PROSTITUTAT E KOSOVËS NË SHËRBIM TË KRYEPROSTITUTËS SË TIRANËS

0
276
Rama në delir

IDRIZ ZEQIRAJ

Kemi përcjellur, vëmendshëm, fushatat parazgjedhore presidenciale amerikane. Partia rivale aktivizon prostitutat e vendit, për të denoncuar dashuriçkat, deri në përdhunim, të kandidatit për Shtëpinë e Bardhë. Këto prostituta, fillimisht, shantazhojnë, për të përfituar shuma marramendëse parash. Të vetëdijshme se kandidati nuk dorëzohet para shantazheve të prostitutave, në shërbim të rivalit kundërshtar, dalin hapur. Madje, zënë edhe avoketër gratis, nga partia e interesuar për shpifjet denigruese, gjithnjë në shërbim të fushatës elektorale.

Krejt njëjtë po veprojnë sot, në fushatën parazgjedhore në Shqipëri. Prostitutat e Kosovës, nga tre rajonet, ku kanë qenë dhe mbetën bazat e tri bandave kryesore të organizuara vrastare, të cilat kanë përgjakur Kosovën: Dukagjin, Drenicë, Llap, janë aktivizuar në fushatën parazgjedhore në Shqipëri. Këto prostituta, Milaim Bellanica, Bekim Haxhiu, Latif Gashi, në bashkëpunim me prostitutat tjera ordinere e mediale, janë vënë në shërbim të kryeprostitutës të Tiranës Edvin Rama.

Me paratë e shtetit, paguajnë rrospihanë të huaj, për ta denigruar dhe njollosur rivalin politik, në fushatën parazgjedhore. Në shënjestër është kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Kryeprostituta e Tiranës, Edvin Rama, i vënë në shërbim të politikës ruso-serbe, për ta ndarë Kosovën, agjentura sllave u infiltrua në shërbimet amerikane dhe evropiane, të cilat i dhanë mbështetje kryeprostitutës të Tiranës, Rama, thjeshtë, për ta ndarë Kosovën. Ai provokoi aq shumë opozitën shqiptare, sa u detyruan ta bojkotojnë Parlamentin dhe zgjedhjet vendore.

Ndodhi në zemër të Evropës, përjashtimi i opozitës, duke e kthyer Shqipërinë plot tri dekada prapa, në monizmin fashist të bandës së komunistëve të filosllavit Enver Hoxhës. Kaq i organizuar ishte lobimi ruso-serb në favor të Edvin Ramës, sa që të gjithë këtë maskaradë, po e kapërdinte në heshtje Amerika e Trump-Grenell dhe Evropa, me përjashtime të pakëta. E përsërisim, i vetmi qëllim ishte ndarja e Kosovës, me protagonistë Aleksander Vuçiq, Edvin Rama, Hashim Thaçi.

Prostitutat e Kosovës, në koordinim mes tyre, me porosi të kryeprostitutës të Tiranës, Edvin Rama, si në kor, sulmuan me shpifje monstrume, kryeopozitarin Lulzim Basha. I çorientuari mental, Milaim Bellanica, akuzon për marrjen e një kasete nga përkthyesi i atëhershëm, studenti i Holandës, Basha. Ai intrigon dhe thurë konspiracione kontradiktore. Zbulohet prostitucioni i tij, në shërbim të kryeprostitutës Rama, kur bëlbëzon “qëllimet” e marrjes të kasetës.

Në Kosovë kanë ndodhur tej 400 masakra dhe vetëm një betejë e një luftë ballore, përkatësisht, e Loxhës dhe e Kosharës. Janë inçizuar me qindra kaseta, me kufoma të sakatosura dhe të karbonizuara. Andaj, nuk ka ndonjë vlerë të veçantë kaseta e Milaimit me dy kufoma të djegura. Por, është shumë domëthënëse koha kur ai masturbon e prostitucionon, me kryeprostitutën Edvin, pikërisht, në fushatën parazgjedhore të tij.

Juristi i diplomuar Lulzim Basha, është shqiptari i parë nga Shqipëria, i cili mblodhi fakte, i përgaditi dhe dorëzoi dosjen e krimeve serbe në Hagë, kundër kryekriminelit, Sllobodan Millosheviçit. Kjo e vërtetë absolute, dëshmohet me dokumentacionin përkatës, të arkivuar në Gjykatën e Hagës. Dhe, demanton bindshëm kryeprostitutën Edvin Rama, tellallin Taulant Balla, defatoren e Ramës, Erjon Velija, me lukuninë e prostitutave në Shqipëri e Kosovë, të cilat janë angazhuar, sforcueshëm, në fushatën parazgjedhore në Shqipëri.

Atë që bëri Lulzim Basha, në shërbim të Kosovës, Atdheut, në vitet 2000, e kishin bërë Enver Hadri në Bruksel, në vitet `80-a, kur u atentatuar me dosjen në çantë, për ta dorëzuar në Parlamentin Evropian. Njëjtë veproi edhe avokati i mirënjohur, Bajram Kelmendi, në Prishtinë, i cili dorëzoi dosjen kundër krimeve të soldateskës së Millosheviçit, në vitet e luftës, për çka edhe u ekzekutua, bashkë me dy djemtë e tij, nga policia serbe.

Atë që bëri Enver Hadri, Bajram Kelmendi, Lulzim Basha, në denoncimin e krimeve serbo-sllave, madje, në kushtet e rënda të pushtimit, nuk e bëri Hashim Thaçi me shokë. Ai i premtoi popullit të Kosovës, se “do të bëjë padi për krimet serbe dhe shpifjet e Dick Marty-së”. Por, nuk e bëri kurrë, as njërën dhe as tjetrën. Hashimi heshti, si peshku, sepse Carla del Ponte dhe Dick Marty, përveç trafikimit të organeve, që mund të mos besohet, në librat e tyre, kishin sjellur fakte të bollshme, për krimet e “komandantëve të UÇK-së”, ndaj kundërshtarëve politikë shqiptarë! Llafazanët falsifikatorë të historisë, duhet t`i lexojnë librat në fjalë, pastaj të japin opinione.

Heshtjen qyqare e hileqare të Hashim Thaçit, e zbulon këshilltari i dyfishtë: i tij dhe i Edvin Ramës, Baton Haxhiu, kur thotë: 1) Veriu i Kosovës t`i jipet Serbisë; 2) Të zhbëhet Gjykata Speciale; 3) Krimet janë vjetëruar, andaj, të bëhet falja reciproke e tyre! Të gjitha këto janë në këmbim të lirisë të Hashimit! Sepse krimet janë numerike dhe faktike. Pra, fal tokë, për lirinë personale! Ky është atdhetarizmi i ish-presidentit të Kosovës!? Personalisht e kam këshilluar Hashimin, të lirohet nga detyra e presidentit, për t`u liruar edhe nga shantazhimi i Serbisë. Njëherësh, do ta lehtësonte edhe vetë Kosovën.

Për ta realizuar ndarjen e Kosovës, veç lobimeve të tjera, Hashimit i erdhi në ndihmë miku i tij, Edi Rama. Ai “u zu me pelë për dore”, në pazaret konspirative të pista me Vuçiqin në Kralevë e Nish. Për këtë janë denoncimet faktike, të bëra nga Institucioni i të Drejtave të Njeriut, përkatësisht, Natasha Kandiç.

Ndërsa qëndrimi atdhetar i Lulzim Bashës për Kosovën, tashmë është i dëshmuar. Lehjet në hënë të prostitutave të Kosovës, për llogari të kryeprostitutës të Tiranës, Edvin Rama, tani, në prag të zgjedhjeve atje, janë kompromentuese për vet lakeun e ruso-serb. Sllogani politik elektoral i PDK-së: “Liria ka emër”, i lansuar në Kosovë dhe i proklamuar nga Edvin Rama në Shqipëri, është në vazhdën e falsifikimit të historisë. Vërtet, emri i lirisë të Kosovës janë dëshmorët, viktimat e terrorit serbo-sllavë, por, vendimtare është NATO-pakti, çlirimtari faktik. Të tjerat janë broçkulla!