Arben Çokaj
Një sqarim i bazuar mbi teorinë psiko-analitike të Frojdit dhe të sqarimeve të tij.
Dihet se psikika e njeriut është forma më e lartë e inteligjencës dhe që ka evoluar vetëm një herë. Deri sot ne nuk njohim forma të tjera inteligjence, që janë më të larta se ajo që prodhon psikika e shoqërisë njerëzore.
Prandaj Frojdi i hyri analizës së psikikës së njeriut, duke e ditur edhe rëndësinë kaq të madhe të saj, por e shikoi gjatë studimeve të tij, se shoqëria njerëzore nuk mundet të drejtohet me një psikikë të pastër. Ndikim të madh në këtë mes sipas tij japin edhe dy instinktet bazë, siç i vlerësoi ai: instinkti i agresivitetit ose i vdekjes dhe instinkti seksual, ose i jetës.
Frojdi e ndau zhvillimin e psikikës njerëzore në 3 etapa, ose stade.
1. Animistik, ose para-fetar
2. Fetar
2. Shkencor.
1.
Para se të krijohej feja e parë monoteiste nga Moisiu, judaizmi, njerëzimi ishte pagan, dhe besonte në fe të ndryshme politeiste etj. Kjo mund të quhet edhe si fundi i epokës parafetare, ku njeriu kishte disa tipare tjera e ku dominonte plotfuqishmëria mendimit te njeriu. Njeriu mendonte se është qendra e universit e se me një lëvizje të syve, do i lëvizte edhe malet.
Nëse edhe sot shikoni njerëz të tillë, kjo është një tregues që tregon se personi në fjalë është ende nē atë stad zhvillimi, parafetar, ku ka plotfuqishmëri mendimi: a e dini kush jam unë more?! (E ndeshim shumë ndër shqiptarë, të cilët duket se nuk kanë ecur me zhvillimin e psikikës, si pjesa e shoqërisë, që ka evoluar).
2.
Në etapën e zhvillimit psikik fetar vërejmë tiparet kur njeriu e kupton se nuk është kushedi çfarë, qënie e vdekshme, dhe jeta i rrezikohet përditë. As malet nuk nundet t’i luajë me lëvizjen e syve… kështu që njeriu erdhi duke besuar, paksa edhe me dhunë e imponim kjo, se atje lart në qiell, pas reve diku, në këtë univers të pafundëm, qenka njëri, që i paska të gjitha në dorë, e ai ia jep të drejtën disave në emrin e tij tapërfaqësojnë këtu në tokë.
E kështu lindën e u zhvilluan fetë monoteiste, por zhvillimi i psikikës arriti në fazën e dytë me ndryshimin: unë nuk jam lula, unë jam qenie e vdekshme, dele e Perëndisë, i cili supozohet se i ka të gjitha në dorë, dhe ai sipas sjelljes sonë na dënon e shpërblen, e sjelljen tomë sipas ligjeve të tij e bëjnë njerëzit në tokë…
Pra, psiqikisht njeriu ia delegoi kompetencat atij atje lart, e punët që duhej t’i bënte vetë, ia atribuoi atij të madhit e të fortit…
3.
Më vonë njerëzit erdhën duke u mërzitur nga kjo marri, feja filloi të bënte krime në emër të Zotit dhe kështu filloi etapa e tretë e zhvillimit të psikikës: ajo shkencore. Në këtë etapë njeriu e kupton se është vetëm në këtë tokë dhe se ka vetëm këtë jetë, për aq kohë sa jeton e tjerat janë rrena. Por jo të gjithë e arrijnë këtë stad kuptueshmërie, mbesin te stadi i dytë, ai fetar, se ndalen aty e nuk ecin më tej. Bllokohen!
(Jam i sigurtë se nëse ka ndonjë besimtar që e ka filluar leximin e këtij shkrimi, ai me siguri nuk e lexon deri te etapa e tretë, se ka frikë se e kalon etapën e lumturisë hyjnore… Frika e mban të lidhur, e bllokon pas iluzionit).
HOMOSEKSUALIZMI
Në të njëjtën mënyrë si rrinë njerëzit me botëkuptim fetar e nuk mund ta marrin dijen e duhur për me kalua në botëkuptim shkencor, kështu bllokohen fëmijët edhe seksualisht gjatë rritjes së tyre në një fazë ende të re, sa kujtojnë se kanë lindur ashtu, e nuk mund të kalojnë në stadin e zhvillimit normal seksual, bllokohen e mbesin homoseksualë…
Zhvillimi psikik i njeriut kalon po në 3 stade sipas shkollës psikologjike të Vjenës:
1. Anal
2. Oral
3. Seksual
Kështu formohen edhe karakteret e njeriut sipas stadeve të zhvillimit psikik.
Tani individi gjatë zhvillimit ndodh që bllokohet dhe nuk arrin në stadin e tretë të pjekurisë seksuale produktive. Mbetet në stadin Anal ose Oral. E në këtë fazë ndodh edhe devijimi seksual ose orientimi i gabuar seksual i individit. E kjo ka të bëjë pikërisht me psikikën e i lmdividit dhe zhvillimin e tij.
Si përfundim:
Njerëzit gjatë rritjes së tyre nuk janë pra në gjendje të marrin dijen e duhur për të patur botëkuptim shkencor dhe mbesin ende në rrenat e fëmijërisë e iluzionet fetare, pra, vazhdojnë edhe sot të kenë botëkuptim fetar.
E njëjta logjikë vlen nga pikëpamja psikike e zhvillimit seksual, e diferencimit të prirjeve seksuale te fëmijët, të cilët marrin një orientim homoseksual për shkak të rrethanave dhe kushteve të rritjes së tyre, ata nuk janë në gjendje të shkëputen e të kalojnë në stadin heteroseksual të zhvillimit produktiv. Këtu ndikojnë shumë faktorë, si siperegoja nga familja e shoqëria etj.