIK-u, pra, edhe disa kuadro me peshë vendimmarrëse, në strukturat drejtuese të LDK-së. Është kjo strukturë e çoroditur dhe e shitur ke SHIK-u, që pengoi, dy herë radhazi, nxjerrjen në opozitë të PDK-së, përkatësisht, të PAN-it.

Flirtet domëthënëse të “Vetëvendosjes” me presidentin

Për çudë, janë krejt të panatyrshme lëvizjet e fundit, reciproke, Vetëvendosje – PAN, më sakt, president. I zëshmi i “Verëvendosjes”, Dardan Molliqaj, lavdëron Hashim presidentin, për angazhimin në luftë! E habitshme, Hashimi thotë se “kam qëndruar larg luftës”, Dardani e fut, tani pasluftës, dhunshëm në luftë!? Kujt t`i besojmë?! Të zotit apo qirakut?! Hashimi i përgjigjet, madje, flakë për flakë, “Vetëvendosjes”, duke i akorduar Albin Kurtit dekoratën “Urdhëri i Lirisë”, për udhëheqjen e demonstratave studentore më 1997, edhe pse, realisht, nuk kanë pasur as masivitet dhe as peshë, sepse Albin Kurti, Dritan Lajçi, Bujar Dugolli me shokë, nuk ishin të zgjedhur nga Këshilli Drejtues Studentor.

Ata ishin të emëruarit e dhunshëm të LPK-së dhe nuk gëzonin as besimin, as mbështetjen e rinisë studentore. Pra, diçka po zien në vekshin e errët! Megjithatë, një përkrahje eventuale e “Vetëvendosjes”, të PAN-it-bandë, kundër Gjykatës Speciale, do ta dëmtonte, madje, pariparueshëm atë, sepse populli është stërlodhur, nga kjo bandë e stazhionuar në krime dhe pushtet.

Zotër të shefave të djeshëm, sot janë bandat

Dikur, ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj me disa shefa të tjerë, ata që organizuan bandat dhe i urdhëruan për të bërë krime monstruoze, vrasjen e kundërshtarëve politikë, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë. Dhe, bandat e kryen detyrën, duke hapur shum qindra varre shqipatësh të pafajshëm. Kryeshefat i gëzuan dhe vazhdojnë t`i gëzojnë frutet e kësaj ploje të përgjakshme edhe sot. Tani, kur duhet të japin llogari banda e banditër, rolet ndryshojnë. Zotër të kryeshefave të dikurshëm, janë, pikërisht, këto banda e banditër, që imponojnë reagimin, qoftë edhe dështak, kundër Gjykatës Speciale.

Edhe pse shpresë-humbur, Hashim Thaçi, i hyri vallës së rrezikshme. Kësaj radhe zgjodhi tubimin e disa Organizatave civile, qytetare, për ta qarë hallin së bashku, për ta shpalosur marrëzinë presedenciale. Tema ishte shumë e drejtëpërdrejtë: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës; rreziqet dhe mundësitë!”

Shqiptarët janë mësuar me premtimet e Hashimit, fjalë e rrenë. Dhe, vetëm një herë, kur tha një të vërtetë absolute: “Gjykata Speciale është pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë, në Kosovë”, “e vrasjes të dëshmitarëve”, këtë të fundit e tha për t`i goditur Ramushin dhe Fatmirin, pasi bandat e tyre, nuk janë mjaftuar vetëm me vrasjet e kundërshtarëve politikë, por kanë vrarë edhe dëshmitarët e mundshëm të Gjykatës të Hagës, madje, duke tejkaluar Hashimin dhe Kadrinë, çuditërisht nuk e besuan! Ky popull është mësuar të besojnë vetëm gënjeshtrat e Hashim presidentit! Popull mjeranë! Gjynah, mëkat!

Presidenti narcizoid, anashkalon dhe provokon popullin

Hashim pishmanxhiu po i hanë fjalët si llokumet. “Gjykata Speciale është nevojë politike e ndërkombëtarëve”,- thotë Hashim dallaverja! Jo, nuk qëndron. Por, rrjedhojë e krimeve faktike, të bëra nga “komandantët” dhe bandat e tyre të handakosura, çakërdisura. Kosova nuk është vetëm “njollosje”, por, përgjakje e trishtme, për të ardhur në pushtet hajna zyrtarë e kriminelë monstrumë. Asfiksimi, dështimi i drejtësisë, nga bandat e SHIK-ut, të kryesuara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, me “komandantët” terroristë. Klani “Pronto” është sintezë e krimit dhe të degradimit, të sistemit juridik dhe administrativ, që e ka sjellë Kosovën në prag të dështimit si shtet.

Elozhet e dyshimta, hiç realiste, bilëz, qesharake dhe të tupshme, të bëra nga ndonjë personalitet ndërkombëtar, sikur e harlisën provincialin e Brojës, Hahim agën, për të ndërmarrë nisma marroqe, deri në shkeljen flagrante të Kushtetutës, siç është tjetërsimi i territorit tokësor të Kosovës, me marrëveshje konspirative, të nënshkruar me Malin e Zi, duke mos konsultuar dhe anashkaluar të gjitha institucionet e Kosovës.

Skandaloze, akuza ndaj miqëve të Kosovës

Pas tej dy vitesh nga miratimi i Gjykatës Speciale në Parlament, Hashim pishmanxhiu, tani, akuzon se ndërkombëtarët ia imponuan këtë Gjykatë Kosovës! Sa për dijeni, partitë-banda, e votuan Gjykatën Speciale, jo pse deshën, por, nëse nuk do ta miratonte Kuvendi i Kosovës, do ta aprovonte OKB-ja, ku do të ishin edhe rusët me aleatët, në gjykimin e kriminelëve. Hashim rrenacaku shpifë, neveritshëm, sikur ndërkombëtarët i kanë premtuar mrekullira për Kosovën, edhe pa i mbushur kriteret bazë, të përcaktuara nga Bashkimi Evropian! “Çka nuk ta merr mendja, nuk shkruan as në Qitap”, – thoshte hoxha dëshmor, Mulla Ramush Shatri.

Hashim presidenti, në vazhdën e akuzave, për aleatët tanë, shpëtimtarët e popullit të Kosovës, tha se “Specialja po bashkëpunon maksimalisht me Serbinë, ndërsa fare pak, ose hiç me Kosovën”. Shtrohet pyetja: Me ke të punojë Specialja në Kosovë, kur në kupolë të Shtetit, të Legjislativit, të Qeverisë dhe në krye të të gjitha institucioneve të Kosovës, janë kryekriminelët dhe lakejtë e tyre, sabotues të sistemit juridik dhe administrativ të Kosovës. Ndërkombëtarët sugjëruan Parlament dhe Qeveri pa kriminelë. Dhe, ishte pikërisht Hashim Thaçi me Kadri Veselin e Ramush Haradinaj, që, jo vetëm i riemëruan kriminelët, por edhe shtuan kuotën, numrin e tyre në Parlament!

Zyra e Komisionit Evropian, i injoroi tërësisht akuzat. Foli Hashim presidenti, si “pordhi kali”, sepse ata nuk merren me broçkullat, pallavrat e Hashim marrës. Komisioni demantoi çfarëdo premtimi të bërë nga ana e tyre dhe përsëritti pëmbushjen e kritereve: “Luftimin e krimit të organizuar, korrupsionin galopant, reformat për sundimin e ligjit, zgjidhjen e çështjes të papunësisë, zgjidhjen e çështjes të Demarkacionit, vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe të tjera, që janë vënë në listën aplikuese”. Pra, na dalin mashtrime e pallavra edhe deklarimet paushalle të ish-kryeministrit, i cili thoshte se – falni disa mijëra hektarë tokë Malit të Zi, nëse doni t`i hypni ballanës, për me shtetitë dynjanë!” Hajde, rrenë, hajde!

Kërkesa ahmake, debile e Hashim presidentit

Kërkesa ahmake e Hashim presidentit për t`u dhënë pashaporta të Shqipërisë, shqiptarëve të Kosovës, kulmon në marrëzi, madje, deri në idiotësi. Është njësoj sikur të trafikosh njerëzit përmes kufinjëve, siç bëjnë mafiozët matrapazë të Kosovës, në bashkëpunim me serbët e hungarët. Veçse marrëzia shtesë, do të ishte zyrtarizimi i këtij mafioziteti, i kësaj kontrabande nga Shqipëria. Edhe disa kokërra kokëkrisurish, që nuk mësuan asgjë nga pësimi, të cilët e miratojnë kërkesën idioteske të Hashim presidentit, nuk meritojnë më pak se këtë përçmim.

Shqipëria vazhdon të jetë nën një monitorim të rreptë, sepse asnjëra nga qeveritë shqiptare, jo vetëm që nuk kanë arritur ta kontrollojnë shtetin, ta vënë në funksion sistemin e drejtësisë, por, për më keq, kanë bashkëpunuar me bandat, për t`u sjellur vota. Është interesant, se për kryetar Bashkie, të një qyteti, PS-ja kandidoi dhe fitoi një kriminel. Dhe, në zgjedhjet pasuese, si për inat, PD-ja kadidoi një kriminel tjetër, paksa më të vështirë, dhe, gjithashtu, fitoi! Që të dy kishin vrarë, të paktën, nga një shqiptar të Kosovës, natyrisht, krejt të pafajshëm dhe nuk ishin dënuar fare. Kur kosovarët vendorë, e lutën njërën parti, që të mos provokohen, deri në këtë masë, duke kandiduar një kriminel për kryetar bashkie, shefi i partisë tha se “kandidati për kryetar Bashkie, ka para dhe forcë, (lexo: e ka bandën – shënimi im)), për t`i fituar votat!”

Hashim presidenti provon “ta tutë arushën me shoshë”, kur përmend “rreziqet dhe mundësitë”! Një shantazh, një kërcënim i tillë, ndaj miqëve ndërkombëtarë, është një bllof, që mund ta bëjë vetëm një profan, si Hashimi, duke qenë në cilësinë e presidentit të vendit. Mjerisht!

Populli i Kosovës kërkon ndëshkimin e kriminelëve

Është shpifje, trillim i skajshëm i Hashim presidentit, i Kadri SHIK-ut, i Ramush haraçit dhe tellallët e tyre, që popullin e Kosovës e shqetëson Gjykata Speciale. Përkundrazi, populli, në masën absolute, është i zemëruar, pse është zvarritur funksionimi i kësaj Gjykate, si mundësi e vetme, për ta shpëtuar Kosovën, nga krimi i organizuar vrastar dhe korrupsioni, hajnia zyrtare e “komandantëve”, me bandat e tyre, gjithnjë aktive, anepërtej Kosovës.

Shembullojmë: Kur po bëhej “nami” se Ramush Haradinaj, po “vuante burgun”, në një Hotel luksoz, në Colmar të Francës, të cilin e kishte bërë vend pelegrinazhi, për agjitim partiak, para zgjedhjeve qendrore në Kosovë, mediat, mirë të paguara nga AAK-ja me aleatë, po e paraqisnin gjendjen alarmante “të kundështisë të popullit me protesta!”

Gazetarja, gjithë karizmë, Kimete Berisha, do të kontaktonte dhe testonte shumë banorë, madje, nga disa qytete të Kosovës. Dhe, nga ky hulumtim, sa serioz, aq edhe profesional, do të rezultonte se nuk ka asnjë shqetësim në popull, për ndalesën e Haradinaj. Përkundrazi, populli është shumë i indinjuar, pse nuk po i marrin, arrestojnë edhe të tjerët, pushtetarë korruptivë dhe kriminelë. Dhe, këtë të vërtetë, mund ta provojnë, lehtësisht, qytetarët e Kosovës, të lodhur, deri në stërkeqje, nga “komandantët”, si Hashim presidenti me shokët e tij kriminelë serikë.