Presidenti Trump dhe këneta globaliste në këndvështrimin e studiuesit dhe publiçistit shqiptaro amerikane Klajd Kapinova

0
221
Klajd Kapinova - Presidenti Trump dhe këneta globaliste

Tani është koha, që senatorët republikanë të zgjohen dhe të luftojnë për Presidencën, siç do të bënin demokratët, nëse do të kishin fituar vërtet. Prova është e pakundërshtueshme! Vota masive me postë, natën vonë në shtetet që lëvizin, duke mbushur kutitë e votimit (në video), votues të dyfishtë, votues të vdekur, nënshkrime të rreme, votues emigrantë të paligjshëm, vëzhgues të ndaluar të votave nga republikanët, më shumë vota sesa votues aktual si në Detroit dhe Filadelfia. Shifrat, janë shumë më të mëdha, sesa ato që janë të nevojshme, për të fituar shtetet individuale dhe madje nuk mund të kontestohen. Gjykatat janë të këqija, FBI dhe “Drejtësia”, nuk e bënë punën e tyre dhe sistemi zgjedhor i Shteteve të Bashkuara, duket si ai i një vendi të botës së tretë. Liria e shtypit, është zhdukur për një kohë të gjatë. Tani është Fake News dhe kemi Big Tech (me Seksionin 230), për t’u marrë me të. Por kur gjithçka të ketë mbaruar, dhe kjo periudhë kohe bëhet vetëm një kapitull tjetër i shëmtuar, në historinë e vendit tonë, ne do të fitojmë!!!” – Presidenti Donald J. Trump 

Tomë Mrijaj

Lexuesit me anën e këtij libri voluminoz, të shkruar me shumë kujdes dhe përkushtim nga penda e publiçistit dhe studiuesit Klajd Kapinova, mund të mësoj shumë gjëra interesante mbi kulturën, historinë dhe politikën bashkëkohore amerikane.

Unë si redaktor i librit: “Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Këndvështrime), them se vepra e re, që lexuesi ka në dorë, mund të quhet një ditar historiko-politik, i pasur në brendsi me përshkrime të ngjarjeve dhe datave mbresëlënëse, të cilat gjërësisht pëfshijnë periudhën e suksesshme historike 4-vjeçare 2016-2020 të Presidentit të 45-të të SHBA-së republikanit patriot Donald J. Trump, i cili, me fakte dhe prova për të mirën e popullit amerikan, radhitet si kyetari i shtetit më i suksesshëm, në të gjithë historinë e presidentëve të Amerikës.

Unë qysh me marrjen e shtetësisë amerikane, katër dekada më parë, jam rregjistruar si votues me bindje demokrate.

Historinë e lavdishme të SHBA-së e kam ndjekur me shumë kujdes, qysh në bankat e shkollës së mesme në vendlindjen time në Kosovë.

Duke iu rikthyer shumë dekadave më parë historisë amerikane, kujtoj me dhimbje dhe keqardhje vrasjen në Dallas të Texas-it të Presidentit të 35-të të SHBA-së John Fitzgerald Kennedy (1917-1963) si presidenti më i ri në moshë në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ngjarje e trishtuar tronditi gjithë botën.

Për fat të keq, nga investigimet e FBI, mësohet se vrasësi i presidentit demokrat ishte mbështetës i partisë demokratike amerikane, pra ai ishte i regjistruar si demokrat, për të marrë pjesë në zgjedhjet elektorale, që mbaheshin asokohe në SHBA.

Kjo vrasje mizore gëzoi shtetet komuniste të Europës Lindore, diktatorin komunist Enver Hoxha, Kubën komuniste të Fidel Castros etj.

Një ndër arsyet e vrasjes së presidentit amerikan, mendohet se ishte kriza kubane e raketave, e njohur gjithashtu si kriza e tetorit e vitit 1962, e cila zgjati 1 muaj e 4 ditë, gjë që solli asokohe konfrontim të hapur diplomatik, midis Shteteve të Bashkuara dhe ish-Bashkimit Sovjetik.

Dihet se asokohe shteti komunist i ish-Bashkimit Sovjetik kishte nisur anijet ushtarake sovjetike me raketa të mbushura bërthamore, të cilat i dërgoi në drejtim të ishullit të Kubës komuniste, të cilat donte t’i instalonte atje.

Presidenti amerikan Kennedy i dha ultimatum sovjetikëve, që t’i kthenin mbrapa trupat dhe paisjet berthamore ushtarake, që kërkonte t’i vendoste në ishullin ekzotik të Karaibeve, në Amerikën Qendrore.

Presidenti sovjetik Nikita Hrushovi (asokohe Sekretar i Parë i Partisë Komuniste të B.R.S.S.), duke parë guximin dhe vendosmërinë e kandidatit sypatrembur demokrat për president John F. Kennedy, dhe mbas shumë bisedimeve asokohe mes palës amerikane dhe asaj sovjetike, i dha urdhër ushtrisë së tij që të fillojnë çmontimin e armëve nukleare dhe t’i rikthejnë ato nga kishin ardhur në Bashkimin Sovjetik, duke e mbyllur historinë e turpshme të tyre.

Më kujtohet një rast i paharruar tubimi i atyre ditëve në Kosovë, kur i drejtuan disa pyetje historianit akademik prof. dr. Zef Mirditës (1936-2016): “Profesor sipas jush cila është fuqi botërore më e madhe SHBA-ja apo Bashkimi Sovjetik?!”

Profesori u përgjigj shkurt dhe prerë, se: “SHBA-ja, është shteti më i fuqishëm i botës në fushën e demokracisë, në aspektin ekonomik, ushtarak etj., dhe sikur të gjithë shtetet komuniste të ngrihen sëbashku kundër saj, qeveritë komuniste, të cilët nuk kanë mbështetjen popullore do të deshtojnë me turp. Amerikën, – vazhdoi akademiku, mund ta gjunjëzoj vetëm ndonjë revolucion i brendshëm. Kjo nuk mund të ndodh, sepse të gjithë banorët e saj janë emigrantë nga shtete të ndryshme të botës, që zbatojnë dhe udhëhiqen nga ligjet më demokratike në botë.”

Miliona emigrantë, gjatë dekadave, kanë ikur (arratisur) në rrugë dhe forma të ndryshme nga shtetet e diktaturave komuniste të botës dhe janë vendosur në SHBA.

Akademik Mirdita, mori shembull fjalët e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit (1405-1468), i cili, kur kishte dëgjuar se drejt Arbërisë ishte nisur një ushtri e madhe otomane e armatosur shumë mirë për të shkatërruar vendin tonë, kryetrimi i shqiptarëve u kishte thënë ushtarëve të tij, se nuk ka forcë që e merr kalanë tonë, vetëm nëse dikush nga ju trathton e u tregon turqve rrugën e hyrjes në kala.

Më këtë qëndrim të vendosur burrëror dhe diplomatik qëndroi edhe atdhedashësi republikan Presidenti Trump, i cili, u përballë që në ditën e parë që hyri si President në Shtëpinë e Bardhë me forcat anti-amerikane socialkomuniste dhe marksiste, të cilët veprojnë çdo ditë në Capitol Hill në Washington D.C., etj., të fshehur nën emrin e partisë “demokratike”, mediat Fake News, Antifa, BLM etj., gjatë katër vjetëve të udhëheqjes së tij me zgjuarësi, talent, maturi dhe sukses.

Në saj të politikës largpamëse të Presidentit Trump, SHBA arritën një zhvillim ekonomik shumë të lartë si asnjë vend tjetër i botës, duke mbuluar edhe prapambetjen që la si trashigim admistrata e deshtuar socialiste demokrate e presidencës Obama-Biden 1 dhe 2.

Këto aspekte pozitive shumë të rëndsishme të sukseseve të Presidentit Trump, ka zbardhur përmes faqeve të librit të ri autori i komunitetit tonë shqiptaro amerikanë. Autori, i ka hartuar shkrimet e tij të bazuar në burime e fakte të sakta historike dhe dëshmive të ndryshme në ditët tona.

Gjatë tetë vitëve të deshtuara administrata demokrate Obama-Biden (2008-2016), nuk kanë respektuar vlerat amerikane. Ata kanë mbështetur edhe mbas mandatit të tyre forcat anti-amerikane si Antifa dhe BLM, që duan ta kthejnë SHBA-në në një shtet marksist dhe socialkomunist si model të diktaturave komuniste si: Venezuela, Kuba, Korea e Veriut etj.

Demokratët në SHBA më përpara dhe sot po përdorin dy standarte, mbasi ndryshe thonë (premtojnë) dhe ndryshe veprojnë. Ata të mbështetur nga Big Tech dhe media e majtë globaliste Fake News, kanë vendosur në SHBA çensurën, mohojnë lirinë e fjalës dhe shprehjes, nuk duan të luftojnë korrupsionin, por e mbulojnë atë sepse e dijnë se shumë demokratë këtu janë të korruptuar nga media, që është bërë palë me manipulimin dhe mohimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, që janë të sanksionuar në amendamentetet e Kushtetutës Amerikane.

Gjatë vitëve 2019-2020, asnjë lider demokratë, senatorë, kongresmenë, governatorë, dhe kryetar bashkie si dhe funksionar të tjerë zyrtarë të Partisë Demokratike Amerikane, nuk kanë kritikuar protestat e dhunshme, djegiet e flamurit amerikan, djegiet e bisneseve të gjithë njerëzve me ngjyrë, të bardhë, spanjolë etj., rrëzimin e monumenteve të historisë amerikane, ku janë vrarë dhe plagosur me qindra policë në të gjithë vendin nga protestuesit e dhunshëm radikalë marksistë.

Në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit 2020, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në Wisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në Michigan.

Në shtetin Xhorxhia, epërsia e tij ishte një dajak i mirë për socialistin Biden-in me 356.945 vota; dhe sërisht Trump udhëhoqi në Pensilvani me më shumë se gjysmë milioni vota (saktësisht 600,000 vota).

Raporti Navarro, vlerëson drejtësinë dhe integritetin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, në gjashtë shtetet kryesore të betejës presidenciale, ku kandidati globalist “demokrat” Joe Biden mban një “epërsi” fallco nga manipulimi dhe rezultatet vazhdojnë të kontestohen vazhdimisht ashpër, falë fakteve dhe provave të reja, që po dalin vazhdimisht në dritë dhe se publiku amerikanë po shukohet me vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve.

Siç është dokumentuar në shënimet e gjera kryesore, provat e përdorura për të kryer këtë vlerësim investigues, përfshijnë më shumë se 50 procese gjyqësore dhe vendime gjyqësore, mijëra dëshmi betimesh dhe deklarata, dëshmi të paraqitura në një larmi vendesh shtetërore, botuar raporte dhe analiza nga grupe studimore dhe qendra ligjore, video dhe foto, komente publike dhe llogari të dorës së parë, dhe mbulim të gjerë për shtyp.

Kështu gjashtë shtete kryesore konservatore të republikanëve, ku Presidenti Trump doli fitues me diferencë të madhe votash, në zgjedhjet e vitit 2016, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, sot janë manipuluar totalisht, duke përbërë një krim të lartë kushtetues, që nuk po hetohet nga FBI, Departamenti i Drejtësisë (DOJ) qendror dhe lokal etj.

Vjedhja e votave dhe manipulimi i tyre, në zgjedhjet presidenciale, për senatorë dhe kongresmen amerikanë, ishte turpi historik i radhës të orkestruar mjeshtërisht nga partia demokratike, propaganda e madhe mediatike globaliste e majtë Fake News dhe Big Tech, të cilët emëruan si fitues në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020 kukullën e tyre të preferuar sleepy Joe Biden, duke i dhënë atij në tavolinë 80 milion vota, në një kohë që ai si pensionist nuk gëzonte mbështetjen popullore, sikurse Presidenti Trump, që arriti të marrë 75 milion vota reale.

Pjesë e madhe e korrupsionit dhe luftës totale kundër popullit amerikan dhe Presidentit Trump, u bënë nga gjykatat e niveleve të ndryshme në shumë shtete të SHBA-së, të cilat mbyllën sytë, dyllosën veshët dhe heshtën me paramendim para korrupsionit të zgjedhjeve, duke mos pranuar të marrin në gjykim asnjë çështje të manipulimit të zgjedhjeve më 3 nëntor 2020 dhe pas saj.

Po këtë linjë ndoqi edhe Gjykata e Lartë e SHBA-së, e përbërë nga 9 antarë (fatkeqsisht 6 republikane dhe 3 demokratë), të cilët turpërisht heshtën dhe mbuluan krimin elektoral, duke mos pranuar të marrin në gjykim ankesat për parregullsinë e zgjedhjeve presidenciale në shtatë shtete, ku ata u konstatuan me prova dhe fakte manipulimi.

Ato ditë u zbuluan skandale filmike në mes të natës deri në orët e para të mëngjezit, në shtetin e Xheorxhisë, ku komisionerët demokratë u kapen me filmime origjinale, duke manipuluar kutitë dhe fletë e votimeve, pranë makinave të numërimit (Dominium), kur komisionerët e tjerë ishin përzënë në shtëpi nga kryekomesionerja e zgjedhjeve, që ishte aktiviste e flaktë e partisë demokrate.

Fatmirësisht këtë shkatërrim zgjedhor dhe vjedhje skandaloze të votave kundër Presidentit Trump, populli i zemëruar amerikan e pa direkt nga videot origjinale prej 8 orësh, që u bënë shumë shpejt publike në shumë website, loget personale, gjatë dëgjimit të dëshmive fizike dhe okularë të qytetarëve, vëzhguesve, votuesve para Kongresit dhe Senatit të shtetit të Xheorxhisë nga trasnmetimi i plotë nga kanalet e pavarura televizive amerikane dhe botërore.

Rrjetet sociale, si: Facebook, Twitter, Google, Youtube nuk lejuan të publikohen skandalet e shekullit, duke bërë çensurë të hapur, në kundërshtim me ligjet e Kushtetutes amerikane, për lirinë e fjalës dhe shprehjes. Ata fshehën me qëllim të vërtetën e u bënë pjesë e lojës së madhe manipulative të korrupsionit kriminal, që ata organizuan hapur kundër popullit amerikan.

Departamenti i Drejtësisë dhe FBI, të cilët paguhen rregullisht nga taksat tona, nuk morën asnjë hap konkret parandalues, për hetimin e korrupsionit, të cilën amerikanët e thjeshtë ua tregonin atyre dhe popullit me video, fakte, dokumente, intervista, dëshmi të qytetarëve të ndryshëm në shumë shtete, që më përpara ishin betuar para ligjit se do të tregonin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, mbasi në të kundërt ata mund të denoheshin deri në 5 vjet për dëshmi të rreme.

Kurajon e qytetarëve të ndershëm amerikanë, të etur për drejtësi sipas ligjit, për të thënë të vërtetën u mohua me turp nga Prokurori i Përgjishëm i SHBA-së, Gjykata e Lartë Kushtetuese e SHBA-së dhe gjykatat e larta dhe të niveleve të ulëta të shtetëve, ku u bë manipulimin dhe vjedhja skandaloze e votave.

Kur ky shkatërrim elektoralë ndodh në mes të ditës në SHBA, që është shteti më demoktratik në botë, çfarë dhe si mund të kërkohet drejtësi për manipulime dhe vjedhjet e votave popullore në shtetet e diktaturave të egra komuniste, ish socialkomuniste si dhe vendet e pazhvilluara të botës së tretë kudo në botë!?

Këto seanca publike dhe të hapura me dëshmi, prova dhe fakte, u ndoqen Direk (Live) në internet, në shumë kanale televizive, ku njerëzit tregonin masakrën e madhe të shekullit të vjedhjeve dhe manipulimit të zgjedhjeve presidenciale, për Kongres dhe Senatin e SHBA-së.

Ajo që është më absurdja mbetet fakti se Gjykata e Lartë Kushtetuese e SHBA-së, argumentoi plot frikë dhe e gjunjëzuar para të keqes, se nuk do të merrte në shqyrtim asnjë ankim nga frika e protestuesve të BLM dhe Antifës, të cilët deri asokohe kishin djegur dhe plaçkitur shumë qytete dhe shtete, të drejtuar fatkeqsisht nga governatorët dhe kryetarët e bashkive antarë dhe simpatizantë të partisë demokratike amerikane.

Është e turpshme dhe anti-Kushtetuese, të mendohet se këto gjëra skandaloze dhe të denueshme moralisht dhe ligjërisht ndodhin në shtetin më demokratik në botë, e cila mundohet të përhap vlerat e demokracisë së saj model, në shtetet e tjera, ku sundojnë diktaturat, qeveritë totalitare dhe vrastare komuniste dhe në vendet e tjera të prapambetura të botës së tretë.

Si mundet që ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë apo Tiranë, ti bëj moral dhe jap leksione për zgjedhjet e ndershme dhe demokratike apo luftën kundër korrupsionit në zgjedhjet e Kosovës dhe Shqipërisë, që kanë dalë nga sistemet komuniste, kur këto dukuri komuniste, anti-demokratike dhe korruptive u bënë fatkeqissht në radhë të parë këtu në SHBA, në zgjedhjet presidenciale, për Kongres (435 vende), Senat (disa vende) dhe ato lokale për governatorë etj.

Ajo që është qesharake dhe absurde këto ditë (qershor, 2021) nga rinumërimi i votave (audit), që po bëhet në shtetin e Arizonës, del se të vdekurit nën dhe mbi 100 vjeç kanë aplikuar në formularët shtetërore online, për të votuar me datën 3 nëntor 2020. Kjo i ngjason filmave amerikanë me zambi.

Nga qindra vota të verifikuara sot, u zbuluan se votuesit që kanë hedhur fletët e mbushura të votimit nuk ishin rezidentë në Arizona, duke votuar më pas edhe në shtetin ku ata janë resident.

Nga verifikimi i listave zyrtare të votuesve, del se ka shumë dublikante, pra njerëz të rregjistruar 2-3 herë, për të rritur artificialisht numërin e votuesve, e cila u reflektua nga rinumërimi i përgjithshëm i votave në shtetin e Arizonës.

Një aspekt tjetër korrupsioni dhe mashtrimi të turpshëm, që u zbulua këto ditë, është se ka pasur një numër shumë të madh të votuesve nën moshën 18-vjeçare, shifër e cila në shtetin e Arizonës arrin deri në 20,000 vetë, kurse në shkallë kombëtare në miliona votues fiktive, që nuk ekzistojnë.

Makinat e numërimit në të gjithë SHBA-në, kanë qenë të lidhura me internetin, në kundërshtim me ligjin. Miliona vota në favor të Presidentit Trump, janë konvertuar nga makinat e numërimit në favor të Joe Biden.

Në shumë lokalitete, qytete dhe zona tradicionalisht konservatore republikane nga verifikimi i votave të tyre del se ato kanë “votuar” 100% për Joe Biden, në një kohë që popullsia e këtyre zonave të elefantit të kuq, kanë qenë donatorët financiare më të mirë të fushatës elektorale të kandidatit republikan, Presidentit Donald J. Trump.

Një komision miks i ngritur në muajin janar 2021, ka zbuluar vjedhjen dhe manipulimet masive të votave në Detroit në shtetin e madh industrial të Michigan-it, e cila është përsëritur si sistem manipulimi me kompiuter në mënyrë zinxhirë edhe në 50 shtete të tjera të SHBA-së.

Në shtetin Nevada mbi 42,000 njerëz kanë votuar më shumë se një herë dhe mbi 1500 vetë kanë “votuar” edhe pse realisht nga verifikimet e zyrtarëve lokalë dhe dëshmitë e të afëmve të tyre figurojnë se janë të vdekur. Interesante janë shifrat e tjera, ku midis tyre është zbuluar se 19,000 vetë kanë votuar edhe pse nuk janë rezidentë në Nevada.

Mbi 8000 vetë (të rinj), që nuk janë student në Nevada, kanë votuar atë ditë, ndërsa rreth 4000 vetë (emigrantë pa dokumente) kanë votuar edhe pse nuk janë me shtetësi amerikane.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020, janë identifikuar mbi 120,000 vetë, që kanë votuar disa herë në Nevada. Shumë persona që kanë votuar nuk kanë paraqitur para komisionit elektoral të zonave asnjë lloj karte identiteti (ID), ndërsa shumë qytetarëve të tjerë të regjistruar si republikanë nuk u figuronte emri dhe mbiemri në listat e qendrave të votimit.

* * *

Një aspekt i rëndsishëm i librit të ri në fjalë, është tema e ebrejve në trojet etnike shqiptare, ecuria e tyre deri në ditët tona.

Populli ebrejt dhe ai shqiptar, historikisht kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njeri-tjetrin edhe pse në territorin iliro-arber-shqiptar, besimi islam-otoman, zë përqindjen më të lartë të popullisë.

Praninë e hershme të ngulimeve hebreje në Kosovë kryesisht në territorin e Novobërdës e dëshmon defteri otoman i vitit 1498-1499, në të cilin përmendet se aty kishte gjashtë shtëpi hebraike.

Vendosjet hebraike në kohën osmane në Shqipëri ishin në qytetet-porte shqiptare, sepse aty mbërrinin kryesisht të arratisurit hebrenj nga Spanja, Portugalia dhe Italia.

Asokohe pushtuesi kolonizator osman ankohej se gjatë revoltave shqiptare kundër shtetit islamik perandorak turk në vitin 1911, pakicat hebraike në Shqipëri u akuzuan se kishin bashkëpunuar dhe mbështetur rebelët shqiptarë.

Vijimsinë e vendbanimeve të tyre ndër shekuj në trojet arbërore e tregojnë më sëmiri edhe gjetjet e gjurmëve në mbetjet e varrezave me mbishkrime ebraike. Historikisht, dihet se varrezat janë padiskutim gjurmë të qarta, që dëshmojnë ekzistencën dhe vazhdimësinë e një popullsie apo komunitetit ebrej në një lokalitet të caktuar.

Kështu duhet thënë, se dëshmitë e burimeve të pasura historike, tregojnë se Kosova u bë si pikë tranziti e rëndsishme për emigrantët ebrejt. Mijëra hebrenj, që shkuan në Shqipëri e përdornin territorin e Kosovës si pikë tranziti.

Kosova gjatë Luftës së Dytë Botërore, u pushtua nga nazistët. Dihet se gjatë luftës së Kosovës 1999, shteti mik i Izraelit luajti një rol të rëndsishëm, ku dërgoj ushtrinë e saj në fshatin Bllacë, të cilët me bujari sollën ndihma të shumta humanitare, ushqime, doktorë, infermierë, barna (ilaçe), veshmbathje dhe morën me vete mbi 100 refugjatë shqiptarë në Izrael.

Si pasojë e marrëdhënieve shumë të mira Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhëniet diplomatike. Meritë për këtë ngjarje historike, një meritë të madhe ka Presidenti i 45-të i SHBA-së republikani Donald J. Trump.

Më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Serbia, fatmirësisht nënshkruan dakordimin, për normalizimin ekonomik, ndërmjet tyre në praninë e presidentit amerikan Donald J. Trump.

Pjesë e mirëkuptimit ishte edhe dakortësia e Izraelit, për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, e cila e bën Izraelin shtetin e 117 që e njeh Republikën e Kosovës.

Dokumenti historik, që u nënshkrua ndarazi parashihte që Kosova të hap Ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia të lëvizë Ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem më 14 mars 2021.

Akti i lidhjes së marrëdhënieve diplomatike, hapë rrugën për thellimin e bashkëpunimit dypalësh ndërinstitucional si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët”, vlerëson Vjosa Osmani Presidente e Kosovës.

Ana e tjetër e medaljes ishte se ndryshe paraqitet shteti amë Shqipëria, në lidhje me marrëdhëniet me shtetin e Izraelit, mbasi atje ekzistonte vazhdimisht antisemitizmi tradicional i qeverive komuniste dhe “demokratike” të Shqipërisë në vitet 1949-2020, pranë Selisë së OKB-së në New York.

Studiuesi Klajd Kapinova në analizën e tij në këtë libër shkruan: “Votimi në OKB dhe qëndrimi i Shqipërisë neo-komuniste pro Rezolutës absurde, që kundërshton SHBA-në, është turpi i radhës së administratës anti-amerikane të Edvin Kristaq Ramës, ashtu sikurse ka bërë dikur babai i tij shpirtëror diktatori anti-amerikanë dhe anti-izraelitë Enver Hoxha.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, atë ditë votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime, për një Rezolutë (pa forcë ekzekutive), që kundërshton njohjen e SHBA-së për Jeruzalemin e lashtë si kryeqytet i shtetit të Izraelit. Mes vendeve muslimane, që votuan kundër SHBA-së dhe pro Rezolutës së OKB-së, është edhe shteti i “besës”, Shqipëria, që rrah gjoksin tashmë me gropa 24/7 ditë në javë apo 365 ditë të vitit, se është “mik” i SHBA-së.

Ky nuk është thjesht një qëndrim qeveritar i gabuar, por një dëmtim shumë i rëndë, me vetëdashje të interesave shqiptare strategjike. Nuk është hera e parë, që qeveritarët socialkomunistë shqiptarë janë radhitur me vetëdije në anën më negative të historisë.

Për hir të së vërtetës historike, duhet theksuar, se Libri i Shenjtë, Bibla e permed Jeruzalemin 95 herë si kryeqytetin e lashtë të ebrejve, me një histori brilante të lavdishme mbi 3,000-vjeçare…

Shqipëria e varfër dhe një ndër vendet e prapambetura të botës së tretë, humbi $105.000.000 me votën e saj kundër SHBA-së dhe fitoi simpatin e palestinezëve të Hamasit.”

Shqiptarët fatkeqsisht, janë historikisht e keqja e vetes së tyre, duke qendruar si zakonisht gjithnjë në anën më negative të historisë, jo vetëm në vendlidje, por edhe jashtë saj. Ata vazhdojnë të ecin me mentalitetin dhe logjikën primitive komuniste orientaliste neo-otomane sot.

Sot, më shumë se kurrë trojet etnike shqiptare, sikurse thotë autori i librit të ri, duhet të shikojnë interesat e tyre kombëtare, ashtu sikurse thotë Presidenti Trump: America First, e cila duhet të jetë një model shumë i mirë për ne si: Albania First dhe Dardania First.

Fatmirësisht deri tani administrata Trump, falë një pune përkushtuese, arriti të bej realitet platformën elektorale të republikanëve patriotë, nën moton e suksesshme: America First.

Shumë pak shqiptaro amerikanë e mbështeten kandidatin republikan Donald J. Trump, sepse nga vendet ku kishin origjinën ish emigrantët nga Shqipëria dhe Kosova, historikisht nuk kanë pasur asnjëherë sistemin kapitalist dhe levizjen politike me traditë të mirëfilltë të djathtë patriotike përparimtare.

Megjithatë duhet thënë ana pozitive, se shtetet tona si Shqipëria dhe Kosova, vazhdimisht janë ndër vendet kryesore në botë, për simpatinë dhe respektin e veçantë, që tregojnë gjithnjë për SHBA-në, pavarësisht se kush drejton politikisht shtetin republikanët patriotë apo ekstremistët e majtë demokratë.

Në Shqipëri dhe Kosovë, gjatë 4 vitëve 2016-2020, nuk u hap asnjë fabrikë dhe punësime të reja, ndësa Presidenti i palodhur Trump, ka arritur të punësoj në fabrika të reja apo të rinovuara etj., mbi 1,000.000 punëtorë, me përfitime shëndetësore etj.

Trump dhe administrata e tij, me enërgji të pashtershme bëri investime të mëdha në bujqësi, për fermerët amerikanë. Mallrat e prodhuara me marken Made in USA, janë cilësore, të forta dhe me garanci prodhimi, në krahasim me produktet e dobëta dhe të lira kineze etj.

Gjatë kësaj periudhe, sipas shifrave të pavarura federale mujore, del se papunësia, është ulur në masën 3.6%, duke qenë një rekord në të gjithë historinë e SHBA-së për gati 50 vjet.

Në libër trajtohen gjerësisht dhe me fakte tema delikate të kohës mbi George Floyd se a është ai hero apo diçka tjetër, lëvizjet maksiste BLM, Antifa etj., sikurse këtu lexojmë me kënaqsi biografinë e pasur të analistes konservative, vajzën e zgjuar dhe inteligjente plot kurajo afrikano amerikanen Candace Owens.

Me interes është edhe përshkrimi realist i basketbollistit të famshëm me ngjyrë afrikano amerikanë LeBron James, i cili, për habi të të gjithëve jeton në zonën e njerëzve të privilegjuar të bardhë, në një shtëpi me kosto astronomike mbi 100 milion dollarësh dhe ai flet e shkruan me hipokrizi kundër policit të bardhë, që si hero i shpëtoi jetën një adolishente me ngjyrë afrikano amerikane, e cila u kërcenua për vdekje (me thike) po nga një vajzë me ngjyrë afrikano amerikane.

Asnjëherë në mediat shqiptare nuk është shkruar se kush është lëvizja e pastër marksiste BLM, që sot është e maskuar si trazirë absurde raciale.

Këto tema interesante dhe të tjera, janë bërë objekt i këndvështrimeve edhe në këtë libër enciklopedik, të veçantë në llojin e vet në botën shqiptare.

Amerika, me gjithë baticat dhe zbaticat e veta historike, shpreson dhe beson shumë në Zotin dhe drejtësinë, se një ditë ajo do të fitoj.

Autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova, me përvojë si gazetar dhe analist bashkëkohorë, ka shkruar dhe botuar disa libra dhe mijëra shkrime me tematika të ndryshme në shumë gazeta, revista dhe website brenda dhe jashtë kufijve të vendlindjes dhe këtu në SHBA. (New York 2021).