PRESIDENTI THAÇI NDRYSHE MENDON, NDRYSHE FOLË DHE VEPRON

0
388

Nga Binak MAXHARRAJ

Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit kur nuk i pretë sakica ne një vend. Ësht shumë zor me ja qellu se kur ky njeri fletë përnjëmend e kur e kur jo. Ky njeri ç’pres se është instalu ne pushtet kurr nuk e ka folë te vertetën, është një mashtrues ordinë, herë thotë se do te kemi kompromise te dhemshme me Serbin së do te ndajmë dhe coptojm Kosovën e çka mos tjetrë, kur pas nje jave e thotë te kundërtën.

Ky njeri i shkonë për vijë vetem interesave të tij personale dhe jo gjithaq atyre shteterore. Kjo shifet nga se ky njeri e ka bërë rremujë jetën politike ne Kosovë nga te gjitha anët si mbenda poashtu edhe jashtë vendit.

Për ta vertetuar jo sinqeritetin e tij kur foli sot për masakrën në Studime të Vushtrisë ku u vranë dhe masakruan mbi 116 civil te pafajshëm. Është cinike, skandaloze dhe shumë e turpshme.

Për këto krime dhe shumë të tjera në Kosovë Thaçi po ua le fajin ndërkombëtarve se pse po heshtin për krimrt në Kosovë sikur qe te ishte amnisti nga ana e tyre për krimet e kryra. Dhe ai më pastaj vazhdon se na kurr nuk do te ndalemi për te kërkuar drejtësi, dhe se amnistia nuk do te jetë opcioni i jonë.Nuk mund te këtë paq dhe pajtim dhe pajtim pa drejtesi ne Kosovë.

Kjo është njera anë, ajo jo e sakëta, kurse ana tjetër e sakëta është sepse Presidenti i Kosovës nuk ka të drejtë t’i akuzon nderkombëtarët se pse po heshtin ndaj krimeve te Serbisë nëKosovë. Ky ka harruar se ndërkombëtarët e kanë mbaruar punën e tyre kur u bënë forca kryesore për çirimin e Kosovës, kurse tjerat duhet ti kryejn vetë oragnet shtetoreor te vendit.

Serbin për krimet, masakrat dhe gjenocidin e bamë në Kosovë nuk mund ta padisin ndëkombëtarët, kjo është punë e organeve shtetërore te Kosovës. Shteti i Kosovës qe 20 vjetë pas luftës nuk ka ndërmarr asgje që ta gjunjezoi Serbin për krimet, dhunimet dhe gjenocidin ne Kosovë, sepse asnje organ, asnje pushtetar zyrtarisht nuk ka leviz në këtë drejtim.

Bile aq më këq edhe vetë Presidenti Hashim Thaçi i cili ka vra dhe këthjellë qe 20 vjetë dhe për shtatë vjet dialog me Serbinë, asnjë here nuk pati kurajën, trimnin, apo nuk deshti, bile te ia përmend Serbisë për te bamët e sajë në Kosovë, as kërkim falje nuk kërkoi, as qe e paditi Serbin për krimet e luftës as qe e paditi Din Martin për akuzat kriminel ndaj tij, qe do te thotë se vetë Presidenti i pari po shekë mbi vikitmat mbi gjakun e heronjeve dhe deshmorve tanë, i cili e ka gojën plotë se duhet pajtim pakurrfar kushtesh me Serbin që ajo te na njefë, bile hapatas duke kërkuar pajtim me Serbinë. Për atë qe dine shqip pajtimi do te thotë edhe amnisti.

Për të vertetuar këtë të dhanë se sa Hashim Thaçi është i pasenqertë kur fletë për amnistin,pse ai nuk i reagoi fare telallit të tij Baton Haxhi-Stanishiqit kur para do ditësh haptas në ne tvT7 tha se me Serbin duhet te kemi amnisti sepse zor është te denohen personat qe kanë kryer krime në Kosovë pas 20 vjetesh. Por sikur ky haram njeri nuk e kupton se krimet e luftës nuk kryhën kurr, sikur nuk e kupton se nazistët qe bane krime gjatë luftës së II boterore edhe sote e kësaj dite kërkohën nëpër botë për tu sjellë paradrejtësi, ka pas raste te tilla kur janë arrestuar dhe denuar disa të tillë.

Është veshtirë te vertetohet, por është e mundshme, se a qendron Thaçi pas këtyre deklataratve te Baton Haxhi-Stanishiqit, pse ai hështë në këtë rast, kur krejtë qartët kur dikush tjetër e leshon njdinjë gaf te paqellimte.

Pra, nuk janë fajtor ndërkombetarët por jemi fator vetë ne sepse nuk e ndjekim Serbin për krimet e luftës, fajtor jemi vetë në se pse heshtim, por edhe me tragjike është së pse dhe a guxojm te heshtim, por na po heshtim. Kjo është e turpshme, këtë nuk e përbijnë, nuk e falë populli dhe shumë gjenarat qe vijnë pas nesh, sepse askush, kushdo çoftë nuk ka te drejtë t’i falë asgje Serbisë, nuk ka të drejtë të pajtohet e as te amnistoj Serbin për krimet, masakrat dhe gjenocidin në Kosovë.

Kush kriminelit ia shrinë dorën e pajtimit,
Mbi te do te bie mallkimi i historisë.