Presidenti i Kosovës, Dr. IBRAHIM RUGOVA!

0
573
Tahir Cukaj - Rugova

Nga Tahir Cukaj

Bima e re në kopshtin e vjetër, e përsosur dhe e kultivuar para ernave dhe stuhive, si bimë e pa mposhtur!
Uka, Rrusta, Sadria, Elezi, nga Malajt e Rugovës të ramë ne Cerrcë të Istogut.

U thonin Sadri Elezt, derës se Rrustë të Sadri Elezit. Oxhak më zë e me trima si ata e kurkush tjeter.
Edhe Uka ishte krah tyre dhe pjesë e vendimeve për kohen e tij, i pa ndar nga baba Rrustë më trimat e Podgurit dhe Rugovës.

As sot su dihen varret se ku i kanë.
Keto fjalë m’i tha babloku im, Ali Kasemi për sa ishte gjallë!

Kur Kosoven e poshtroi Millosheviqi përmes votës së dhunshme dhe populli mbeti në rrugë, duke iu mohuar e drejta për të jetuar në trojet e veta, doli një njeri i cili s’di se kah piku siç thot populli, dhe dha një intervistë në një gazete gjermane, e që bëri jehonë në mbarë botën demokratike.

Ai na qenka Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Dr. IBRAHIM RUGOVA, (djali i Uk Rrustit), i cili mori guxim dhe besim tek Zoti, që para botës të dëshmon se një popull prej 2 milion shqiptarëve po terrorizohet dhe poshtërohet nga politika e serbit, Sllobodan Millosheviqit, gjë që kjo intervistë bëri që të zgjon vëmendjen e faktorit nderkombëtarë e në veçanti, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Që nga ajo ditë e deri të dalja e UÇK’së në skenë, Kosova krijoi pushtet paralel më Serbinë dhe çdo ditë e më tepër shkonte drejtë fitorës se saj të madhe!

24 Gushti i vitit 1998 është dita kur forcat policore serbe vendosen në fshatin “Shtupeq i Madh” dhe po atë ditë i behët thirrje popullit për një organizim dhe për vetêmbrojtje të popullatës se Rugovës dhe refugjatëve të asaj kohe!

Zëri i komandant, Smajl Hajdarit ishte zë i fuqishëm dhe njerëzor, dhe së bashku me veprimtarë dhe rugovasit e tij u rreshtun në frymën dhe konceptin e presidentit të parë të Kosovës së pavaruar, Ibrahim Rugovës dhe rugovizmit, duke e njohur edhe si Komandant Suprem të FARK-ut!

E ndjej si ditën më të lavdishme të jetës sime rreshtimin prej një ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke respektuar institucionet e shtetit dhe hierarkinë e saj.

Pra jam krenar më vlerat e një njeriut që botës i dha mesim për paqe dhe nder.
Jam krenar për gjithë ate që bëri i madhi Rugova për Kosovën dhe popullin e tij!

Si një ushtar besnik i tij dhe si veprimtar i gjitha kohërave shprehi konsideratën e familjës, Rugova dhe sofrës burrnore të Uk Rrustit, të Rrustë Sadrisê se Sadri Elezit, e cila ishte pjesë e çdo vendimit historik për Rugovën dhe për Kosovën!

Zoti President. Ju më madheshtinë Tuaj e mundet Sllobodan Millosheviçin në Hagë dhe botës i dëshmuat se jeni njeri i madh !

Ju më guximin intelektual arritet ta kuptoni shpirtin e një populli liridashës dhe të folni në gjuhën e tij!

Ne, jemi krenar si komb dhe si popull që të patem!
Lavdi veprës dhe sakrificës tënde zotëri, President Rugova!
Më përkushtim – unë luftetari i lirisë, Tahir Cukaj.