Provat e masakrës apo maskaradës së zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 3 nëntor të vitit 2020

0
880
Trump coming back

Ju gjithashtu keni pasur situata të shumta të punëtorëve tuaj, qytetarëve tuaj, duke vëzhguar zyrtarët e sondazhit që ndihmojnë njerëzit të votojnë deri në pikën që u tregoni atyre për kë të votojnë. Punonjësit e sondazhit po vëzhgohen duke ndryshuar votat, duke marrë vota të paqarta dhe duke u siguruar, që ata ishin hedhur për Biden.” – Rudy Giuliani ish Kryetar i Bashkisë New York City

Klajd Kapinova

Në Shqipëri dhe Kosovë nuk e dijnë të vërtetën se si u zhvilluan zgjedhjet presidenciale për president, senatorë, kongresmenë dhe governatorët e shtetëve në SHBA. Me këtë rast po bëjmë një përshkrim të shkurtër, se si u bë masakra apo maskarada më e madhe në historinë e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së si një rast i veçantë e i turpshëm skandaloz edhe në gjithë hitorinë botërore.

Për standartin e lartë të demokracisë amerikane zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020, ishin një masakër apo kasaphanë e vërtetë vjedhje, manipulimi dhe mbulimi me turp nga media e majtë amerikane, Big Tech dhe partia e ekstremit të majtë të ashtëquajtur “demokratike”.

Kjo ishte vrasja më e madhe e demokracisë në qendrat e votimit dhe numërimit të votave. Pra, ky ishte ky mashtrimi më i madh zgjedhor i organizuar me detaje të hollësisht tash 4 vjet në të gjithë historinë e SHBA-së dhe botërore.

Pas 3 nëntori të vitit 2020, avokati personal i Presidentit Trump njujorkezi Rudy Giuliani, nxiti ligjvënësit e shtetit të Arizonës që t’i shkojnë deri në fund skjarimit të një komploti të organizuar të mashtrimit të votuesve, kur këto shtete janë tradicionalisht konservatore republikane.

Giuliani asokohe mori në pyetje ushtarakun e lartë të pensionuar të Ushtrisë Amerikane Kolonel Phil Waldron, i cili si ekspert i Sigurisë Kibernetike gjatë takimit, i cili u ndoq me kujdes nga ligjvënësit e shtetit të Arizonës dhe Rep. Paul Gosar, R-Ariz. Kolonel Waldron foli gjithashtu në takimin me avokat Giuliani rreth shqetësimeve të mashtrimit të madhe të zgjedhjeve me ligjvënësit e shtetit të Pensilvanisë etj.

Waldron paralajmëroi mashtrim madh të votuesve në Maricopa dhe Pima County të Arizonës, dy qarqet më të populluara të shtetit dhe tha se makineritë e votimit të Dominion janë të prekshme nga hakerat ose manipulimet në vend. Ai gjithashtu tha se një zyrtar i Qarkut Maricopa tha se qarku nuk i vërtetoi nënshkrimet në disa fletëvotime, duke krijuar mbi 1.9 milion vota mashtrimi. Ai zyrtar nuk ka pranuar një deklaratë betimi asokohe. Kolonel Waldron gjithashtu pohoi se një dëshmitar nga Pima County tha se votat ishin manipuluar në zona të ndryshme për të arritur një fitore e kandidatit demokrat Biden.

Në mesnatën e mbrëmjes së 3 nëntorit, dhe siç ilustrohet në shembuj faktik, Presidenti Trump ishte përpara me më shumë se 110,000 vota në shtetin Wisconsin dhe më shumë se 290,000 vota në shtetin e madh industrial Michigan.

Në Xhorxhia, epërsia e tij ishte një dajak me 356.945 vota dhe se Presidenti Trump udhëhoqi bindshë në Pensilvani me më shumë se 600,000 vota. Deri më 7 dhjetor, megjithatë, këto drejtime të gjera të Trump do të shndërrohen në shifra të tmerrshme për socialistin Biden, 11,779 vota në Xhorxhia, 20,682 vota në Wisconsin, 81,660 vota në Pensilvania, dhe 154,188 vota në Michigan.

Molly Ball, një autore liberale, që ka shkruar një biografi me lavderime dhe hipërbolizime për Kryetaren e Dhomës së Përfaqsuesve në Kongresin Amerikan Nancy Pelosin (Speaker of the United States House of Representatives), ndonëse me shumë vonesë dhe thjeshtë “sa për të larë gojën” (sepse të gjithë amerikët e dijnë se Biden u fut ilegalisht në Shtëpinë e Bardhë, sikurse diktatorët e puçeve dhe juntave ushtarake), mbas katastrofës së turpshme, ku u zhyt padrejtësisht demokracia amerikane, para zgjedhjeve dhe deri tani heshti me paramendim dhe ndërgjegje të plotë, sepse ajo me kolegët u bë pjesë e lojës së ndyrë, përkrah mediave manipulative dhe fallco, klasës së korruptuar politike, makinës mashtruese dhe anti-humane mediatike propagandistike dhe anti-amerikane sikurse edhe Big Tech globalist.

Për 4 vjet dhe deri në muajt e fundit të vitit 2021 revista TIME ka keqinformuar publikun amerikan dhe nuk ka kërkuar ndjesë, sikurse edhe në këtë artikull kilometrik, kur fatmirësisht hapur pranon, se:
Trump kishte të drejtë. Kishte një konspiracion i mirëfinancuar, nga njerëz të fuqishëm që ndryshuan ligjet, media drejtuese dhe kontrolluan informacionin.
Shtrëngimi i duarve midis biznesit dhe punës ishte vetëm një përbërës i një fushate të gjerë, ndërpartizane për të mbrojtur zgjedhjet, një përpjekje e jashtëzakonshme në hije …
Puna e tyre preku çdo aspekt të zgjedhjeve. Ata bënë që shtetet të ndryshonin sistemet dhe ligjet e votimit dhe ndihmuan në sigurimin e qindra miliona fondeve publike dhe private.

Këto ditë media anti-amerikane dhe anti Trump e kryesuar nga Big Tech, që kontrollon 98% të industrisë së informimit në SHBA, megjithë pengesën e vazhdueshme, për të informuar publikun amerikanë që ishte aktori kryesor i votimeve të 3 nëntorit 2020, janë privuar permes bllokimit total (censurës totale), për tu njohur me Raportin e hollësishëm të Peter Navarro-s dhe dimensionet kryesore të parregullsive manipuluese zgjedhore në gjashtë shtetet e mëdha konservatore republikane.

Në mënyrë esenciale, përmbledhja ekzekutive e raportit Navarro, vlerëson drejtësinë dhe integritetin e Zgjedhjeve Presidenciale të 3 nëntorit 2020, duke shqyrtuar gjashtë dimensione të parregullsive të ndodhura të zgjedhjeve në gjashtë shtete kryesore republikane, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, që përbëjnë edhe fushë betejën e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar 2020.

Më poshtë tregohet se parregullsi të rëndsishme kanë ndodhur në të gjashtë shtetet e fushës së betejës presidenciale, si: Arizona, Georgia, Michigan, Nevada, Pennsylvania dhe Wisconsin, ku janë konstatuar permasat e manipulimeve zgjedhore.
Ky zbulim, i jep besim pretendimit faktik, se zgjedhjet i janë vjedhur masivisht Fituesit Presidentit Donald J. Trump.

Disa nga gjetjet kryesore të Raportit Navarro

Pak pas mesnatës, kur të gjithë ishin të përqendruar në ekranet e televizorit, dhe po prisnin me padurim rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ndodhi një përmbytje biblike e postave të votimit (përmes miliona zarfave, që erdhën nga “zyrat” postare të USPS dhe shumë drejtime të tjera fantazme të paditura) dhe fletëvotimeve që mungonin, filluan të futeshin papushim në numërim, vala e kuqe e fitores së Trump ra papritur (sikurse ndodh falimentimi drastik në bursat financiare) dhe shtetet që deri në mesnatë ishin të fituara bindshëm me nga 400,000 deri në 800,000 vota nga Trump, filluan të zbehen dhe u kthehen menjëherë në ngjyrën blu të gomerëve të ish zv/presidentit Joe Biden.

Ndërsa këto miliona fletëvotime fallco, pa adresë, firma të votuesve dhe mospërputhje të letrës me adresat e votuesve të pretenduar përmes postës apo sherbimit postar të SHBA-së (USPS) dhe ato që “mungonin”, ishin të zëvendësuar (paraqitur papritur) nga ndërhyrjet me kompiutër dhe USB menjëherë në tabelën përmbledhëse të rezultateve fallco, kryesisht në shtetet e mëdha me votues konservatorë republikanë, e mëdha, si: Georgia, Pennsylvania, Michigan dhe Wisconsin, thjesht u zhdukën e u zëvendësuan brenda natës me votat pro Joe Biden.

Pothuajse në 29 shtete të SHBA-së, makinat e numërimit të votave, u manipuluan hapur (sepse ishin të pasigurta), përmes përdorimin të internetit, brenda dhe jashtë qendrave kryesorë të numëmrimit të votave, duke u kthyer kështu në bazë e fortë e korrupsionit katastrofik në të gjithë vendin natën e votimit më 3 nëntor 2020.

Kështu 58% e amerikanëve thonë se votat u manipuluan masivisht. Gjashtëdhjetë e dy përqind (62%) e republikanëve thonë se është shumë e mundshme, që demokratët vodhën zgjedhjet, ndërsa 21% e të pavarurve dhe 17% e demokratëve ndajnë të njëjtin mendim, thuhet në sondazhi Rasmussen.

Brenda një nate SHBA-ja u kthye në një kopje të botës së tretë, njësoj sikurse Shqipëria, Venezuela, Mongolia, Hondurasi, Haiti, Etiopia, Madagaskari, Pakistani, Afganistani dhe shtetet tjera të prapambetura islame, ku votat u vodhen profesionialisht me manipulime nga makinat numeruese dominiom, të importuara nga vendet e Amerikës Latine komuniste.

Edhe qeveria e Republikës Popullore e Kinës komuniste, që e urren Presidentin Trump, u bë pjesë e ndërhyjes në zgjedhjet presidenciale në SHBA, përmes hakerëve kompiuterike dhe stampimit apo shtypjes së 5,000.000 fletë votimeve fallco në një qytet kinez, dëshmi e cila provohet edhe me një video të publikuar nga një agjent sekret disident kinez.

Makina e numërimit të votave nuk ishin të sigurta me kode sekrete, duke kompromentuar kështu natën e zgjedhjeve dhe më pas kur filloi numërimi i votave.

Ata lehtësisht u manipuluan, përmes interenetit nga disa shtete të botës, si: Vatikani (përmes satelitit hapsinor Leonardo) Kina, Rusia, Irani, Serbia, Rumania, Pakistani (permes hakerëve të huaj të vendosur brenda këtij territorit) Gjermania, etj.

Sipas investigimeve të bëra nga profesionistë amerikanë, del se mbi 70 shtete të botës ndërhynë permes rrjetit të hakerëve ndërkombëtarë në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020 dhe në muajt në vijim.

Qëllimi i tyre kryesor dhe final, ishte rrëzimi i Presidentit Trump nga pushteti, me rrugë dhe forma anti ligjore, antidemokratike, antikushtetuese dhe antiamerikane.

Ky manipulim e vjedhje masive e votave të garës presidenciale, është bërë hapur në bashkëpunim me mediat propagandistike globaliste ameirkane, Big Tech dhe përgjegjësit e votimeve, ku të gjithë ishin antarë të partisë komuniste, socialiste demokratike amerikane.

Eshtë e habitshme të thuhet dhe të mendohet, se Presidenti Trump ka humbur zgjedhjet e vjedhura në shkallë kombëtare me mbi 75,000.000 vota, në një kohë që ai fitoi ndaj Hillary Clinton me 62,700.000 vota në nëntor të vitit 2016, ku ajo si ish senatore dhe ish Sekretare e Shtetit, kishte miliona mbështës në sheshe dhe stadiume.

Për më tepër në Arizona, e cila ka diferencën më të ngushtë të “fitores” së Biden-it me 10,457 vota, e cila faktikisht ka gati 10 herë numërin më të madh të votave të paligjshme.

Gjithashtu raporti i votimit të pretenduar të Biden, për votime të mundshme të paligjshme është edhe më i lartë për shtetin e Xheorgia-s. Padyshim, që shembulli më flagrant i prodhimit të votave fallco, në emër të Joe Biden, ka ndodhur në State Farm Arena në Atlanta, Georgia.

Prodhimi i votave fallco, në State Farm Arena në Atlanta, Georgia

Edhe në Nevada, një i ve që nga viti 2017, pa që gruaja e tij e ndjerë kishte hedhur me sukses një fletë votimi me postë më 3 nëntor 2020, tre vjet e gjysmë pas vdekjes së saj.

Autorët e mundshëm të veprimtarisë kriminale u kapën në flagrance, në videon tashmë të kthyer në hit kudo në SHBA dhe botë.

Kjo video 8 orëshe skandal e mbikëqyrjes (nga kamerat e mëdha të përgjimit), fatmirësisht, tashmë po qarkullon lirshëm në miliona website, dhe si foto në rjetet sociale private, edhe pse vazhdimisht Big Tech dhe media mashtruese amerikanë e ka injoruar dhe blokuar publikimin e saj. Kjo dëshmon pastër faktin e madh të manipulimit të zgjedhjeve masive në të gjithë vendin.

Ajo që është më e rëndsishmja, në lidhje me këtë lloj të veçantë mashtrimi zgjedhor, në vazhdën e përkufizimit të zgjeruar të votuesve të kufizuar për një kohë të pacaktuar, është se kemi një përkufizim të vendosur ligjërisht si e pasaktë nga Gjykata e Lartë e Wisconsin, ku artificialisht numri i votuesve të mbyllur, në një kohë të pacaktuar u rrit në 70,000 votues në 2019 në mbi 200,000 në vitin 2020.

Kjo rritje drastike prej 130,000 votash e votuesve të rinj të kufizuar, për një kohë të pacaktuar, është më shumë se pesë herë diferenca e fitores së Biden në shtetin Wisconsin.

Në një proces gjyqësor nga ekipi ligjor i fushatës Trump, këshilltari kryesor Ray Smith, siguroi një listë me më shumë se 70,000 votues të dyshuar të pazgjedhshëm, që votuan në Xheorxhi në zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit 2020.

Gjithashtu në Georgia, mbi 20,000 njerëz duket se kanë paraqitur një njoftim, për formularin e adresës së ndryshuar në qeverinë e shtetit ose kanë indikacione të tjera, për t’u larguar nga shteti.

Megjithatë, këta individë edhe pse sikurse shihet kjartë ishin të pazgjedhshëm (pra, nuk u larguan nga lista e votuesve) nga votuesit shtetërorë, ata fatkesisht kanë mbetur në listat e votuesve dhe kanë votuar në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020.

Si pikë shtesë e të dhënave, në lidhje me të pazgjedhshmit nga votuesit e shteteve, ekziston fakti, se 80 deri 100 anëtarë të vetë-proklamuar të lidhur me organizatën e njerëzve me ngjyrë afrikano amerikanë të quajtur BLM të ardhur nga shtete të tjera, kanë pranuar se kanë votuar në Pensilvani, duke mos qenë rezident aty.

Sa për ata votues që votojnë disa here në shumë shtete, një proces gjyqësor tregon me fakte, se afërsisht 15,000 fletëvotime me postë ose në mungesë u morën në Nevada nga votuesit, që dihej se kishin votuar në disa shtete të tjera.

Në Pensilvani, për shembull nga një analizë statistikore e kryer nga fushata Trump, që fatmirësisht përputhet me listat e votuesve me nekrologjitë publike, gjeti mbi 8,000 votues të vdekur të konfirmuar nga sigurimi i listave zyrtare, që hedhin me sukses fletë postare votimi më 3 nëntor 2020.

Në Xheorxhi, duke nënvizuar rolin kritik, që çdo kategori e caktuar e parregullsive zgjedhore mund të luajë, në përcaktimin e rezultatit, numri i parashikuar i individëve të vdekur, që hedhin vota me sukses, pothuajse saktësisht është i barabartë me sasinë e fitores fallco së Biden.

Në Michigan, sipas një llogarie të dorës së parë, të ofruar në një deklaratë, operatorët kompjuterikë, në një vend të votimit në Detroit, po shtonin manualisht emrat dhe adresat e mijëra fletëvotimeve, për sistemet e tabelimit të votave me votuesit, që kishin datat e lindjes në vitin 1900.

Edhe në Nevada, një i ve që nga viti 2017, pa që gruaja e tij e ndjerë kishte hedhur me sukses një fletë votimi me postë më 3 nëntor 2020, tre vjet e gjysmë pas vdekjes së saj.

Sipas një raporti “më shumë se 3,000 vota (ishin) hedhur në emrat e individëve, të cilët, kishin vdekur, dhe më shumë se 31,000 individë votuan dy herë në vende të ndryshme në qytet”.

Dihet historikisht se marshi i fitores së Presidentit John F. Kennedy në Illinois ishte më pak se 9,000 vota. Në Xheorxhi për shembull mbi 20,000 votues, që mungojnë ose të hershëm, hodhën votat e tyre pasi u zhvendosën (larguan) nga shteti.

Ata me votat e tyre të jashtëligjshme, pothuajse dy herë rritën nivelin e fitores së kandidatit liberal Biden.
Në Nevada, një punëtor i sondazhit raportoi, se kishte pare me sytë e tij deri në 50 fletëvotime në ditë, që dorëzoheshin në shtëpitë e lëna nga ish-banorët e tyre.

Për shembull, në Wisconsin, punëtorët e sondazheve u vëzhguan me kujdes, duke drejtuar fletëvotimet, nëpër makineritë e tabelimit më shumë se një herë.

Në Qarkun Wayne, Michigan, vëzhguesit e sondazheve republikane vëzhguan demokratët, që skanonin përsëri tufat e fletëve të votimit 3 deri 4 herë, përmes makinave, për mbledhjen e votave.

Për shembull, në Michigan, kryetari i një vendvotimi, duke shkelur ligjet e votimit, lejoi një individ të votojë pa paraqitur identifikimin e votuesit dhe një tjetër me vetëm një fotokopje të patentës së shoferit.

Në Nevada, punonjësit e sondazheve u udhëzuan të këshillonin njerëzit, që dëshironin të regjistroheshin të votonin dhe nuk kishin letërnjoftime ose patentë shoferi të duhur për të votuar në Nevada.

Këta votues të paregjistruar, duhet të dilnin jashtë në parking dhe jo të votonin pa asnjë dokument identiteti personal.
Kjo është shkelje e hapur e ligjit të votimit, duke shkelur hapur Kushtetutën, që e përcakton kjartë dhe prerë mënyrën e votimit në SHBA.

Në Xheorxhi, në kundërshtim me ligjin e shtetit, Sekretari i Shtetit, nxori një dekret (duke ra dakord me partinë demokratike), që dobësoi përputhjen e nënshkrimit me vetëm një verifikim në vend të dy të tilla.

Ky dobësim i paligjshëm, i provës së ndeshjes së nënshkrimit, ka vënë në pikëpyetje më shumë se 1.2 milion vota me postë në Xheorxhi.
Xheorgjia, nuk është shteti i vetëm, ku janë shfaqur abuzimet e kontrollit të nënshkrimit. Ligji i Nevada-s, kërkon që personat fizik dhe jo makineritë, të rishikojnë të gjitha nënshkrimet dhe fletët e votimit.

Megjithatë, regjistruesi i zgjedhësve të Qarkut Clark, përdori një sistem kompjuterik të nënshkrimit me defektet, të quajtur Agilis, për të kryer kontrolle të tilla.

Siç do të tregohet kjartë më poshtë, ky problem i makinerive, që zëvendësojnë njerëzit në kundërshtim me ligjin e shtetit Nevada, u komplikua nga fakti i keq, që sistemi Agilis, ka një normë të ulët të saktësisë në mënyrë të papranueshme, duke e bërë më të lehtë, për votimet e paligjshme, që të rrëshqasin në ekranin e tij.

Për më tepër, u zbulua se USPS kishte nxjerrë jashtë numërimit deri në 100,000 fletëvotime në shtetin Wisconsin. Në mënyrë të ngjashme, kjo situate është përsëritur edhe në Detroit (Michigan), ku siç u përmend në një çështje gjyqësore, punonjësit e sondazheve po udhëzonin sportelet e votimit, për të ndryshuar datat e votave që mungonin, në mënyrë që ato të numëroheshin.

Një vëzhgues i sondazhit gjithashtu vëzhgoi votimet në Michigan, që drejtoheshin përmes makinerive të vlerësimit të votave pa vula postare në to.

Në Xhorxhia, Miçigan dhe Pensilvani, vëzhguesve republikanë të sondazheve edhe pse me autorizime përkatëse atyre u ishte ndaluar me forcë hyrja në qendrat e numërimit të votave nga Gjykatësit e Zgjedhjeve dhe punonjës të tjerë të sondazheve edhe pse të gjithë ata ishin të paisur me dokumente zyrtare me foto, që tregonte identifikimin e duhur të tyre.

Në Xheorxhia, Miçigan, Nevada dhe Pensilvani, vëzhguesit republikanë të sondazheve u detyruan gjithashtu të qendrojnë brenda zonave të kufizuara 3, 6, 10, 12 dhe 20 metra larg kutive dhe makinave të numërimit (gjoja për tu “mbrojtur” nga virusi Covid-19), duke kufizuar shumë kështu pamjen e tyre. Në disa raste, ky izolim dhe largim i tyre në distanca të mëdha, u zbatua nga zbatimi i ligjit lokal.

Covid-19 ishte arsyeja absurd për të manipuluar dhe vjedhur hapur votat dhe me çdo kusht, për të mos lejuar rizgjedhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë. E vërteta sado vonë një ditë do të triumfoj.

Michigan-i, është shteti i parë, ku shihen kjartë abuzimet e vëzhguesve demokratë, punonjësit e sondazheve vendosën tabela posteri (kartona) në dritaret e sallave të mëdha, ku po përpunoheshin fletët e votimit dhe numëroheshin në mënyrë që të bllokonin pamjen nga votuesit amerikanë, që shikonin të shokuar prapa xhamave veprimet e tyre abuzive dhe manipulimet skandaloze.

Në Pensilvani, dhjetëra mijëra fletëvotime u përpunuan në dhomat e pasme, ku vëzhguesve republikanë të sondazheve u ndalohej të ishin në gjendje të vëzhgonin nga afër se çfarë po ndodhte aty me kutitë e fletëve të votimeve.

Në Xheorxhi, më shumë se 300,000 individë u lejuan të votojnë, të cilët kishin aplikuar për një votim të munguar më shumë se 180 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Kjo ishte një shkelje e qartë e ligjit të shtetit. Në Pensilvani dhe Wisconsin, zyrtarët demokratë të zgjedhjeve vepruan në mënyrë të njëanshme, për të pranuar fletëvotimet me postë dhe ato që mungojnë, pas ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor 2020.

Republikanët e shtetit, kanë argumentuar se kjo është në kundërshtim me ligjin e shtetit. Në Pensilvani, fletëvotimet që mungojnë dhe postat u pranuan deri në tre ditë pas Ditës së Zgjedhjeve.

Më 7 nëntor 2020, në pritje të një sfide ligjore, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara urdhëroi, që afërsisht 10,000 fletëvotime të munguara dhe me postë, që kishin mbërritur më 3 nëntor 2020 të ndaheshin nga fletëvotimet e tjera, që kishin mbërritur në ditën e zgjedhjeve.

Pavarësisht këtij drejtimi, një vëzhgues i sondazhit raportoi më 7 nëntor 2020, se në qarkun Delaware, fletët e votimit të marra natën e kaluar nuk po ndaheshin nga fletët e votimit të marra ditën e zgjedhjeve, veprim ky që bie ndesh apo ishte në kundërshtim të hapur me ligjin e shtetit.

Ligji i shtetit Wisconsin, nuk lejon votimin e hershëm, por zyrtarët e qytetit në fortesën e demokratëve në Madison, Wisconsin ndihmuan në krijimin e më shumë se 200 vendvotimeve të paligjshme, sikur Demokracia në Park.

Në Wisconsin, për shembull zyrtarët refuzuan të lejojnë vëzhguesit e sondazheve të sfidojnë kualifikimet e njerëzve që aplikojnë, për të votuar ose të kërkojnë prova të kualifikimeve të personave të tillë.

Në Xheorxhi, më shumë se 2,000 individ, kanë votuar edhe pse nuk figuronin emrat e tyre në listat e votimeve, pra nuk ishin të shënuar në regjistrat e shtetit për të votuar.

Ata nuk ofruan kartën e votimit, ku secili individ, që është shtetas amerikan mbi moshën 18 vjeç regjistrohet dhe paraqiten fizikisht në ditën e votimit.

Rastet e tilla flagrante janë konstatuar fatkeqsisht në shumë qendra votimi Në Pensilvani, një vëzhgues i sondazhit vëzhgoi punonjësit e sondazheve, duke pare individë, emrat e të cilëve nuk figuronin në librat e regjistrimit të votuesve.

Episode të tilla u pësëriten vazhdimisht në një zonë të veçanta, ku votuesit e pa regjistruar nuk verifikoheshin në listat elektronike në Ipode.

Në Pensilvani, punëtorët e sondazheve renditën përafërsisht 4,500 fletëvotime me gabime të ndryshme në kuti. Punonjësit e sondazheve pastaj plotësuan 4,500 fletëvotimet të tjera, në mënyrë që ato të lexoheshin nga makineritë e tabelimit, një veprim në kundërshtim me ligjin e shtetit.

Në Michigan, punonjësit e sondazheve ndryshuan datat në zarfet e jashtme të fletëve të votimit, në mënyrë që ata të ishin në gjendje t’i numëronin ato.

Dispozita e Mbrojtjes së Barabartë, është pjesë e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA-së dhe një shtyllë themelore e Republikës Amerikane.

Kjo dispozitë e konsiston ne mbrojtjen e barabartë, që asnjë shteti t’u mohojë qytetarëve të saj mbrojtjen e barabartë të ligjeve të saj qeverisëse.