PSE PO HESHTIN ”GRENELLISTËT” E KOSOVËS?!

1
114
Serbët në Gazimestan

Binak Maxharraj

Serbët e kremtojnë festën false të Vidovdanit gadi për çdo vjet në Gazimestan, e cila lidhet me pëvjetorët e Betejse së Kosovës, e cila ishte një betejë e ballkanasve kundër Turqëve. Në këtë betejë nuk kanë marrë pjesë vetem serbët por edhe shqiptarët dhe etnitetet tjera ne Kosovë, anipse serbet dolën si humbësit me të mëdhënjë, sepse në këtë betejë u vra princi serb Car LLazari. Edhe për shkakt te humbjës se serbeve ata Betejën e Kosovës e pëfetesuan si fitore shpirtnore, për te cilën tash e 630 vjet thurin mite për te, duke e mbajtë gjallë nacionalizmin serb.

Më rastin e 600 vjetorit të kremtës se Vidovdanit, pra para 30 vitesh u mbajt një manifestim i madh serb, ku morën pjesë nacionallisteë serbë nga krejt ish-Jugosllavia. Në këtë tubim fjalën e rastit e mbajti sntrapi dhe kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq.

Nga ky vend kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq i lëshoi shekndijat e para luftënxiste duke e ushqyer nacionalizmin serb, i cili pastaj si kulshedra e terbuar bente fushat për Serbin e Madhe. Pas këtij fjalimi luftënixitës te Millosheviqit u thes e krejtë ish-jugosllavija nisën luftat njera pas tjetrës duke filluar se pari nga Sllovenia e se fundi deri ne Kosovë, ku u bë kasaphane dhe gjenocid i pa pare nga ushtria e ish-jugosllavis dhe forcave paramilitare serb.

Edhe sot në përvjetorin e 630 te Betejs së Kosvës u tentua te festahet festa e Vidovdanit në Gazimestan por me përmsa shumë me te vogla.

Por ajo së çka është e veçantë me rastin e festimit te Vidovdanit se përçudi serbeve u erdhi një urim i vacant nga një mik i tyre, nga një mbeshtetës i tyre, nga një proserb i përbetuar Riçard Grenell i cili ne urimin e tij shkruan: “Sot nderojmë herojtë e Vidovdanit. Në këtë ditë me 1389 filloi beteja kundër Osmanëve ne Kosovë. Sot është një ditë përkujtimore për Shen Princin Llazar dhe deshmorët e shënjet serb”.

Ky pra është Richard Grenell pro serb dhe mik e Serbisë, dhe një antishqiptar i përbetuar.
Për këtë urim nga ky faqezi derguar serbeve për festen e Vidovdanit pati shumë reagime te medha nga figura te njohura të jetes politike dhe publike të Kosovë. Por jo nga te gjithë.

Mungoi reagimi i “grenellistëve” të Kosovës siç janë Isa Mustafa, Skendeër Hyseni, Enver Hoxhaj, etj., te cilët dikur përuleshin para tij, gjunjezohëshin duke e quajtur çdo kend antiamerikan qe ishte kundër Grenellit. E sot këta “grenellist” e ulin kokën si struci dhe nuk guxojnë ti reagojnë Grenellit për këtë urim makabër i cili si duket ua ka shti edhet në shpirtë dhe edhe sot e kësaj dite nuk guxojnë te flasin një fjalë kundër tij.

Riçard Grenell, i cili me ndikimin e tij gjatë mareveshjës se Vashingtonit e demtoi shumë Kosovën në dobi te Serbisë, ku serbet morën çdo gjë e Kosova humbi çdo gjë. Por ky germaç Grenell si i pa fytyrë qe ishte krijoj edhe rrethin e vetë te ”grenellistve” ne Kosovë me te cilët mori pjesë drejtëpërdrejtë në rrezimin e qeverisë me te votuar demokratike të Albin KURTI I, duke e sjellë ne pushtet në menyrë jo legjitime,jo kushtetuese, pra hajnisht,qeverin e Pronto mafisë ne krye me Avdullah Hotin – Dullën.

Është e pakuptueshme se si ”grenellistet” e Kosovës Isa Mustafa, Skendër Hyseni dhe Enver Hoxhaj e mbrojnë edhe me tutje pro serbin dhe antishqiptarin Grenell edhe ateherë kur nuk duhet te heshtin port e reagojnë, sepse ky urim i Grenellit në festen e Vidovdanit është kundër dhe për inat të Shqiptarëve.

Pra, ”grenellistet” e Kosovës edhe me tutje mbesin vegla të Riçard Grenellit, duke shpresuar se ai një ditë do te këthehet. Por, kotë e kanë sepse Grenelli se bashku me shefin e tij Trump kur më nuk do te hijnë ne Shtepin e Bardhë nga e cila populli amerikan i nxori dhunshëm.

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.